Kulturë
Poezi nga Petraq Kote
E diele, 08.08.2010, 01:21 PM
Petraq Kote
Mërmërit buza e zjarrtë
Vjen e ikën an’e hane
Mendja ime e ndërkryer
Kërkon ëndërrat putane
Që la herash portë e dyer.
Ikën shoktë, miqtë dhe haretë
Zemra theri dhe nemiti
Erdhën, shkuan lindje, perëndime
Asnjë yll e hënë, s’ ndriti!
Veç një çupëz mik’e jetës
Mu përqas këtë kohë jetime
Dielli i syrit vetëtitës
thuri napëzat agime.
M’uli tinëz përmbi buzë
Varkzën e buzëve të saj
Që aherë limani plak
Veç këndon e nuk ka vaj!
Mërmërit buza e zjarrtë
Me fjalë zjarri posht nën faqe
Shkul nga gjoksi dëshpërimet
Zemr’e mbushur me 100 shkaqe…
Tiranë, 7 gusht 2010
Shtatore
Lakuriq shtatore, në sy më kë mbetur
Mosha të ka ndalur, 16
Hiret mbuluar push, askushi prekur
Zot! Sa krejt naive! Kë, ti prêt?
Si perëndi e mitur, shikim trembur
Gati loti i ëmbël të çurgojë;
Oh! Me njërën dorë mbulon poshtbarkun
Tjetrën bërë shuplakë, të artzën gojë…
Fier, 4 gusht 2010, kur në lokal “ Alpar “ po pija një çajë me
poetin Shpendi Sollaku Noe.