Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Dëgjoni, milet !

| E shtune, 31.07.2010, 05:21 PM |


Dëgjoni,milet !

 

Kujtimit të  Njeriut të mirë,Uan Janos(Kakani)

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

                 Nuk ka fierak të moshuar që të mos e mbajë mend ,Uan

Janon (Kakani)  .Ishte jo vetëm një burrë i zgjuar,por kishte një

humor shpotitës që të bënte për vete.Veçanërisht,humori i tij

shpërthente kur xha Uani,ky njeri kaq i mirë,ishte bërë xurxull.Në se

njerëzit thonë se ç'ka barku,e nxjerr bardhaku,unë them që në rastin e

Uanit,kjo thënie zhvlerësohej.Ai atë që kishte për të thënë,e thoshte

pa ia bërë syri tërr si i ipirë të qe,por dhe i papirë.Se kishte një

kurajo të pashoqe.Po të hynte në klub, (më vjen pak për të qeshur,kur

shprehem kështu ),se ku mund të përfytyrohej klubi pa Uanin. Të

gjithë,sa hynte ai,do të linin gjithçka që kishin përpara,se e dinin

që Uani do zbrazte ndonjë nga ato:të tijat!  Kjo prani e tij nëpër

klube qe gjë krejt e zakonshme dhe kurrë nuk u mor vesh pse ky njeri

kaq i mirë qe dhënë pas pijes.

Sidoqoftë,për "një nga të tijat",do t'ju tregoj dhe unë sot.

 

                                    *       *       *

                 Hyri ai dhe,kur pa  që klubi "Partizani" qe

plot,lëshoi thirrjen:-Dëgjoni,milet!  Dhe ndaloi.Një nga të njohurit e

vjetër,aty,në klub,pyeti:-Po çfarë të dëgjojmë,more mik? Dhe ai:-Dorë

e thatë nuk ka uratë! I njohuri ia mbushi një dopjo dhe xha Uani,pasi

e ktheu "eksi",doli mu në krye të klubit,sikur do të mbante fjalën e

rastit dhe e zbrazi:-I vranë Lartmadgnisë Zogjit  I(nuk di pse thoshte

kështu sikur të qe verior?! )  ,një mikun e tij këtu,në Portëz. *

Njerëzi,të bërë sy e veshë.E vranë,-vazhdoi ai,po erdhi telegrami prej

Tirane që thoshte:-Të kapet vrasësi me çdo kusht!  -Po hë a e

kapën?-s'iu durua dikujt.Dhe Uani  vazhdoi ligjëratën ( të dukej në

atë çast si një sekretar gjykate që lëçit një shkresë zyrtare!)

,...gjejge telegramit tuej,ju njoftojmë se viktimën e zumë dhe vrasësi

ka ikur në drejtim të paditur. Të gjithë ia dhamë të qeshurit dhe

secili nga ne tek kjo rrëfenjë për të qeshur,shikonte një sajesë nga

xha Uani që,pothuajëse,i nxirrte nga xhepi rrëfenja të tilla. Por nuk

kish qenë kështu fare.  Se   ...

 

 

                                    *      *     *

 

                  Kishin kaluar vjete nga kjo histori e xha Uanit.Në

shtëpinë tonë erdhi një veteran që veprimtarinë kundër Lartmadhërisë e

kish filluar qysh nga vitet '30-të.Qe jo vetëm kushëri yni,por dhe

vërsnik me tim atëm të cilin,siç tregonte qe lidhur ca si

tepër.Veterani ,tanimë kur kishin kaluar 30-vjet nga kjo histori,kish

gradë të lartë ushtarake.Qe gjeneral dhe shërbente në Minstrinëe

mbrendshme.Mua ca se ma donte puna(qeshë mësue letërsie) dhe ca se

doja të rëmoja në veprimtarinë e hershme të tij,të kohës së

Zogut,,nisa ta ngacmoj me pyetje dhe,kur të gjithë ranë të flenë,unë

rashë në dhomë me të.Dhe ç'më tregoi ai,unë po e sjell për ju.

 

                     -Veprimatrinë e kam filluar në vitet 1932-1933.Në

këtë"valle" më futi,si skraparli që jam,Riza Cerova,mik i familjes

sonë.

Xhaxhai im,Pasho Hysi,-tregoi ai,- një mushkë e dërgonte në mulli për

të furnizuar familjen e Riza Cerovës.Rizai ishte oficer zogist,kishte

parë dynja me sy dhe bashkë me oficerë e civilë të njohur,formuan një

organizatë që u kodua me siglën"Dora e zezë".Pra,ai më futi në valle

dhe,sado që qemë në gjendje të mirë ekonomike, më dërgoi me"shërbim"

në ndërmarrjen Botore,në Fier.Isha si punëtor"përgjegjës"(kudo kishim

njerëzit tanë)  ,dhe për të banuar,rrija tek Ndrizka,në Portëz ku

dihet që ka skraprlinj.

Bëja sikur punoja,po,për të mos i ngrënë hakun,edhe Lartmadhnia e tij

nuk e hante thaë.Na mbante nën vëzhgim.Në Fier,në atë kohë,komandant

xhandarmërie ka qenë një matjan,besnik i Lartmadhërisë,Mestan quhej.Sa

herë shkëmbehesha me të(me Mestanin,pra!)  ,ky m'i ngulte sytë e tij

zhbirues dhe dukej sikur më thoshte:-Skraparli,nuk ma hedh dot.Të kam

nën vëzhgim dhe,po të mbërtheva,të piu e zeza.E kuptoja seç më thoshin

sytë e tij dhe i bëja sytë katër se kot nuk thonë:ruhu,të të ruaj.

E mbaj mend mirë.Ka qenë perëndim dielli,në korrik.Sa lashë

xhadenë,për t'u ngjitur në Portëz(harrova të them:rrugën nga Portëza

në Fier dhe anasjelltas e bëja me një bicikletë"Bianka" )  ,përmjet

një rrugice të ngushtë,me bicikletë prej dore,kur shoh që m'u lëshua

një qen-ujk çobanësh.Lashë bicikletën dhe ,tek po matesha që të gjeja

ndonjë gur a dru për t'u mbrojtur nga qeni,ndjeva që dikush më goditi

në kurriz me aq forcë,sa m'u errën sytë. Tek rashë për

tokë,mjegullueshëm vura re atë që më goditi:qe një dymetrosh,me

shpatulla prej lisi që,po ta çaje dërrasa,pa frikë i shtroje tri dhoma

të mira.Hoqi qenin dhe u zhduk.Mbasi e mora veten,fillova të

arsyetoj.Me siguri,-mendova,-e kam nga Mestan "Efendiu".Në daltë prapë

nesër,dihet që është dora e matjanit.Zakonisht,sado firarëshe,po mbaja

një kobure"bereta" me vete.Atë natë nuk e pata.Të përleshesha me mikun

trup më trup,e shihja që nuk e haja dot."Efendi" Mestani e kish bërë

të mirë "zgjedhjen".Shkova në shtëpinë e Ndrizkës dhe ç'më ndodhi as

që e zura në gojë.

 

                                           *        *     *

Të nesërmen,"Berretën" në xhepin e fshehtë dhe frymën në Fier.Tek

klubi ku pija ndonjë teke apo dhe kafe,sikur me porosi,më priste xha

Mestani(se i moçëm qe! )  . Përsëri m'i hodhi sytë e tij prej

zhgabonje dhe dukej se këtë herë më pyeste:-E,si ma ke kurrizin?Mos ma

ke më të butë se barkun?Ky shikim më bindi dhe më në hamendësinë time.

Mezi prisja sa të errësohej që të provoja ato që hamendësoja.U err dhe

tek u ngjita tek ajo rrugica e një mbrëmjeje më parë,tak dhe u

afrua"miku" që,pa më përshëndetur,hapi krahun me sa fuqi kishte

dhe,kur po matej të gjente vendin më të përshtashëm për të

goditur,unë,sakaq,gishtin në këmbëzën e "berretës" dhe elashë shakull

përdhe.Pastaj,menjëherë,në strehën e shtëpisë së parë të fshatit(të

gjitha shtëpitë qenë me kashtë ) , fsheha koburen dhe nxitova për tek

Ndrizka.Sa sosa atej,i thashë:-O burra,të shkojmë tek

Novruzi(skraparli tjetër ky në Portëz)  , se na ka thirrur për darkë.

Ky na priti krahëhapur dhe thirri dhe dy skraparlinj të tjerë për

muahbet.Unë po muhabetit vu dhe ca më shumë:disa herë u ngrita në

valle,se më digjte qerja dhe ashtu m'i donte mushka drutë.Në mëgnjes

mbrritën xhandarët me Mestanin në krye dhe dyshimi ra mbi mua.U

ngritën një taborr i tërë dhe kjështu shpëtoav.Më tej plasi

kryengritaje Fierit më 1935.Më arrestuan."Efendi" Mestani nuk më la

torturë pa bërë,po krimin e Portëzës nuk ma zuri në gojë.Më dënua me

20-vjet.Më torturonin çnjerëzisht dhe arritën që plagët nga torturat

po më gangrenizoheshin.Doktori i bashkisë(s'do medn që do t'i

shërbente qeverisë,de! ),më solli një melhem gjoja për t'i mjekuar

plagët.-Mos e përdor,- më tha bashkëvujatësi imi i burgut,një mjek

italian.Lirinë,Lartmadhlria ma ka hequr,po profesionin nuk ma heq

dot.Mos e përdor,- përsëriti.Se,po e përdore,do të vdesësh.Bëra kështu

dhe shpëtova.Mandej,u bë një amnisti dhe dola nga burgu.Pas burgut

gjërat u përshpejtuan dhe fillimisht qeshë me Çetën e Skarparit,mandej

si zvëndës komandant i brigadës  VII sulmuese dhe shkova deri në

Vishegradë.

   Që me Kongresine Përmetit u gradova major dhe,kur ktheva nga

Vishegradi në Tiranë,punova në Minstrinëe mbredshme.Një ditë kisha për

detyrë të kontrolloja burgun e Tiranës.Shkova dhe drejtori u mat të më

raportoj.Sa më tha:-Raporton komandati i burgut kapiten I

Mestan...,menjëherë i dhashë komnadën "qetësohu"(e njoha,sa e pashë

"mikun" tim të dikurshëm! ) , dhe e ftova për një kafe.Atje më tregoi

se si ishte bashkuar me LNÇL dhe,pas luftës,me që kish përvojë e

kishin caktuar me atë detyrë.Mes tjerash i them:-More,xha Mestan,seç u

bë një vrasje aty nga viti 1933 në  Portëz(dhe unë qeshë në Portëz

atëhere)  ,po nuk u mor vesh kush e vrau atë çobanin.Dhe

ai:-Dëgjo,shoku major,bëra aq vjet në Fier dhe i vetmi krim që nuk

zbulova. Unë:-E vrava unë!!!   Ah,sikur ta kisha ditur!Sot do të

kishte një major më pak.

 

                                     *       *      *

Ja,kaq qe tregimi i tij.Dhe unë,duke i bashkuar të dy ndodhitë në

një,them sa e çuditshme që është jeta!Ka raste që dhe armiqtë bëhen

miq dhe anasjelltas.E kanë mirë arabët që thonë.-Mos e sha deri në

fudn armikun se ku ta dish,një ditë,ndoshta,e bën mik dhe mos ia beso

të gjitha të fshehtat mikut se,ku ta dish,një ditë të bëhet armik.

Sentenca,siodoqoftë ,është veç një "antipastë" që i shkon asaj thirjes

 bubulluese të Njeriut të mirë;Uani Janos që bërtiste:-Dëgjoni,milet!

Një thirrje që unë,krejt rastësisht,e zbardha plotësisht.Paqe mbi

varin e NJeriut të mirë.Uani Jano(Kakani) ! Amen  !

 

                                                      Fier

1974   Florida 2007

 

                                        29 korik 2010