| E diele, 01.08.2010, 04:50 PM |
Poezi për fëmijë
ZBRITMA AEROPLANIN NË TOKË!
Një ditë të diele në park
Lunin fëmijët rreth e qark
Prindët afër tyre qëndronin
Për fëmijët e vet bisedonin
Tregonte Agimi për djalin e tij
Është ma i gjalli ndër fëmijë,
Një ditë tue lujtë me një macë
Kur e pamë ish hypë n’terracë!
Ende pa i mbushë dy vjet
Ishte ngjitë shkallëve përpjetë
Mos kujtoni se po mahitem
Edhe vetë, sot, po çuditem!
Vajza ime hiç pa dyshim
Për lodra s’ka ma interesim
Kur një ditë pa një gomar
E donte n’shpi me gjithë samar!
Unë kam një djalë- tha Shpresa
Njësoj i çuditshëm qe besa!
N’fundjavë shkova me te në Gorë
Në pikë të verës m’kërkonte borë!
Kjo çka thatë ju s’është asgja
Për kërkesa si djali im s’ka
E dini ç’më tha , o shokë?
Zbritma aeroplanin në tokë!
Sami ISLAMI
Londër, 30.07.2010