Kulturë
Flet regjisori i TVSH-së, drejtuesi i spektakleve për Vitin e ri në TVSH, Ilir Bega
E diele, 08.08.2010, 10:37 AM
Koncerti i Vitit të Ri 2010 me Koço Devolen ishte surprizë
Regjisorët janë “Heronj të heshtur”, që flasin vetëm me punë
Shqipëria ka shumë humoristë të talentuar
Albert Zholi
Ndoshta tashmë është një ndër regjisorët më të vjetër në TVSH. Jeta e tij është e pasur në drejtim të filmave dokumentarë, filmave artistikë, dokumentarëve, emisoneve spektakël për Vitin e Ri, programeve të ndryshme etj...Në dukje natyrë e qetë, në punë tepër impulsiv dhe kërkues. E gjen natë e ditë pranë godinës së TVSH, duke i dhënë njëri-tjetrit kënaqësinë e punës, por duke u bërë dhe pjesë e historisë së tij. Nga shumë emisone apo spektakle ku ai ka qenë regjisor, veçon emisionet speciale për Mbrëmjet e Vitit të Ri, ku ai më shumë ka punuar me humoristin Koço Devole. Mbushur me emocion, ai rrëfen natyrshëm, jetën e tij 33-vjeçare në TVSH, ku ka sa ditë të bukura po aq dhe ditë të vështira mbushur me makth.
Z. Ilir, një nga regjisorët që sjeni shkëputur për asnjë moment nga TVSH-ja, mund të na thoni se si po ecën regjia televizive postkomuniste në Shqipëri dhe çfarë duhet të ndryshojë?
Ndryshimet duken. Regjia televizive po ecën me ritme të shpejta. Kjo spjegohet me pak fjalë; për të ardhur në kohë me televizionet e përparuara europiane, të cilët, po tregojnë arritje profesinale deri në perfeksion, pasi ka ardhur koha që ne të përballemi me to.Grinta, pretendimi profesional është i madh nga regjisorët tanë dhe duhet theksuar se ka dhe vepra të realizuara mjaft mirë, dinjitoze, në ekranet e televizioneve tona, ashtu siç ka dhe mjaft televizione, ku ndihet se mungon fare regjia televizive. Eshtë e pa falshme që në televizione të mos shohësh çfardolloj paraqitje programi, biles që nga hapja e programeve, anonçueset ose spikerat e edicioneve të lajmeve, ku të mos ndihet aftësia, kultura e individëve dhe më pas puna e regjisorëve, për t’u paraqitur bukur. Kalimi në ekonominë e tregut, solli pengesa të paparashikuara për televizionin shtetëror, që ishte i vetëm në atë kohë, por edhe për
televizionet e reja që u hapën me inisiativa të individëve të guximshëm të cilët u përballen me një sërë problemesh ekonomike.Që të ndërtosh television, duhet të kesh të qarta mirë, problemin financiar dhe të manazhimit të tij. Institucionet televizive e kryejnë nëpërmjet sektorëve të menazhimit, kurse në botë ka dhe shoqëri manazhuese të pavarura , të cilat merren me organizimin, koordinimin dhe harmonizimin e raporteve: investim – prodhim – transmetim – shitblerje. Këto shoqëri mendoj se do të thjeshtëzonin vështirësitë e zhvillimit dhe do të shtonin konkurimin në treg.
-
Një jetë në TVSH, ku ju jeni regjisor i shumë emisoneve, spektakleve, dramave, i filmit dhe telefilmave humoristike, por dhe mbrëmjeve të shumë lakueshme të vitit të ri në TVSH, cilën nga ato do veçonit?
Në këtë televizion kam realizuar të gjitha gjinitë televizive në këto tridhjët e tre vjet punë intensive, që nga përgatitja e spikerve, anoçuesve, e deri tek gjinia më e lartë e filmit televiziv.Veçoria ime është se unë kam punuar dhe punoj shumë dhe me shumë përkushtim.Natyrisht midis kësaj morie realizimesh, ka edhe arritje profesionalisht më të mira, si filmi “Zambakët e bardhë”, telefilmat: “Tre shokët pa shërbyesen”, “Karafili dhe Kleopatra”,disa drama; si “Kush e solli Doruntinën”, “Nata e dymbedhjetë”, “8 Persona plus”,”Rrëshajat”, “Gomone”, “Pjata prej druri”, “Trojanët” të cilen e kam në proçes montazhi. Teledramat: “Opera për tre grosh”, “Mësuesi i letërsisë”, “Mirëseerdhe Elona”, tre koncerte të plota me krijimtarinë më të mirë të Ansamblit të Këngëve dhe valleve popullore në 40-vjet: “Vallezojne shqipet”, cikli i spektakleve: “Eshtuna
gazmore e një qyteti”, festivalin e pranverës: “Këngët e stinës ‘93” dhe sidomos 14-koncertet e Vitit të Ri, ku do të veçoja “Varietenë e Vitit të Ri-2006 dhe këtë të Vitit të Ri, 2010-të.
Ju keni shumë bashkpunime, porn ë punën tuaj veçohet bashkpunimi me skenaristin dhe aktorin Koço Devole. Pikërisht me të realizuat dhe spektaklin për Vitin e Ri 2010-të. Mund të na përcillni disa emocione nga ky spektakël?
Ishte një bashkpunim i veçantë. Sa herë që lidhem me humoristin Devole për realizime të veprave të mëdha si koncertet e Vitit të Ri apo në telefilmat humoristike që kemi realizuar së bashku, dihet se emocionet të përfshijnë, vijnë ashtu si pa u ndjerë, pasi krijimtaria është e derdhur bollshëm dhe mjaft e arrirë cilësisht, e cila të frymëzon dhe të mobilizon për të krijuar me përkushtim vepra dinjitoze dhe madhore si koncerti i Vitit të Ri, për të cilin, kam mendimin se institucioni vetë, nuk ka arritur ta vlerësojë aq sa duhet, për përmasat që ka në shumllojshmërinë e zhanreve, pjesmarjen e artistëve dhe sidomos për kohën e realizimit dhe fondin që kërkon preventivi.Kjo tërheqje vëmendjeje që bëj në këtë rast me që m’u dha, nuk do të thotë se nuk është diskutuar, por rutina e përditëshme e le në harresë. Nejse,emocionet më të bukura krijohen që në diskutimet e fazës përgaditore për
skenarin dhe vazhdojnë me kërkimin e realizimit më të mirë të mundshëm në sheshin e xhirimit, ku theksoj se bashkëpunimi me Koçon vazhdon deri në proçesin e montazhit. Emocionet janë të shumta, pasi i sjell vetë proçesi zinxhir i krijimtarisë, që në përzgjedhjen e aktorëve, të vendeve të xhirimit, rekuizitës, garderobës, ku shumica e mjeteve dhe vendeve të xhirimit realizohen shoqërisht për shkak të mos kalimit të fondeve. Dikur në një telefilm që kemi realizuar me Koçon, ka pasur disa batuta Koçua me rolin e Karafilit:-Pse ikin dritat dhe uji, që të gëzohet populli kur vijnë.? Pra kështu lindin dhe emocionet…
Në gjuhën tuaj profesionale, regjisori ndryshe quhet dhe një “hero i heshtur”, mendoni se vlerësohet sa duhet puna juaj në realitetin shqiptar?
- Ky përcaktim është i vërtetë. Shumë herë regjisorët nuk arrin atë që u takon. Dua të theksoj se vlerësimi për regjisorin vjen me rritjen e kulturës kombëtare. Njerëzit në çfarëdolloj shtrese të shoqërisë që ndodhen, nxënë, marin dije dhe kuptojne një moment se kush fshihet pas asaj vepre të bukur që shijojnë dhe vulën e kujt mban. Bota e kulturuar thotë :Një film i regjisorit (Filan), pastaj flasin për aktorët.
Cfarë vlerëson më shumë tek një njeri Ilir Bega?
- Vlerësoj disa gjëra të shenjta. Sinqeritetin, mençurinë dhe profesionalizmin.
Iliri dhe Tirana ?
- Tirana? Edhe emrin e ka shumë të bukur. Eshtë qyteti im i lindjes.Qyteti më i bukur dhe më me jetë në botë (sigurisht për mua).
Njeriu në jetë ka shumë dashuri, ashtu sikundër ka dashuri të mëdha dhe të vogla cilat janë këto për Ilirin?
- (qesh). Duke pasur parasysh Harpagonin (personazh unik i Molierit), një njeri meskin, të mbyllur në botën e vogël të parasë, harron se jeton në një botë të madhe mes njerëzve të dashur, natyrës së bukur të vendit të vet. ”Ai” ish përpirë nga dashurin e vogël.
Sipas mendimit tuaj, kush mbetet aktori më i madh komik në Shqipëri?
- (Tund kokën). Është e lehtë të thuash....Ka pasur dhe ka shumë aktorë të mrekullueshem të humorit.Më figurojnë shumë. Ndaj nuk mund të veçoj një.