E merkure, 01.05.2024, 02:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Fejzulla Arifi: Eklipset e shpirtit

E merkure, 28.07.2010, 09:59 PM


Eklipset e shpirtit

 

Shkruan: Fejzulla Arifi

 

Bota njerëzore është e ” pa fund” dhe shumë dimenzionale e ndërtuar si një mozaik elementesh spirituale ,psikologjke dhe materiale të ndërlidhura mbi njëra tjetrën  aq sa për ta bërë njeriun një qenie shumë specifike dhe  në shumë raste edhe të paparashikueshëm , enigmatike dhe mbi gjitha misterioze.Tre elementet e tij si ai spiritual ,psikik dhe material janë  në nje proporcion si Toka Hëna dhe Dielli që qëndrojnë pranë njëra tjetrës në sajë të një forces të padukshme duke i vërë në lëvizje të pa ndërprerë për të krijuar një hark kohorë  të papërsëritshëm dhe fascinues duke i dhënë një kuptim vetë ekzistencës së vetë dhe një vetënjohje konfirmuese të esencës së personalitetit.Në saje të  dritës së diellit krijohet imazhi kohorë i shtyrë nga lëvizja  e forcave tërheqëse të qëndrimit pranë njëra tjetrës në një formë rrotulluese  të orbitave herë shmangëse e herë eklipsoide bëjnë që të duket një botë unikale në mes të një kosmosi të “ pa fund “botrash dhe galaktikash të nënshtruara nga  po të njëjtat ligje dhe kushte.Shumë nga këto janë shuar dhe vetëm imazhi i dritës së tyre ka mbetur dhe ende pas shumë kohësh ndriçon , disa të tjerë janë në fazën e tyre të pjekurisë derisa shumë nga ata janë në fazën e lindjes dhe të hedhur në një hapësirë ku lëvizja është kusht elementarë i ekzistencës së përkohëshme dhe kalimit në përjetësi.

        Elementi spiritual është njëdimenzional dhe absolute i cili buron nga bota e pafund dhe mban këtë qenie të lidhur vazhdimisht për burimin e vet, pa i dhënë mundësinë e ikjes nga ekzistenca drejt  joekzistencës dhe harresës .Ky element është si drita e diellit që i bënë të jenë të mvarur  vazhdimisht Tokën dhe Hënën ashtu spiritualja është një parakusht i ekzistencë së materiales dhe psikikes në këtë entitet të quajtur njeri.Vallë a mund që ky element të bartë në vete mangësi, thjeshtë sikur drita, a mund të ket brenda vetës grimca errësire? .Asesi kjo nuk është as e logjikshme e as imagjinuese në mënyrë që esenca e saj mbetet vetvetiu e mbrojtur nga një element i tillë degradues dhe zhvlerësues i vetë qenies së vet.Atëherë pse ne shohim që dielli të errësohet dhe të humbë dritën e vet vizëlluese për disa momente?.Vetë momentalja në këtë errsim tregon se nuk është errësim i vërtetë por vetëm një dukje momentale mashtruese, se drita nëse zhduket vetëm edhe për një moment të vogël po e njëjta dritë  nuk mund të kthehet më,  gjë që qartë na e bënë të ditur se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe as që mund të ndodhë, por vetëm është mbuluar nga diçka e errtë në vet esencën e vet dhe e nevojshme për një dritë të pafund.Sikur Toka që është pjesë e këtij dielli që na driçon ,që do të mbetej e ftohtë dhe e errët pa këtë dritë, e as që do të mund të kishte gjallëri ,ashtu trupi ynë do të ishte i pa jetë dhe i pa kuptim pa shpirtin, drita e së cilit na bënë të ndiemi të gjallë dhe me vetëdije për vet ekzistencën tonë, dhe njëherit domosdoshmërisht të lidhur për një ekzistencë të pa fillim dhe të pa mbarim.Vallë eklipset që kohë pas kohe përsëriten te Dielli,Toka dhe Hëna a jan të njëjta edhe pse errësira është errësirë?!,.sigurisht që jo dhe kjo JO lidhet me vet esencën e këtyre errësimeve.Dielli errësohet por ky është vetëm një errësim i rrejshëm sepse ai nuk e hum dritën e vet,sepse është vetë burim i dritës së vet kurse errësimi i tokës është errësim i vërtetë sepse këto dyja janë burim i errësirës së tyre dhe drita është ajo që e  largon këtë errësirë nga qenia e tyre.   Njëjtë sikur e vërteta shpesh mbulohet nga të pavërtetat por në esencë ajo nuk e humb vërtetësin e vet vetëm se është mbuluar nga një e pavërtetë e përkohëshme,ajo mbetet vazhdimisht e vërtetë deri në pambarim për derisa e pavërteta është shumë e përkohëshme mbi të vërtetën ,sikur zënia e drites së diellit nga hëna që kalon shumë shpejtë, dhe prap dielli ndriçon pa humbur asgjë nga drita e vet.Sikur Hëna që e  “errëson” diellin dhe në të njëjtën kohë zbulon vetvetën, ashtu psika e jonë kohë pas kohe e errëson shpirtin tonë duke e zbuluar  vetevetën si një element shpesh mbulues dhe mashtrues, i ndikuar nga  vrimat e zeza brenda vetvetës si epshi,lakmia ,xhelozia ,smira e shumë vese tjera, dhe kështu bënë që trupi ynë të përjetojë humbje të asaj ngrohtësie për një moment, dhe rënie në dëshprim dhe sëmundje .Vallë cili nga këto vese nuk e dëshpron njeriun dhe nuk shkakton çrregullime trupore qoftë edhe kalimthi dhe shumë nga këto ndikime mbeten në trupin tonë për gjatë kohë dhe me pasoja fatale .Sikur Hëna që qëndron në mes Tokës dhe Diellit dhe sillet pa ndërprerë rreth tokës ashtu edhe psika jonë me të gjitha elememtet e veta qëndron mes shpirtit dhe trupit tonë duke na bërë neve që ta vërejmë elememtin kohë dhe hapsirë në një ndarje fragmentale të tyre ashtu sikuredhe  hëna që ndan ditët  e muajit duke marrë forma te ndryshme për çdo dit të re dhe në te njëjtën kohë duke paraqitur elementin e errrësirës dhe të dritës në vetvete, herë duke u zgjeruar e para në  favor të së dytëse herë e dyta në favort të së parës.Ky ndryshim i kohëpaskohshëm krijon moshën e saj, pra muajt e vitet dhe psika  e njeriut duke kaluar prej forme në formë krijon moshën e strukturës psikologjike te njeriut dhe ajo moshë reflektohet në personaliteti njerëzorë.                   

 

Vazhdon...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora