E hene, 29.04.2024, 01:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Nesër kush do t'ju pri këlyshëve me zgjebe

E enjte, 29.07.2010, 09:58 PM


KALOSH ÇELIKU

 

NESËR KUSH DO T’JU PRI

 KËLYSHËVE ME ZGJEBE

 

       Profetike, ë?! Patjetër. Nesër, çka do të bëjnë këlyshët me zgjebe të Doktor Ziut?! Ose: si do të përfundojnë të gjithë bythekrye në koshat e plehrave historik. E them këtë se, unë e di si në pëllëmbë të dorës Babashehut, në Tyrbe. E shoh edhe me sy të Nesërmen, që është nisur moti me koçi mes maleve. Po, nuk e dini ju, shërbetorët e Doktor Ziut, nuk i shihni hapat e juaj nëpër errësirë. Bythëprapë. Unë Shkupin e kam pushtuar para haramëve të Doktor Ziut. Tjetër, është deklarata: Shkupin e “çliruam” ne haramët e Doktor Ziut. Fatkeqësi kombëtare: iu turrën për poste në Qeveri e t’i mbushin xhepat e tyre të grisur e familjarë brez pas brezi.

       Tmerr. Shumicën i shoh pa kokë. Ndonjërin e tërheqin për dore. Tjetrin me litar për qafe si qen. Patriotin e vonuar përpara dyerve të xhamisë  me bythët e grisura në Diell. Doktor Ziun, arnë kazani të Xhehenemit. E koshi plehrave është larg, matanë Urës Gurit. Qoftëlargu, moti ua ka hedhur një asht në rrugë. Këlyshët me zgjebe me të katërta, kush i pari t’ia rrëmbej shpërblimin shokut nga goja. Lëmsh turren rrugës, edhe lehin njëri kundër tjetrit natën. Pordhë e piskamë. Ndonjëri, më trimi edhe e kafshon shokun pas shpine. I hap plagë. Ashti fitohet me luftë.

       Matanë Urës Gurit, shpallet fitorja: Vera kulturore. Ndahen edhe shpërblimet. Në mënyrë solemne jepet shpërblimi: një asht. Doktor Ziu është në krye të oxhakut për ndarjen e çmimeve. Ndonjëri, edhe i hidhërohet vendimit politik. Nuk e ka merituar ai dumdum, unë i pari arrita te ashti. Gjithë jetën kam punuar për një asht shpërblim. Jo, thotë Doktor Ziu. Nuk duhet të ziheni për një asht sllavi. Secili, e ka rriskun e vet në këtë betejë të përgjakshme për “bashkëjetesë”, ende kemi shpërblime partikake - politike. Ndonjërin do ta bëjmë poet të madh. Tjetrin, profesor Universiteti. Askushin, në Qeveri. Mirë, zoti Doktor Ziu, po unë nuk e kam as fakultetin?! Nuk prish punë. Edhe fakultet do të të japë Partia. Edhe doktoraturën. E rëndësishmja është, ju t’u bindeni urdhërave të mia si akademik i tre Akademive shkencore, që nga koha e Shokut Tito, truri i Partisë Komuniste. Puna tjetër është e imja se, si do të shpërbleheni ju në jetë në këtë konkurencë të madhe mes partizanëve të partive politike. Në doni të dini më shumë, për të gjithë ju kam menduar nateditë me kokë. Edhe shpërblimet i keni në çantën time të lëkurës derrit, që një student në atë kohë për një provim ma solli nga Gjermania. E di, ju do të thoni: nuk ka qenë e zbrazët edhe pa një kafe. E vërtetë, në të kishte të pish një kafe me shokë. Vetëm jo, edhe të bësh një shtëpi në bregdet. Unë jam ai me shokë, që ndaj në këtë jetë diploma fakulteti, vende pune, tituj shkencor, çmime letrare. Askush, tjetër në këtë botë nuk mund të ma marrë zanatin. E juaja është, t’u bindeni urdhërave të mia prej “akademiku” që në kohën komuniste. Punës suaj t’i dilni zot, t’u ndërseheni pas shpine kundërshtarëve të mi, sa herë t’ua bëj unë me gisht. E di, ju do të thoni: mirë në këtë jetë do t’i marrim të gjitha shpërblimet për “flijime artistike”. Po, na trego çfarë shpërblimi do të marrim në atë jetë?! Përgjigjet: E them haptas më se i sinqertë: për në atë jetë do të vendos Dexhalli Allahut të cilit i luteni për mëkate përpara këmbëve të Hoxhës në xhami.

        - Mirë, zoti “Akademik”, të gjitha këto që i thua në xhami, ta zëmë se nuk i luan as topi. Po, nesër kush do të na marrë në mbrojtje, kur ti nuk do të jesh në jetë, mes xhematit. Ecish krah për krahu me “vëllezërit”. Cili do të na ndaj çmime letrare, diploma fakulteti, vende pune, tituj shkencor nëpër universitete shtetërore e private?!

       - Edhe për këtë kam menduar si shkencëtar i të gjitha kohërave. E kam gjetur edhe pasardhësin tim në këtë vend pune, që ma besoi mua si nxënës komunizmi. Është kolegu juaj analist politik, ai që më së shumti i është turrur ashtit me të katërta këmbët gjatë ndryshimeve demokratike. Edhe, sipas kritereve të mia të profesinostit dhe “vëllezërve”, i plotëson të gjitha kushtet për “flijimeve artistike”.

      - Na paske marrë në qafë. Vëllai ynë, nuk është artist demokrat. Është rrospi. I ka ndërruar deri më tash disa burra, më falni parti politike.

      - Eh, po kështu e ka arti. Shkenca, politika moderne. Postet në Qeveri dhe Akademi, vendet e punës i fitojnë gjenitë e partive politike. Edhe çmimet shekncore.

      -  E pabesueshme. Nesër, sipash jush Nëna Parti do ta bëj edhe deputet, ministër, drejtor, ambasador, hoxhë në xhami…

      - Ta merr mendja. Shoqërisë dhe Shtetit i duhen gjenitë. Shkollarët, që i përpunojmë ne nëpër fabrikat tona neokomuniste me renome botërore.

       - Mirë, sot e kryet detyrën. Po, nesër kush do t’i tërheq me litar këta këlyshë me zgjebe në ardhmëri? E kam fjalën, kur ti më nuk do të jesh në këtë jetë si akademik i tre Akademive shkencore. Shkaku se: edhe Natyra i ka ligjet e veta shkencore. Mos e teproj shumë: Zoti Madh. Tekefundit, edhe ti e di se je: me një këmbë në varr.  Tjetrën, në livadh. Mund të cofish me bythët në hava në ndonjë kosh të plehrave, matanë Urës Gurit. Nesër, kush do t’u pri këtyre këlyshëve me zgjebe, tërheq me litarë për dore matanë Vardarit krah për krahu me “vëllezërit”?!.

       - Edhe për nesër kam menduar për këta këlyshë me zgjebe. E kam përgaditur mirë terenin. Pasardhësi im besnik do t’i tërheq për dore, qes matanë Urës Gurit.

      - Dhe, përsëri të vazhdojnë të na shesin te “vëllezërit”: për një post në Qeveri, për një vend pune, diplomë fakulteti, titull shkencor?!..

      - Dihet. Pse, çka mendove, t’i tradhtojmë “vëllazërit”?! “Probatimat”, me të cilët e kemi ndarë edhe të mirën edhe të keqen nëpër shekuj.

      Jo, po thashë: këta këlyshët e tu me zgjebe mos na bëjnë Shqypni Etnike. I ke stërvitur ti mirë pas ashtit nëpër kabinete akademike të “vëllazërim-bashkimit”.

      - Budallai. E ku ke parë ti këlyshi t’ia kalojë qenit. Populli e ka thënë: babës t’i ngjash është adet, po për t’ia kaluar duhet marifet.

- Më këtë do të thuash se ata, për të të kaluar ty duhet bërë marifet.

- Ta merr mendja. Mazi nuk del para pelës.

- E kam të qartë. Nuk të pyes më për vrapimet maratonike pas ashtit. Nesër, kur do të

cofish ti me kokën në koshin e plehrave e bythët në hava të “vëllezërve”, matanë Urës Gurit, këta këlyshë me zgjebe me bishtin nën këmbë do të sillen rrugëve dhe do t’i ngrejnë këmbët përpjetë edhe për një copë buke. Shkaku se: janë të paaftë për jetë. Nesër nuk do të jetë Doktor Ziu t’i mbajë gjallë, t’i tërheq për dore, ndajë diploma fakulteti me thasë, vende pune, tituj shkencor, çmime letrare.

     Edhe e sulmojnë: një – dy, tre këlyshë me zgjebe një itelaktual nga Shqipëria. Turr Banda e këlyshëve me zgjebe e Doktor Ziut, bythekrye në hurdhë: I dalin zot vëllait “gjeni”. E, harrojnë se janë këlyshë me zgjebe. Nuk kanë guxim dhe trimëri të lehin pas Ujkut. O, Imzot, sikur këta këlyshë me zgjebe ta lëpinin ashtin, që ua ka hedhur Qoftëlargu, matanë Urës Gurit! Dhe, kurrë më të mos lehnin pas Ujkut të maleve! Shkaku: këlyshin me zgjebe mysliman, Ujku i maleve ua ka bërë përrallë në gazetë. Vëllezërit e tij, këlyshë me zgjebe gjysëmanalfabetë, turr t’i dalin zot. E kotë. Ujku më ia ka lënë vetëm eshtrat në mes të lëmës. Nuk ka ferexhe te zezë që ia mbëledh eshtrat në një thes, t’ia varrosë në Mekë.

       Fatkeqësia: këlyshët me zgjebe do të cofin nesër në mes të rrugës,  në të njëjtën ditë me Doktor Ziun. Cuca, përgadisni dajret në lëmë! Edhe sheqerkat e larmë, t’i hedhin krushkat mbi koçi. Fëmijë, mos u shtyni në lëmë, për të gjithë do të ketë sheqerka të larmë nën koçi! Gra Zajazi, i vajtoni me dajre dëshmorët e “vëllazërim-bashkimit”, ua këndoni këngët e dëgjuara të kësaj ane nëpër varrime!...

       Problemi me shqiptarët: Thirrjet e përditshme nga minaret e xhamive në gjuhën arabe. Askund, nuk më lënë vend të zbrazët nëpër gazeta (fushë të bardhë), për t’i shënuar frymëzimet e përditshme në Tavernë. I kanë mbushur me raklama. Problem me shqiptarët patën turqit. Problem Serbia. Problem të madh pati Hitleri. Problem, xhaxhi Enver. Problem edhe shoku Tito në “kali të bardhë”. Edhe unë, poeti.

      Vallë, cili do të jetë ai burrë që nuk do të ketë problem me shqiptarët?! Dhe, në fund: problemit të shqiptarëve t’i vë pikë. E presim. Edhe habiten njerëzit: kush më ruan mua poetin mes këtij bërlloku që lulëzon edhe në mes të Dimrit?! Përderisa, ata gjithë ditën e lume të pesë vaktet i falin në xhami, përpara këmbëve të Hoxhës. E shurdhuan edhe qiellin. Dhe, ende nuk e dinë se: mua më ruan Zoti…



(Vota: 20 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora