E hene, 29.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami:Zbritma aeroplanin në tokë!

E diele, 01.08.2010, 04:50 PM


Poezi për fëmijë

 

ZBRITMA AEROPLANIN NË TOKË!

 

Një ditë të diele në park

Lunin fëmijët rreth e qark

Prindët afër tyre qëndronin

Për fëmijët e vet bisedonin

 

Tregonte  Agimi për djalin  e tij

Është ma i gjalli ndër fëmijë,

Një ditë  tue lujtë me një macë

Kur e pamë ish hypë n’terracë! 

 

Ende pa i mbushë dy vjet

Ishte ngjitë shkallëve përpjetë

Mos kujtoni se po mahitem

Edhe vetë, sot, po çuditem!

 

Vajza ime  hiç  pa dyshim

Për lodra s’ka ma interesim

Kur  një ditë pa një gomar

E donte n’shpi me gjithë samar!

 

Unë kam një djalë- tha Shpresa

Njësoj i çuditshëm  qe besa!

N’fundjavë shkova me te në Gorë

Në pikë të verës m’kërkonte borë!

 

Kjo çka thatë ju s’është asgja

Për kërkesa si djali im s’ka

E dini ç’më tha  , o shokë?

Zbritma aeroplanin në tokë!

 

Sami ISLAMI

Londër, 30.07.2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora