Kulturë
Përparim Hysi: Fshat më fshat me trastën e mallit mbi shpinë
E premte, 06.08.2010, 07:00 PM
Fshat më fshat me trastën e mallit mbi shpinë
"... se den baba den, unë jam fshatar..."
P. Hysi
(cikël me poezi )
Nga Përparim Hysi
1. Petova
Në Petovë unë kam lindur,është një fshat afër Fierit
Në kam vjete që kam ikur,mallin kam si të njëherit
Se aty unë jam rritur,kam kaluar tërë fëmijërinë
"Dy gurë bashkë nuk i kam lënë",kur kullosja bagëtinë.
Se kam qenë
Veç të ngopja dhëntë doja,për të tjerat,s'pyesja fare
Dhe i futja ndër të lashta(sa në grurëra,në tërshërë)
Sikur kaq ma priste"çaçka?!",as ma bënte syri tërr
Aty ktheva si mësues dhe punova tridhjetë vjet
Me ta hëngra dhe piva(i kam miq me të vërtetë)
E tani që unë kam ikur nga Petova në Mbrostar
Tek Petova më rri mëndja;për Petovën digjem mall.
2.Mu tek "Koka e Shqiptarit" *
Mu tek "Koka e Shqiptarit",mbi një kodër dominuese
Vështroj fushën e Mbrostarit,të qendisur me dorënuse
E gjithë fusha si qilim,me motive popullore
Mall, o mall,më bën tym dhe më heq mua këmba-dore.
Gjithë kodra me ullnj:ndër ullinj me dhjetra
Ky peizazh më mbush gëzim,sikur ja këndojnë bilbila
Kur shoh fshatin të ndryshuar dhe është bërë si në Europë
Ndjej gëzim në kraharuar,nga gëzimi kam dhe lot.
*Kodër dominuese në Mbrostar-Ura,Fier,ku dhe banoj
3.Vërzhezha *
Kur shkon për Çorovodë,në krahun e majtë
Është Vrëzhezha ku ka lindur im atë!
Unë,të them të drejtën,për të mall kam
E dua Vërzhezhën,se desha baban.
Kur qe 40-vjeç,im at shtegëtoi
Jetoi 40-vjet të tjera këtu,në Myzeqe
Por asnjë vit nuk la,pa shkuar atje.
Rreth të tetëdhjetave e "humbi" kujtesën
E mundi skleroza,po s'i mori Vërzhezhën
Se me Vërzhezhën im atë vdiq në gojë
Më thoni tani,a mund ta harroj?
*Fshat në Skrapar
4.Nishica
Kjo Nishica e Skraparit,është fshati i gjyshit tim
4 orë nga Çorovoda,atje shkoja për verim.
Fshat i bukur,mbushur pemë,ujë të ftohtë që punë e madhe
Lart,mbi fshat,është Tënda e Qypit ku u bë një luftë e madhe
Është e lodhshme,të bësh rrugën;ngjitesh nëpër qafa
Të rrok fresku i shëndetshëm që të vjen nga gjethe pemësh
Dhe mushkëria si ballonë,mbushet ajër të shëndetshëm.
Pa kur ulesh nën hije,pemët mbushur plot me kokrra
Zë e ha bukën e ngrohtë që e bluajtur është në mokrrra
Mokrra guri,rrasa guri si në rrugë dhe në pullaz
I ka bërë një dorëburri,dajua im që ndjesë pastë!
Kjo Nishica e Skraparit,është fshati i gjyshit tim
Tash u plaka,më s'shkoj dot;e kujtoj me përmallim.
5.Në stan
Që nga shpati i një
Mu tek vatha e një stani,heshti dhe gjuhë e këmborës
Se mërzejnë dhëntë në hije,se gjinkalla po pëllcet
Se është gusht,or tunjatjeta! Vera ka kohën e vetë.
Mu aty,në rrëzë të malit, ku është shtritur një luginë
Do të shohësh tufa-tufa,bagëtia bën verim
Unë tek stani ha bukëvale që ma bëri xha Maksuti
Ndaj për stane unë kam malle;ndaj për të më ha "fuxhuti"
6.Ndërnënas
Është një fshat,pak afër detit,mu në zonën e Libofshës
Këtu fillova si mësues;në kujtesë e mbaj prej kohësh
Unë punova plot tri vjet,për Ndërnënasin kam nderim
Çdo shtëpi e këtij fshati,më thotë:-Mirëse erdhe,Përparim!
Janë njerëz zemërllagarë,siç janë në Myzeqe
40-vjet që jam larguar,pse më duket jam atje?
Atje shkoj i përmalluar se kam shokë dhe ish-nxënës
Tani janë flokëzbardhuar(10 mësues,të mitë nxënës)
Kur e shoh shkollën të re;është moderne dhe kohës
Tash Ndërnënasi ka shkollën më të mirën e Libofshës
Mua më bëhet zemra mal,edhe mbushem ngashërim
Se aty kam miq e shokë që më presin me nderim.
7.Një zgjim i përmallshëm
Kam ardhur në fshat,tani për verim
Dhe gjumë po fle për shtatë qejfe
Më zgjoi muja e një viçi(duket ka urinë?!)
A blegërime e një deleje.
U zgjova dhe para sysh më erdhën kujtimet
M'u shfaqe ti,kur të pashë tek kroi
Më tej bisedat;pastaj përqafimet
Dhe them me vete:-Ku do jesh,moj?!
Ndërkaq,lopa Larë mënd viçin
Mu-ja pushoi tek lopën po pinte
Unë humbur kujtimesh(flisja me "hiçin")
Ky zgjim i përmallshëm në kohë tjetër më shpinte.
8. Kam mall për fshatin
Aq mall kam,o miq,për fshatin
Sa duket se për të jam i droguar
Nga malli kam shaluar Pegasin
Dhe hiç nuk i zbres,po rri shaluar.
Purtekën Pegasit nuk i ndaj
Bamp me fshikull mbi kurriz
Atje,në fshat,frymën do ta mbaj
Se pa fshatin jam si në krizë
Arrij në fshat dhe veç atëherë zbres
Pa toka bëj me të mitë,bashkëfshatarë,
Aty,or miq,unë dua të vdes
Se,den baba den,unë jam fshatar.
9.Nostalgji
Siç e shihni,ju tregova për gjithë vëndet që unë dua
Se këto vende i kam shkelur dhe të vete atje dua
Ruaj kujtime të përmallshme,ku ka vuajtje dhe gëzime
Nëpër vënde ku kam shkelur,është e gjithë jeta ime.
Mall kam që prapë të vete,por ja s'shkoj dot më
Se tani edhe jam plakur dhe "motorin" benzina e lë
S'kam fuqi që prapë t'u ngjitem atyre qafave për Nishicë
O Vërzhezhë të shoh me sy,por aty nuk vij dot hiç.
Gjeografia e bredhjes sime sa po vjen edhe po mblidhet
Se fuqia po më lë dhe litari sa vjen mblidhet
Gjunjët dhëmbin,këmbët dhëmbin,pa dhe azma gërr-fërr
Zëmra do,po nuk kam forcë(dhe nga shpirti bëhem dërr.)
Gusht 2000 - 2010