Kulturë
Baki Ymeri: Revista të famshme shqiptare (Albania)
E shtune, 07.08.2010, 09:58 PM
REVISTA TË FAMSHME SHQIPTARE (
Nga Baki Ymeri
Sipas burimeve elektronike, Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e
mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe
Faik Konica
E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më
Një gjest i ri që dëshmon se diaspora shqiptare ka vlera të jashtëzakonshme që përpiqen të shpiejnë më tej misionin e rilindëvse tanë për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në diasporë, është edhe botimi i serisë së re të revistës Albania, me artikuj në gjuhën shqipe, angleze dhe françeze. Revista del në Bruksel (www.albaniainfo.be), në një tirazh prej disa mijë ekzemplarësh, duke patur për drejtore poeteshën Elona Zhana, si dhe një ekip profesionist i përbërë nga
Elhame Gashi, Jeton Kelmendi, Sakip Skepi, Eden Babani, Grisela Kaleshi, Genti Metaj, Edona Bytyçi, Safet Kryemadhi, Mirjeta Çokaj, Demir Gjergji, Erodita Zhana, Ermal Bytyçi, Mirjeta Çokaj, Asllan Krasniqi. Brenda dy viteve të fundit kanë dalë 7 numra, nga të cilat vlen të prezantohet numri 6/2010, me shkrime të rëndësishme si Gjuha shqipe, element thelbësor i identitetit tonë (Elona Zhana), Europa e afron edhe më Ballkanin, Një dallgë bjonde mitologjie nga Jugu (Shqiponja Duro), Historia e himnit kombëtar (Baki Ymeri), Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën (Prof. Dr. Eshref Ymeri), Muzika është arti i të shprehurit të ndjenjave dhe mendimeve (Jeton Kelmendi), Anri Buasën, themeluesi i mësimdhënies së shqipes në Francë (Remzi Përnaska, Christian Gut), Salloni i 40-të Akademisë Evropiane të Arteve (Ismet Mehmetaj), Nyja e pazgjidhur e BHV-së (Genti Metaj), “Journal d’un femme du Kosovo”, une performance cathartique (Safet Kryemadhi), Albanian suffer from a history of media misrepresentation in Europe (Kate Holman), La Belgique n’est pas le prochain Kosovo, etj.
Elona Zhana
Nuk është lehtë të botosh dhe shpërndash rregullisht një revistë të shtypur apo elektronike. Ata që e bëjnë këtë punë me përkushtim, dëshmojnë se dinë të ndajnë kohë dhe mjete, duke qenë gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit. Ate që e bënteShqiptari i Naços apo Albania e Faik Konicës dikurë, shkon duke e bërë sot Dielli i Dalip Grecës në Amerikë, Shqiptari i Xhelku Maksutit (fondator i serisë së re) në Bukuresht, Albania e Elona Zhanës me ekipin e saj në Belgjikë, Zemra Shqiptare e Gëzim Markut në Angli, Tribuna Shqiptare e Ajet Nuros në Kanada, Dituria e Sokol Demakut në Suedi, Zëri i Shqipërisë së Skënder Buçpapajt, Pasqyra e Xhafer Shatrit dhe Shipkovica e Idriz Hamzait në Zvicër, Katundi Ynë, Fjala e Lirë, Forumi Shqiptar, Diplomacia e Xhemil Zeqirit dhe Shqip.Dk e Luigj Shkodranit në Danemarkë, si dhe dhjetra revista tjera të shtypura dhe elektronike në botën shqiptare dhe gjithandej në botë.
![]() |
Albania e Faik Konicës |
Faqja e parë e revistës Albania |