Kulturë
Janaq Pani: Meditim për dosjet
E premte, 06.08.2010, 07:32 PM
Janaq Pani
MEDITIM PËR DOSJET
E kisha një dosje me siguri
të tjerur nëpër vite,
o shpirti im, ndjej krenari
që veten nuk e shite.
Sa faqe nxirë, ec e gjeje
në vite e vite varg,
që ngrin e shkrin gjakun në deje
e tremb foshnjën në bark.
Një dosje pata dhe nuk e di
në është tjerrur hollë,
o shpirti im, ish trimëri
të mbetesh i panjollë.
Një dosje që e mbanin gjallë
ca "miq" edhe "kolegë",
ahere s'di kë ngjanin vallë
tani ngjajnë shelegë.
Një dosje qe, një Zot e di
tani ku është hedhur,
o shpirti im, qe mrekulli
që mbete i paepur.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Fshat më fshat me trastën e mallit mbi shpinë
Ryzhdi Baloku: Estetika e shkrimit dhe vlera e mendimit filozofik
Gjon Keka: Çanta diplomatike dhe njohjet
Kelmend Gruda: “Ën të dashtunes gjuhës sonë ..”
Nexhat Rexha: Harbimi në pllajën magjepse
Tri skica kanadeze, nga Vangjush Ziko
Letërkëmbim ndërmjet Shqiptarit të Bukureshtit dhe Vatrës shqiptare në Amerikë
Kalosh Çeliku: Shkupi digjet e plaka krihet në katund
Agim Gashi - Drenica: Hoxhe Falltori
Ilir Muharremi: Profondizmi i Jetullah Halitit - Etit
Poezi nga Haxhi Muhaxheri
Janaq Pani: Meditim i një mërgimtari
Poezi nga Engjëll Koliqi
Nehat Jahiu: Muajin e mjaltit…
Pilo Zyba: Takimi im me vajzën e poetit Janis Rico, Eri Rico (II)
Klodiana Kadillari: Dëshiroj t'i jap zë vuajtjes së Nënë Terezës
Flet aktori, folësi i lajmeve Arben Mevlani
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - F
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (IX)
Demir Krasniqi: Përshëndetje bastarde