E diele, 04.05.2025, 03:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet aktori, folësi i lajmeve Arben Mevlani

E marte, 03.08.2010, 09:23 PM


Spektakli më emocionues- në ditën e jetimëve

 

Në vititn 1994 nga 500 konkurentë fituan dy folësa

 

Në 1997, lajmet në TVSH i dhashë me kollare dhe këmishë të marra borxh

 

Nga Albert Zholi

 

Dhe pse jam shkëmbyer shumë herë, me Arben Mevlanin s’isha ulur kurrë për bisedë. Ndoshta s’na kish lidhur puna. Ka vite që ai është një ndër folësat më të  spikatur të medias vizive shqiptare, që deri diku të bën që të mbash distancë. Por njohja pas një aktiviteti për fëmijët jetimë, bëri që unë të njoh një njeri të qetë, të dashur, të ndjeshëm, të sinqertë. Biseda me të rrodhi natyrshëm, sikur të kishim vite që njiheshim. Jeta e tij i ngjan një tregimi të gjatë artistik, ku janë të gëreshetuara në një, dëshira për skenën si aktor, etja për të mos ju larguar ekranit. Skenë-ekran janë dueti magjik i jetës së tij, pas daljes nga bangat e shkollës. Në jetë ai çdo gjë e ka arritur vetë, me punë, me këmbngulje, duke studiuar dhe respektuar veten dhe punën. Në fjalorin  e tij nuk egzitojnë zhargonet, fyerjet edhe ndaj atyre që janë treguar mos mirënjohës. Ai ka drejtuar shumë spektakle, por spektakli më i rëndësishëm, më emocionuaes për të mbetet ai që drejtoi në ditën e fëmijëve jetimë. Ai ka vetëm një peng, që i është larguar shumë librit, për vetë intesitetitein e punës dhe vështirësitë e jetës.

 

Z. Arben ju ditët e fundit ishit si moderator në spektaklin që u organizua nga Instituti i Integrimit të  Jetimëve Shqiptarë, si u ndjetë në këtë pozicion?

 

Të them të vërtetë  unë kam prezantuar shumë koncerte të ndryshme, me pjesmarrje shumë më të madhe, por ky koncert mu duk i veçantë. Vetëm kur më thanë që zhvillohej në kuadër të ditës së fëmijëve jetim pra të 20 Majit, vetja mu duk më I obliguar. Unë kam moderuar Festivalin e Pranverës (dy Festivale), Koncertin e Këngës Popullore, shumë koncerte me orkestën e RTSH-së, por ky koncert zë një vend të veçantë në jetën tie. Me thënë të vërtetën çdo lloj koncerti të emocionon, të jep një këndvështrim tjetër të të parit të abinetit ku zhvillohet koncerti, sepse sytë e të gjithëve janë mbërthyer mbi ty. Në këtë koncert, kur dola në skenë ndjeva një peshë tjetër, një ndjenjë tjetër përgjegjësie nga emisionet, apo spektaklet. Ishte një emocion keqardhjeje dhe dëshire për ti kënaqur, apo për ti bërë sa mmë të lumtur. Pra ishte një ditë ndryshe. Një ditë e përgjegjshme që kërkoi më shumë përkushtim. Kur pashë gjithë  ata fëmijë të bukur që rriten pa prindër, në zeër ndjen një therje të pavetëdijshme. Për të mos thënë gati në lotim. Viti 2010 dhe ende fëmijët jetimë rriten në numër.

 

Në sallë ishin dhe shumë personalitet si Presidenti Topi, ambasadori I SHBA, Ëidhers, etj. Kjo jua shtoj më shumë emocionet?

 

Jo. E thashë. Përpara politikanëve kam prezantuar shumë koncerte, por ishte vetë prania e jetimëve të veshur me të nbjëjtën uniformë, ishte qënësia e tyre, pafajësia e tyre, dëshira e tyre për të kaluar një ditë ndryshe që më bënë që të ndihem më I emocinuar. Falënderoj z. Cumani që arriti të realizojë një koncert të tillë bamirësie për këtë kategori fëmijësh. Por ishte dhe prania e nënë Evanthi Cikos si Drejtore e Shtëpisë së Fëmijës në sistemin komunist që më emocionoi. Ishte një ditë që se kisha provuar  asnjëherë, midis trishtimit dhe gëzimit.

 

Kur ju propozuan drejtimin e këtij koncerti hezituat?

 

Aspak. Këtë e them sinqerisht. E them me zemër. E bëra plot dëshirë, me kënaqësinë më të madhe. Doja dhe unë që në këtë ditë të jepja një kontribout sado të vogël. Mbetet një kujtim i bukur, në një ditë të veçantë…

 

Tashmë një ndër folësit kryesorë të Top Chanel. Si erdhi Arbeni deri në këtë ekran gjigand të medias vizive shqiptare? Në cilat media vizive shkeli më parë Arbeni?

 

(Qesh). Se kam filluar në media rrugën e bukur të artit. Unë e kam filluar artin në Estradën e Ushtarit. Në sisetemin komunist ishte një nga estradat më me emër, që lëvizte skaj më skaj Shqipërisë. Pra isha aktor…në atë estradë ishin promovuar aktor të kalibrit si Koço Devole, Roland Trebicka..Cekja, Aleko Prodani, Zef Deda, këngëtarët Tonin Tërshana, Arta Babaramo etj….

 

Dhe si kaluat në ish-gjigandin e medias foniko-vizive shqiptare, pra në RTSH?

 

Eh… RTSH-ja për shummë vetë në sistemin ishte si nja tabu. Ishte si një ëndërr e largët. Cdo mmbrëmje kur kalonim me shokët praën kësaj rruge të bukur dhe shihja godinën e RTSH-së, ndjeja një emocion. Më dukej sa madhështore po aq e largët. Si një ëndërr planetare. Sa vezulluese po aq dhe e ndaluar për mua dhe shokët e mij. Ishte rruga më e bukur për rininë e asaj kohe. Lloj lloj mendimesh më vinin në kokë kur shihja këtë godinë. Mendja ku s’më shkonte. E mendoja me njerëz të veçantë, shumë të ditur, me njerëz që ishin të shkëlqyer në mësime, e artistë profesinistë të klasit. Ata që do hynin aty i mendoja se kalonin në vrimë të gjëlpërës.

 

Dhe si e preke këtë ëndërr?

 

Prekja e parë që s’lidhej me këto mendie, ka të bëjë me fëmijërinë. Kur isha 6 vjeç isha ftuar në radio Tirana, ku kam recituar një vjershë , për partinë më duket. Athere isha ende në kopësht. Por e kam prekur ashtu si e kam ëndëruar kur kam qenë 20 vjeç. U ftova për të realizuar një film me regjisor Jani Pane. Ishte një film televiziv “Edhe ne luftuam””. intersant për kohën që flsite për luftën n-çl. Ishin aktorët Gjergj Xhuvani, Drita Haxhiaj, etj…Ishe një film si bashkpunim i Shtëpisë së Pionerëve me Teatrin Kombëtar. Pas këtij filmi ku unë luajta rolin kryesor i mbajta lidhjet me RTSH.

 

Si vazhdove ti mbaje këto lidhje?

 

Pas filmit, duke dëgjuar zërin tim, filluan të më ftonin për dublim filmash vizatimorë, me kuklla që përktheheshin nga italishtja. Pra unë dhe disa të tjerë dublonim zërat në shqip. Ishin vitet 1980-82.

 

  Kush ju ofroi pozicionin e folësit?

 

Ishte regjizori i Estradës së Ushatrit, Roland Roshi, ai i cili jepte lajme në Radio Tirana që më ofroi. Ai, duke më dëgjuar kur bënim prova në Estradë më thotë që: Arben ti ke vesh muzike, por ke dhe një zë të bukur, pse nuk paraqitesh për spiker radioje? Jo, i thashë se nuk më ka shkuar ndërmend ndonjëherë. Ai këmbnguli dhe unë dhashë provat para një komisioni të përzgjedhur. Ishin 8 veta në komision. Të gjithë emra mëse të njohur. Ishin vitet 1990. Komisioni e pëlqeu zërin tim ndaj vendosi që të isha folës i jashtëm i lajmeve në Radio Tirana. Se besoja. Isha ende brënda ëndrrës rinore. Në vitin 1992, me mbylljen e Estradës së Ushtarit, unë u emërova në Radio Tirana si folës në organikë.

 

Kë folës gjetët në Radio Tirana në atë kohë?

 

Ishin emrat që unë dikur i dëgjoja plot antkth dhe dëshirë. Ishin Viron Noti, Meropi    Matllia, Elsa Xhai, Liljana Meçani, Roland Roshi, Arben Kamberi etj…Më dukej si çudi që unë fillova të punoj krahë tyre. Ishte një sadisfaksion, një gëzim i brendshëm. Pra ajo godinë që dikur më dukej e largët, e largët, tashmë u bë pjesë e përditshme e jetës sime. Pra viti 1992, shënoi kohën time si folës profesionist në Radio Tirana, deri në vitin 2004. tashmë kishin filluar dhe televizionet dhe radiot private. Magjia e RTSH sikur ishte zbehur. Nuk shihej më si një godinë magjike që ishte “tabu” ta shkelje.

 

Kur ka qenë dita më e vështirë në RTSH?

 

Ishte në vitin 1997. Shqipëria ziente nga një luftë e pa motivuar. Një luftë në emër të absurdit. Kundër kujt luftohej? Përse në bulevard dëgjoheshin krisma armësh në vend të buzëqeshjes së fëmijëve? Më thirrën dhe pse isha pushim. Ishte ora 18-00, kur më thirri përgjegjësja ime që të vija në punë pasi nuk kishte asnjë folëse. Deri athere kishte qëndruar Viron Noti. Ishin larguar të gjithë. Duheshin dhënë lajmet. Se si mu kujtua Adem Reka, që u bë fli, e u përball me detin, humbi jetën kur ishte pushim. Dola në qendër. Tirana ishte e heshtur. Tirana ishte si në zi. Këmbë njeriu nuk shihje. Tirana ishte strukur. Vetëm krisma, krisma, pushke, pistolete, automatiku. Hera e parë që Tiranën time e shihja të frikshme. Në bulevard pashë një ambulance, që po transportonte një polic të plagosur.  Se di se si kam mbërritur në RTSH. Në ambiente gjeta vetëm 3 veta. Pasi dhashë ljamet në Radio dhe drejtoja emisionet befas, në ora 22—00 më thirri drejtori i Përgjithshëm i TVSH, Bardhyl Pollo,  për të dhënë urgjent lajmet në television, pasi skishin si të vinin folëset. I thashë, si mund të jap lajmet, pa u rruar, pa kollare, pa veshje serioze. Shpejt, sajoi si të mundësh, më tha. Në TVSH, shin 3-4 punonjës. Dikush më dha një këmishë me mëngë të shkurtra, dikush një xhakovento dhe dhashë lajmet. S’di se si kam hyrë në studio. Ishte dita më e vështirë e jetës sime. Tre netë kam fjetur në ambientet e RTSH-së.

 

Pse dhe si u larguat nga TVSH-ja?

 

Eh. Kurrë nuk dëshiroja. Kurrë. Nga RTSH kanë dalë të gjithë drejtuesit kryesorë të mediave vizive shqiptare. Nga ajo godinë që ndoshta s’ka shkëlqimin e dikurshëm….Eh…! Ishte një ofertë e pronarit të Top Chanel, që më bëri të largohem jo me shumë dëshirë. Ika me kokën mbarapa, thjesht për shpërblim më të mirë. Por kurrë s’jam larguar as fizikisht as mendërisht nga ky institucion. Fizikisht se shkoj shpesh aty dhe takoj miqtë, mendërisht, sepse kam kujtime 12 vjeçare që i kujtoj në familje, me miq apo me kolegë. Unë e shkel çdo ditë këtë insitucion. Por dhe në Top Chanel, ndjehem mirë, Ai tashmë është televizioni më i mirë në hapësirat mbarë shqiptare dhe mendoj se ndihem i respektuar, i realizuar.

 

Sot ka folës që komentohen si të pa pranueshëm për ekranin. Si mendoni ju, a duhet të ketë shkollë për folësa?

 

Patjetër. Edhe unë shof që ka zëra të papërgatitur. Vetë, në fillimet e para kisha shumë vështirësi ta interpretoja si duhet lajmin, pasi isha aktor. Por më ndihmuan emrat e mësipërm.  Sot, shumë spikera janë autodikdat. Duhet të ketë një shkollë të veçantë, jo për ta lexuar, por interpretuar lajmin. Më kujtohet një konkurs në Radio Tirana. Ishte viti 1994. Kishim nevojë për folësa. Nëpërmjet valëve të radios lajmëronim që të vinin dhe të konkuronin kush mendonte se kishte zë fonik. Erdhën rreth 500 konkurentë. Në fund fituan vetëm dy. Isha dhe unë në komision. Midis atyre ishte dhe Kozeta Hoxha që sot vazhdon në radio Tirana.

 

Zëri juaj ska ndryshuar. I bëni trajtim të veçantë zërit?

 

Jo. Aspak. Falënderoj zotin, natyrën, që ma ka falë këtë zë. Bile mund të them se abuzoj me zërin. Pi shumë duhan, por ndonjëherë edhe alkool.

 

A jeni pozicionuar politikisht dhe mendimi juaj për politikën shqiptare?

 

Politika është jashtë meje. Por si qytetar diskutoj për politikë. Në qytetin Studenti kam qenë ndër të parët që kam kërkuar demokracinë, që kam hedhur firmën në krijimin e PD. E ndjeja se vendi ynë duhej të kishte fat tjetër. Besoja tek demokracia, por kurrë se mendoja se në vitin 2010, Shqipëria do të ishte në këtë gjendje falë një politike të ashpër. Jemi ende në një kaos, kur jemi në zemër të Evropës gjeografikisht, por shumë larg politikisht. Kjo është e pabesueshme.

 

Cfarë vlerësoni tek njerëzit dhe miqtë?

 

Sinqeritetin.Sot ka pak sinqeritet. Demokracia shpalosi natyrat e vërteta të njerëzve

 

Një rrugëtim i gjatë, aktor, folës radioje, television, ka ndonjë peng Arbeni?

 

Jo. Skam asnjë peng. Kam realizuar shumë nga ëndrrat. Të gjitha me forcat e mia. Jam i kënaqur me arritjet.

 

Gjithmonë jashtë ekranit të shohim të veshur sportive. S’ju pëlqen veshja klasike, serioze?

 

Jo. Më pëlqen dhe ajo. Por i kombinoj sipas rastit dhe punës. S’dua që të jem gjithmonë standart.

 

Cfarë vendi zënë në jetën e Arbenit gazeta dhe libri?

 

Shtypin për vetë profesionin e lexoj, por jo në detaj, aq sa të jem i azhornuar me lajmin. Vitet e fundit i jam borxhli librit. Sot jeta është e zhurmshme, e vrullshme, plot kërkesa që kërkon impenjim. Dikur lexoja shumë…Sot i kam shumë borxhe librit. Ai është i pazvendësueshëm. Në pushimet e verës më gjen gjithë kohën me libër në dorë.

 

Vendi që ka zënë sporti tek Arbeni ?

 

Para demokracisë luaja shumë futboll, por jam marrë dhe me atletikë. Sot sikur janë zhdukur fushat e futbollit masiv. Njëkohësisht nuk lija pa parë asnjë ndeshje. Kam qenë tifoz i rregullt. Sidomos derbi Dinao-Partizani s’më largonte kurrë nga stadiumi. Sot nuk shkoj në staduime, por nga ekrani shikoj të gjitha ndeshjet kryesore. Sporti më lehtëson, më qetëson, më bën më e humor. Shkurt më relakson.

 

Cilët nga emrat e folësve shqiptarë ruani respekt, simpati dhe që jeni munduar të mësoni?

 

Përmend së pari Virgjil Kulen, pastaj Kiço Fotiadhin, Tefta Radin, Arben Kamberin, Amalia Dhamo, Roland Roshi, Dhimitër Gjoka.. të cilët ngelin emblema të ekranit shqiptar. Shumica e folësve të TVSH, kanë dalë nga radio Tirana. Ajo godinë ka nxjerrë emra, ku RTSH sot duhet të bëjë një reformë në vetevete, për të nxjerrë sërishmi emra të tilllë dhe të marrë shkëlqimin e dikurshëm



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx