Kulturë
Poezi nga Matilda Haskaj
E enjte, 29.07.2010, 08:45 PM
Matilda Haskaj ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1984, ka mbaruar universitetin në Elbasan për Shkenca Sociale, dhe punon në bashkinë e Fierit.
Poezia është dashuria e saj e fëmijërisë, nga buqeta e saj artistike zgjodhëm disa trëndafilë poetik.
NUK KAM FRIKË
Te prita edhe nje nate tjeter ne shtratin e vetmuar .
Aty kisha fshehur enderrat per te mos mi prek kush
Aty vrisja urrejtjen qe dites ti falja dashurin e munguar
Ndersa ti, braktisje shpirtin e plagosur, qe dikur te falte dashuri
Une buzeqeshja qe enderrat e shtratit mos te trembeshin
Aty fshihen sekrete te medha .
Aty ndodhet jeta ime ,aty eshte e lire
Nuk friksohet nga ty ...
BOSHLLËK
Dikur braktise veten ,
se syte te mashtruan kohen ..
u ende si endacak neper vite qe realitetin te kapje ...
Mashtrim i dyfishte ...
Haroje faljen ,
kam kohe qe e kerkoj .
Zhgenjim ...
Me fal buzeqeshjen qe me pate premtuar atehere ...
Genjeshter...
Dikur ti tregoje perralla te bukura ,
sa naive, besova enderrat qe jetova zgjuar .
Keqardhje ,
per kohen qe vet e denova ...
Boshllek ne shpirtin e trazuar ...
Pa emer "VETMIA
"
...lengim pendese une thura per ty...
por ti kohen prangose ,
nuk u ktheve me pas ...
veshtrim i erret mbi syte e mi ,
loti me buzeqeshte tek thosha ca fjale
enderr rrengjethese tek zgjohet tani
mashtrim pendues fliste per ty
une dashuri isha tek ti ,
ti mekatare ne syte e mi...
ti ecje si era mbi tapetin e kuq,
une zvarritesha te te prekja pak ...
dhe ktheja syte vetem per nje cast
sa rruge te gjate kisha bere pa ty...
ti vije e shkoje e s'thoshe asnje fjale
vec veshtrimi yt kerkonte falje .
une dashuruar me aromen tende,
lutesha qe te ktheheshe vetem per pak.
ti marrosur pas nje cmendurie, heshtje e nuk the asnje fjale...
une budalla i nje dashurie ,lutesha se te desha pa mas,
por ike...
ndaj do te mbetesh gjithmone
"E BUKURA PUTANE
VULLKAN JETESE
Lakuriqesi shpirterore gllaberove ftohtesine ...
Armike e ndjenjes me universale,
u arratise pas frikes jetike,
atje kerkoje shpetim
dhe serish u ktheve me te njejtin mendim...
Siluet per se largu ,vije drejt folese ,
me leshrat e shkujdesur pak cmenduri me vete sjell
Arrati -rikthim pertej se shkuares ....
Arrati -rikthim pertej se ardhmes ....
Paradoks jetese,enderrat perplase
U zhyte ne kujtime ,
e perhumbur keshill vetes, kerkove ...
Vullkan per se mbrendeshmi shperthen,
dhe loti i kristalet shpirtin e akullet zbut,
per nje tjetre rebelim si ky zjarre
qe nisi te shuhej pak e nga pak ...
dhe athere "LIBRI I JETES" u mbyll me nje"LAMTUMIRE"
per tu lexuar nga dikush tjeter...
PASQYRA TRADHËTARE
Pasgjyra magjike tregonte bukurin tende ,
aty hiqje masken .
Ate maks qe dikush ta fali ,
por ti tashme ishe mesuar nuk prisje tjeter gje .
Pas skutave te vetmis ishe bere shoqe me trupin e bukur ,
aty ngushellije veten ,miken tende
Ne xhamin me ngjyre shkruaje egzistecen ,
ku sfondin e mbulonin avujt e epshit .
Ti zgjate doren te prekje te tashmen ,
por ndjenja frikesohej nga fjala jote
Mekatare ...
Ti ecje e ndaleshe ,
Vrapoje e rezoheshe ,
Guxoje dhe terhiqeshe ..
Frikacake ...
Jeta te fali emrin tend ,
ate emer qe ti njollose ...
Tradhetare...
Mashtrove veten duke jetuar iluzionin ,
dhe keshtu thure melodi me kitare ,
per te treguar nje tjeter histori si kjo e jotja ...
Ndersa syte te tradhetuan "MASKEN " mbi supe ....