Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - Ë
E diele, 01.08.2010, 09:12 PM
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
Ë
ËMBËL
FLET ËMBËL dikush fr.fol.,ftill.- të kënaq kur e dëgjon duke folur dikë. (PETZE-FSHFRR f. 73).
E LË ËMBËL dikë dikush, IA LË ËMBËL dikujt dikush fr.fol.,ftill.- e lë me shpresë dikë dikush se do t’ i bëhet ndonjë e mirë (falas, pa mund), i vjen mirë dikujt e keqja që ia ka bërë dikujt tjetër nga se nuk i është kthyer me të keq . (HB-I f. 191).
I MBETET ËMBËL dikujt fr.fol., meton.- 1. nuk është mjaftuar me të këqijat që ia ka bërë dikujt dikush, i vjen mirë dikujt një e keqe që ia ka bërë dikujt tjetër, nga se nuk i është kthyer me të keqe, prandaj edhe e përsërit. 2. kërkon, lyp, dëshiron edhe më (të hajë a të pijë qelepir), të bëjë ndonjë të keqe a diçka tjetër, nga se i ka ardhur mirë, nuk ka pësuar gjë nga të këqijat që i ka bërë dikush. (SPA-FPMU f. 17).
ËMBËL (I, E)
BËHET I (E) ËMBËL fr.fol.,fj.- ëmbël-sohet. (FGJSSH f. 129).
E BËN TË ËMBËL fr. fol.,fj.- e ëmbël-son. (FIA f. 500, 791).
NUK HAHET PREJ SË ËMBLI diçka fr.fol., id.- fitohet, arrihet diçka pa kurrfarë mundi, djerse, është punë shumë e mirë, e volitshme diçka, është punë që të kënaq diçka , sikur t’ i sendërtohet dikujt ajo që e dëshiron, që e ëndërron,që e lektis ,gëzimi dhe kënaqësia e tij nuk do të kishte skaj. (HB-I f. 191).
ËMBËLSI-A
*ME ËMBËLSI fr.ndf.,fj.- ëmbëlsisht.- Mitër Shtëmbori i fliste Gjenës me ëmbëlsi. (ZSA-VL-
ËMBËLSIR/Ë-A
*PLOT ËM BËLSIRË fr.mb.,meton.- shumë i ëmbël.-Nxjerr një zë plot ëmbëlsirë. (N-
ËMBËLTH-IT (TË)
IA PLAS TË ËMBËLTHIT diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e përplas, e hedh përdhe me fuqi, me vërtik, me gjithë fuqi diçka dikush, e përplas përdhe me sa mund (et) diçka dikush. (TASE f. 46, 135).
TË PLASTË ËMBËLTHIT ! fr.fol., mallk.- vdeksh ! (TASE f. 107). S. shih sin: të vënça në arkë!
ËMBLA-T (TË)
E ZËNË TË ËMBLAT dikë fr.fol.,euf.- inatoset shumë dikush dhe nuk e përmban dot veten . (NMUS-SHPK f. 81). S. shih sin: i bien boritë dikujt
ËM/Ë-A (E)
BËHET SI E ËMA E SHIUT dikush fr. fol.,met.- rri shumë i trishtuar e i zymtë dikush, rri i mërzitur, i pakënaqur, buzëpaqeshur, i dësh-përuar, i pikëlluar, i sëndisur, i brengosur, i helmuar dikush. (NMUS-SHPK f. 81). S. shih sin: rri buzë e hundë dikush
BËHET SI E ËMA E VATRËS dikush fr.fol.,met.-rrëgjohet, kruspullohet dikush. (AXH-XXXIV f. 181). S.shih sin: bëhet bullmuq dikush
*E ÇON NË RROTË TË S’ ËMËS dikë dikush fr.fol.,euf.- e shan dikë dikush.- Dikur atij fshatarit i krisi damari dhe e çoi në rrotë të s’ ëmës. (ALRE te: GAZ.SHQ. nr. 41/
E ËMA E ZEQOS fr.em.,iron.- akëcila.- Kush t’ i bëri vargjet ?-e pyeta.-e ëma e Zeqos ! Vetë vetë,- bëra ! –th ai… (TL-PD f. 247).
ËSHTË SI E ËMA E SHIUT dikush fr. fol.,ftill.,krah.- është shumë i ngrysur e i vrenjtur në fytyrë dikush. (JBALL-KOR f. 192). S. shih sin: është me buzë varur (të varura) dikush
ËSHTË SI E ËMA E VATRËS dikush fr.fol.,iron.,krah.- është shpirtkeq e i shëmtuar dikush. (NMUS-SHPK f. 81). S. shih sin: është si bukë e mykur dikush
*FLET SI E ËMA E ZEQOS (MAJË THANËS) dikush.- flet kuturu dikush, flet kot , kot së koti dikush, flet pa u menduar dikush. (FGJSSH f. 443, 2050).-I ke mendtë, apo të vë behari ajin ? Na teprojnë neve të vemë më nj’ anë ? Pse flet si e ëma e Zeqos majë thanës ? (KF-KZ f. 20). Unë them , o kunat, ta fejojmë një herë…-Qysh flet dhe kjo nusja, si e ëma e Zeqos majë thanës! (JX-LV f. 498). Mos fol si e ëma e Zeqos majë thanës. (FUSH f. 436).S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
*I FLET SI E ËMA E ZEQOS MAJË THANËS dikujt dikush fr.fol., iron.- i flet kuturu, kot së koti ,pa menduar dikujt dikush.- More djalë! Je I ri akoma, prandaj më flet si e ëma e Zeqos majë thanës-rënkoi plaku. (FGJ te: gr.aut. ALSH f. 369).
*IA FUT SI E ËMA E ZEQOS NË MAJË TË THANËS dikush fr.fol.,iron.- .- flet kuturu dikush, flet kot , kot së koti dikush, flet pa u menduar dikush.-Ç’ ia futi dhe ky si e ëma e Zeqos në majë të thanës ! (AABD-NJË f. 118). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
I KA DHËNË E ËMA SISË ESËLL dikujt fr.fol.,iron.- është llupës i madh dikush, nuk pushon së ngrëni dikush. (NMUS-SHPK f. 81). S. shih sin: i çahet barku dikujt
KUR TË SHIKOSH TËT ËMË NUSE fr.ndf.,iron.- kurrë, asnjëherë, kurrën e kurrës. (NMUS-SHPK f. 82). S. shih sin: kur të shijë Ajdini urov
MERR NGA E ËMA dikush fr.fol., ftill.- merr disa tipare, cilësi, veti, vese nga e ëma dikush, i ngjan së ëmës dikush. (FGJSSH f. 1062).
SI E ËMA (DHE) E BIJA fr.ndf.,krah.- njësoj, njëlloj, si njëri edhe tjetri, përshtatur, përputhur njëri me tjetrin (njëra me tjetrën), në përputhje, në përshtatje njëri me tjetrin (njëra me tjetrën). (MIHO-DI f. 173, PETZE-TRO f. 73, FGJSSH f. 443, SKDO f. 172). S. shih sin : si i ati dhe fëmija
*SIÇ E KA BËRË E ËMA fr. ndf.,per.- fare lakuriq.-Ai që ka qitur cekën të bëhet fashist, do të zhvishet lakuriq siç e ka bërë e ëma. (KJ-F-II f. 223). S. shih sin : në cirë
VJEN PREJ RROTËS S’ ËMËS dikush fr.fol.,ftill.- vjen prej së largu, vjen nga një vend shumë i largët, vjen prej viseve, vendeve të largëta dikush. S. shih sin: vjen (që) nga fundi i botës dikush
VJEN PREJ S’ ËMËS dikush fr.fol.,ftill.- vjen prej së largu, vjen nga një vend shumë i largët, vjen prej viseve, vendeve të largëta dikush.-Pa i vrarë nja dhjetë, Xhema nuk vdes. Kanë ardhur prej të s’ ëmës këtu, e më lypin tatim ! (RE-Fryma f. 161).S. shih sin: vjen (që) nga fundi i botës dikush
ËND/Ë-A
I ÇELET ËNDA dikujt fr.fol.,fj.- i ngjallet, i shtohet dëshira për të ngrënë dikujt. (MGJ-FGJSH f. 70). S. shih sin: i hapet mideja dikujt
*IA DO ËNDA diçka a dikë dikujt fr.fol.,ftill.- ia kënda diçka a dikë dikujt, e kënaq diçka a dikush dikë, i jep kënaqësi diçka a dikush dikujt, i pëlqen diçka a dikush dikujt , e honeps, e pranon diçka a dikë dikush, ka simpati ndaj diçkaje a dikujt dikush.-Çifuti, si ia desh ënda,/ Mbeti atë natë brenda. (Ç-
FLET SI IA KA ËNDA dikush fr.fol., ftill.,krah.- flet si do, si dëshiron vetë dikush (pa e ditur se e ka mirë a keq). (PETZE-FSHFRR f. 84).
*IA KA ËNDA diçka a dikë dikujt fr.fol.,fj.- ia kënda diçka a dikë dikujt, i pëlqen diçka a dikush dikujt , e do me ëndje, me kënaqësi diçka a dikë dikush, e kënaq diçka a dikush dikë, , i ëndet, i dhesket, i dheshket diçka a dikush dikujt. (KR f. 40, AXH-XLVII f. 167, FGJSH f. 111, 198, 393, FGJSSH f. 443, 1591, VK f. 91, SM f. 102, 370, SKDO f. 304, ZS f. 155, 275, HL-FF f. 82, 142, HV f. 240, 320, FIA f. 227, 229, 638, 653, 841, RUS f. 245, PETZE-FSHFRR f. 73).-Manusha-qes që kur qe e vogël, ia kishte pasur ënda shumë të qëndisurit. (ZSA-FL-
IA MERR ËNDA diçka a dikë dikujt fr.fol.,id.- e do me ëndje, me kënaqësi diçka a dikë dikush, e kënaq diçka a dikush dikë , i ëndet, i dhesket, i dheshket diçka a dikush dikujt. (SM f. 134, 386). S.shih sin : ia do ana diçka a dikë dikujt (edhe moh.)
I SHKON PAS (SIPAS) ËNDËS dikujt dikush fr.fol.,iron.- vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve, porosive të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat a kërkesat dikush dikujt, bën siç thotë dikush tjetër dikush. (FGJSSH f. 443). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
ËND/ËRR-RRA
A JE ËNDËRR A ZHGJËNDËRR? fr. fol., fj.- a je në vete apo sheh ëndrra me sy hapur? (FGJSH f. 641).
AS NË ËNDËRR, AS NË ZHGJËN-DËR fr.ndf.,ant.-fare, aspak, assesi, kurrsesi. (FGJSSH f. 2264). S. shih sin: për asnjë arsye
AS NË ËNDËRR S’ E KAM PARË dikë a diçka fr.fol.,met.- nuk e kam menduar, nuk e kam përfytyruar kurrë të tillë ( të bukur) dikë a diçka. (NMUS-SHPK f. 82).
*I BËHET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,meton.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i bëhet sikur, i duket, i del, i shfaqet, i ngjan si... (FGJSH f. 111, 159, 537, 545, FGJSSH f. 130, 443).-Ata kishin parë kohët e fundit aq shumë flamurë, që valaviteshin nga era, që shpesh ata iu bëheshin edhe në ëndërr. (IK-K f. 44).S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
*I BËHET SIKUR ËSHTË NË ËN-DËRR dikujt fr.fol.- i bëhet sikur, i duket, i del, i shfaqet, i ngjan si...-I shungulluan veshët. Iu bë sikur ishte në ëndërr. Sikur fluturonte. (SUKRA-BN f. 77).
BËJE ZOT ËNDËRR! fr.fol.,ur.- mos qoftë e vërtetë diçka a një ndodhi e padëshi-rueshme. (PETZE-FSHFRR f. 73).
IA BËN ËNDËRR diçka dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia mohon diçka dikujt dikush, ia paraqet si të paqenë dikujt diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 82).
*BËN ËNDËRR TË KEQE dikush fr.fol.- i bëhet sikur, i duket, i del, i shfaqet, i ngjan si...-E dikush na ne/ edhe sot/ bën ëndërr të keqe/ për Goli Otokun. (MEME-P f. 48).
IA BËN ËNDRRËN ZHGJËNDËRR dikujt dikush fr.fol.,iron.- e rrah keq dikë dikush, e zhdëp, e shkal, e sqaq dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
*I DEL NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,meton.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i bëhet sikur, i duket, i del, i shfaqet, i ngjan si.... (FGJSH f. 545, FGJSSH f. 130, 443).- Vetëm fëmijët grindeshin si gjithmonë, për copën më të madhe të bukës, kur ishin zgjuar,e për minaret e rrëmbyera, që u dilnin në ëndërr, kur flinin. (JX-LV f. 464). Gjyshja ose s’ di se kush... i del në ëndërr. (MK-AJ f. 148).S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
DEL ËNDRRA fr.fol.,fj.-thuhet kur ajo që shihet në ëndërr përputhet me atë që ndodh në jetën e përditshme. (AXH-I f. 201).
I DEL ËNDRRA dikujt fr.fol., fj.-i del dikujt në jetën e përditshme në përputhje të plotë ajo që shihet në ëndërr. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/
*I DËFTOHET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,ftill.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i bëhet sikur, i duket, i del, i shfaqet, i ngjan si.... –Macja e zezë kapërceu nëpër oborrin tonë. Është ajo që më dëftohet në ëndërr, që më ha shpirtin. (IBE te: F nr. 1/
S’ DO TË SHOHË ËNDËRR TË MI-RË dikush fr.fol.,iron.- do ta pësojë dikush. (NMUS-SHPK f. 82).
*I DUKET SI NË (SI NËPËR, SI NJË) ËNDËRR diçka dikujt, I DUKET SI ËNDËRR, I DUKET ËNDËRR diçka dikujt fr.fol.,ftill.,krah.- i duket e pabesueshme, e pamundur diçka dikujt . (SKDO f. 5). -Vajzës i erdhi aq në befasi ai zë, sa iu duk si në ëndërr. (SHMU-PA-I f.473). Tefik Osmani nuk e deshi veten. Zëri i tij po i dukej si në ëndërr. (NETO-GB f. 208). Iu duk vetja si në ëndërr e u shkund me shpresë se mos zgjohej. (PARB-V f. 80).Mua më dukej si ëndërr. Kisha përpara një grua që nuk përpiqej të të tundonte me bukurinë dhe nuk shfaqte as përbuzjen më të vogël ndaj njerëzve që u mungonin hiret e saj. (ZIÇE-TZ f. 50). Nuk u besonte syve të vet. Vrapthi doli në kopsht të ftonte gruan. Edhe ajo u habit. Nuk mund të besonte. I dukej ëndërr. (XHHA-T f. 49). Ju ngatërrua koka, ju morën mendtë, sa i dukej vetja si nëpër ëndërr. (SOAN-TZ f. 308). Çdo gjë kishte ndodhur aq shpejt...sa u dukej si ëndërr. (AK-NJ f. 214). Gjithë sa i kishin ngjarë atë natë, i kalonin përpara syve dhe i dukeshin si ëndërr. (THK-PËR f. 466). Kishte njohur dashurinë e parë e të vërtetë. I dukej si në ëndërr. (VK-ME-II f. 322). Ae patë or shokë?-U tha kalorësve që kishte prapa.-M’ u duk si ëndërr. (AD-SHKT-II f. 61). Inxhenieres ,pra, për gjithçka iu duk si një ëndërr. (FA-DHSH f. 139). E vranë me një tërbim të atillë sa, megjithëse s’ kanë kaluar veçse njëzet e pesë vjet, njerëzit sikur fillojnë të mos besojnë. U duket si ëndërr. (FA-D f. 47).
*I DUKET SIKUR ËSHTË NË ËNDËRR dikujt fr.fol.,ftill.,krah.- i duket sikur është jashtë së vërtetës, jashtë njëmendësisë, jashtë realitetit dikujt .- Inxhinieres prapë iu duk sikur ishte në ëndërr. (FA-DHSH f. 139).
*ËNDËRR E BARDHË fr.em.,met.- ëndërr e gëzimit,e lumturisë.-Tërë jetën e prita/ Dija e bukur nuk u kthye/ Ëndrrra e bardhë e natës ka mbaruar për ne të dy. (ZF-LSD f. 11).
ËNDRRA BOSHE fr.em.,iron.-. 1. ëndërrime të kota , dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë.- Kokën e kishin/ plot ëndrra boshe/ mëtonin/ ta harrojnë vetëveten/ atij rrugëtimi të gjatë.(MEME-RDH f. 62. S. shih sin: ëndrra në diell. 2. gjëra të pabesueshme, gjepura. S. shih sin: dardha në shënëndre
*ËNDËRRA NË DIELL, ËNDRRA DIELLI fr.em.,iron.- 1. ëndërrime të kota , dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë, utopi.-por, ç’ të bëjë e shkreta vashë kur i janë mërzitur gjithë këto ëndrra në diell, megjithëse janë të bukura vërtet. (MEPËR te : SHK nr. 1/1991 f. 11). Dita lodhet me ditën përmes meje/me një ëndërr dielli. (NBU te: ZR nr. 1387 /
ËNDRRA NË MES TË DITËS fr.em., iron.- ëndërrime të kota , dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë. (FGJSSH f. 332, 443, 1807). S. shih sin: ëndrra në diell
*ËNDËRR E KEQE fr.em.,meton.- ëndërr e shoqëruar me fatkeqësi, me mynxyrë.- Ta pësojë mirë një herë dëmtori/ fëmijët të flenë pa ëndrra të këqija. (NEBU-DB f. 50). Xhelali doli nga dega e Punëve të Brendshme me kokën të turbullt, atij i dukej sikur po jetonte në një ëndërr të keqe. (NETO-GV f. 127). Në këtë pyll/Pret mëngjesin/ Për të shpëtuar/ Nga ëndërr e keqe. (XHHA-N f. 33). Jam frikësuar mos po më kap ankthi ose mos po më përsëritet ajo ëndrra e keqe.(RQ-V f.107). Mos ndodh ndonjë mrekulli ? Mos e gjithë kjo qe një ëndërr e keqe ? (FABA-P f. 61). Gjeneral Gjymbysh pasha shfryu siç bën njeriu kur zgjohet nga ndonjë ëndërr e keqe. (SUKRA-OK f. 97).Mori frymë thellë si të zgjohej nga një ëndërr e keqe. (AABD-NJ f. 201). Atij iu duk sikur u zgjua nga një ëndërr e keqe. (DHXH-FS f. 20). Mbrëmë kam parë një ëndërr të keqe, larg këtuparit. (MI-SH f. 35). Asaj nate , qoftë larg, pashë një ëndërr të keqe për ty. (MI-SH f. 67).
ËNDËRR E KOTË fr.em.,iron.- shpresë e kotë, iluzion, ëndërrim i kotë, kotësirë. (SM f. 257, ZS f. 416). S. shih sin: ëndrra në diell, ëndrra dielli
ËNDRRA KUAJSH fr.em.,iron.- ëndë-rrime të kota , dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë, utopi. (KR f. 40). S. shih sin: ëndrra në diell, ëndrra dielli
*ËNDËRR E LIGË fr.em.,meton.- ëndërr e shoqëruar me fatkeqësi, me mynxyrë. (FGJSSH f. 995).- Vjollcës i dukej se po shikonte një ëndërr të ligë.(NETO-GB f. 110). Mbrëmë gjithçka ishte djegur/ Ëndërr e ligë/ e ëndrrës erdhi. (ZF-KL f. 11). Pashë një ëndërr të ligë!Sikur hynë hajdutë në dhomë dhe donin të më vrisnin. (THK-PËR f. 464). Ta bëjmë kurban në teqe,/ Që ëndrra të liga të mos shohësh kurrë. (DA-P f. 257). Çfarë ndodhi, pyeti Gjoni. E kam parë një ëndërr të ligë. (BH-LB f. 118). Kur duhet mësuar drejtpeshimi/ largoj ëndrrën e ligë. (FESE te: B, 2 korrik
*ËNDRRA ME SY ÇELUR fr.em., iron.- ëndërrime të kota , dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë. (FGJSSH f. 332, 443, 1807, VK-II f. 396, 857).-Këto ëndrra të këndshme me sy çelur ia bënin udhën më të lehtë. (ZR-TE f. 31).S. shih sin: ëndrra në diell
*ËNDRRA ME SY HAPËT (HAPUR) fr.em., iron.- ëndërrime të kota , dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë. (FGJSSH f. 332, 443, 1807, VK-II f. 857, 957, IST f. 51). –Veshja e bukur e tij...e tërhoqën çupën si në një ëndërr me sy hapët. (SG-
APT f. 133).Pa dukej, që thoni, në atë fletën si një qytet i ri, shkuar e lënë Tiranën. –Ëndrra me sy hapur,- i thashë.E di ti apo s’ e di ç’ është Yzberishti? (SHMU-Ç f. 27). S. shih sin: ëndrra në diell
*ËNDRRA SYHAPUR fr. em.,iron.- ëndërrime të kota, dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë.-I ka premtu-ar realizim të ëndrrave syhapur dhe plotësimin e nevojave jetësore. (ARBI te : KS, 24 tetor
*ËNDRRA ZGJUAR fr.em.,iron.- ëndërrime të kota, dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë. (FGJSSH f. 332, 443, 1807).-Ëndrra zgjuar lë domosdo pasoja prapa. (RRS te : B, 9 qershor
ËNDRRA I BËHET ZHGJËNDËRR dikujt fr.fol., meton.- i sendërtohet ëndrra dikujt. (FGJSSH f. 2264).
*ËSHTË E GJITHË ËNDËRR diçka fr.fol., ftill.- është fare e paqenë diçka .- Ajo kohë kishte qenë e gjithë ëndërr. (PARB- V f. 189).
*ËSHTË (SI) NË ËNDËRR dikush fr.fol., ftill., krah.-është jashtë së vërtetës, jashtë njëmendësisë, jashtë realitetit dikush, Një zë i hollë vajze filloi të flasë. „ Ç’ të jetë kjo? Mos akoma jam në ëndërr!“ (SOAN-TZ f. 118). As që e pyeste se pse ishte i gëzueshëm, se kah e çonte, ku në çfarë vende! I dukej se ishte në ëndërr. (AP-TR f. 53). Na fol për gjendjen ndërkombëtare-/Mos jam në ëndërr? (DA-P f. 141). I fërkova sytë mos jam vallë në ëndërr, majen e mora veten. (MI-FV f. 26). Tashti jam si në ëndërr, s’ më besohet që po shëtis me ty e po flas. (DHXH-P f. 130). O ti që flet e s’ dukesh, a vërtet/ më do ajo tani apo jam në ëndërr? (PZ-QGJ f. 18). Rremën sapo e kishte zënë gjumi, kur ndjeu se dikush po e puthte dhe po e fërkonte.Në fillim pandehu se mos ishte në ëndërr. (HP-M f. 123). Kur të pashë duke dalë përpara Muratit,-tha ai,-pandeha mos isha në ëndërr. (SD-SHKT-I f. 38). Ç’ është kjo gjëmë e ditë e zezë/ për mua ! A mos jam në ëndërr ? (THMI te : gr.aut. ALSH f. 130).
ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR diçka fr.fol.,iron.- është diçka e kotë, e pasendërtueshme, e pamundur për t’ u plotësuar, përmbushur diçka. (FGJSSH f. 443). S. shih sin: është ëndërr e netëve të dimrit diçka
ËSHTË NJË ËNDËRR E BUKUR diçka fr.fol.,ftill.- është një iluzion i kotë, është një fantazi e kotë diçka . (NABA-EY f. 115). S. shih sin: është ëndërr e netëve të dimrit diçka
*ËSHTË ËNDËRR diçka fr.fol.,ftill.- është e pabesueshme,e paqenë diçka. (VK-II f. 957).-Për një hop , lufta pushoi; të dukej sikur të gjitha s’ kishin ngjarë, ishin ëndërr. (THK-PËR f. 344).
ËSHTË ËNDËRR NË DITËN ME DIELL diçka fr.fol.,iron.- është diçka e kotë, e pasendërtueshme, është e pamundur për t’ u plotësuar, përmbushur,sendërtuar diçka. (PETZE-FSHFRR f. 73). S. shih sin: është ëndërr e netëve të dimrit diçka
ËSHTË ËNDËRR E NETËVE TË DIMRIT diçka fr.fol.,iron.- është diçka e kotë, e pasendërtueshme diçka, është e pamundur për t’ u plotësuar, përmbushur,sendërtuar diçka. (PETZE-FSHFRR f. 73). S.është vetëm një ëndërr diçka; është një ëndërr e bukur diçka; është ëndërr në ditën me diell diçka; është ëndërr me sy çelur (hapur) diçka; është utopi diçka
ËSHTË ËNDËRR ME SY ÇELUR diçka fr.fol.,iron.-është diçka e kotë, e pasend-ërtueshme, është e pamundur për t’ u plotësuar , përmbushur, sendërtuar diçka.- Të flinte! Kjo ishte një ëndërr me sy çelur, një dëshirë e paarritur... (HP-M f. 233). S.shih sin: është ëndërr e netëve të dimrit diçka
*ËSHTË ËNDËRR ME SY HAPËT (HAPUR) diçka fr.fol.,iron.-është diçka e kotë, e pasendërtueshme,është e pamundur për t’ u plotë-suar, përmbushur, sendërtuar diçka, është si një fantazi diçka, është ëndërrim i kotë diçka.- Në fillim ai pa muret e kështjellës...Ishte si një ëndërr me sy hapët, diçka e njohur në kohë të tjera, e harruar. (SG- S f. 180). Por, e gjithë përpjekja e tij kishte qenë një ëndërr me sy hapur, një ankth i shtuar. ... (SG-S f. 275). Dispozitat e tjera janë ëndërr me sy hapur. Dhe sikundër dihet, ligji nuk bëhet për ëndrra, bëhet për pragmatizëm. Kësaj radhe për pragmatizëm shumë banal. (MEKRA te: KD, 14 shkurt
*ËSHTË NË ËNDËRR A (APO) NË ZHGJËNDËRR dikush fr.fol.,ftill.- është në botën ireale,fiktive apo reale, objektive dikush.-Pa e kuptuar në ishte akoma në ëndërr apo në zhgjëndërr, ka pandehur se zoti po ia sillte rastin përsëri. (ZIÇE-GJXH f. 88). Zoti na ruajt. S’ JAM NË MENDJE FARE. S’ di a jam në ëndërr a zhgjëndërr! (TD-Z f. 74). E sheh s’ jam në ëndërr, kot më përgjon, unë nuk përmbytem.Ç’ ra o zot ky tingull.Iblizi është në ëndërr a në zhgjëndërr? (IPRO te: R, 23. vi.
ËSHTË ËNDËRR APO ZHGJËN-DËRR fr.fol.,ftill.- 1. (dikush) është i rremë apo i vërtetë dikush.-Ëndërr apo zhgjëndërr jam? –e pyes vetveten. (RH-ME f. 13). 2. (diçka) është e paqenë apo e qenë diçka.-Filmi është ëndrra dhe zhgjëndrra e jetës sime. (AI-QUO...f. 26).
IA FIK ËNDRRAT dikujt dikush a diçka fr.fol., meton.- e zhgënjen, e dëshpëron dikë dikush a diçka . (VK f. 85, VK-II f. 280). S. shih sin: e bën akull dikë dikush a diçka
*FLET NË ËNDËRR dikush fr.fol., ftill.- flet kot, kot së koti, kuturu dikush.-Këtë porosi e ndjekim të gjithë, baba!- Po flet në ëndërr,- tha Dallëndyshja matanë. (SUKRA-BN f. 203). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
FLET ËNDËRR (ËNDRRA) dikush fr.fol.,iron.-flet fjalë të kota, boshe, të pabesue-shme dikush (HK f. 150. HB-II f. 191). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
I HEDH ËNDRRAT LARG PRA-GUT TË DERËS dikush fr.fol.,meton.- heq dorë nga sendërtimi (realizimi)i dëshirave dhe ëndrrave dikush. (NABA-EY f. 156-7).
JANË ËNDRRA NË DIELL fr.fol., iron. - janë ëndërrime të kota, janë dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë. (JTH te: SF nr. 4/
JANË ËNDRRA KUAJSH fr.fol.,iron.- janë ëndërrime të kota, janë dëshira të kota, që nuk mund të plotësohen, të përmbushen asnjëherë . (AXH-XXXVIII f. 150). S. shih sin: janë ëndrra në diell
JEPET PAS NJË ËNDRRE TË BU-KUR dikush fr.fol.,ftill.-jepet pas iluzioneve e fantazive të kota dikush. (NABA-EY f. 115).
JETON ME ËNDRRA dikush fr.fol., iron.- ëndërron, fanatazon kot dikush, jeton me shpresa të kota dikush, jeton me kotësira dikush. (VK-II f. 423, ZS f. 339, SKDO f. 504). S. shih sin: rron me ëndrra dikush
*KA ËNDËRR dikush fr.fol.,fj.- ëndë-rron dikush. –Unë kisha ëndërr të bëhesha shkrim-tar. (KOKO te: R, 31 maj
*E KA ËNDËRR diçka dikush fr.fol.,fj.- e ëndërron diçka dikush.-E kam ëndërr ta shfaq edhe në skenat e Kosovës. (MIKA te: B, 13.11. 1992 f. 6).
*I KUJTOHET SI NË ËNDËRR dikujt dikush a diçka fr.fol.,ftill.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave.- Sa herë këndohej ajo këngë, asaj i kujtohej si në ëndërr dita që kishin marrë me vapor nga Venediku, Xhixhin e Zekë Bërdulit, nuse për vëllanë. (PARB-V f. 94). S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
E LË (MË) ËNDËRR dikë dikush a diçka fr. fol.,meton.-e mrekullon, e çmerit, e serit, e mahnit, e çudit dikë dikush a diçka . (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/8
MBAHET ME ËNDRRA dikush fr.fol., iron.- mashtrohet, gënjehet dikush. (FIA f. 461). S. shih sin: i merr badrat për presh dikush
E MBAN ME ËNDRRA dikë dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen dikë dikush a diçka. (VK f. 148). S. shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush
MBETET NË ËNDËRR dikush fr.fol., id.- mrekullohet, çmeritet, seritet, çuditet, mahnitet dikush. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 1-2/
*MBETET ËNDËRR diçka fr.fol.,met.- mbetet e kotë, e pavërtetë, e paqenë, e pamundur, e pasendërtuar diçka.- Lumturia u tret me shpresat/ dëshirat mbetën ëndrra. (ZF-KL f. 20).Pashë si nga ajo valë/ si re e zezë breshriu shfaq balozi/ Të rrëmbeu pamëshirshëm/Aah Miranda kisha dëshiruar/ Krejt kjo të mbetej ëndërr/ si peisazh i ngrirë. (MEME-PN f. 68). Dhe e gjithë kjo ,përsëri mund të jetë e të mbetet vetëm ëndërr, sidomos këtu dhe në këto kushte. (GDI te : K, nr. 12-1, dhjetoir-janar 1988-
*MBETET SI ËNDËRR (SI ËND-RRA) diçka fr.fol.,ftill.,krah.- mbetet e kotë, e pavërtetë, e paqenë, e pamundur, e pasendërtuar diçka.-Por, tash ato soditje kishin mbetur si ëndrra për to.(SI-D f. 23). S. shih sin: mbetet ëndërr diçka
MBETET SI NË ËNDËRR dikush fr.fol.,ftill.,krah.- mbetet i çuditur, i habitur, i çmeritur dikush, çmeritet, seritet, shastiset, mahnitet, çuditet dikush. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/1941 f. 333). S. shih sin: bën çmeri dikush
*NUK IA MERR MENDJA AS NË ËNDËRR diçka a dikë dikujt fr.fol.,meton.- as që i vete në mendje diçka a dikush dikujt, as që i shkon në mendje diçka a dikush dikujt, nuk e mendon, nuk e ëndërron fare diçka a dikë dikush .-Nuk ia kishte marrë mendja as në ëndërr… një gjë të tillë. (SUKRA-BN f. 66). S. shih sin : nuk e sheh as në ëndërr diçka a dikë dikush
*MERRET ME ËNDRRA dikush fr,fol. iron,- merret me kotësira dikush.- Jo, po do të merrem me ëndrra! (STPO-D f. 17). S. shih sin: rron me ëndrra dikush
NANURISET ME ËNDRRA dikush fr.fol.,iron.- gënjehet, mashtrohet fare lehtë dikush, është shumë naiv dikush, u beson fare lehtë fjalëve e premtimeve të kota dikush. (VK f. 33).S. shih sin: ngopet me erë dikush
*I PARAQITET SI NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,ftill.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i del, i shfaqet si në vegim dikush a diçka dikujt.-Iu paraqit si në ëndërr kali i fuqishëm me thundra të ngritura lart.(RK-N f. 29). S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
*I RRËFEHET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,ftill.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i del, i shfaqet si në vegim dikush a diçka dikujt.-Kur në ëndërr ju rrëfye, një rrip e një shkretëtirë. (N-
*RRON ME ËNDRRA dikush fr.fol., iron. - rron me shpresa të kota, me kotësira dikush, është ëndërrues i kotë, i zbrazët dikush, shpreson kot dikush e gënjen veten, vetveten dikush, është njeri naiv dikush. (AXH-XXXVIII f. 150, FGJSH f. 111, FGJSSH f. 443, VK f. 148, 284, VK-II f. 698, 707, RUS f. 42-3).-I kunati , që rronte me ëndrra, në vend që ta ngushëllon te, e kishte dëshpëruar më shumë. (VK-ME-II f. 135). S. bie në utopi dikush; jeton me ëndrra dikush; merret me ëndrra dikush; rron në hënëz dikush; sheh ëndrra dikush; ushqehet me lugë të zbrazët dikush
*SI NË (NËPËR) ËNDËRR fr.ndf.- 1. meton.- shumë, fare shpejt, pa u hetuar fare, pahetueshëm. (FGJSSH f. 443). - I kaloi me radhë nëpër duar ato fotografi që i kujtonin atë jetë të çuditshme e të këndshme që kishte kaluar si në ëndërr dikur, por që prapëseprapë ishte pjesë e jetës së vet. (PARB-V f. 110).Kështu, si në ëndërr Dumasi, çifliku më i bukur i atij krahu, u bë pronë e Daut efendiut. (JX-N f. 92). U martua si në ëndërr pa dasmë dhe pa përgatitje. (MI-SH f. 79).Ç’ vajzë e guximshme që je!- thashë si nëpër ëndërr. (EK-SHDV f. 80). Një kurbetçi aq i rëndësishëm i kishte ardhur në shtëpi e i kishte ikur si nëpër ëndërr. (SS-Z f. 158). Të nanuriste një gjumë i ëmbël, që të kujtonte si nëpër ëndërr përrallat e gjyshes. (JX-LV f. 45). S. shih sin: aty për aty. 2.meton.-jo qartë, jo mirë, turbull, mjegullueshëm, turbullueshëm, vagëllimthi, pa u dalluar mirë. (FGJSSH f. 445, 1154, 2104, 2045). Pas pak ndjeva si nëpër ëndërr qysh shushëllinin vashat midis tyre. (MK-AJ f. 253).-Bora binte bashka-bashka, tamam si në ëndërr, midis ngrohtë-sisë së shtratit. (ZIÇE-TZ f. 125).Skulptori, duke ndjekur lëvizjet e tyre, padashur tha si nëpër ëndërr…(DA-KM f. 73).Nënë Dhoksa i shikonte të gjitha, i dëgjonte të gjitha si në ëndërr dhe ligjëronte me vete.(SHMU-Ç f. 173). Sa e çudit-shme më duket kjo gjë,-tha Bardha si nëpër ëndërr. (EK-NJLV f. 268). Dikur, si nëpër ëndërr m’ u bë se dikush thyente shkarpa për zjarr. (TL-PD f. 129).S. shih sin : si nëpër ag
*SIKUR ËSHTË NË ËNDËRR dikush fr. ndf.,krah.-sikur është jashtë së vërtetës, jashtë njëmendësisë, jashtë realitetit dikush.- Mysafiri shkrihej gazit.S’ u besnote dot syve sikur është në ëndërr.E Gresa nuk pushonte dot. (AV-CA f. 51).
*NUK E SHEH AS NË ËNDËRR diçka a dikë dikush fr.fol.,meton.- as që i vete në mendje diçka a dikush dikujt, as që i shkon në mendje diçka a dikush dikujt, nuk e mendon, nuk e ëndërron fare diçka a dikë dikush. (SKDO f. 504, 546).-Një plakë, një kurvë shtrigë,/ s’ doje ta shihje as në ëndërr. (Ç-
*SHEH NË ËNDËRR dikush fr.fol.- ëndërron dikush. (FB-DLE f. 238, FGJSH f. 533, FGJSSH f. 443, SM f. 132, VK f. 289, 310, FIA f. 802).- Madje kishte ndonjë natë që shihte edhe ëndërr se si dikush tinëz ia vidhte shkrepsën. (XHHA-T f. 45). Ky kob dyshimi i ka bërë njerëzit të shohin në ëndërr sikur vjen Sfinksi, i kaplon me krahët e tij, i copëton e pastaj u pi gjakun. (FALU-PM f.63).Unë në ëndërr shihja sinira me bukëvale, kroje me ujë të kulluar...(SA-TZ f. 118). Bënim një gjumë të ëmbël, duke parë në ëndërr pallate përrallore. (PARB-SH f. 78). Para dy javësh kam parë në ëndërr sikur më erdjhën në han dy mysafirë të ndryshëm nga gjithë bujtësit. (IK-D-H f. 82). Ky kob dyshimi i ka bërë njerëzit të shohin në ëndërr sikur vjen sfinksi... i kaplon me krahët e tij. (FALU-PM f. 63). S. sheh ëndërr (ëndrra) dikush
*E SHEH NË ËNDËRR dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- 1. e ëndërron dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 443, RUS f. 41, 392, VK-II f. 1151). - Po ta kërkojë, i themi që e ka parë në ëndërr. (KB-TNZ f. 340). Dhe përnatë të kam parë në ëndërr. (JX-LK f. 265). Vetëm Kristaq Beqari s’ mund ta harronte qenin. E shihte shpesh në ëndërr. (PARB-PA f. 78). Vazhdimisht në ëndërr e pashë / nëpër të gjitha /krismat. (ZF-KL f. 34). Tërë natën nuk e zinte gjumi,edhe kur e zinte,e shihte në ëndërr. (DEBE-TB f. 66). Natën unë ose e kisha parë në ëndërr ose më ishte zgjuar në brendësi kujtimi i vajzës. (ZIÇE-GJXH f. 191). Tha se e kishte marrë malli për djalin e Agronit. E kishte parë në ëndërr. (STPO-D f. 6). Në ëndërr të shihja,/ Sot të kam në dorë!/ Në ëmbëlsi më mbushet shtati. (FOP-P f. 217). 2. fr.fol.,meton.- i fanitet, i përhihet, i vego-het,i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave. (FGJSSH f. 443).-U tmerrua nga frika, mbrëmë në ëndërr e shihte, i tfaqej përpara thika. (N-
*E SHEH SI NË ËNDËRR dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e sheh jo qartë, jo mirë, turbull, mjegullueshëm, turbullueshëm, vagëllimthi dikë a diçka dikush.-- Dhe në gremisjen time do të shoh si në ëndërr/pjalmimin e luleve. (MIAH te : KD , 19 KORRIK
*SHEH ËNDËRR (ËNDRRA) dikush fr.fol.- ëndërron dikush. (KR f. 40,BASHKIMI f. 24, SM f. 109, ZS f. 411, VK f. 289, FIA f. 802, 921).- Shihte ëndërr e thërriste. (N-
*SHEH ËNDRRA dikush fr.fol.,iron.- ka shpresa të kota dikush, shpreson kot dikush. (AXH-XXXVIII f. 150).-Me sa dukej, kishte frikë mos shihte ëndrra. (ZIÇE-GJXH f. 158). Besforti fërkoi sytë se mos shihte ëndërr, se mos i bënin sytë ashtu nga kllapia! (SS-S f. 96). S. shih sin: rron me ëndrra dikush
*E SHEH ËNDËRR dikë a diçka dikush fr.fol.- e ëndërron dikë a diçka.- Kurrë s’ ma ka marrë mendja, se për një kohë kaq të shkurtër do ta ndjeja aq fort mungesën tënde, se aq fort do të më thahej zemra, se aq shpejt do të shihja ëndërr...- fliste ajo me durim të humbur. (MI-SHT f. 264). Kurrë s’ ma ka marrë mendja, se për një kohë kaq të shkurtër do ta ndjeja aq fort mungesën tënde, se aq fort do të më thahej zemra, se aq shpejt do të shihja ëndërr...- fliste ajo me durim të humbur. (MI-SHT f. 264). Por, tanët athua cilën këngë e dinë dhe cilën këngë do ta këndonin në këtë akt solemn, të cilin jemi duke e parë ëndërr prej kohësh...? (MEKRA te: KD, 11 tetor
SHEH ËNDRRA ÇUET dikush fr.fol., ron.- ëndërron, planifikon kot së koti dikush, ëndërron , planifikon diçka të kotë, të pasendër-ueshme, të pamundur dikush. (HB-II f. 192). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
SHEH ËNDRRA DITËN PËR DIELL dikush fr.fol., iron.- ëndërron, planifikon kot së koti dikush, ëndërron , planifikon diçka të kotë, të pasendër-ueshme, të pamundur dikush. ( AXH-2/
*SHEH ËNDRRA NË DIELL dikush fr.fol.,iron.- ëndërron, planifikon kot së koti dikush, ëndërron , planifikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush, fantazon , ëndërron gjëra të pasendërtueshme dikush, bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë, krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen (AXH-XXXVIII f. 150, VK f. 32, 148, VK-II f. 111, 116, RUS f. 235, 315, EQSHI f. 173, 221).-Nuk është diçka idilike e fantastike, siç kujtojnë ata që shohin ëndrra në diell. (VK-ME-II f. 78).S.shih sin: bën dasmë me mend dikush
SHEH ËNDRRA NË MES TË DITËS dikush fr.fol.,iron.- ëndërron, planifikon kot së koti dikush, ëndërron , planifikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush, fantazon dikush. (EQSHI f. 221). S.shih sin: bën dasmë me mend dikush
*SHEH ËNDËRR TË KEQE dikush,SHEH ËNDRRA TË KËQIJA dikush fr.fol.- ëndërron keq dikush.-Ëndërr të keqe paskam parë ...m’ u kanë tekur lugetërit në ëndërr dhe nuk më lënë të qetë...(MEME-MON f. 142). Thonë ,ka parë një ëndërr të keqe,/ ëndërr të keqe, thonë, ka parë. (GJF-LM f. 47). U zgjua duke gulçuar pasi kishte parë ëndrra të këqija. (RSU-O-I f. 7). Shoh ëndrra të këqija : bolla që dalin prej syve tu dhe m’ mi vërsulen kërthizës ; tigra, që duke kërcëllitur dhëmbët, më sulmojnë kokën. (RQ-V f. 145). S. shih sin: sheh ëndrra të zeza dikush
SHEH ËNDRRA KUAJSH dikush fr.fol.,iron.- ëndërron, planifikon kot së koti dikush, ëndërron , planifikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush. (AXH-XXXVIII f. 150). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
* SHEH ËNDRRA TË LIGA dikush fr.fol.,id.- ëndërron keq dikush.- Ëndrra të liga kam parë, o xha Gjergo, gjer në kreshmët e vogla ke gjak e prishje në shtëpi. (SOAN-TZ f. 27).
*SHEH ËNDRRA ME SY (TË) ÇELUR (HAPËT, HAPUR) dikush fr.fol.,iron.- ëndërron, imagjinon, projekton, planifikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush, fanazon dikush, bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë, krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen. (FGJSSH f. 828, VK-II f. 116, 137, 176, 9834, RUS f. 235, 315, EQSHI f. 221, IST f. 40, SKDO f. 292, ZS f. 411, FIA f. 466, PETZE-FSHFRR f. 73). -E mira kthehet me të mirë, buka me bukë, dashuria me dashuri, po ti, në mos gabofsha, sikur sheh ëndrra me sy të hapur! (MI-SHT f. 285). Do t’ u duket sikur ne shohim ëndrra me sy hapur dhe me siguri disa do të mendojnë se na ka rënë dielli në kokë. (IK-D f. 88). Politikanët tanë po shohin ëndrra me sy hapur. (DOSHA te: KOM nr. 14/2001 f. 33). Ai sheh ëndrra me sy hapur dhe kujton se çdo gjë që fluturon hahet. (RB-KF f. 52). Do të merrja për vete mallin më të mirë…-dhe vazhdoi Qimekuqi të shihte ëndrra me sy hapët , të ngrinte pallate me kleçka ! (SS-BL f. 246). Mbulohej me batanien e grisur dhe dremiste duke parë ëndrra me sy hapur. (AABD-NJË f. 235). Ti sheh gjithmonë ëndrra me sy hapur. (REV f. 43). Njerëzit do të habiten , po të na dëgjojnë,sepse do t’ u duket sikur ne shohim ëndrra me sy hapur. (IK-D f. 88). Çfarë të vendosi « Lidhja jonë »-u përgjegj gjakftohtë Kastrioti. Po mos shih ëndrra me sy hapur. (SD-SHKT-II f. 33). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
*SHEH ËNDËRR SYÇELUR dikush fr.fol.,iron.-ëndërron, imagjinon, projekton, plani-fikon diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush, fantazon dikush, bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë..-Hera e parë ishte që shihja ëndërr syçelur. Diku pas meje kishte rënë qyteti K...(APO te: B, 27.12.
*SHEH ËNDRRA NË SHI dikush fr.fol.,iron.-krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen.-Kush është ai gënjeshtar që paska parë ëndrra në shi? –tha Miltoja... (JX-LK f. 384). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
*SHEH ËNDRRA TË ZEZA dikush fr.fol.,id.-ëndërron keq dikush.- Fytyrat e pushtue-sve romakë, që ishin të prirur të shihnin ëndrra të zeza... ishin njerëz të sëmurë nga ethet e urrejtjes. (Z.H.-U f. 114). S. sheh ëndërr të keqe dikush; sheh ëndrra të liga dikush
SHET ËNDRRA dikush fr.fol.,iron.- i lëshon fjalët dikush pa ditur se ç' thotë, përrallis, dërdëllit, kllapurit, gugon, llomotit, rokanis dikush, s' e di se ç' thotë dikush. (AXH-XXXVIII f. 150). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush
NUK I SHFAQET AS NË ËNDËRR diçka a dikush dikujt fr.fol., meton.- as që i vete në mendje diçka a dikush dikujt, as që i shkon në mendje diçka a dikush dikujt, nuk e mendon, nuk e ëndërron fare diçka a dikë dikush.-Një ndryshim i tillë i fatit, nuk i qe shfaqur as në ëndërr. (TL-PD f. 117). S. shih sin: nuk e sheh as në ëndërr diçka a dikë dikush
*SHFAQET SI NË ËNDËRR dikush a diçka fr.fol.,ftill.,krah.- fanitet, përhihet, vegohet, streditet dikush a diçka, përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka pa u kapur me anë të shqisave, del,shfaqet si në vegim dikush a diçka.- Rrugët janë pikniqe të mërzitshme dhe të lodhura, që shfaqen si në ëndërr ashtu edhe në zhgjëndërr. (ALBER-P f. 53). S. shfaqet si ëndërr dikush a diçka
*SHFAQET SI ËNDËRR dikush a diçka fr.fol.,ftill.,krah.- fanitet, përhihet, vegohet, streditet dikush a diçka, përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka pa u kapur me anë të shqisave, del,shfaqet si në vegim dikush a diçka.-Ecën si frymë/ shfaqet si ëndërr. (AGSHE te : KOM nr. 14/2001 f. 19). S. shih sin : shfaqet si në ëndërr dikush a diçka
*I SHFAQET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,ftill.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i del, i shfaqet si në vegim dikush a diçka dikujt . (FGJSSH f. 443, 680, ZS f. 411). - S’ mbaj mend ç’ prej kur s’ më është shfaqur në ëndërr gjyshi i vdekur kaherë. (FALU-PM f. 140).Atëherë nesër në mëngjes do t’ i thoni Pashës se ju është shfaqur në ëndërr një shenjtc dhe se ju ka porositur të mos e kundërshtoni martesën e tij me Mirën. (HASTËR-KASK f. 179). Ai i tregoi peshkopit se i ishte shfaqur në ëndërr shën Gjergji vetë...(SG-S f. 130). S. i bëhet në ëndërr (në gjumë) dikush a diçka dikujt; .i del në ëndërr dikush a diçka dikujt; i del hija e dikujt a e diçkaje dikujt; i del si në vegim dikujt dikush a diçka; i dëftohet në ëndërr dikush a diçka dikujt; i kujtohet si në ëndërr ( si në gjumë) dikush a diçka dikujt; i paraqitet si në ëndërr dikush a diçka dikujt; i rrëfehet në ëndërr dikush a diçka dikujt; e sheh në ëndërr dikë a diçka dikush; e sheh si në ëndërr dikë a diçka dikush; i shfaqet si nëpër ëndërr dikush a diçka dikujt; i shfaqet në gjumë dikush a diçka dikujt; i shfaqet si hije dikush a diçka dikujt; i shfaqet hija e dikujt a e diçkaje dikujt; i shfaqet si nëpër ëndërr dikush a diçka dikujt; i shpifet (i shtihet, i shtiret, i vjen) në ëndërr diush a diçka dikujt
*I SHFAQET SI NËPËR ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,ftill.,krah.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave.-Iu shfaqën edhe një herë fëmijët si nëpër ëndërr e mjegull bashkë në oborr. (TEOKE-L f. 22). S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
*SHIKON NË ËNDËRR dikush dikë a diçka fr.fol.,fj.- Ndoshta Prenushi tani shikonte në ëndërr nunin e tij që ecte diku me kalin dhe me përkrenaren me brirë dhie. (BILXHA-KR f. 113).
SHIKON ËNDRRA NË DIELL dikush fr.fol.,iron.-ëndërron, imagjinon, projekton, plani-ion diçka të kotë, të pasendërtueshme, të pamundur dikush, fanazon dikush . (NABA-EY f. 99). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
SHIKON ËNDRRA ME SY ÇELUR dikush fr.fol.,iron.- bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen. (NABA-EY f. 99). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
SHIKON ËNDRRA NË MES TË DITËS dikush fr.fol.,iron.- bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen. (NABA-EY f. 99). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
*SHIKON ËNDRRA ME SY HAPËT (HAPUR) dikush fr.fol.,iron.- bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë, krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen. (NABA-EY f. 99).-Qëparë më thatë se fle, tashti thoni se shikoj ëndrra me sy hapët?... (JX-LV f. 487). Do të kishte besuar vërtet qahajanë e Suat bej Vërdhomës që i tha se shikonte ëndrra me sy hapur. (JX-LV f. 488). Të gjithë po i gënjen mendja dhe po shikojnë ëndrra me sy hapur. Kaq shpejt dhe lehtë u rrëzoka ky pushtet, që i ka rrënjët në popull?...(DHIKA-A f. 193). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
SHIKON ËNDRRA ZGJUAR dikush fr. fol.,iron.- bën projekte e plane që nuk mund të vihen në jetë, përpiqet të bëjë punë dikush që janë të pamundura të bëhen. (NABA-EY f. 99). S. shih sin: bën dasmë me mend dikush
SHKON SI NJË ËNDËRR fr.fol.,ftill., krah.- shkon shumë shpejt, shkon pahetueshëm.- Pra, si një ëndërr vete e shkon,/po te zemra më qëndron. (ZSE te : gr.aut.ALSH f. 119).
*I SHKUAR SI ËNDËRR fr.mb.,ftill., krah.- i shkuar shpejt e shpejt, i shkuar sakaq, pahetueshëm.-Këto dy koncepte tashmë të shkuara si ëndërr… nuk mund të realizohen. HAGO te : ZR nr. 1377/90 f. 11).
I SHPIFET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,id.-i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave. (FGJSSH f. 537). S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
*I SHTIHET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.foll.id.-i fanitet, i përhihet, i vego-het,i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave. (FGJSH f. 545).-Tërë natën,Dylit iu shti në ëndërr një rrafsh magjik, nëpër të cilin njerëzit kërcenin e lodronin si edhat. (ASH-KB f. 46). Dhe asaj në ëndërr ç’ I shtihen/Shtigje të errët dhe ormane. (IK-VPZ f. 150). Tridhjetë e tri mote ka që jam larguar nga Kosova, të më shtihej në ëndërr qoftë një herë të vetme se nuk kthehem pranë vatrës, të puth tokën, të çmallem me moshatarët. SUKRA te: F nr. 5/91 f. 5). S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
I SHTIRET NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.foll.id.-i fanitet, i përhihet, i vego-het,i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave.-Natë për natë më shtiret në ëndërr... (MI-SH f. 33). Druri që i shtiret në ëndërr sëpata është njeriu që i frikohet vdek-jes... (AV-Q f. 64). S. shih sin: i shfaqet në ëndërr dikush a diçka dikujt
IA SHUAN ËNDRRAT dikujt dikush a diçka fr.fol., meton.- e zhgënjen, e dëshpëron dikë dikush a diçka . (VK f. 86). S. shih sin: e bën akull dikë dikush a diçka
TREGON ËNDRRA NË DIELL dikush fr.fol.,iron.- tregon histori fantastike dikush, tregon gjëra fantastike, të kota dikush. (SKDO f. 114).
E USHQEN ME ËNDRRA NË DIELL dikë dikush fr.fol., iron.- e mashtron, e gënjen dikë dikush. (EQSHI f. 170). S. shih sin: ia thyen arrat dikujt dikush
USHQEN ËNDRRËN (ËNDRRAT) e dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- bën optimist dikë dikush a diçka, ngjall, ushqen bindje, optimizëm, siguri për mirë(të mirë) te dikush dikush a diçka. (SM f. 257, VK-II f. 529 S. shih sin: i shtie besim në shpirt dikujt dikush a diçka
*I VJEN NË ËNDËRR dikush a diçka dikujt fr.fol.,meton.- i fanitet, i përhihet, i vegohet, i streditet dikujt dikush a diçka, i përfytyrohet (në vetëdije) dikush a diçka dikujt pa u kapur me anë të shqisave, i del, i shfaqet si në vegim dikush a diçka dikujt.-Edhe në skenat ireale...i shtihen dhe i vijnë në ëndërr mixha Selimit plak... (VSH-KND f. 96). –Më vjen në ëndërr me ata sy,/ që të fshehtë kanë magji. (ZSE te : gr.aut.ALSH f. 119). Edhe tash një natë kur më erdhi në ëndërr ,m’ i përsëriti ato fjalë. (MIKRA te : F, nr. 4/1986 f. 9). Unë frikësohem se ai në ëndërr më vjen i bërë kotullaç, me vërshëllimë të furishme, nxjer e fsheh thimthin…(SO-TRR f. 26..
ËNDËRRIM-I shm.ËNDËRRIME-T
*BIE NË ËNDËRRIME dikush fr. fol.,iron.- ëndërron, fantazon, imagjinon dikush.-Nuk e linte veten të binte në ëndërrime pas gjithë atyre gjërave që shikonte në bulevard. (DHXH-P f. 134). Se pushkën e kam nën kokë; e puth,/ e bie në ëndërrime. (FD-Y f. 36)..S. zhytet në ëndërrime dikush
*ËSHTË NË ËNDËRRIME dikush fr. fol.,iron.-është duke ëndërruar, fantazuar, imagji-nuar dikush.- Çka ka ngjarë? Mos jam në ëndërrime? (YSH-PZ f. 40).
I HUMBUR NË ËNDËRRIME fr.mb., iron.- që është duke ëndërruar, duke fantazuar, duke imagjinuar.-Xekua s’ donte të fliste, bënte sikur s’ dëgjonte, kurse Ndrekua dukej i humbur në ëndërrime. (NPR-NJË f. 44). S. i kredhur (i zhytur) në ëndërrime
*I KREDHUR NË ËNDËRRIME fr.mb., iron.- që është duke ëndërruar, duke fantazuar, duke imagjinuar.- Ai ikishte puthur me afsh pak kohë më parë, me ata sy të ngulur larg dhe i kredhur në ëndërrime.. (VK-ME-II f. 109). S. shih sin: i humbur në ëndërrime
E ZHYT NË ËNDËRRIME dikë diçka a dikush fr.fol.,fj.- e bën të ëndërrojë, të fantazojë, të imagjinojë dikë diçka a dikush. (FGJSSH f. 2272).
*ZHYTET NË ËNDËRRIME dikush fr.fol.,iron.- ndërron, fantazon, imagjinon dikush. (VK-II f. 354). S. shih sin: bie në ëndërrime dikush
*I ZHYTUR NË ËNDËRRIME fr.mb., iron.- që është duke ëndërruar, duke fantazuar, duke imagjinuar.- Veleshtë e zhytur në ëndërrime,/ Të buzëqeshtë agimi, dita të çeltë me fat. (RT-KAH f. 11). S. shih sin: i humbur në ëndërrime
ËNDJ/E-A
HA PA ËNDJE dikush fr.fol.,ftill.- ha me pahir, me zor, pa qejf , pa dëshirë dikush. (EQSHI f. 157). S. ha pa oreks dikush
*IA KA ËNDJA dikujt diçka fr.fol.,fj.- ia kënda dikujt diçka, i pëlqen dikujt diçka, e do, e dëshiron diçka dikush me ëndje, me kënaqësi, i bën, i vjen mirë dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, i ëndet dikujt diçka .-Ia kishte ëndja që përnjëherë t' i shohë të gjithë flokët e tij të zbardhur si bora. (DD-KJ f. 107). Më ka ëndja të kuvendoj me njerëz të mençëm. (FN te : Z, 21 MARS
-ME ËNDJE fr.ndf.- ëndshëm, kënd-shëm, me kënaqësi.- Shqiptarët shijojnë me ëndje lëngjet më të fshehta të rrënjëve të tyre etnike. (EKO-KE f.111). Edhe sot kënga e dalë para afro njëqind vjetëve vazhdon të këndohet me ëndje nga bijtë e popullit. (MEKO-T f. 277).Këngëtaren tonë/ Me ëndje ta dëgjojmë. (XHHA-GJQ f. 35). Vathi, duke e vështruar, e dëgjonte Gjenën me ëndje. (ZSA-VL-3 f. 203). Këngëtaren tonë me ëndje ta dëgjojmë. (XHHA-GJQ f. 35).
*PLOT ËNDJE fr.ndf.- me kënaqësi të madhe.-bilojae dalloi menjëherë atë gjendjen plot ëndje kur pija. (TL-PK f. 193).
ËRFA
BIE NË ËRFA dikush fr.fol.,id.- 1. bëhet i bindur, i shtruar dikush, bindet, shtrohetc dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush, bën kthesë për mirë dikush. S. shih sin: bie në brazdë dikush . 2. pajtohet, pranon dikush, bie dakord. Dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ha arsye dikush (edhe moh.)
NUK BIE NË ËRFA dikush fr.fol.,id.-1. nuk bindet, nuk shtrohet ,nuk nënshtrohet dikush. S. shih sin: nuk ha arsye dikush . 2. nuk pranon, nuk pajtohet të bëjë diçka dikush, refuzon të bëjë diçka dikush. (BQ-DSH). S. nuk hyn në në ërfa (në rreth, në udhë) dikush
NUK I BIE NË ËRFA dikujt dikush fr.fol., id.- nuk i përulet, nuk i (nën)shtrohet, nuk i gjunjëzohet dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i thotë as aman, as duamn dikujt dikush
HYN NË ËRFA dikush fr.fol.,id.- 1. bëhet i bindur, i shtruar dikush, bindet, shtrohet dikush, e mbledh, e frenon veten dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush, bën kthesë për mirë dikush. S. shih sin: bie në brazdë dikush . 2. pajtohet, pranon dikush, bie dakord. Dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ha arsye dikush (edhe moh.)
NUK HYN NË ËRFA dikush fr.fol.,id.- 1. nuk bindet, nuk shtrohet ,nuk nënshtrohet dikush. S. shih sin: nuk ha arsye dikush. 2. nuk pranon, nuk pajtohet të bëjë diçka dikush, refuzon të bëjë diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: nuk bie në ërfa dikush
NUK I HYN NË ËRFA dikujt dikush fr.fol., id.- nuk i përulet, nuk i (nën)shtrohet, nuk i gjunjëzohet dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk i thotë as aman, as duamn dikujt dikush
E SHTIE NË ËRFA dikë dikush fr.fol., id.- e bën të rrijë urtë dikë dikush, e bën dikë dikush që të jetë i arsyeshëm, i bindur e i shtruar, e detyron dikë dikush të sillet urtë e butë, e zbut, e shtron, e nënshtron,e frenon, e urtëson, e urton dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën çeço dikë dikush
ËRRFAJË
E BËN ËRRFAJË diçka a një vend dikush fr.fol.,id.-e shkatërron, e rrafshon me tokë, e prish keq diçka a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e bën bar diçka a një vend dikush
ËRRZGAJ-I
E BËN ËRRZGAJ (një gjellë) dikush fr.fol.,id.- e bën shumë të njelmët (një gjellë) dikush, i hedh shumë, jashtë mase kripë (një gjelle) dikush. (BQ-DSH).
ËSHTË
*ASHTU SIÇ ËSHTË fr.ndf., per.- objektivisht, realisht, paanësisht.-Kishte hyrë në atë rrugë që të çel sytë e të bën ta shikosh botën asdhtu siç është, lakuriq. (GM-P f. 25).
S’ DI KU ËSHTË dikush fr.fol.,meton.- është i hutuar, i trulluar, i shastisur dikush. (PETZE-FSHFRR f. 139). S. e ka mendjen e hutit dikush
ËSHTË PËR T’ U BËRË diçka fr.fol., ftill.- do të bëhet patjetër diçka. (FGJSSH f. 734).
*ËSHTË A S' ËSHTË fr.fol.,ftill.- jetoj, rroj, gjëllij, ekzistoj apo jo.- Shijoja bukuritë e çdo këndi/ Me një etje sa nuk dija jam a s' jam! (ASDR-VP f. 155).
ËSHTË ME DIKË dikush fr.fol.,ftill.- bën si thotë ( si propozon etj.) dikush, pajtohet me dikë dikush, e përkrah dikë dikush. (FGJSSH f. 734). S. shih sin : është në anën e dikujt dikush
ËSHTË SHTROMË TË FLE, SHTYMË TË BIE dikush fr.fol.,iron.- është përtac, dembel i madh dikush. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin : është dembel Stambolli (dembel i Stambollit) dikush
ËSHTË TUNDU MALE TUNDU LIS dikush fr.fol.,iron.- është njeri i paqëndrueshëm dikush. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin : është prej bublit dikush
*E KËRKON KU ËSHTË E KU S’ ËSHTË dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- E e kërkon , e lyp me të madhe dikë a diçka dikush për ta gjetur, e kërkon, e lyp kudo, gjithkund, gjithandej, gjithkah, në çdo vend, në çdo anë dikush dikë a diçka (për ta gjetur), nuk lë vend pa e kërkuar, pa e lypur dikush dikë a diçka (për ta gjetur). –Disa herë i shkoi në mend të zbresë në Pejë e ta kërkojë ku është e ku s’ është. (RK-HA f. 155).S.shih sin: e kërkon andej (e) këndej (këtej) dikë a diçka dikush
KJO ËSHTË Ç’ ËSHTË fr.fol.,ftill.- kjo është më e mira (më e bukura, më e çuditshmja etj.) nga gjithë sa kemi parë, sa kemi provuar e sa kemi dëgjuar. (FGJSSH f. 735, 833).
*KU ËSHTË E KU S’ ËSHTË fr. ndf.,meton.- kudo qoftë, kudo që të jetë., kudo që të ndodhet.-Marrim vrapin…të gjejmë Meritën ku është e ku s’ është. (BS te : BR nr. ? f. 15). Sytë e atdheut më shohin/ ku jam e ku s’ jam. (DM te : R , 8 prill
*E LYP KU ËSHTË E KU S’ ËSHTË dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- E e kërkon , e lyp me të madhe dikë a diçka dikush për ta gjetur, e kërkon, e lyp kudo, gjithkund, gjithandej, gjithkah, në çdo vend, në çdo anë dikush dikë a diçka (për ta gjetur), nuk lë vend pa e kërkuar, pa e lypur dikush dikë a diçka (për ta gjetur). –E vetëm pas dymbëdhjetë vjetee lypëm vetë ku është e ku s’ është. (NRR-TP f. 18).S. shih sin: e kërkon andej (e) këndej (këtej) dikë a diçka dikush
*SOT ËSHTË E SOT S’ ËSHTË dikush fr.fol.,ftill.-i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush.-Kjo puna me laps që bën ti është e mundimshme.Për vete s’ pata shkollë, por kjo mendje më thotë se edhe kjo jeta ime është shkollë e madhe për ty.Tash po e shoh se jam me një këmbë nën dhe e me tjetrën mbi dhe, pra, sot jam e sot s’ jam. Por mjafton se ti do të jesh. (HKA-OM f. 67). S. shih sin : e hëngri barin dikush
*E THOTË ATË QË ËSHTË dikush fr.fol.,ftill.-e thotë të vërtetën dikush, e thotë atë që ka ndodhur në të vërtetë. (FGJSH f. 185, FGJSSH f. 735). -Ohu, zbardhni dhëmbët ju, po kështu është e drejta. Unë them ato që janë. (ZSA-VL-