Kulturë
Ramiz Dërmaku: Orvatjet e mërgimtarëve tanë në diasporë për ta ruajtur e zhvilluar letërsinë shqipe
E premte, 06.08.2010, 09:57 PM
Orvatjet e mërgimtarëve tanë në diasporë për ta ruajtur e zhvilluar letërsinë shqipe s'kishin të ndalur kurrë.
Nga Ramiz DËRMAKU
Duke vështruar nga ky aspekt mund të themi se letërsia shqipe e sidomos poezia shpreh me masë të madhe ate që ne mund ta quanim "esencë shqiptare" , pra shpirtin dhe aspiratat liridashëse të popullit; frymën dhe fizionomië e tij kombëtare të përcaktuar nga rrethanat historike dhe konstitucioni i tij i mbrendshëm.
Ekziston nje mendim se letersia e nje kombi eshte e tille c’fare eshte edhe historia e tij. Pasi historia e popullit shqiptar me gjithe lufterat dhe perpjekjet e tij ka qene ne thelb tragjike, prandaj nje fat te tille perjetoi edhe letersia dhe kultura shqiptare. Letersia jone vecmas ajo qe krijohet ne Kosove dhe trojet tjera te okupuara e te roberuara shqiptare, por edhe ajo qe u krijua ne diaspore e karakterizon nje perpjekeje e vazdueshme per ta gjetur dhe ruajtur identitetin e vet kombetar – njerezor dhe gjakimi pase lirise kombetare si ideal suprem i saj. Percaktimi dhe angazhimi i saj e formeson ne mase te madhe edhe fizionomine ideoestetike te letersise. Tendencat aktuale te letersise shqipe jane te shumeta dhe te larmishme sepse ajo sot synon t’i ngjaj nje mozaiku te gjalle stilesh,shijesh e angazhimesh. Letersia shqipe edhe perkunder dhunes qe u zhvillua ndaj saj ne Kosove dhe trojet e roberuara ajo u zhvillua. Mirpo eshte karakteristike se letersia shqipe pos qe u zhvillua ne trojet etnike shqiptare te roberuara ajo me mjafte suksese u zhvillua edhe ne diaspore . Ajka e kombit shqiptar (jo te gjithe) e ndjekur nga pushtuesit , kudo qe emigroi, jetoi e veproi punoi me perkushtim te madhe per zhvillimin dhe ruajtjen e letersise shqipe si dhe internacionalizimin e saj ne arenen nderkombetare. Leteria shqipe u zhvillua edhe tek arbreshet e Italise, dhe ne diasporen shqiptare te shperndare neper bote, kryesishte ne perendim.
Letersia shqiptare e diaspores e cila ne te kaluaren (gadi gjysem shekulli) u krijua large trungut te vet, e pershkon tersishtesindromi i ndarjes i c’rrenjosjes dhe i mergimit. Mergimtaret tane – intelelektualet qe jetuan e vepruan ne diaspore,duke e ditur se gjuha,historia, letersia dhe kultura e perbejne veqantin e nje kombi, dhe si te tilla luajne role me rendesi ne integrimin dhe kohezionin shpirteror te tij,u angazhuan maksimalishte per zhvillimin e saj. Orvatjet e para per ta ruajtur e zhvilluar letersine shqipe s’kishin te ndalur kurre ne diaspore. Mirpo nese e bejme nje krahasim me te kaluren , me keq ardhje themi se sot me pak po punohet ne kete drejtim ne mergat. Nje pjese e intelektualeve tane qe jetuan e vepruan ne diaspore bene perpjekje te medha ne organizimin e takimeve letrare ku merrnin pjese krijues te shumte shqiptare qe vepronin ne diaspore, duke e dhene keshtu ngjyren dhe nivelin artistik takimeve te tilla. Puna dhe kontributi i disa intelektualeve qe vepruan ne diaspore jo qe vetem i pasuruan arhivat e letersise shqipe, por drejte per se drejti ndikuan ne ruajtjen femijeve te mergimtareve tane nga asimilimi, shtimin e dashurise dhe vullnetit ndaj gjuhes shqipe, internacionalizimin e ceshtjes sone kombetare, funksionimin e shkolles plotesuese shqipe ne diaspore, formimin e klubeve, shoqatave, riorganizimin e mergates sone ne baza te shendosha kombetare, unitetin , etj, etj. Duke e veshtruar nga ky aspekt mund te themi se letersia shqipetare e sidomos poeziashpreh ne mase te madhe ate qe ne ne esence mund ta quanim“Esence Shqiptare“, pra shpirtin dhe aspiratat liridashese te popullit, frymen dhe fizionomin e tij kombetare te percaktuar nga rrethana historike dhe konstrukcioni i tij i mbrendshem.