E shtune, 03.05.2025, 02:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebih Bunjaku: Testamenti i lotit

E shtune, 07.08.2010, 04:07 PM


Nebih BUNJAKU

 

TESTAMENTI I LOTIT

 

Të pagjeturve

 

Në natën bizantine pa hënë

Ne jemi plaga e dhjetë

E Gjergj Elez Alisë

Bërë nga hienat korb të zeza

Kur me dhunë na rrëmbyen

Në prag të Shtëpisë

 

Tani na ka mbetur vetëm shpirti

Midis Jetës dhe vdekjes

Në kohën e ndarë me thikë

 

Imazhi ynë miq

Varur në grilat e Kuvendit

Është odisejada jonë

Testament i lotit

Lëbyrur nga dielli

Lagur nga shiu

 

Le të ndizen qirinjtë

Që të ngrohet pak shpirti

Në rrezet e Lirisë

Kur zemra ka dhimbje

Për eshtrat e humbur

Ëndrrave të tishta

Në pentagramin e mallit

 

Në ritualin e Pritjes

Nuk duam të jemi

Mjet kusuritjesh

Në sofrën e djallit

 

Liria nuk bën tregti

As me robërinë

As me vetveten

As me hijen tonë

 

Ne nuk jemi të humbur

Jemi në themelet e Lirisë

 

Të Humbur janë ata

Që ende jetojnë

Në iluzionin e

Vdekjes sonë

 

Prishtinë, 29.7.2010

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx