Kulturë
Cikël poetik nga Valentina Dafa
E hene, 02.08.2010, 09:57 PM
Valentina Dafa
Ditën e vlerësimit të mësuesit tim
T. Shabani "Qytetar nderi i vendlindjes"
Aty,
Ku i fundit, ekualipsi i rrudhur dha shpirt,
ende ndihen zëra,
fryjnë erëra përzier me melodi.
Fosforet e gurëve belbëzojnë
pëshpëritje abetaresh.
Themel që s`mbetet kurrë i zhveshur.
Pesha e prekjes së kujtimeve,
sot,
s`matet dot,
as me fjalë,
as me mallin e mesuesit tim,
që u thinj nga porta deri këtu.
Zbritur nga vitet…
janë të gjitha pak…
Një ditë vjen kuptim i së tërës,
si sot.
Zogjtë kthehen në pemën e parë,
vallëzojnë mes përkëdheljesh,
me melodinë e moteve, stafetave,
lexojnë mbi thinja gjurmën.
Jeta bëhet hartë…
Mesuesi-legjendë-ikonë.
Në përthyerjet e kohës,
…këtu,
ku ekualipsi i rrudhur, i fundit dha shpirt,
fosforet e themeleve belbëzojnë
pëshpëritje abetaresh,
me zërin tonë.
Për të kurorëzuar ty,
mësuesi im,
fosfori i gurëve të vendlindjes
shkëlqen sot…
në medalje
AS NË TINGULLIN E HESHTJES
Sht?pi e vjet?r nuk ?sht? m?,
as m? e reja q? nd?rtuam me dhimbje.
Me koren e buk?s gjys?m t? ndar?,
(gjysm?n p?r ne dhe gjysm?n p?r t?)
t? gjith? bashk?...
...M? vijn? n? kujtes?,
duart e gjakosura t? atit ton?
dhe lodhja q? fshihte n?n buz?qeshje,
rritej e lidhej nd?rtesa
me dashurin?,
me shpres?n,
e nj? dite pa vuajtje...
Sht?pi e vjet?r nuk ?sht? m?.
T? vjet?r prind?rit tani,
duart e tyre t? rreshkura
tespihet num?rojn?,
si dit?t...
I shoh,
as n?n tingullin e heshtjes
s`ia num?roj dot,
thinjat fisnike-gjith? dashurit? ...
DITA E TË MOSHUARËVE
Mikrobot?,
ngroht?si e hutuar
vuan me buz?qeshje.
Mikrobot?,
nj? lotë
ma nis n? rrudhat e pavetëdijes,
n? statuja t? mekura
t? mosh?s plakbebe,
ku gjyshja m? vjen n? kujtes?,
me rruazaret n? duart e dridhura,
dhe p?rrall?n: Na ishte nj? her?…
…f?mij? i rritur,
n? udh?n drejt tyre,
shpirti m? b?het humner?,
tek ndjek syt? e sime m?je
me per?ndim t? verb?r,
dhe tim at? q? prej dore e merr.
Nj? lotë,
vuan me buz?qeshje…
Sot …
1 Tetor 2009
UNE, ZERI I PADESHIFRUAR I KOHES MODERNE
Zëri i padeshifruar i kohës moderne
jam unë,
racionalja e qindarkës së fundit,
që s`mund ta fyej origjinën.
Koha dhe mendja është kapitali im.
Prej pamundësisë thërras unë
Përgjigjem unë
As ty s`mundem të të them…
Me molepsjen e botës
asgjë nuk shijohet…
hibridizimi-farë e keqe, skamje…
skamje fodulle mbi sofra të gabuara,
skamje palaço që më zgërdhihet nën hundë
me fytyrën e atij që di të shtyp me monedhë
injorancën e vetë
di të përçmojë djersën e urinë e argatit,
di të zhytet në jetën boheme,
dhe epshet t`i laj me flori…
Deri kur më?!
Ai që dikur mallkoi ditën e ngjizjes,
Sot u bë më “i mirë”, sesa unë…
Jetojmë në kohë “moderne”…
Gjykoj duart e mia pse më dridhen
kur më janë brazdur nga punë të rëndomta,
gjykoj mendjen pse x e y e mban në strehë
dy të panjohura, si dy sytë memecë…
Art i ri, për besë!
Mos kërko të ndërrosh natyrën, o njeri!
Dihet që biri s`ecën në të njëjtën trajektore evolimi
Por dihet dhe djepi, dhe loti i fundit…kahe segmenti…
Jam zëri i padeshifruar i kohës moderne
Që s`mund ta fyej për asnjë çast origjinën…
REGËTIMAT E DITËS ME SHI
M? l?ndon qyteti i mbytur n? shi,
me ?ndrrat e zgjuara pas xhamash.
Hieroglifet e filxhan?ve
transkriptojn? vashat,
bredhin kujtimeve me melodi mallesh.
Djemt? p?rqeshin vetveten
n?n tymin e cigares
N? afshin e got?s dhe vatr?s
thashethemisen pleqt?.
P?r dreq!
Era e brumit t? pjekur
me naze grash,
ngre qejfe pa koh?,
e pa mosh?.
Asgj? s`kupton,
si ndodh!
… M? g?zon qyteti i mbytur n? shi.
Gjithçka ka koh? p?r dashuri…
ASGJË E RASTIT
Në rrugët e rrahura
s`ndodh asgjë e rastit
Heroizmi i mbijetesës së një dite
fiket e ndizet si xixëllonjë
Asgjë s`të entuziazmon.
Shenjat e kiametit
të mbërthejnë në gjysmë të buzëqeshjes,
në gjysmë të udhës ku nuk sheh asnjë strehë…
Çoroditen dhe shirat…
Asgjë s`të entuziazmon.
S`këndellet më njëriu
pas romancash
Në krematorium skuten ëndrrat,
ëndrrat e mbarsura si një ditë vere…
E në ndodhtë të të prekësh ndonjërën prej tyre,
shirat ta zhbëjnë ndër duar…
Shirat e pangopur që s`janë të rastit,
në këtë stinë të shkurtër drite…
Në rrugët e rrahura
s`ndodh asgjë e rastit…
CIKËL DITE NË QYTETIN TIM
Mirmëngjes!
Qyteti im
Shpërfillje,
indiferenca thërrmohet në hapat e shpejtë,
në të njëjtat rrugë, me të njëjtat pamje,
ku përditë kërkohen dhe shkruhen fate.
Një hap para, një pas…
Zhbëhen ëndrrat,
mbyten në ujrat e syve…
S`është as mesditë…
Si duhet ecur?
Një kafe e zezë, si zitë e një jete,
në fytin e zbrazur një ngushëllim
për të pathënat.
Duel me lotin që përpëlitet
Duel dhe sfidë…
Mirdita qyteti im!
Kështu duhet thënë për të thirrur veten,
në faltoren më të afërt në një rrëfim.
Ndoshta, ora e lig e mospasjes ndërron udhën
të frymojmë unë dhe ti, lirisht.
Në kujtesë janë fshehur formulat,
mbi kokë një sferë më kujton,
se digjem nën të po nuk eca,
se mblidhet nën hi e sotmja.
Po c`duhet bërë?!
Mirmbrëma qyteti im!
Nën pelerinën e zezë të natës
këlthasin lakuriqët …
mblidhet macja `bri vatrës…
Njeriu si bosht duhet ngritur,
të humbasë horizontalja.
Duhen shprishur bardhësitë e fletëve,
Projektet duhet të kapërcejnë pamundësinë
Mos të kryqëzohen gishtat përjetshëm në hutim.
Mos hesht o njeri!
Mos thuaj: Natën e mirë!
Kur natë gjithë drita e ditës ka qenë…
Natën e mirë qyteti im!
Një ëndërr më rrëmben përmbi trishtim.
Dua të fle, së paku mos të humbas të vetmen dritë
që më bën të zgjohem nesër sërish…
Një motiv…
HIMARË 2009
Era shuplak? brigjet
Vajton mozaik?t e humbur shiu
Ninulla dashurish me djepin p?rmbysur
Hutimi mashkullor
ravij?zon n? çdo udh?.
Kan? humbur lisistratat,
h?n?zat me gjurm? n? kujtes?
I muros?n …
Grahmat e stin?s
vijn? nga syt? e trisht? t? plates?
Era na shuplak? fytyr?n
me muzgun e thyer…
S`?sht? e diel
liturgjia t? na k?naq? s? paku syrin
N? udh?t e zhveshura
kryq?zohet ul?rima jon?
me ul?rim?n e er?s mbi det…
Bukuri e ftoht?
Himara n? fundvjesht?
Kriset nga çaji i ngroht?
nga ne, mysafir?t rast?sor?…
Petku dim?ror?
Dhjetor 2009
KILOMETRAT S`JANË LAMTUMIRË
Kilometrat s`jan? humbje
Ikja s`?sht? lamtumir?
Po mos t? ishin t? bukura pritjet
Shpresat do t? urrenin deri n? gjak
Ti nuk m? thirre,
Un? erdha
Shiu ngriu mbi gjeth`
Mos t? lagej shpirti.
U ktheva…
M? ndoq?n pas tr?ndafilat e mallit t?nd
Me postulatin:
“T? kam borxh nj? jet?!”
Po kilometrat s`jan? humbje
Ikjet,
jo gjithmon? jan? lamtumir?…
KLITHJE PËR TY
Më duket sikur do të vdes prej mallit,
pa zërin tënd,
Veç me një kod të mistershëm në gjak,
që njohim unë dhe ti.
Malli im,
që s`njeh vlerë numerike!
Mos i kthe në pikëllim ditët e mia,
si baladë vjeshte.
Në rënkimin mbi pasqyrë,
mos të dyzohen shirat,
rikrijo arkitekturën
e së nesërmes…
O, klithje për ty!
E djeshmja
vetmi gruaje…
Klithje për ty.
Më duket sikur do të vdes prej mallit.
çdo çast të dua edhe më shumë