E enjte, 24.07.2025, 11:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Lida Lazaj

E shtune, 07.08.2010, 04:44 PM


Lida Lazaj

POEZI

bëmat e shigjetës

gërvishtur shpellave, shkruar pergamenave

dhe lëkurës së vakët

 

Shënjimi,zemres së gatitur, zgjoi ëndrrën e trashëguar, dëshirën e fluturimit

prekja e mëndafshtë, të gjitha pranverat i celi njëherësh

takimi i shkundi luleve petalet të gjitha

 

Mes resh puplore shpendësh të shkalafitur

thes grykëlidhur replikash “më the , të thashë”

rit  bashkëshortësh

 

Lehtësisht  gërmëzuam emra produktesh të pista

magjia u prish

 

S`je më dielli as unë qiellorja

akustika e ndohtur

s`i ngjyron zërave tinguj hyjnorë

 

 

Ku, shigjeta vizatonte portretet tanë

me gjak të freskët trëndafili

aviten re të zeza

harku tendosur shenjave të tjera

Argument mistikësh, amëshimi

tempull romantikësh

 

Majëmaleve, në virgjërinë e flladeve

shqiponja ridimensionon shikimin

 

Të ikim stolisur me plagë

Pa nisur të gjuhemi me vetëtima dhe baltë

 

Këshilla dashamirëse Yllit të vogël

 

qielli s`do të rroposet, do ta shpëtojë dashuria

në ndodhtë…

arka e Noes është ndertuar

me kraharorë të shqyer nga dhimbja

fosile ëndrrash

shpresa të venitura

gjak e djersë shtydhur

grimcave të yllësisë së udhës së qumështit

 

qielli s`do të rroposet, do ta shpëtojë dashuria

në ndodhtë…

arka e Noes, hipotekuar

në emër të kostelacionit perandorak

s`ka vend për Ty, Ylli i vogël që feks njerëzishëm

…dhe vetë Noes i këshilluan lëndinën e barit, stërpikur me diell

 

 

hijenat përqafohen

fshehur kthetrat gishtërinjve elegant

klithin, vetshpallen hyjni

fjala ``e lirë`` pëllcet bombë

te vrima dhëmballës përgjon anakondë

qielli s`do të rroposet, do ta shpëtojë dashuria

…në ndodhtë.krahu I engjëllit t`u bëftë flatër

Dielli i së vërtetës të ndricoftë

kur dritën të mbjellësh galaktikave të tjera

ta dallosh grurin nga egjra

 

s`do të rroposet qielli, do ta shpëtojë dashuria

 

Disa Adamë

në xhungël arsyetimesh

s`ka liane që I lidh

fjalë më fjalë

të shkathët Tarzanë

ushqehen me lule,fara

lëng të njomë bistakësh

premtimin e darkës

përtypin në mëngjes

e njëjta AND si Adami I parë

e njëjta dhimbje për Evën

në mes të shpatullave

atje…në mes

 

Mos prek

mos e xhvish pemën

s`është send i pandieshëm

është gur njeriu i ndryrë në dhembje

 

Mallkimi i gjakut të gjelbër

gishtërinjt  t`i kthen në heje

 

S`ke frikë për zemrën dënuar me heshtje

 

I njejti fat

sy më sy me pikën e vesës

ajo  në fijen e barit

unë në fillin e jetës

mua flladi më puth

atë e lëkund, e tremb

“mbahu” I them

“mbahu” më tha

…dhe ra

 

Leksion vetpërmbajtjeje në stinën e lirisë së paskajshme

 

 

Unë vij nga fushat e mbjella me Utopi

Ku BEHEJ dhe MENDOHEJ  tufce

Ku plumbi hante edhe mizën

Nëse guxonte zukaste ndryshe

 

 

Kokën e sjellë nga katakombet e gënjeshtrës

Si relikte të cmuar e marr ne prehër

E pastroj nga mendësitë e vjetra cdo ditë

E ushqej me filozofi të re, me dije e dritë

 

 

Në stinën e lirisë së paskajshme

Viruset e dredhin belin si vashëza të hajthme

 

 

Një lilipute, pinjolle e fisit të ndershëm te shtatshkurtërve

Që kurrë se ka shijuar artin e shkruar, për shkak te kthetrave -alias thonj

Më zhvlerëson me një shikim të rimelosur fycke

Nga lartësitë e këmbajkave dhe kodrave me silikon

 

Demonët zgjohen, humb drejtpeshimin

Një tik rebel ne shesh te ballit kërcen vallen e sherrit

Unë shpejt e shpejt si kundërhelm

Nis mërmëris…e përsëris…e përsëris

 

* “Në artin e qenies dhe të dritës

Perdorimi I trupit bëhet sipas dëshirës”*

 

*Vargje te poetit Skënder Sherifi

 

Te ikur fëmijërie

Atje lart

Në mendimin e pastër

me vargje e metafora

krijuam një botë krejt tonënolante fëmijërie

 

Kalamendur mbi ylberë poezie

shpërfillëm lumin, kartvizitat e dimrit

bashkuam brigjet

 

Sa shumë dheut i duhet Dielli

dhe ne fëmijëria

…por dita merr në të perënduar

 

Thirjet e shurdhëta të mishit na përplasën

lëkurës së ashpër të tokës

 

Udhët na shtrohen

si listë e pafund e zhubrosur detyrimesh

 

Me zellin e njëtrajtshëm të akrepave të orës

përsillemi piketave

 

As tinguj, ngjyra, flutura, zogj

As unë pulbardhë

As ti albatross

 

 

I varfër

Doja prej teje

një gjethe të vetme, të zverdhur

të krijoja gjethnajë të klorofiltë fëshfërimash

freskuese yjesh

 

nJë tingull

të kompozoja muzikën më lotndjellëse ,të pashkruar asnjëherë

 

një pike djerse prej shpirti

për liqenin e mjellmave të çajkovskit

oqean dallgësh të përflakura

me diamante, perla, korale

 

një kokërr gruri prej teje

ne hunusin e mire,brohori hambarësh

 

Më servire të gjitha limitet e maskilitetit, mjeshtërisht

dhe një buqete standarte ledhash

çastin që s`lind asgjë

 

Të kurorëzova mbret

Të vesha kostum të shndritshëm

endur me vegjet e Penelopës

me fije imagjinate

 

Kulluar në ar

Këpucë të markës së fundit

Posedues shifrash uluritëse

Plazhesh e jahtesh

 

I varfër mjerisht

S`e njeh brishtësinë e lulemollës

S~ke qënë kurrë bilbil nate



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx