E shtune, 03.05.2025, 04:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Letërkëmbim ndërmjet Shqiptarit të Bukureshtit dhe Vatrës shqiptare në Amerikë

E merkure, 04.08.2010, 09:58 PM


Urime nga Bukureshti

Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe stafi i redaksisë së revistës Shqiptari në Bukuresht, ka nderin të përgëzojë nga zemra zgjedhjen e Zonjës Merita B. McCormack në postin e presidentit të shoqatës së famshme atdhetare dhe kulturore shqiptare Vatra, dega e Washingtonit. Meritat e Meritës në fushë të artit letrar, kultivimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe përpjekjeve permanente për bashkimin  dhe afirmimin e bashkatdhetarëve tanë në Amerikë, janë të panumërta. Nominalizimi i kësaj Zonje të respektuar që din të mbajë gjallë shpirtin shqiptar tejmatanë brigjeve të Shqipërisë, është një lajm i bukur që na gëzon të gjithëve. Zoti e bekoftë dashurinë e Saj ndaj gjuhës shqipe dhe e priftë e mbara në rrugën e ndritur për ta mbajtur të pashuar zjarrin e Vatrës që i nxit shqiptarët ta duan Shqipërinë, qysh para krijimit të botës!

Me respekt të përzemërt,

Baki Ymeri, Kryeredaktor i revistës Shqiptari, (Bukuresht 30 korrik 2010)

 

3 gusht 2010

Zotit Baki Ymeri,

Kryeredaktor i revistës Shqiptari,

Bukuresht, Rumani.

 

 

I dashur bashkatëdhetar, zoti Baki Ymeri,

 

përgëzimet tuaja, titulluar Urime nga Bukureshti për Vatrën shqiptare dhe Diellin e Amerikës, dërguar zonjës Merita B. McCormack për pozitën e saj të re dhe të rëndësishme në krye të Degës së "Vatrës" në Washington, janë pritur me mirënjohje nga vatranët dhe janë çmuar për vlerësimin që ju shprehni për zonjën Merita si dhe për "Vatrën".  

 

Duke ju falënderuar për urimet dashamirëse, ju përshëndes në emër të Këshillit Drejtues të "Vatrës", me dëshirat më të mira për suksese në punën tuaj të vlefshme atje në Bukuresht, në traditën historike të aktiviteteve kulturore e atdhetare shqiptare.

 

Juaji përzemërsisht,

  

Dr. Gjon Buçaj,

Kryetar

 

 

Kryetari i Komunës së  Dibrës së Madhe, Dr. Argëtim Fida në takim me kryesinë e  Federatës PanShqiptare të Amerikës "Vatra" dhe bashkatdhetarë të shquar nga Amerika, Dr. Gjon Buçaj, Agim Karagjozi, Selman Ferhati, Ibrahim Kolari, A Dede, Zef Përndocaj, Ramiz Muja, Zef Bala dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

 

 



(Vota: 19 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx