Kulturë
Lis Bukuroca: Zonjë
E premte, 06.08.2010, 09:05 PM

Gjinj të bardhë, pushtues e lart ngritur
fustani nga era, mbi gjunjë i përpëlitur
në lëndinë me vrap, flokët pas lëshuar
sa hyjnore, O Zot, e tëra, hir i praruar.
Ato mollaqe, ah, të bukura ëmbëlake
kofshë të bardha e dridhmë dredhake
ngashërim dhe dehje, me terr mbuluar
atje lart vetëm yjet, n’qiellin e harbuar.
Ato puthje plot afsh, më vonë ai shi
buzëkuqe si flaka, freskuese si puhi
ngasje e pafund dhe ajo mjegullnajë
në lëndinë hare, fshehur nën floknajë
Terr, natë e plotë dhe deri diku të tretur
dorë për dore tutje, nga hyjni të prekur
buzëqeshje, pastaj vështrimi i gjatë në sy,
grua, e ëmbël jeta, parajsë, jetuar me Ty!
Me brerore magjepsëse, me ecje krenare
shtojzovalle e bukur, me shpirt skofiare
si e velur me dashuri, e dallgëzuar si det
Ah, ky gllabërim, kjo dashuri e vërtetë!
Jacques Prévert Për ty e dashura ime |
|
Jacques Prévert Pour toi mon amour |
|
|
|
Shkova në tregun e zogjve Dhe bleva zogj Për ty e dashura ime Shkova në tregun e luleve Dhe bleva lule Për ty e dashura ime Shkova në tregun e hekurishteve Dhe bleva zinxhirë Zinxhirë të rëndë Për ty e dashura ime Dhe pastaj shkova në tregun e skllevërve Dhe të kërkova Por nuk të gjeta e dashura ime |
|
Je suis allé au marché aux oiseaux |
Nga frëngjishtja
Lis BUKUROCA