Kulturë
Nehat Jahiu: Po të pret...
E diele, 08.08.2010, 02:36 PM
NEHAT JAHIU
PO TE PRET…
Ku je ti moj Zanë e bukur, Zanë e malit
se po digjet Guri për ty prej mallit,
ka dalur e po të prêt ty për të ardhë
ta shoh ty në trup këmishën e bardhë.
Po të prêt ty Zana aty , aty tek livadhi
nuk e din për ty se sa na e ka marrë malli,
të shoh ty me atë këmishë të bardhë
po të prêt ty atje tek livadhi për të ardhë.
Ta shoh këmishën e bardhë me dimia
atë trup tëndin të bukur si selvia,
eh, Zana sa na e ka marrë malli Gurin
me këmishë e dimia ta shoh trupin.
Po të prêt Zana ty aty, aty tek livadhi
eh, ta dish sa shumë e ka marrë malli,
aty pranë kroit seç na e ka marrë gjumi
ty Zana aty po të prêt, po të prêt Guri.
Te kroi po të prêt për të ardhur ty Zana
aty tek ajo hije e bukur, aty tek dardha,
seç na e ka marrë malli për tuat të gjatat flokë
ta puthë hëna me ty në livadh kokë për kokë.