Kulturë
Përparim Hysi: Dëgjoni, milet !
E shtune, 31.07.2010, 05:21 PM
Dëgjoni,milet !
Kujtimit të Njeriut të mirë,Uan Janos(Kakani)
Tregim
Nga Përparim Hysi
Nuk ka fierak të moshuar që të mos e mbajë mend ,Uan
Janon (Kakani) .Ishte jo vetëm një burrë i zgjuar,por kishte një
humor shpotitës që të bënte për vete.Veçanërisht,humori i tij
shpërthente kur xha Uani,ky njeri kaq i mirë,ishte bërë xurxull.Në se
njerëzit thonë se ç'ka barku,e nxjerr bardhaku,unë them që në rastin e
Uanit,kjo thënie zhvlerësohej.Ai atë që kishte për të thënë,e thoshte
pa ia bërë syri tërr si i ipirë të qe,por dhe i papirë.Se kishte një
kurajo të pashoqe.Po të hynte në klub, (më vjen pak për të qeshur,kur
shprehem kështu ),se ku mund të përfytyrohej klubi pa Uanin. Të
gjithë,sa hynte ai,do të linin gjithçka që kishin përpara,se e dinin
që Uani do zbrazte ndonjë nga ato:të tijat! Kjo prani e tij nëpër
klube qe gjë krejt e zakonshme dhe kurrë nuk u mor vesh pse ky njeri
kaq i mirë qe dhënë pas pijes.
Sidoqoftë,për "një nga të tijat",do t'ju tregoj dhe unë sot.
* * *
Hyri ai dhe,kur pa që klubi "Partizani" qe
plot,lëshoi thirrjen:-Dëgjoni,milet! Dhe ndaloi.Një nga të njohurit e
vjetër,aty,në klub,pyeti:-Po çfarë të dëgjojmë,more mik? Dhe ai:-Dorë
e thatë nuk ka uratë! I njohuri ia mbushi një dopjo dhe xha Uani,pasi
e ktheu "eksi",doli mu në krye të klubit,sikur do të mbante fjalën e
rastit dhe e zbrazi:-I vranë Lartmadgnisë Zogjit I(nuk di pse thoshte
kështu sikur të qe verior?! ) ,një mikun e tij këtu,në Portëz. *
Njerëzi,të bërë sy e veshë.E vranë,-vazhdoi ai,po erdhi telegrami prej
Tirane që thoshte:-Të kapet vrasësi me çdo kusht! -Po hë a e
kapën?-s'iu durua dikujt.Dhe Uani vazhdoi ligjëratën ( të dukej në
atë çast si një sekretar gjykate që lëçit një shkresë zyrtare!)
,...gjejge telegramit tuej,ju njoftojmë se viktimën e zumë dhe vrasësi
ka ikur në drejtim të paditur. Të gjithë ia dhamë të qeshurit dhe
secili nga ne tek kjo rrëfenjë për të qeshur,shikonte një sajesë nga
xha Uani që,pothuajëse,i nxirrte nga xhepi rrëfenja të tilla. Por nuk
kish qenë kështu fare. Se ...
* * *
Kishin kaluar vjete nga kjo histori e xha Uanit.Në
shtëpinë tonë erdhi një veteran që veprimtarinë kundër Lartmadhërisë e
kish filluar qysh nga vitet '30-të.Qe jo vetëm kushëri yni,por dhe
vërsnik me tim atëm të cilin,siç tregonte qe lidhur ca si
tepër.Veterani ,tanimë kur kishin kaluar 30-vjet nga kjo histori,kish
gradë të lartë ushtarake.Qe gjeneral dhe shërbente në Minstrinëe
mbrendshme.Mua ca se ma donte puna(qeshë mësue letërsie) dhe ca se
doja të rëmoja në veprimtarinë e hershme të tij,të kohës së
Zogut,,nisa ta ngacmoj me pyetje dhe,kur të gjithë ranë të flenë,unë
rashë në dhomë me të.Dhe ç'më tregoi ai,unë po e sjell për ju.
-Veprimatrinë e kam filluar në vitet 1932-1933.Në
këtë"valle" më futi,si skraparli që jam,Riza Cerova,mik i familjes
sonë.
Xhaxhai im,Pasho Hysi,-tregoi ai,- një mushkë e dërgonte në mulli për
të furnizuar familjen e Riza Cerovës.Rizai ishte oficer zogist,kishte
parë dynja me sy dhe bashkë me oficerë e civilë të njohur,formuan një
organizatë që u kodua me siglën"Dora e zezë".Pra,ai më futi në valle
dhe,sado që qemë në gjendje të mirë ekonomike, më dërgoi me"shërbim"
në ndërmarrjen Botore,në Fier.Isha si punëtor"përgjegjës"(kudo kishim
njerëzit tanë) ,dhe për të banuar,rrija tek Ndrizka,në Portëz ku
dihet që ka skraprlinj.
Bëja sikur punoja,po,për të mos i ngrënë hakun,edhe Lartmadhnia e tij
nuk e hante thaë.Na mbante nën vëzhgim.Në Fier,në atë kohë,komandant
xhandarmërie ka qenë një matjan,besnik i Lartmadhërisë,Mestan quhej.Sa
herë shkëmbehesha me të(me Mestanin,pra!) ,ky m'i ngulte sytë e tij
zhbirues dhe dukej sikur më thoshte:-Skraparli,nuk ma hedh dot.Të kam
nën vëzhgim dhe,po të mbërtheva,të piu e zeza.E kuptoja seç më thoshin
sytë e tij dhe i bëja sytë katër se kot nuk thonë:ruhu,të të ruaj.
E mbaj mend mirë.Ka qenë perëndim dielli,në korrik.Sa lashë
xhadenë,për t'u ngjitur në Portëz(harrova të them:rrugën nga Portëza
në Fier dhe anasjelltas e bëja me një bicikletë"Bianka" ) ,përmjet
një rrugice të ngushtë,me bicikletë prej dore,kur shoh që m'u lëshua
një qen-ujk çobanësh.Lashë bicikletën dhe ,tek po matesha që të gjeja
ndonjë gur a dru për t'u mbrojtur nga qeni,ndjeva që dikush më goditi
në kurriz me aq forcë,sa m'u errën sytë. Tek rashë për
tokë,mjegullueshëm vura re atë që më goditi:qe një dymetrosh,me
shpatulla prej lisi që,po ta çaje dërrasa,pa frikë i shtroje tri dhoma
të mira.Hoqi qenin dhe u zhduk.Mbasi e mora veten,fillova të
arsyetoj.Me siguri,-mendova,-e kam nga Mestan "Efendiu".Në daltë prapë
nesër,dihet që është dora e matjanit.Zakonisht,sado firarëshe,po mbaja
një kobure"bereta" me vete.Atë natë nuk e pata.Të përleshesha me mikun
trup më trup,e shihja që nuk e haja dot."Efendi" Mestani e kish bërë
të mirë "zgjedhjen".Shkova në shtëpinë e Ndrizkës dhe ç'më ndodhi as
që e zura në gojë.
* * *
Të nesërmen,"Berretën" në xhepin e fshehtë dhe frymën në Fier.Tek
klubi ku pija ndonjë teke apo dhe kafe,sikur me porosi,më priste xha
Mestani(se i moçëm qe! ) . Përsëri m'i hodhi sytë e tij prej
zhgabonje dhe dukej se këtë herë më pyeste:-E,si ma ke kurrizin?Mos ma
ke më të butë se barkun?Ky shikim më bindi dhe më në hamendësinë time.
Mezi prisja sa të errësohej që të provoja ato që hamendësoja.U err dhe
tek u ngjita tek ajo rrugica e një mbrëmjeje më parë,tak dhe u
afrua"miku" që,pa më përshëndetur,hapi krahun me sa fuqi kishte
dhe,kur po matej të gjente vendin më të përshtashëm për të
goditur,unë,sakaq,gishtin në këmbëzën e "berretës" dhe elashë shakull
përdhe.Pastaj,menjëherë,në strehën e shtëpisë së parë të fshatit(të
gjitha shtëpitë qenë me kashtë ) , fsheha koburen dhe nxitova për tek
Ndrizka.Sa sosa atej,i thashë:-O burra,të shkojmë tek
Novruzi(skraparli tjetër ky në Portëz) , se na ka thirrur për darkë.
Ky na priti krahëhapur dhe thirri dhe dy skraparlinj të tjerë për
muahbet.Unë po muhabetit vu dhe ca më shumë:disa herë u ngrita në
valle,se më digjte qerja dhe ashtu m'i donte mushka drutë.Në mëgnjes
mbrritën xhandarët me Mestanin në krye dhe dyshimi ra mbi mua.U
ngritën një taborr i tërë dhe kjështu shpëtoav.Më tej plasi
kryengritaje Fierit më 1935.Më arrestuan."Efendi" Mestani nuk më la
torturë pa bërë,po krimin e Portëzës nuk ma zuri në gojë.Më dënua me
20-vjet.Më torturonin çnjerëzisht dhe arritën që plagët nga torturat
po më gangrenizoheshin.Doktori i bashkisë(s'do medn që do t'i
shërbente qeverisë,de! ),më solli një melhem gjoja për t'i mjekuar
plagët.-Mos e përdor,- më tha bashkëvujatësi imi i burgut,një mjek
italian.Lirinë,Lartmadhlria ma ka hequr,po profesionin nuk ma heq
dot.Mos e përdor,- përsëriti.Se,po e përdore,do të vdesësh.Bëra kështu
dhe shpëtova.Mandej,u bë një amnisti dhe dola nga burgu.Pas burgut
gjërat u përshpejtuan dhe fillimisht qeshë me Çetën e Skarparit,mandej
si zvëndës komandant i brigadës VII sulmuese dhe shkova deri në
Vishegradë.
Që me Kongresine Përmetit u gradova major dhe,kur ktheva nga
Vishegradi në Tiranë,punova në Minstrinëe mbredshme.Një ditë kisha për
detyrë të kontrolloja burgun e Tiranës.Shkova dhe drejtori u mat të më
raportoj.Sa më tha:-Raporton komandati i burgut kapiten I
Mestan...,menjëherë i dhashë komnadën "qetësohu"(e njoha,sa e pashë
"mikun" tim të dikurshëm! ) , dhe e ftova për një kafe.Atje më tregoi
se si ishte bashkuar me LNÇL dhe,pas luftës,me që kish përvojë e
kishin caktuar me atë detyrë.Mes tjerash i them:-More,xha Mestan,seç u
bë një vrasje aty nga viti 1933 në Portëz(dhe unë qeshë në Portëz
atëhere) ,po nuk u mor vesh kush e vrau atë çobanin.Dhe
ai:-Dëgjo,shoku major,bëra aq vjet në Fier dhe i vetmi krim që nuk
zbulova. Unë:-E vrava unë!!! Ah,sikur ta kisha ditur!Sot do të
kishte një major më pak.
* * *
Ja,kaq qe tregimi i tij.Dhe unë,duke i bashkuar të dy ndodhitë në
një,them sa e çuditshme që është jeta!Ka raste që dhe armiqtë bëhen
miq dhe anasjelltas.E kanë mirë arabët që thonë.-Mos e sha deri në
fudn armikun se ku ta dish,një ditë,ndoshta,e bën mik dhe mos ia beso
të gjitha të fshehtat mikut se,ku ta dish,një ditë të bëhet armik.
Sentenca,siodoqoftë ,është veç një "antipastë" që i shkon asaj thirjes
bubulluese të Njeriut të mirë;Uani Janos që bërtiste:-Dëgjoni,milet!
Një thirrje që unë,krejt rastësisht,e zbardha plotësisht.Paqe mbi
varin e NJeriut të mirë.Uani Jano(Kakani) ! Amen !
Fier
1974 Florida 2007
29 korik 2010