E shtune, 03.05.2025, 02:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - G

E diele, 08.08.2010, 04:58 PM


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

G

    

GAB/Ë-A

                   DUKET KRAH GABE, DEL KËMBË LANGOI fr.proverb., iron.-   del krejt tjetër  dikush  nga që duket (merret, mendohet, pandehet), del  i kundërt dikush , del krejt tjetër gjë diçka nga që duket (merret, mendohet, pandehet). , del krejt e kundërt diçka nga ajo që duket (mendohet,  merret, pandehet). (VALLA-FSHPE f. 113). S.  shih sin: duket det, po s’ është as lumë

GABIM-I

                  BËHEN GABIME TË MËDHA, BËHET GABIM I MADH   fr.f ol., fj.-gabohet shumë.-Është arritur në konkluzi-onin se janë bërë gabime të mëdha. (ATER te: B, 19 janar 1998 f.12).

                   *BËHET GABIM  fr.fol.,fj.- gabohet.- Maloja , nga ana e Razimiz, I kishte shkruar të vinte…se është bërë gabim. (ZSA-VL-3 f. 312).

                  *BËN GABIM dikush  fr.fol.,fj.- gabon dikush. (FGJSSH f. 529).-Në takim me ujkun bëre gabim miku im. (NEBU te: B, 13 janar 1997 f. 9). Atë mbrëmje Mem Deneku  po vinte në zyrën e këshillit  që t’ u thoshte  se kishte bërë gabim që kishte folur  poshtë e përpjetë. (ZSA-VL-3 f. 186).  S. bie në gabim dikush; është në gabim dikush

; e ka gabim dikush; shket në gabim (në gabime) dikush

                  *BËN GABIM TË MADH dikush fr. fol.,fj.- gabon shumë dikush.- Dhe ata  të lokalitetit  gabim të madh bënë  që na vunë mbi breshkë. (ZSA-VL-3 f. 27). S. bën gabim të rëndë

                   *BËN GABIM TË RËNDË dikush  fr.fol.,fj.- gabon rëndë dikush.-Unë e kuptoj se kam bërë gabim të rëndë…Po unë e dua Partinë…(ZSA-VL-3 f. 46). S. shih sin: bën gabim të madh

                   BIE NË GABIM dikush fr.fol.,fj.- gabon dikush. (FGJSSH f. 529). S. shih sin: bën gabim dikush

                  ËSHTË NË GABIM dikush  fr.fol.,fj.- gabon dikush. (FGJSSH f. 529). S. shih sin: bën gabim dikush

                  GABIM PERSONAL fr.em.,fj.,sp.- ndërhyrje e parregullt  ndaj lojtarit  kundërshtar në lojën e basjetbollit; dlnimi që jepet  për këtë ndërhyrje. (FGJSSH f. 529).

                  E  KA GABIM  dikush  fr.fol.,fj.- gabon dikush.- Për mua e ke gabim që do të na ndjekësh në fushë. Do të të bjerë pika e diellit. (DIÇU te: F nr. 10-12, 15 maj-15  qershor  1987 f. 8).Pa mendohu një çikë, e ke gabim. (ZSA-VL-3 f. 34). S. shih sin : bën gabim dikush

                   SHKET NË GABIM (NË GABIME)  dikush  fr.fol., iron.- gabon  pa dashje, padashur,  pa qëllim  dikush  (që s’ duhej  të gabonte). (FGJSSH f. 1851). S. shih sin : bën gabim  dikush

                     E ZË NË GABIM dikë dikush fr.fol.,ftill.- e zë duke gabuar, duke bërë faj dikë dikush. (FGJSSH f. 2230). S. shih sin : e zë në faj dikë dikush 

GAC/Ë-A shm. GACA-T

                BËHET GACË (në fytyrë) dikush  fr.dol.,meton.- skuqet shumë (në fytyrë) dikush, mër-dhezet, sarrakuqet (në fytyrë) dikush. (FGJSSH f. 530). S. shih sin : bëhet all (në fytyrë) dikush

                  E BËN  GACË diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush- e lan a e pastron për bukuri, shumë mirë diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush sa shkëlqen, e lan a e pastron,e rregullon,e ndreq shumë mirë, shumë bukur diçka a një vend ( dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush sa shkëlqen , e bën shumë të pastër diçka a një vend (dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush sa shkëlqen shumë (nga pastërtia), e bën të shkëlqejë (nga pastërtia) diçka a një vend ( dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush. (BQ-DSH). S. shih  sin: e bën  borzilok diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush

                  ËSHTË GACË ME BARUT dikush  është shumë i rrebtë, i ashpër, i rrëmbyer dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : është si bisht qepe ngallicë dikush

               ËSHTË SI GACA NËN HI dikush  fr.fol., iron.- është tinëzar, tinëzak dikush, vepron, punon në mënyrë të fshehur dikush, vepron, punon në fshehtësi  dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : s’ t’ i kallëzon bolla këmbët e veta

              ËSHTË   GACË E MBULUAR  dikush  fr.fol., iron.- është tinëzar, tinëzak dikush, vepron, punon në mënyrë të fshehur dikush, vepron, punon në fshehtësi  dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : s’ t’ i kallëzon bolla këmbët e veta ; shkon mbi dhe e nën dhe dikush

              GACË E MBULUAR fr.em.,iron.- njeri i djallëzuar, po që nuk e zbulon veten, njeri që i ka të gjitha nën lëkurë, njeri që punon,  vepron nën rrogoz, njeri tinëzak, tinëzar, fsheharak. (FGJSSH f. 1097, 2063). S.qelb nën thua ; thëngjill marine ; thëngjill i mbuluar

              GACË E RE fr.mb.,ftill.- fare e re, krejt e re, e re e papërdorur. (ALCEN-UL f. 40). S. shih sin : akull e re

              S’ KA NJË GACË dikush fr.meton.- është shumë i varfër, i këputur dikush, s’ ka asgjë nga pasuria dikush. ( BQ-DSH). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

              S’ E KAP  GACËN ME DORË  dikush fr.fol.,meton.-vepron me shumë kujdes dikush, është shumë i matur, syçelë, i kujdesshëm në punë, në veprime dikush, nuk gabon dikush, vepron, punon në mënyrë të sigurt dikush, nuk e rrezikon veten dikush, është i sigurt në punë, veprime dikush. (HB-FPD f. 79). S. shih  sin :nuk hipën në degë të hollë  dikush

              KËRCEN SI GACA NË PRUSH dikush fr.fol.,krah.-reagon, hidhet shumë shpejt,  menjë-herë , me të shpejtë dikush (për diçka që nuk i pëlqen, ngase nuk duron), është shumë i nxituar, i rrëmbyer, i furishëm dikush, është shumë gjak-nxehtë e i rrëmbyer dikush,  është fare i papër-mbajtur dikush, preket, fyhet shpejt, menjëherë ose kërcen  menjëherë dikush (kur i preket interesi). (PETZE-TRO-I  f. 197). S. është si qumështi në zjarr dikush ; është si tambli kur gufon dikush ; grafullon si ujët në zjarr dikush ;  gufon si tambli dikush ; gjuhet si vala e kaçamakut dikush ; hidhet si gjel dikush ; hidhet përpjetë dikush ;  hidhet përpjetë sikur e pickon greraku dikush ;  hidhet si kakërdhia në dërrasë dikush; hidhet si qeni në kocka dikush; hidhet sikur e çukit pula në kokë dikush ; hidhet sikur e pickon grera  dikush ; hidhet në tra dikush ; hidhet si vala e kaçamakut dikush ; hov përpjetë dikush ; kërcen si gjarpri dikush ; kërcen si gjel dikush ; kërcen si gjeli në thekër dikush ; kërcen përpjetë dikush ; nuk mban pluhur në vesh (mbi vete) dikush ; nuk preket (as) me krënde dikush; nuk preket me llullë (me pupël) dikush ; i vlon qumështi dikujt ; e zbraz pushkën që në sup dikush

               TA (TË) LË GACËN NË BARUT dikush   fr.fol. ,iron. - të ngatërron, të grind  keq me dikë a të tjerë dikush. (PETPA-LU f. 180). S. shih sin : të bën dërrmak me dikë a të tjerë dikush

            E LËSHON NJË GACË NË BARUT dikush   fr.fol.,iron.-  e  ndez, e acaron, e nxit  edhe më tepër një sherr, një grindje, një ngatërresë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 163). S. shih sin : ia vë gacën agzotit dikush

            S’ LIHEN BASHKË GACA ME BARUTIN fr.proverb.,iron.-s’ lihen bashkë dy gjëra  që mund të ndizen,  që shkaktojnë ndezje huazore, të ndërsdjellë. (SHAGEC-BY f. 170).

              ME GACA MULLËS fr.ndf.,id.-  me shumë vuajtje, me shumë mundime. (HAFSHE-DI f. 176). S. shih sin : bot e bir

              NUK I NGJITET GACA (një vajze a një nuseje) fr.fol.,meton.- është shumë e shkathët dhe e shpejtë    punë e në veprime (një vajzë a një nuse). (HËPA-K f. 208). S. është shkëndijë (shpuzë)  (një vajzë a një nuse)

              NUK PËRZIHET GACA ME BARUT fr.proverb.- nuk duhet acaruar, ndezur,nxitur edhe më tepër gjendja e nderë, e tendosur, e tensionuar a ndonjë mosmarrëveshje, zënkë, ngarërresë në mes të njerëzve. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk hidhet benzinë në zjarr

              QET GACË (GACA) NË BARUT dikush  fr.fol.,iron.- e nxit edhe më tepër diçka të acaruar dikush, e  ndez, e acaron, e nxit  edhe më tepër një sherr, një grindje, një ngatërresë dikush. (AVSU-SHPMGJ-I f. 164). S. shih sin : ia vë gacën agzotit  dikush

              RRI SIKUR ËSHTË ULUR NË GACA   dikush fr.fol.,meton.- 1a.nuk ulet a nuk shtrohet në vend dikush, nuk rri dot i qetë në vend dikush, rri i shqetësuar dikush, rri gati për t’ u ngritur, nuk është ulur mirë dikush, nuk rri rehat, nuk i rrihet në vend dikujt. 1b. është shumë i shqetësuar dikush, ka një hall dikush, nuk qëndron  dot në një vend dikush se diçka e mundon,e shqetëson. ( BQ-DSH). S. shih sin: rri si bollë e vrarë dikush

              IA SHTIE  GACËN (GACAT)  dikujt dikush  me dikë tjetër a me të tjerë fr.fol.,id.,iron.-i shkakton ngatërresa, zënka dikujt dikush me dikë tjetër a me të tjerë, e ngatërron dikë dikush me dikë tjetër a me të tjerë. (BQ-DSH).S.shih sin: e fut në bela dikë dikush me dikë tjetër a me të tjerë

GAFIL

            GJENDET GAFIL dikush  fr.fol.,id.- zihet i papërgatitur dikush, zihet në pozitë të vështirë  a të ngushtë dikush (sa nuk di si të përgjigjet a si të veprojë).(FGJSSH f. 530). S. shih sin: zihet në befasi dikush

              NDODHET GAFIL dikush  fr.fol.,id.- zihet i papërgatitur dikush, zihet në pozitë të vështirë  a të ngushtë dikush (sa nuk di si të përgjigjet a si të veprojë).(FGJSSH f. 530). S. shih sin: zihet në befasi dikush 

            E GJEN GAFIL dikë dikush a diçka fr. ol.,id.- e zë ngushtë e  të papërgatitur  dikë dikush a diçka, e zë në pozitë të vështirë a të ngushtë dikë dikush a diçka (sa nuk di si të pëgjigjet a si të veprojë). (FGJSSH f. 530). S.shih sin: e kap befas dikë dikush a diçka

            RRI GAFIL dikush fr.fol.,ftill.- rri gati për të bërë diçka dikush. (JNU-FPM f. 70).S. rri me një këmbë dikush

            I RRI GAFIL (një pune etj.) dikush fr.fol.,ftill.- i rri gati (një pune etj.) dikush. (JNU-FPM f. 70). S.shih sin : i bëhet deng (punës)  dikush

          E ZË GAFIL dikë dikush a diçka fr. ol.,id.- e zë ngushtë e  të papërgatitur  dikë dikush a diçka, e zë në pozitë të vështirë a të ngushtë dikë dikush a diçka (sa nuk di si të pëgjigjet a si të veprojë). (FGJSSH f. 530). S.shih sin: e kap befas dikë dikush a diçka

GAFORR/E-JA

              RRI SI GAFORRJA NËN GUR dikush   fr.fol.,ftill.,krah.-rri i ndrojtur,i drojtur,  i hequr mënjanë, i mënjanuar, i strukur dhe i fshehur nga të tjerët dikush . ( NMUS-SHPK f. 95). S. shih sin: rri në bisht të sofrës  dikush 

GAGA

              E HA GAGA dikush  fr.fol.,iron.- rron si parazit dikush, rron në kurriz të të tjerëve dikush, jeton pa u lodhur dikush, jeton pa mund, pa djersë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: e ha belesh  dikush

GAGALESH

             E HA GAGALESH dikush  fr.fol.,iron.- rron si parazit dikush, rron në kurriz të të tjerëve dikush, jeton pa u lodhur dikush, jeton pa mund, pa djersë dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: e ha belesh  dikush

GAGË

            *E HA GAGË dikush  fr.fol.,iron.- rron si parazit dikush, rron në kurriz të të tjerëve dikush, jeton pa u lodhur dikush, jeton pa mund, pa djersë dikush . -.Pa e punuar tokën s’ u jep kush më bukë as atje. Maft e keni ngrënë gagë atje ! Ule kurrizin, se u pate bërë edhe ti njëfarë zotëriu i qytetit. (HKA-OM f. 158). S. shih sin: e ha belesh  dikush

 

GAJBET

              FLET GAJBET dikush fr.fol.,iron.- flet fjalë të ndyra  dikush, flet ndyrë, ndyrazi dikush, është gojëndyrë dikush, flet palavi dikush, palavos, palavit  dikush.(BQ-DSH). S. shih sin: e fëlliq gojën dikush

GAJBETE-T

              FLET GAJBETE dikush fr.fol.,iron.- flet ndyrë, ndyrazi dikush, është gojëndyrë dikush.  (ASU-VGJKMGJ f. 109). S. shih sin: e fëlliq gojën dikush

GAJD/E-JA

            E BËN GAJDE dikë dikush  fr.fol.,id.-e rrah shumë, pa masë dikë dikush, e zhdëp, e dërrmon së rrahuri dikush dikë. (AJA-DE f. 170) .S.shih sin: e bën adalet dikush dikë

GAJL/E-JA

   AQ  KISHTE GAJLE fr.fol.,iron.-  aq priste (sa të arrinte atë që donte),  tani nuk pyet më. (FGJSSH f. 531).

            E  BAN GAJLEN E HUAJ dikush fr.fol.,iron.-   interesohet, kujdeset për punët, për çështjet e të tjerëve më tepër se sa për punët e veta dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ha bukën e shtëpisë dhe rrah thekrën e botës dikush

               E  BART GAJLEN e dikujt dikush fr.  fol.,id.- Ti bàje bythën. Unë bart gajlen time. (IKA te: R, 1.V.1990 f. 15).

            GAJLE E MADHE!  fr.ndf.,iron.- s’ ka rëndësi! s’ do të thotë gjë! nejse. (FGJSSH f. 531). S. shih sin : nuk ka dert !

            NUK E KA PËR GAJLE  dikush  fr.fol-1.(dikë a diçka) iron.- nuk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare  për dikë a diçka dikush, nuk pyet  për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 531). S. shih sin : aq i bën  dikujt për dikë a diçka. 2.  (diçka) meton.- e ka shumë të lehtë diçka dikush, e ka fare të lehtë diçka dikush,  e bën pa ndonjë vështirësi diçka dikush, e bën fare lehtë diçka dikush. (FGJSSH f. 531). S. shih sin : e ka si bukë e djathë (si bukë me djathë)  diçka dikush. 3. iron.-nuk turpërohet dikush, është i pacipë, i paturp, s’ i vjen turp dikujt. (FGJSSH f. 531). S. shih sin : bëhet abanoz dikush

              KA GAJLE për dikë a diçka dikush,  E KA GAJLE dikë a diçka dikush, IA KA GAJLE (IA KA GAJLEN) dikujt a diçkaje dikush, fr.fol.,fj.-e ka kujdes dikë a diçka dikush, kujdeset, interesohet, shqetësohet, mërzitet, merakoset, brengoset për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : ka brengë për dikë a diçka dikush,  e ka brengën e dikujt a diçkaje dikush ; i vjen andrallë dikujt për dikë a diçka  (edhe moh.)

              S’ KA GAJLE !  fr.fol.- s’ ka rëndësi! s’ do të thotë gjë! nejse (AXH-LI f. 138, FGJSSH f. 531). S. shih sin : s’ ka dert !

            S ' KA GAJLE (S’ E KA GAJLE)  dikush për dikë a diçka fr.fol.,iron- nuk mërzitet, nuk brengoset, nuk i vjen keq,  nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka. (AXH-VII f. 159, AXH-XLVI f.168). S. shih sin: aq i bën dikujt për dikë a diçka

            MOS KIJ GAJLE! fr.fol.,fj.- mos u shqetëso, mos u mërzit, mos u brengos, mos u merakos, mos u gajlo, mos u derto!.  (FGJSSH f. 531). S. shih sin : mos kij dert !

            VË GAJLE për dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.-e ka kujdes dikë a diçka dikush, kujdeset, interesohet, shqetësohet, mërzitet, merakoset, brengoset për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 531). S.shih sin : ka brengë për dikë a diçka dikush,  e ka brengën e dikujt a diçkaje dikush 

GAJRET-I

            BËN GAJRET dikush fr.fol.,fj.-  qëndron, duron dikush, mbahet i fortë dikush, i bën ballë (pikëllimit, dhembjes etj.)  dikush.  (FGJSSH f. 531).  S. shih sin: bëhet burrë dikush

            *I JEP GAJRET dikujt dikush fr.fol.,fj.- .- e ngushëllon dikë dikush, ia lehtëson dhembjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 531). -Përpiqej t’ i jepte gajret asaj motre për vrasjen e Muhametit, vjehrrit dhe  të burrit të vet, Naserit. (RG te : B, 19 mars  1998 f. 12). S. shih sin : i jep durim  dikujt dikush

              E MBAN ME GAJRET dikë diçka  fr.fol.,meton.- i jep shpresa dikujt   diçka, e bën optimist dikë   diçka. (FGJSSH f. 531). S. shih sin: i shtie besim në shpirt  diçka dikujt

GAJREZ

            I RRI GAJREZ dikujt dikush fr.fol.,iron.-1.  e mbikëqyr , e kontrollon vazhdimisht, pareshtur në punë dikë dikush, e mbikëqyr, e kontrollon vazhdi-misht  dikë a punën e tij dikush, nuk e lë fare të qetë  dikë dikush (duke e mbikëqyrur, duke e kontrolluar vazhdimisht  atë a punën e tij ). S.shih sin : i rri akrep  dikujt dikush. 2. i rri kundër dikujt dikush, i rri gati (për ta kundërshtuar, për t’ iu kundërvënë) dikujt dikush, e kundërshton menjë-herë dikë dikush, i kundërvihet  aty për aty dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i rri gjel  dikujt dikush   

GAJTAN-I

            I BIE GAJTAN PËR TIRQ diçka dikujt  fr.fol.,meton.- i përshtatet diçka dikujt, i përputhet, i puthitet diçka dikujt, i shkon,i vete, i rri mirë,  bukur diçka dikujt.  (AVSU-SHPMGJ-T f. 164). S.shih sin:  i ka hije diçka dikujt  

GALAMSH-I

            MBLIDHET GALAMSH dikush  fr.fol., ftill.- kruspullohet, kruspulloset, truçohet, pupu-rriqet, struket, tulatet, mblidhet, zvogëlohet,  rrudhet, cucërrohet (nga frika, nga të ftohtit, nga hallet, nga pleqëria, nga sëmundja, nga shtrëngesa etj.) dikush. (FGJSSH f. 531). S. shih sin : bëhet bullmuq dikush

GAL/Ë-A shm.- GALA-T

            ËSHTË SI GALË E ZEZË  dikush fr. fol.,id.- është shumë i lig dikush, është zemërlig, shpirtzi, shpirtlig e keqdashës dikush. (NMUS-SHPK f. 95). S.shih sin: është si bukë e mykur dikush

            GALA  S’ BËHET BARDHOKË fr.pro-verb.,iron.- 1.htë (punë) e kotë, e pamundur diçka, është diçka që nuk mund të bëhet, është e pamundshme të bëhet diçka, është diçka e pamundur (të bëhet). (HB-FPD f. 75). S.shih sin: nuk lëvrohet në arbain. 2. njeriu i keq, i lig a armiku nuk mund të bëhet kurrë i mirë, njeriu i keq, i lig  a armiku i tillë mbetet gjithnjë. (BQ-DSH). S.shih sin : delja  galë s’ bëhet e bardhë

            (I) TREMB GALAT dikush fr.fol.,iron.- , bën punë të kota, të padobishme,  pa fryt,  pa vlerë dikush, nuk bën asnjë punë për të qenë dikush.(NMUS-SHPK f. 95). S.shih sin: bën baltë dikush

GALIÇ

            MBLIDHET GALIÇ dikush fr.fol.,id.- kërruset, kërrutëzohet dikush. (XHMËZ-T f. 216). S. shih sin: bëhet bërryl dikush

            RRI GALIÇ dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush. (AXH-XLVIII f. 157, FGJSH f.135). S. shih sin: rri në bisht  dikush

              ULET GALIÇ dikush fr.fol.,ftill.-ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush,galaçit dikush. (VDE-G-I f. 186, FGJSSH f. 150).. S.shih sin: rri në bisht dikush

GALIGUÇ

            RRI GALIGUÇ dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush. (AXH-XLVIII f. 157, FGJSH f.135). S. shih sin: rri në bisht  dikush

GALINXH-I shm.GALINXHA-T

            TA (TË) SHET GALINXHIN PËR DREDHË dikush fr.fol.,iron .-të mashtron, të gënjen  keq dikush, të mashtron, ta hedh lehtë dikush, ta hedh, të mashtron kur të dojë dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, është   mashtrues, dredharak, dinak  i madh dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ta bën të bardhën të zezë dikush

            RRON ME GALINXHA dikush  fr.fol., iron.-  është shumë dorështrënguar dikush, kursen sa më s’ bëhet dikush, kursen shumë, pa masë dikush, është koprrac, kursenac i madh dikush. (BQ-DSH). S. shih  sin : s’ të jep (as) barin e zgjebes dikush

GALUC

            BËHET GALUC dikush fr.fol.,id.- kërru-set, kërrutëzohet dikush. (XHMËZ-T f. 216). S. shih sin: bëhet bërryl dikush

            RRI GALUC dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush. (AXH-XLVIII f. 157, FGJSH f.135). S. shih sin: rri në bisht  dikush

GALUÇ

            *ULUR GALUÇ fr.ndf.,fj.-  Memecërisë  së vashës ulur galuç  nën mollë , sakaq  i ishte prishur terezia. (BS te: KD, 23 gusht 2003 f. 23).

GALLOF-I

            ËSHTË GALLOF PA PENDË dikush fr.fol.,iron.- është i madh me trup, por  i paditur, i trashë nga mendja. (NMUS-SHPK f. 95). S. shih sin: bagëti e madhe pak tru ka

GAM-GAM

BËN GAM-GAM (qeni) fr.fol., onomat.- leh ,gamit (qeni). (FGJSSH f. 533). S. bën ham-ham (qeni)

GAM/Ë-A

            *NJË GAMË TË GJERË fr.ndf.,id.- Në hartimin e këtij teksti ka përdorur  një gamë të gjerë  të literaturës shkencore. (SDA te: KD, 14 qershor 2003 f. 27).

GANC

            *GANC E RE   fr.mb.,ftill.-fare e re, krejt e vcre, e re e papërdorur,- U dhurua për këtë vepër nga televizioni i pavarur me 3400  DM   dhe me komplet rroba ganc të reja. (HMU te : KOM nr. 18, 21.XII. 1998 f.35). Mos  e dhëntë zoti  që fqinji im Bata  të ma mësyjë me atë kallashnikovin  ganc të ri.  (ZECA te : Z , 3 mars  2007 f. 31). S. shih sin : akull e re

GAND

            I MBETET GAND (NË ZEMËR)   diçka a për diçka dikujt  fr.fol.,id.-i mbetet shqetësim ,merak diçka dikujt (një kohë të gjatë), nuk i plotësohet, nuk i sendërtohet diçka e dëshiruar,e lektisur, e pëlqyer shumë, pa masë dikujt, i vjen shumë keq dikujt që e lë diçka  pa e bërë, pa e sendërtuar, pa e përmbushur, i mbetet shumë merak, mall, shqetësim dikujt për diçka . (VDE-G f. 189). S. shih sin : i mbetet birë (në zemër) diçka  a për diçka  dikujt

            I SHKON GAND diçka dikujt fr.fol., iron.- i shkon kot, dëm, dëm e kot, pa dobi diçka dikujt. (FGJSSH f. 533, 1861). S. shih sin: i shkon si dardhat e egra mbi ujë diçka dikujt

GANGULL

            E DO GANGULL fr.fol.,ftill.- e do të tërë, të pandarë. (AXH-XLVIII f. 158).

            E MERR GANGULL (një punë etj.)  dikush fr.fol.,ftill.- e merr   të tërë, të pandarë (një punë etj.) dikush. (AXH-XLVIII f. 158).

            RRI GANGULL MBI  UJË  (akulli, copa e akullit) fr.fol.,ftill.- pluskon mbi ujë e nuk shkrihet (zakonisht thuhet për copat e akullit). (FGJSSH f. 533).

GAPËRR

            I BËHET GAPËRR dikujt dikush  fr.fol., iron.- nuk i ndahet fare dikush dikujt, i qepet, i ngjitet  e nuk i ndahet,  nuk i shqitet dikush dikujt, i ngjitet nga pas,  i qepet prapa dikujt dikush dhe s’ i shqitet. (FGJSSH f. 533). S. shih sin: i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush

            I LËSHOHET GAPËRR dikujt dikush  fr.fol.,ftill.- i lëshohet, i hidhet me vrull, me rrëmbim të madh dikujt dikush. (FGJSSH f. 533). S. shih sin: i lëshohet si gjeraqinë  dikujt dikush

GARDH-I

            BËHET GARDH dikush fr.fol.- 1. id. nuk i mbetet më fuqi fizike (nga mplakja, nga dërrmimi fizik etj.) dikujt. (MIGOJ-F-II f. 17). S.shih sin: bëhet bërllok dikush. 2. (dikush a diçka) met.- bëhet pengesë e të  tjerëve dikush a diçka , pengon të tjerët dikush a diçka, pengon punën, kalimin, qarkullimin e të tjerëve dikush, nxjerr, krijon, shkakton pengesa për të tjerë dikush. (FGJSSH f. 130, 534). S. shih sin : bëhet barrikadë dikush a diçka

            BËHET SI GARDH I KALBËT (I KALBUR) dikush fr.fol.,krah.- i humb fuqitë dikush,   nuk i mbetet fare fuqi fizike   nuk i mbetet më pikë fuqie dikujt, ligështohet shumë dikush, sqaqet, flashket dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet  si  bollë e vrarë dikush  

            BËHET SI GARDH I SHTHURUR dikush fr.fol.,krah.- bën jetë të shthurur, të parregullt dikush. (NMUS-SHPK f. 95).  S. shih sin: rron si bagëtia dikush

            E BËN GARDH  diçka dikush  fr.fol., meton.- e kthen në një pengesë diçka dikush. (FGJSSH f. 133).

            ÇART GARDHIN E MBYLL SHTE-GUN dikush  fr.proverb.,iron.- prish një punë të rëndësishme, të madhe ose një gjë të mirë për të bërë diçka tjetër  të vogël a pa  vlerë  . (AVSU-SHPMGJ f. 91).. S.shih sin: prish bucela e bën kënaçe

            GARDH I GJALLË fr.em.,fj.-1. gardh prej shkurresh të mbjella dendur. 2. varg njerëzish  të ngjeshur njëri pranë tjetrit. (FGJSSH f. 599).    

            E HEDH GARDHIN dikush  fr.fol..,id.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një  rrezik,  një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush. (FGJSSH f. 534). S. shih  sin : del mb’ anë  dikush

            GARDH ÇIFT fr.em.,fj.-gardh me dy thurima, të mbushura në mes tyre me dhe, në një faqe të pjerrët  për ta mbrojtur këtë nga gërryerjet. (FGJSSH f. 534). S. gardh i dyfishtë. Ant. gardh tek

            GARDH I DYFISHTË fr.em.,fj.- gardh me dy thurima, të mbushura në mes tyre me dhe, në një faqe të pjerrët për ta mbrojtur këtë nga gërryerjet. (FGJSSH f. 534).S. shih sin : gardh çift

            GARDHI KA SY fr.proverb.- puno me kujdes, kij kujdes kur punon se mund të të shohin të tjerët, sado tinëz që të punosh, do të merret vesh, nga sytë e botës nuk fshihesh dot. (FGJSSH f. 535, 1807). S.shih sin : fusha ka sy

            GARDH I KALBËT (I KALBUR) fr.em.-  1. iron. njeri, plak i dobët, njeri,plak që sëmuret shpesh, njeri,plak shëndetlig.  S. shih sin: dru i kalbur. 2. met. njeri  fare i lodhur e i këputur, njeri që s' ka fuqi fare. S. shih sin : bollë e vrarë. 3. njeri (plak) që jeton akoma, por s’ është në gjendje të bëjë ndonjë punë, njeri fare i pazoti, i paaftë për punë. (BQ-DSH). S.kufomë e gjallë ; i  vdekur e i pambuluar

            GARDH KUNUR fr.em.,ftill.- gardh oborri, rrethojë thurur me thupra të trasha frashri. (HB-FSHRR f. 10).

            GARDH I SHKULUR fr.em.,iron.-1. njeri që nuk ka themel të shëndoshë, njeri që nuk ka mbështetje të sigurt.(JTH-FFGJSH f. 190).S.shih sin : degë pa rrënjë. 2. njeri që e ka humbur vlerën e rëndësinë. (FGJSSH f. 534). S. shih sin :  brashnjë e hedhur

            GARDH TEK fr.em.,fj.-  gardh që bëhet vetëm  nga një thurimë drizash, ferrash, telash etj. (FGJSSH f. 534).  Ant. gardh çift

            GARDH I THATË fr.em.,fj.- gardh me ferra  a me degë të prera. (FGJSSH f. 534). 

            E HEDH GARDHIN  dikusdh   fr.fol.,id.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një pengesë, një  rrezik,  një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush . (FGJSSH f. 661).  S. shih sin : del mb’ anë dikush

            NUK KA   GARDH PA FERRA fr.pro-verb.,aleg.- s’ ka gjë pa të metë, pa firë, s’ ka gjë të përkryer, s’ ka njeri pa të metë, s’ ka njeri të përkryer). (NALËN-L f. 219, VAME-SHPK f. 100, SUAH-SHPPG f. 89). S. shih sin: arë pa stom e fjalë pa bishta nuk ka

            E  KAPËRCEN GARDHIN dikush  fr. fol..,id.- e kalon, e kapërcen një vështirësi, një  rrezik,  një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush. (FGJSSH f. 534). S. shih  sin : del mb’ anë  dikush

               E  KËRCEN GARDHIN dikush  fr. fol..,id.-e kalon, e kapërcen një vështirësi, një  rrezik,  një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, kritike dikush. (FGJSSH f. 534). S. shih  sin : del mb’ anë  dikush

            MBETET JASHTË GARDHIT dikush a diçka  fr.fol.,ftill.- mbetet i parëndësi, i pavlerë, i papërfillur dikush a diçka, lindiriset,  mbetet  jashtë   vëmendjes,  interesit, kujdesit  dikush a diçka, nuk i jepet, nuk i kushtohet kujdes, interes, vëmendje, rëndësi e duhur dikujt a diçkaje. (IBME-OP f. 152). S. shih sin : lihet anash dikush a diçka  

            E MBËSHTET PËR GARDHI dikë dikush fr.fol.,meton.- nuk i lë shtegdalje, rrugë-zgjidhje dikujt dikush,ia mbyll të gjitha shtegdaljet dikujt dikush, e vë në gjendje, në situatë pa rrugë-dalje dikë dikush, e ngushton shumë, pa masë dikë dikush, e gjen, e zë ngushtë dikë dikush, e zë në gjendje të vështirë, kritike dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e fut në bigë dikë dikush ; ia shkel bishtin me këmbë dikujt dikush ; ia zë bishtin me derë dikujt dikush

            MBËSHTETET PËR GARDHI dikush fr.fol.,meton.- nuk di, nuk ka nga t' ia mbajë dikush, bie në gjendje, në pozitë shumë të vështirë  dikush, bie në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje, pa shpëtim, pa shpresë dikush, bie shumë keq,  shumë ngushtë dikush, bie në shtrëngesë, në ngushti të madhe dikush, ngushtohet shumë, pa masë dikush sa nuk di nga ia mban, zihet shumë keq, shumë ngushtë dikush, bie në rrethana shumë të vështira  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bie angësht  dikush

            I MBËSHTILLEN SI GARDH diçkaje a dikujt fr.fol.,meton.- e rrethojnë me shumicë a denduri radhësh diçka a dikë, e shtien në rreth diçka a dikë, e bëjnë bllokadë, e bllokojnë diçka a dikë, e rrethojnë, e gardhojnë, e vënë në mes diçka a dikë, i rrinë  rreth e rrotull diçkaje a dikujt.  (FGJSSH f. 534). S. shih sin : i bëhen batërr diçkaje a dikujt

            E MERR GARDHIN diçka fr.fol., meton.- 1. rritet shumë e shpejt diçka, rritet jashtë mase diçka. 2. teprohet  diçka.  (FGJSSH f. 535, 1062). S. shih sin : kalohet në ekstrem diçka 

              MOS IA PAFSHA GARDHIN! fr. fol.,mallk.- 1.u zhduktë! .S. shih sin: u shoftë me bina! 2a. mos e pafsha më!.2b.  më është bërë shumë i neveritshëm, i urrejtur dikush, s’ dua ta shikoj (ta shoh) me sy. (JBALL-KOR f. 192). S.shih sin: mos ia pafsha bojën!   

              PRAPA GARDHIT fr.ndf., iron.- fshehurazi. (FGJSSH f. 534, 1531).  S. shih sin : nën banak

            QE  GARDH E U BË SHTEG fr. proverb.- nuk u prish ndonjë punë, nuk u bë ndonjë gjë e madhe. (FGJSSH f. 535). S.  shih sin: nuk u prish bota!

            RRI PRAPA GARDHIT dikush fr.fol., iron.- e mbulon, e fsheh  veprimin e vet dikush, nuk del a nuk sulmon haptas dikush, vepron fshehurazi e me shumë dredhi dikush, është tinëzar i madh dikush, e fsheh fytyrën e vërtetë dikush, është i fshehur, i maskuar në veprime dikush, rri fshehur, fshihet dikush. (NMUS-SHPK f. 96, NMUS-SHPK-II f. 189). S. shih sin: i fsheh brirët dikush

            S’ IA SHKEL GARDHIN  njeri dikujt fr. fol.,meton.- nuk trembet, nuk frikohet fare dikush, nuk ka frikë fare dikush, është trim i madh dikush. (HEME-SK f. 79). S. shih sin : nuk i veton ashka e syrit dikujt, as që i veton  ashka e syrit dikujt

             SHTHURET GARDHI fr.fol.,met.-1.nuk ekzistojnë më marrëdhëniet e mira të mëparshme midis dy njerëzve ose midis dy palëve, prishet miqësia.S. shih sin: thyhet buka. 2.  prishet rregulli e disiplina,  bëhet rrëmujë. (NMUS-SHPK f. 96).

            I VË  GARDH  dikujt a diçkaje dikush  fr. fol., id.- e pengon, e ndalon, e frenon  dikë a diçka dikush, ia pret hovin dikujt a diçkaje dikush, i vë pengesë dikujt a diçkaje dikush. (AXH-XLVIII f. 158,FGJSSH f.534,  966).  S. shih sin : i bëhet barrikadë  dikujt a diçkaje dikush

GAR/Ë-A

            *BËN  GARË (GARA) me dikë dikush  fr.fol.,fj. (FGJSSH f. 132).- garon me dikë dikush, merr pjesë në gara me dikë dikush.- Njerëzit e tyre jashtë, dita me ditë vriteshin duke bërë gara se cili grup po ia kalon shoqit. (TBO te: GRE, 19 prill 2001 f. 12).  S. hyn në garë me dikë dikush

            HYN NË GARË me dikë dikush  fr. fol., fj.- ).- garon me dikë dikush, merr pjesë në gara me dikë dikush. (FGJSSH f. 704). S. shih  sin: bën garë (gara) me dikë dikush

GARGA

            E  MBAN GARGA (litarin) fr.fol.,ftill.-  e mban në baraspeshë (litarin) , nuk e lejon që të tërhiqet  më një anë (litarin ) dikush. (ALCEN-UL f. 40).

GARGAR/Ë-A

            BËN  GARGARË  dikush  fr.fol.,fj.- e shpëlan (e shpërlan)  fytin (grykën) dikush  me ujë a me bar të lëngët duke e mbajtur kokën  lart  e nga pas  e duke e  gurgulluar në gojë . (FGJSSH f. 132, 534).

GARGULL-I

            MBETET GARGULL dikush fr.fol., iron.-nuk ndryshon fare për të mirë dikush (në mendim, në qëndrim etj.) , mbetet po ai i mëpar-shmi  që ka qenë ( i pandryshuar për të mirë në mendim e në qëndrim etj.)  dikush. (NMUS-SHPK f. 96). S. shih sin: shkon bung e vjen cung dikush

GARRUC-I

            MBLIDHET GARRUC dikush fr.fol.,i d.- kruspullohet dikush. (JNU-FPM f. 72).S. shih  sin: bëhet bullmuq dikush

            RRI GARRUC dikush fr.fol.,ftill.- ulet, rri mbi thembra pa e mbështetur trupin përdhe dikush. (JNU-FPM f. 72). S. shih sin: rri në bisht  dikush

GARRUMET

            E MBUSH GARRUMET diçka (thesin, tepsinë etj.) dikush fr.fol.,ftill.- e mbush krejt ,nuk lë vend të zbrazët dikush, e mbush sa nuk merr, sa nuk zë më, e mbush me të rrasur diçka dikush,  e mbush plot e përplot dikush diçka. (HB-MLK f. 43). S. shih sin : e mbush an’ e mb’ anë diçka dikush

GASTAR/E-JA

             BËHET GASTARE diçka  fr.fol.,met.- kthjellohet shumë mirë diçka (qielli). (FGJSSH f. 536). S. shih sin : bëhet bilur diçka (qielli)

            E  KA GASTARE diçka dikush  fr.fol., ftill.- e ka shumë të pastër dhe të ndritshme diçka dikush. (FGJSSH f. 536). S. e ka  qelibar  diçka dikush

GATI

            *BËHET GATI dikush   fr.fol.,fj.- gatitet, përgatitet dikush . (FGJSSH f. 130, 537).- Xhevë, bëhu gati, bija ime. Shko në shtëpinë tënde të re. (AZZOG te: KD, 30 gusht 2003 f. 31). Mbi një pecetë borë të bardhë, ishte bërë gati vendi ku do të hante bukë. (IVR-NR f.22 ). U bë gati të nisej pa pikën e dëshirës. (AABD-NJ f. 50). Vetëm nëna e dinte pse kishte ardhur ajo, e Bardhi mund ta merrte me mend.Tani duhen fjalët,mendoi nëna.Dikush duhet ta thyejë akullin: u gëlltit disa herë dhe po bëhej gati t'i fliste të birit.(BIKE te: F nr.15/84  f. 8).Kur bëheshin gati djemtë e agait të vinin draprin në mëngjes herët jepej alarmi: po digjeshin të lashtat e agait!(SS-S f. 28). Isha me mendje si në kohën kur bëhesha gati  të shkoja në Arë të Cenës e të prashisja misrin. (HKA-OM f. 182). S. (i) bën gatitë dikush ; bën përgatitje dikush

            * (E) BËN GATI diçka a dikë dikush fr.fol.,fj.- (e) gatit,(e) përgatit diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 134, 536).- Më bëri zemër , jo vetëm edhe këtë evëtar të ri ta japë më (në) dritë, po edhe gjithë ato që kam bërë gati.(NAVE te: gr.aut. ALSH f. 67). Të vete mendja për pulë, pula gati; të shkon mendja për qengj, bëj gati pirunin; t’ u tek  për viç, mprih dhëmbët. (PARB-SH f. 155).Unë, more vëlla, do ta dërëzoj nesër, dhe lëmin e parë e kam bërë gati. (ZSA-VL-3 f. 110).

            *I (IA) BËN GATI diçka dikujt dikush  fr.fol.,fj.-ia gatit, ia përgatit  diçka dikujt dikush.- Ky i tha se ishte në dijeni të ardhjes së tij dhe se i kishin bërë gati një dhomë, aty në ndërtesën e pushtetit. (DUTA-GD f. 126).

            *I BËRË  GATI fr.mb.,fj.- i gatitur, i përgatitur.- Raportin e bërë gati, ia pata dorëzuar në dorë. (SKR te: KO nr. 2/ 86 f. 167).

            *ËSHTË GATI  për diçka ddikush   fr.fol.,ftill.- është i gatshëm, është i përgatitur dikush.- Vështrimi i saj thoshte : me ty shpirt, jam gati të vete prapa diellit ! (JX-LV f. 680).  S. shih sin : ka gatishmëri  për diçka dikush

            *GATI-GATI fr.ndf.- pothuaj, potjuajse pothuajse fare. (FGJSSH f. 537).- Njeriu deri në thembra të këmbëve duhet të jetë i ndershëm, Rrezellinë !- ia mori fjalën nga goja  ai me një zë gati-gati funeral. (MI-SHT f.273). Dikur gati-gati më lëshuan këmbët mu te udhëkryqi. (IPRO te: KD, 8 mars 2003 f. 31). Qëndronte  përgjysmë  i kërrusur, gati-gati të thyer, midis dy dritareve dygrilëshe të veshura me qelq e të mbuluara me perde të trasha bojë arre. (MI-SH f.48).

GATITU

            QËNDRON (RRI) GATITU para (për-para)  dikujt dikush fr.fol.,meton.-i bindet  menjëherë e pa fjalë  dikujt dikush,  s’ guxon ta kundërshtojë dikë dikush. (FGJSSH f. 537).  S. shih  sin :  i bindet si berr dikujt dikush 

GATSHËM (I)- GATSHME (E)

            *ËSHTË I GATSHËM për diçka dikush  fr.fol.,fj.- është gati për diçka dikush  - Vetëm njëri  nga ta  ishte i gat-shëm të dalë  me emër  dhe mbiemër. (BEHBEL te : KD, 16.12. 1997 f. 5).  S. shih sin : ka gatishmëri për diçka dikush

GATISHMËRI-A

            *KA GATISHMËRI për diçka dikush fr.fol.,fj.- është i gatshëm për diçka, është gati për diçka dikush.-Drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk kanë gatishmëri për të çuar proceset përpara. (JKR te : ERE, 24 shkurt 2005 f. 4). S.është gati për diçka dikush ;  është i gatshëm  për diçka dikush ; tregon gatishmëri  për diçka  dikush

            *TREGON GATISHMËRI dikush për diçka  fr.fol.,fj.- është i gatshëm për diçka dikush.- Moska nuk po tregon gatishmëri që t’ u tregojë sa duhet dhëmbët serbëve. (p.a. te: B, 10 PRILL 1993 f. 1). S. shih sin : ka gatishmëri  për diçka dikush

GATITU

            QËNDRON (RRI) GATITU përpara dikujt  dikush  fr.fol.,iron.- i bindet menjëherë e pa fjalë dikujt dikush, s’ guxon të kundërshtojë dikë dikush. (FGJSSH f. 537, 1703).S.shih sin : i bindet si berr dikujt dikush

GATUAJ

            Ç’ TË GATUASH, DO TË HASH   fr.proverb.-  ç’ të bësh e gjen, ç ‘ të keqe të bësh, e gjen, e pëson vetë, atë të keqe që e bën, e gjen, të kthehet në të njëjtën masë a mënyrë, çfarë të bësh do të gjesh. (SKDO f. 487). S. shih sin : e bën në det, e gjen në kripë, ç’ bën në det, e gjen në kripë

GAV/ËR-RA

            LYP  GAVËR dikush  fr.fol.,meton.- kër-kon vend  ku të futet a të fshihet dikush, kërkon vend   për të gjetur shpëtim në rast rreziku dikush.. (FGJSSH f. 1030). S. shih sin : e lyp birën e miut dikush

GAVOL/E-JA

            ÇOHET GAVOLE diçka fr.fol.,id.-  fryhet diçka. (FGJSSH f. 538).  S. ngrihet përpjetë diçka

GAXHAVELL-I

              S BËN AS PËR GAXHAVELL KOP-SHTI  dikush fr.fol., iron.- nuk është fare i zoti, i aftë për një punë dikush, nuk është i zoti, i aftë për asgjë dikush,  nuk të kryen dot një punë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk e ka arën hambar dikush

GAZ-I

            BËHET PËR GAZ dikush fr.fol.,iron.- shpërnderohet, turpërohet, komprometohet, diskre-ditohet keq (para botës)  dikush. (FGJSSH f. 539). S. shih sin : bëhet abanoz (si arusha me def) dikush

            *BËHET GAZI I BOTËS  dikush  fr.fol., iron.-1.  nuk turpërohet fare para të tjerëve dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, delendriset krejt dikush, shpërnderohet, turpërohet, komprometohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush.- Dhe ja ku do të bëhemi të famshëm dhe gazi i botë. A do të ketë pas kësaj, vend në shkollë vajza, si e mendon ti? (NETO-GB f. 168). Apo të bëhemi  si fqinjtë tanë gazi i botës dhe atdheu i krimeve pafundme, parajsë për hajnat e botës. (p.a. te: ERE, 7 shkurt 2004 f. 3). Shqipëria komuniste e Hoxhës u bë gazi i botës, me misionin e saj qesharak të mbrojtjes së   marksizëm-leninizmit në shkallë plenare. (IK  te: ERE, 1 prill 2004  f. 11). S. shih sin: bëhet abanoz dikush. 2.  bëhet objekt i talljes, i përgojimit nga bota dikush, bëhet turp i botës dikush, e merr bota nëpër gojë dikë, njolloset ,baloset, damkoset (me turp) dikush, komprometohet botërisht dikush . (MIHO-DI f. 176, FGJSSH f. 539, 1011). S. shih sin : bëhet si arusha me def dikush

            *BËHET GAZI I DYNJASË dikush  fr.fol., iron.- nuk turpërohet fare para të tjerëve dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, delendriset krejt dikush, shpërnde-rohet, turpërohet, komprometohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush. (FGJSSH f. 394). S. shih sin: bëhet abanoz dikush

            BËHET GAZ(I)  I DHEUT dikush  fr.fol. ,iron.- nuk turpërohet fare para të tjerëve dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, delendriset krejt dikush, shpërnderohet, turpëro-het, komprometohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush. (MAH-FKPG-I f. 71, MAH-FKPG-II f. 66, 67, FGJSSH f. 539). S. shih sin: bëhet abanoz dikush

            E BËJNË GAZIN E BOTËS dikë  fr.fol.,iron.- e tallin, e vënë në lojë përpara të gjithëve dikë,   e përqeshin botërisht dikë. (FGJSSH f. 2040). S. shih sin :  i (ia) vënë berihanë  dikujt

            BËN GAZ me dikë a diçka dikush  fr.fol., id.-tallet, qesëndiset, shpotitet, mahitet, shagaret me dikë a diçka  dikush. (FGJSSH f. 539).  S. shih   sin : bën allatkë me dikë a diçka dikush

            BËN GAZ E HORË dikush  fr.fol.,id.- gëzohet shumë, pa masë dikush . (QEHA-ELB f. 68). S.shih sin: i  guf  (i gufon) barku dikujt (për dikë a  diçka)

            *I ÇELET GAZI  dikujt fr.fol.,fj.- qesh  dikush, nis e qesh dikush, qesh pak, qesh lehtë  dikush, qesh pak e lehtë  dikush, vë paksa buzën në gaz dikush.- Herë i çelej buza, herë i çelej gazi. (AAS-K f. 181). S. shih sin : (e)  bën buzën në gaz dikush

              DUKET SI  GAZI NË UJË diçka a një vend etj.) fr.fol.,ftill.-duket qartë, duket sheshit, duket shumë qartë, shumë mirë, fare qartë, fare mirë diçka a një vend etj. (SKDO f. 161). S.shih sin: duket breshka  diku (në një vend etj.)

            ËSHTË GAZI I BOTËS (I DYNJASË,  I DHEUT)  dikush fr.fol., ftill.,iron.- është i njollo-sur, i poshtëruar, i shpërnderuar fare dikush, është i  kompromeuar keq dikush,  është i turpëruar keq dikush ,  nuk ka asnjë vlerë dikush,  është i bërë  turp i botës dikush. (AXH-XXXIX f. 166). S. shih sin: është me balushë dikush

            FIKET GAZIT dikush fr.fol.,fj. qesh me të madhe dikush, qesh shumë, pa masë dikush. (AXH-II F. 165, FGJSSH f. 469, 539). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

            FLET PËR GAZ dikush fr.fol. ,ftill.-  flet kot më kot, pa lidhje dikush. (AXH-II f. 168). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

            GAZ IDEAL fr.em.,fj.- gaz që merret teorikisht për qëllime studimi në një trajtë të caktuar ose me veti abstrakte. (FGJSSH f. 708).

            GAZI I MBRËMJES, MARRJA E NADJES fr.proverb.,iron.-  gëzimi e shatë e tepërta  në darkë mund të dalin me turp në mëngjes. (PETZE-TRO-I f. 197).

            GAZ I PLOGËT fr.em.,fj.-  gaz që nuk bashkëvepron  a nuk lidhet kimikisht  me lëndë të tjera. (FGJSSH f. 538, 1504).

            GAZ  I RRALLUAR fr.em.,ftill.- gaz që i është pakësuar sasia në po atë hapësirë dhe që i ka grimcat më larg njëra-tjetrës se më parë. (FGJSSH f. 1679). 

            I HIPËN GAZI dikujt fr.fol.,fj.- i qeshet dikujt, i vjen për të qeshur dikujt. (FGJSSH f. 539).

            I JEP GAZ motorit dikush  fr.fol.,fj.- i jep  më shumë lëndë djegëse motorit  dikush. (FGJSSH f. 538).

            *IA JEP GAZIT dikush  fr.fol.,fj.- nis të qeshë dikush, qesh dikush.-Të gjithë ia dhanë gazit. (ZSA-VL-3 f. 20).  Dhe Notja ia dha gazit.Edhe Monoja  s’ u mbajt dot e qeshën sa u gajasën, sa që roja u zgjua. (ZSA-VL-3 f. 70). Fshatarët ia dhanë gazit. Pastaj pushuan. (ZSA-VL-3 f. 115). S. shih sin : ia plas gazit dikush

            E KËPUT GAZIT dikë dikush fr.fol., meton.- e bën të gajaset së qeshuri dikë  dikush, e bën të qeshë shumë,  pa masë, së tepërmi dikë dikush. (JTH-FFGJSH f. 225). S. shih sin : ia këput brinjët dikujt dikush

            ME GAZ NË BUZË fr. mb. 1.  i gëzuar, i  buzëqeshur. 2.  duke qeshur, me gëzim, buzagaz. (FGJSSH f. 539).

            *ME  GAZ NË ZEMËR   fr.mb.,meton.- i gëzuar, i  buzëqeshur.- Gjithë ditën e ditës, në krua, në kishë, te lëmi i fshatit a tek ura e jazit ata shiheshin nga larg me sy të qeshur e gaz në zemër. (SOAN-TZ f. 63). S. shih sin : me buzë(n) në gaz

            E MERR GAZI dikë  fr.fol.,fj.- i vjen për të qeshur dikujt, nis të qeshë dikush, qesh dikush.  (AXH-VII f. 161, FGJSSH f. 1061). S. shih sin : ia plas gazit dikush

            IA PAKËSON GAZIN motorit dikush  fr.fol.,fj.- ia pakëson lëndën djegëse motorit dikush. (FGJSSH f. 538).

            *PËR GAZ TË BOTËS fr.ndf.,iron.- për turp të botës.- Kujto se si i lejohet zotit Rugova, në kundërshtim me ligjin të  ushtrojë edhe detyra partiake, madje edhe nëpër Evropë për gaz të botës, në të njëjtën kohë  me atë post qesharak të presidentit...(p.a. te: ERE, 7 shkurt 2004 f. 3).

               IA PLAS GAZIT  dikush fr.fol.,fj .- nis të qeshë dikush, qesh dikush . (FGJSSH f. 539). - Besniku në e parë u skuq,u hutua, pastaj edhe ai ia plasi gazit me afsh .(RK- D f. 167). leatët!-fryri bulçitë Vasoja dhe ia plasi gazit. (SHMU-PA-I f. 210). Derisa slloveni pedant  fliste për rastin e Lubjanës, ne, të pranishmit ia plasëm gazit. (EDU te : KD, 5 tetor 2004 f. 11). Të gjithë ia plasën gazit. (ZSA-VL-  3 f. 213). Belkiz-hanmit një çehre i shkonte, një i vinte, kurse Azem Zeqiri mezi përmbahej që të mos ia plaste gazit. (AD te: KS, 4.10. 2008 f. 29). S. ia jep (ia kris) të qeshurit dikush ; ia jep gazit dikush ; e merr gazi (të qeshurit)  dikë ; ia shkrep të qeshurit dikush

              SHKATËRROHET NË GAZ dikush  fr.fol.,id.- qesh  shumë, pa masë, së tepërmi dikush, qesh me të madhe dikush, qesh shumë e shumë dikush.  (AXH-FR f. 194). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

              (E) SHKEL GAZIN dikush  fr.fol., fj.- 1. shkel një këmbëz  të posaçme për t’ i dhënë motorit  të automjetit  më shumë lëndë djegëse. (FGJSSH f. 538). 2.  shpejton, nxiton dikush, e rrit shpejtësinë dikush. (IST f. 377). S. shih sin : (e) hap çapin dikush  

              IA SHKEL GAZIN   dikush  fr.fol.,met.-1. (diçkaje (një pune etj.)  e nxit një punë që të kryhet dikush, bën përpjekje për ta shpejtuar një punë dikush, e shpejton një punë dikush. (EQSHI f. 164). S. shkund urët dikush. 2.  met.-nxiton shumë dikush, ngutet shumë (në një punë, në një veprim etj.) dhe e bën atë shkel e shko, tregohet i nxituar, i pamatur në një punë a veprim dikush. (FGJSSH f. 1853). S. shih sin : bluan në dorë dikush

               SHKRIHET GAZIT dikush fr.fol.,fj. qesh me të madhe dikush, qesh shumë, pa masë dikush. ( FGJSSH f.   539). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

            SHKULET GAZIT dikush fr.fol.,fj. qesh me të madhe dikush, qesh shumë, pa masë dikush. (  FGJSSH f. 539). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

              SHPËRTHEHET NË GAZ dikush  fr.f ol., id.- qesh  shumë, pa masë, së tepërmi dikush, qesh me të madhe dikush, qesh shumë e shumë dikush.  (AXH-FR f. 194). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur

              I TERET  GAZI dikujt fr.fol.,id.- pu-shon menjëherë  së qeshuri  dikush (nga diçka e papëlqyer që i vjen papritur).. (FGJSSH f. 1986). S. shih sin : i thahet gazi në buzë dikujt

              I THAHET GAZI NË BUZË dikujt  fr.fol.,id.- pushon menjëherë  së qeshuri  dikush (nga diçka e papëlqyer që i vjen papritur). (FGJSSH f. 539). S. i teret gazi dikujt

              VDES GAZIT dikush  fr.fol.,id.- qesh  shumë, pa masë, së tepërmi dikush, qesh me të madhe dikush, qesh shumë e shumë dikush.  (AXH-FR f. 194, FGJSSH f. 539). S. shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

            E VË NË GAZ dikë a diçka dikush  fr.fol., id.- e tall, e shpotit,e qesëndis,e qestis dikë a diçka dikush, e çejnon dikë a diçka dikush. (GAZ f. 99, FGJSH f. 63, FGJSSH f. 539, 2153). S.shih sin: bën allatkë me dikë a diçka  dikush 

              *I VJEN GAZI NË BUZË dikujt fr.fol., meton.- thekmezet dikush , vjen në gjendje të mirë, normale shpirtërore dikush, i humb të zbehurit, të zverdhurit, zymtësia në fytyrë dikujt, kthjellohet në fytyrë, në dukje, në pamje dikush, e merr veten dikush pas një tronditjeje a shqetësimi të papritur,   merr pamje të gëzuar, të qeshur dikush .- Mrikës së vogël i kishte ardhur çehrja në vend e gazi në buzë, që kur i tha i ati se i kishte sjellë një fustan me trëndafila. (SS-Z f. 167). S.shih sin : i vjen boja në vend dikujt

              E ZË GAZI  dikë   fr.fol.,fj.- qesh pak, qesh lehtë  dikush, qesh pak e lehtë  dikush, vë paksa buzën në gaz dikush, nis e qesh dikush. (FGJSSH f. 2230). S. shih sin : (e)  bën buzën në gaz dikush

GAZEP-I.

            E BËN GAZEPIN  dikush fr.fol., id.- 1.  (për diçka)  bën potere, zhurmë të madhe dikush, s’ lë gjë pa thënë dikush, qorton rëndë, kritikon ashpër dikush, kundërshton, proteston me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë, qahet, ankohet me të madhe dikush për diçka duke bërë shumë zhurmë. ( EQSHI f. 196, FGJSSH f. 539). S. shih sin:bën bujë për diçka dikush, e bën bujë diçka dikush. 2. (për diçka)  e paraqet diçka dikush duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin diçka (gjendjen a punën) jashtë mase dikush  (FGJSSH f. 539, 658).S. e  bën  gurin e gjakut (hatanë, kiametin, namin)  për  diçka dikush. 3a. punon, vepron shumë, së tepërmi dikush.3b. 1b. siguron, grumbullon sasi të mëdha sendesh dikush, bën grumbull, truç të madh sendesh dikush.  (FGJSSH f. 596). S. shih sin: e bën betin  dikush

              E BËN GAZEPIN E ZI dikush  fr.fol.,id.-1a..punon, vepron jashtëzakonisht shu-më dikush.1b..siguron, grumbullon gjëra në sasi  shumë të mëdha dikush.. (BQ-DSH). S .shih sin : e bën betin e zi  dikush

              E HEQ GAZEPIN  dikush fr.fol.,fj.-heq, vuan, mundohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, sfilitet, lënuret dikush. (BQ-DSH). S. shih  sin : heq si bari e dushku dikush

            (E) HEQ GAZEPIN E ZI  dikush   fr. fol., id.- vuan, heq,  mundohet shumë,së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 539). S.shih sin: heq si bari e dushku dikush

            E MERR NË (PËR) GAZEP dikë a diçka  dikush  fr.fol.,id.- i neveritet  shumë dikush a diçka dikujt (sa s’ e sheh dot me sy), e merr shumë inat, mëri dikë a diçka  dikush, sillet me të keq, me  armiqësi, me urrejtje ndaj dikujt dikush. (FGJSSH f. 539). S. shih sin : e merr për cep  dikë dikush

              NUK IA NDAN  GAZEPIN  dikujt dikush fr.fol.,meton.- e mundon, e sfilit dikë dikush, nuk e lë fare të qetë,rehat dikë dikush. (ALSI te : Leka nr. 5/ 1930 f. 151). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush

              NË PIKË TË GAZEPIT fr.ndf.,id.-  shumë keq. (FGJSSH f.  539). S. shih sin :  në pikë të akullit

              RRON NË GAZEP dikush fr.fol.,ftill.-  rron keq e keq dikush, rron shumë keq dikush. (AXH-LI f. 135).  S. shih sin : nuk bën behrida dikush 

           *IA SJELL GAZEPIN (E ZI) dikujt dikush  fr.fol.id.-e mundon (pa masë, së tepërmi) dikë dikush.- Bunjaku ia sjell gazepin Bayernit. (RIB te : LE, 12 gusht 2008 f. 26). S.shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush

            E SHEH GAZEPIN dikush fr.fol.,id.- 1. shtrëngohet, bie në gjendje të vështirë, të keqe, të ngushtë, të rëndë, kritike dikush, detyrohet, ngushtohet, zihet shumë ngushtë e nuk ka ç' të bëjë dikush, bie në ngushti, në shtrëngesë  të madhe dikush.S. shih sin: bie angësht dikush .2. heq, vuan, mundohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, sfilitet, lënuret dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : heq si bari e dushku dikush

            E SHEH GAZEPIN E ZI dikush  fr.fol., id.- heq, vuan, mundohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, sfilitet, lënuret dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : heq si bari e dushku dikush

GAZET/Ë-A

                GAZETË  FOLËSE fr.em.,fj.- program i shkurtër me lajme nga prodhimi  dhe nga veprim-taria politike  e kulturtore e kolektivit, që jepet nëpërmjet  qendrës së zërit në një ndërmarrje  ose në një aksion.  (FGJSSH f. 539).

            *GAZETË E MURIT, GAZETË MURI fr.em.,fj.-  botim që nxjerr një kolektiv  a një orga-nizatë në një ndërmarrje, në një instutucion, në një shkollë etj., që përmban shkrime  për çështje të ndryshme të jetës së saj dhe që varet në mur (FGJSSH  f. 539). - Ç’ po bën kështu ?- e pyeti teto Çukja  përgjegjësen  e sallës së leximit.- Ja, po vë gazetën e murit. (ZSA-VL-3  f. 194).

            GAZETË XHEPI fr.em.,fj.- organ politik  luftarak e letrar, me fletë të vogla, që botonte një njësi  e madhe partizane  gjatë Luftës Nacional-çlirimtare dhe që lexohej  duke kaluar  dorë më dorë.  (FGJSSH f. 539, 2198).

GAZHDAR

            BËHET GAZHDAR (buka, krodha e bukës) fr.fol.,id.- piqet tepër, teprohet së pjekuri (buka), thahet e forcohet shumë, pa masë (buka, krodha e bukës), forcohet shumë, pa masë (në të pjekur) buka, krodha e bukës, bëhet shumë e ngurtë diçka. (ALCEN-UL f. 40). S.shih sin : bëhet asht  diçka  (buka, krodha e bukës etj.)

GAZHD/Ë-A

              I BIE NË GAZHDË dikujt dikush .  fr. fol.,  iron.-.i përkulet, i gjunjëzohet, i(nën)shtrohet dikush dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin : i bën aman dikujt dikush

            GAZHDË E GJURIT fr.em.,fj.,anat.- eshtër rrotullore dhe e lëvizshme e gjurit. (BQ-DSH).S. shih sin :  shih sin:  kaçkë e gjurit      

GDHE-RI

            ËSHTË GDHE dikush fr.fol.,iron.- është budalla, i marrë, i trashë nga mendja dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është buall dikush

              ËSHTË SI GDHE PISHE dikush fr.fol., iron.- 1.është shumë kokëfortë dikush. S. shih sin: nuk ha dot arsye dikush. 2. është i paditur, i marrë, i trashë nga mendja dikush. (NMUS-SHPK f. 96, NMUS-SHPK-II f. 189). S. shih sin: nuk e di nga (kah)  e ka dhia bishtin dikush; është buall dikush

GDHENDA-GDHENDA

              E BËN GDHENDA-GDHENDA diçka (drurin etj.) dikush  fr.fol.,fj.- e copëton,  e bën copa-copa, e ndan në copa shumë të vogla (drurin etj.) dikush. (MIHO-DI f. 175). S.  shih sin : e bën ashkla-ashkla  diçka (drurin etj.) dikush

GDHENDUR-IT (TË)

              NUK  HA TË  GDHENDUR  dikush  fr.fol.,iron.- nuk i pranon fare këshillat dhe qortimet e dikujt dikush, nuk merr vesh, nuk kupton dikush sado që t’ i flasësh. S. shih sin : nuk ha arsye  dikush. 2. nuk ndreqet, nuk përmirësohet dot dikush (në sjellje e veprime), nuk përmirësohet , nuk futet në rrugë të drejtë dikush (me gjithë këshillat që i jepen). (FGJSSH f. 638, 1581). S. shih sin : shkon  bung e vjen cung  dikush 

              NUK  MERR    GDHENDUR  dikush  fr.fol.,iron.- nuk i pranon fare këshillat dhe qortimet e dikujt dikush, nuk merr vesh, nuk kupton dikush sado që t’ i flasësh. S. shih sin : nuk ha arsye  dikush. 2. nuk ndreqet, nuk përmirësohet dot dikush (në sjellje e veprime), nuk përmirësohet , nuk futet në rrugë të drejtë dikush (me gjithë këshillat që i jepen). (FGJSSH f. 638, 1581). S. shih sin : shkon  bung e vjen cung  dikush 

GDHIHET

             *GDHIHET E NGRYSET dikush fr. ndf..,meton.-  prej mëngjesi e deri në mbrëmje,   që kur gdhin gjersa (gjer kur) ngryset, gjithë (tërë) ditën e lume.-Nga lypësi gjer te njerëzit që gdhiheshin e ngryseshin pa shtënë as një krodhë bukë në gojë. (MTRE te: st.fil. nr.3/ 88 f.41).  S. shih sin: ag e muzg

              KU GDHIHET, S’ NGRYSET dikush fr.proverb.,iron.- fr. fol.,per.- nuk qëndron, nuk rri gjatë në një vend dikush, sa e gjen këtu, sa e gjen atje dikë, nuk ngulet dot në një vend dikush, është endacak, bredhacak i madh dikush. (FGJSSH f. 190). S.  shih sin: është si çadra e gabelit dikush

GDHIRË-T (TË)

            DERI NË TË GDHIRË fr.ndf., per.-deri në mëngjes, gjithë natën (e lume).-Dasma zgjati deri në të gdhirë. (FGJSSH f. 2236).  S. shih sin: deri (gjer) në ag

            *NDAJ TË GDHIRË fr.ndf.-  shumë herët, pa aguar, pa gdhirë mirë, herët në mëngjes.- Isaku, ditë për  ditë,/ që në mëngjes ndaj të gdhirë. (Ç-2 f. 141). Ndaj të gdhirë bëri një copë gjumë e u ngrit qull në djersë. (FGJ te: gr.aut. ALSH f. 376). Po kur u shemb, thanë ? –Sot, ndaj të gdhirë. (ZSA-VL-3 f. 168). S. shih sin : me feksin e agut

            *NGRIHET PA GDHIRË dikush   fr.fol., meton.-zgjohet shumë herët dikush.- Përgjegjësit të  kolektivit të agjitatorëve i kishte thënë  se do ta korrte pjesën e saj  pesë ditë përpara kohës, dhe kishte ca ditë  që ngrihej pa gdhirë, shkonte në arë . (ZSA-VL-3 f. 73). S. shih sin :ngrihet pa zbardhur dita dikush  

            *PA GDHIRË fr.ndf.,meton.- shumë herët, pa aguar, pa gdhirë mirë, herët në mëngjes .-Nesër pa gëdhirë do ta kalojmë lumin. Armikun do ta zëmë në befasi. (JA-G f.99). Njeri nuk prisnin që t’ u vinte pa gdhirë. (ZSA-VL-3 f. 200). S. shih sin: me feksin e agut

            *QË PA GDHIRË fr.ndf.- shumë herët, pa aguar, pa gdhirë mirë, herët në mëngjes.- Tërë natën  çimkat  nuk e kishin lënë  të mbyllte sy. Kishin filluar punën  që pa gdhirë. (SUKRA-BN f. 24). S. shih sin: me feksin e agut

GËK

            AS GËK, AS MËK fr.ndf.,onomat.- pa bëzajtur fare, pa nxjerrë asnjë zë,  pa bërë fare fjalë, pa bëzajtur fare, pa u ndier fare, pa e hapur fare gojën. (FGJSSH f. 229). S. shih sin : as cik, as mik

              *NUK I BËN DOT AS GËK dikujt dikush  fr.fol.,meton.- i frikohet shumë dikujt dikush, nuk i bën asnjë kundërshtim dikujt dikush, nuk i bën asnjë fjalë dikujt dikush, nuk guxon të flasë, të bëzajë dikush në prani të dikujt.- Po t’ i mbushet mendja, as gëk s’ i bëjmë dot ne! Po më ngjan se gjetkë i dhemb dhëmballa! (SS-A f. 268).  S.shih sin: nuk bën cik prej dikujt dikush

            *NUK BËN AS GËK dikush, NUK BËN AS GËK, AS MËK dikush, NUK BËN GËK  dikush fr.fol.,meton.- nuik bëzan fare dikush, nuk flet fare dikush, nuk i dëgjohet, nuk i ndihet fare zëri dikujt, nuk reagon, nuk kundërrshton fare dikush, nuk e flet asnjë fjalë dikush (në shenjë reagimi, mospajtimi, kundërshtimi a nga frika). (FGJSSH f. 542).- Jeniçerët as e kuptuan se nga u kishin  rënë këto shqiponja: rojat kafshuan dhenë që në sulmin e parë dhe s’ patën kohë të bënin as gëk. (SS-S f. 70). Ndërsa flisja, Hyseni u ngrit nja dy herë e ma preu fjalën, po herën e tretë  gazetari dhe ata të kontrollit punëtor e vunë me shpatulla pas muri me fakte. As gëk as mëk. (STPO-D f. 90). S.shih sin: nuk bën cik (me gojë) dikush

              S’ KA AS GËK, AS MËK me dikë  fr.fol., onomat.- s’ pranohen kundërshtime, reagime, vërejtje  te dikush, s’ ka vërejtje, kundërshtime,  reagime  te dikush, doemos duhet të bëhet,  të kryhet, të përmbarohet pa fjalë diçka (një urdhër, një porosi etj.) e dikujt  . (FGJSSH f. 542).  S. shih sin:  s’ ka cik  mik me dikë

              *NUK E LË TË BËJË GËK dikë dikush  fr.fol.,meton.- nuk i lë shteg, mundësi    bishtërimi ,arsyetimi etj.me fjalë dikujt dikush, nuk e lë të flasë (më, më tej) dikë dikush.- Moj , vajzës sime  i marrin të keqen, ka një nënë ajo  që s’ e lë të bëjë gëk, jo të dredhë bishtin. (ZSA-VL-3 f. 143). S.shih sin : e zë cingthi dikë dikush

              PA BËRË AS GËK, AS MËK, PA BËRË GËK  fr.ndf.,onomat.-1. pa bëzajtur fare, pa nxjerrë asnjë zë,  pa bërë fare fjalë, pa bëzajtur fare, pa e hapur fare gojën, pa u ndier fare, fare heshturazi. S. shih sin :  as cik, as mik. 2.   pa bërë asnjë kundërshtim, pa asnjë kundërshtim, pa asnjë reagim. (FGJSSH f. 542). S. shih sin : pa fjalë, pa fjalë në gojë

GËLQER/E-JA

            *BËHET (SI) GËLQERE (në fytyrë) dikush  fr. fol.id.- zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) nga frika, nga tronditja, nga sëmundja, habia etj. dikush, zbardhet në fytyrë  dikush. (FGJSSH f. 129, 543).-Basho Gori u bë si gëlqere në fytyrë. Edhe ai s’ dinte  ç’ të thoshte. (ZSA-VL-3 f. 77). Mem Denekut iu tha pështyma dhe u bë si gëlqere. (ZSA-VL-160). S. shih sin : bëhet dhe (në fytyrë) dikush

            GËLQERE E GJALLË  fr.em.,fj.- gëlqere e pashuar.  (FGJSSH f. 599).

            GËLQERE HIDRAULIKE fr.em.,fj.-  përzierje e gëlqeres me rërë e me çimento, që  ka vetinë të ngurtësohet edhe në ujë. (FGJSSH f. 543).

                      GËMUSH/Ë-A

            ËSHTË GËMUSHË E PAPRERË dikush  fr.fol.,ftill.- është në gjendje të mirë ekonomike dikush, ka mjaft të ardhura dikush, i shkojnë punët për së mbari dikujt. (PESHA-BER f. 214). S. shih sin : ka balashi dhjamë

GËNJESHT/ËR-RA shm.-GËNJESHTRA-T

            GËNJESHTËR ME BISHT fr.em.,fj.- gënjeshtër që bie në sy menjëherë. (FGJSSH f. 544).

            GËNJESHTRA E BËN VEGSHIN, POR NUK IA VË KAPAKUN fr.proverb.- gënjeshtra zbulohet, del në shesh, shpejt,  menjëherë, gënjeshtra nuk fshihet dot. (FGJSSH f. 2123). S. shih sin: gënjeshtra i ka këmbët e (të) shkurtra

            GËNJESHTRA NË DIELL fr.em.,iron.- gënjeshtra që duken sheshit, gënjeshtra të cilave  nuk u beson askush. (FGJSSH f. 332). S. rrena në diell

            GËNJESHTRA I KA KËMBËT E (TË)  SHKURTRA fr.proverb.-gënjeshtra zbulohet , del në shesh, shpejt,  menjëherë, gënjeshtra nuk fshihet dot. (FGJSSH f. 1878).S.gënjeshtra e bën vegshin, por nuk ia vë kapakun; rrena i ka këmbët  e  (të) shkurtra

            GËNJESHTRA ME THES fr.em.,iron.-  shumë gënjeshtra. (FGJSSH f. 2062).

            JANË GËNJESHTRA ME GRËNÇKA fr.em.,iron.- janë gënjeshtra të trasha. (NMUS-SHPK f. 96).

            KËPUT GËNJESHTRA dikush  fr.fol., iron.- gënjen shumë dikush. (FGJSSH f. 819). S. shih sin: rren si çifut dikush

            I THOTË GËNJESHTRA TË MËDHA  dikujt dikush fr.fol.,iron.-e gënjen shumë dikë dikush. (FGJSSH f. 819). S. shih sin : ia këput  brinjët  dikujt dikush

            GËRB-I shm.-GËRBE-T

            I BIEN  GËRBET (së punuari, në punë) dikujt fr.fol.,,id.- shkallmohet,  dërrmohet (në punë, së punuari,  duke punuar etj.) dikush, lodhet shumë, pa masë duke punuar dikush. (FGJSSH f. 545). S. shih sin : i bie mulla e barkut  në tokë ( së punuari, duke punuar) dikujt

            I KËPUTEN GËRBET (së punuari, në punë) dikujt fr.fol.,,id.-lodhet shumë, pa masë (duke punuar, nga puna e rëndë)  dikush, robtohet(në punë,  së punuari) dikush, punon shumë, së tepërmi, tej mase dikush, punon e lodhet pa masë dikush. (FGJSSH f. 545, 819). S. shih sin : i bie mulla e barkut  në tokë  (së punuari, duke punuar) dikujt

GËRB/Ë-A

            QE ME NJË GËRBË, U BË ME DY fr.proverb.,iron.- i del, i shtohet edhe një problem a pengesë tjetër e papritur dikujt. (HB-FPD f. 78). S. shih sin : qe me një dert, u bë me dy

GËRÇ

            GËRÇ ME... fr. ndf.,id.- plot me, plot e përplot me, mbushur plot me...., sa nuk zë më (BQ-DSH). S. shih sin: citë me..., citë në...

GËRDEC-I

              GDHIHET GËRDEC dikush fr. fol. fj.- 1.gdhihet me trupin si të ngrirë dikush.  gdhihet kallkan dikush. 2.gdhihet i vdekur. (FGJSSH f. 545, JNU-FPM f. 73).S. gdhihet gërdell  (kallkan) dikush

GËRDELL-I

              GDHIHET GËRDELL dikush fr. fol.,fj.- gdhihet me trupin si të ngrirë. (JNU-FPM f. 73). S. shih sin: gdhihet gërdec  dikush

GËRDI-TË

            IA SHTIE GËRDITË  dikujt dikush fr. fol. ,iron.- e neverit, e vështiros, e pështiros  dikë dikush. (BQ -DSH). S.ia çon të pështjellët (të vjellët, vrerin) dikujt dikush; i (ia) kall krupën dikujt dikush; i ngjall neveri dikujt dikush; ia shtie lingjeret (neverinë, tugat) dikujt dikush

GËRL/Ë-A

            E QET NË GROPË TË GËRLËS dikush  fr. fol.,iron.-  ha shumë dikush, nuk ka të ngopur dikush, është i babëzitur, i pangopur dikush. (SUAH-SHPPG f. 85). S. shih  sin: i çahet (iu ka çarë) barku dikujt

GËRMADH/Ë-A

            *E KTHEN NË GËRMADHË diçka a një vend  dikush fr.fol.,meton.-  e rrënon, e trokon, e shemb, e shkatërron, e prish  krejt, fare, deri në themel,  me themel  diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 133).- Janë ngritur shpeshherë gjatë historisë së njerëzimit  për ta penguar përparimin e tij, për ta shuar jetën, duke kthyer çdo gjë  në gërmadhë. (NDZTO te: SF nr. 3/ 1990 f. 79). S. shih sin : e bën bar  diçka a një vend dikush

              E QAN GËRMADHA dikë   fr. fol., id.- e pëson   dikush, e gjen e keqja dikë. (FGJSSH f. 547, 1586). S. shih sin: e gjen allagjakun dikush

GËRMIC/Ë-A

            E  THYEN  GËRMICËN dikush  fr.fol., iron.-  vdes dikush. (FGJSSH f. 547, 2073). S. shih sin : ha baltë dikush ; e kthen barkun nga dielli dikush

GËRMICË

            GËRMICË ME ... fr. ndf.,id.- plot me, plot e përplot me, mbushur plot me...., sa nuk zë më (AXH-XLIII f. 146). S. shih sin: citë me..., citë në...

GËRMUC

            RRI GËRMUC  dikush fr.fol.,ftill.- rri (i) kërrusur dikush. (BQ-DSH). S. rri gërmuq (krruç)  dikush

            GËRMUQ

            RRI GËRMUQ  dikush fr.fol.,ftill.- rri (i) kërrusur dikush. (VDE-G-I f. 187). S. shih sin: rri gërmuc dikush

GËRSHET-I shm.GËRSHETA-T

            E BËN  GËRSHET diçka (një punë etj.) dikush  fr.fol.,iron.- e ngatërron, e ndërlikon, e pleks  keq diçka dikush .  (FGJSSH f. 548).  S. shih sin: e bën gërshet  diçka (një punë etj.) dikush

GËRSHËR/Ë-A  shm.GËRSHËRË-T

            I BIE GËRSHËRA diçkaje fr.fol.,met.

 .- spastrohet, shkurtohet, hiqet diçka. (ART f.211, FGJSSH f. 142, 549). S. shih sin:  i bie fshesa diçkaje

            IA FUT GËRSHËRËN diçkaje dikush  fr.fol.,meton.1. e pret krejt diçka dikush, e qeth diçka  dikush. S. ia vë gërshërën  diçkaje dikush. 2. e shkurton shumë një shkrim etj.) dikush, i heq pjesë të tëra diçkaje dikush. (FGJSSH f. 549, 2153). 

            JANË PRERË ME NJË GËRSHËRË fr.fol.,meton.- janë njëlloj, njësoj, janë të njëjtë, të njëllojtë, përputhen njëri me tjetrin, nuk kanë ndonjë dallim në mes vete, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit,  janë si njëri ashtu edhe tjetri. (FGJSSH f. 549, 1542, PAVHA-SHPE f. 120). S. shih sin : janë një ajar

              I KA GËRSHËRËT  E GJILPËRËN NË DORË dikush fr.fol.,iron.- vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfuqishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush, ka (ushtron) pushtet të madh dikush diku e bën ç’ të dojë, gjithçka është nën pushtet, sundim të dikujt, i ka në dispozicion të gjitha mundësitë dhe mjetet  për të vepruar dikush,  ka fuqi e mundësi  të veprojë dikush  si të dojë (si të dëshirojë, si t’ ia ketë ëndja). (BQ-DSH). S. shih sin: është vetë Ali, (e) vetë kadi dikush

            I KA  PRERË  NJË GËRSHËRË fr.fol., meton.- janë njëlloj, njësoj, janë të njëjtë, të njëllojtë, përputhen njëri me tjetrin, nuk kanë ndonjë dallim në mes vete, nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit,  janë si njëri ashtu edhe tjetri. (FGJSSH f. 549, 1542). S. shih sin : janë një ajar

              I PRERË ME GËRSHËRË fr.mb., meton.- pikërisht ashtu si duhet, shumë i përshtatshëm  për të bërë një punë. (FGJSSH f. 549).

              *ËSHTË PRERË ME GËRSHËRË diçka   fr.fol.,id.- është vendosur  prerë diçka .- Që atëherë kur e ka parë dritën e diellit, është prerë me gërshërë vetëm  e vetëm për fatin tonë. (MI-SHT f. 275).S. është e prerë me thikë diçka

              SI TË PRERË ME GËRSHËRË fr.  mb.,krah.-  me shtat a gjatësi të njëjtë, të barabartë,  me masë të njëjtë, të barabartë. (FGJSSH f. 549).

              IA VË GËRSHËRËN diçkaje dikush  fr.fol., meton.- e pret krejt diçka dikush, e qeth diçka  dikush. (FGJSSH f. 2153). S. shih sin: i (ia) fut gërshërën diçkaje dikush

GËRXHALLË

              BËHET GËRXHALLË diçka (buka, krodha e bukës etj.)  fr.fol.,id.- thahet e forcohet , ngurtësohet fort, shumë, pa masë (buka, krodha e bukës) së pjekuri, së rreshkuri (ASU-VGJKMGJ f. 111). S. shih sin : bëhet asht diçka (buka, krodha e bukës etj.) .

GËRRAÇ-I

              BËHET GËRRAÇ dikush  fr.fol., met.- shëmtohet  dikush. (JNU-FPM f. 75). S. shih sin: bëhet për çudë dikush

GËRRATHË-GËRRATHË

              GËRRATHË-GËRRATHË fr.ndf.,fj.- me thepa, me gëthepa, jo me sipërfaqe të rrafshët, të lëmuar, por të vrazhdë, gërritha-gërritha. (HB-FSHRR f. 10).

GËRRE-T

            VETE (KA VAJTUR) NË GËRRET diçka fr.fol., meton.-nuk mund të durohet më  diçka, e kalon çdo kufi diçka, teprohet diçka, s’durohet dot më diçka, është e padurueshme diçka, vjen puna sa nuk durohet dot më, kalohet çdo kufi i pranueshëm i diçkaje . (NMËR-PËR f. 89). S.nuk mban më  ujë (orizi, pilafi, vera etj.) ; shkon (ka shkuar) larg diçka ; shkon (ka shkuar) në tehir diçka ;  shkon (vete) thika në kockë  ; vete (ka vajtur) deri në buzë diçka ;  vete (ka vajtur) larg diçka ; vjen kandari në bisht ; shih sin: mbushet kupa 

GËRRICASH

              LUAN GËRRICASH dikush (një fëmijë) fr.fol.,ftill.,etngogr.- luan dikush (një fëmijë)  me një grup fëmijësh me pesë guralecë, duke hedhur njërin (më të madhin) lart  dhe duke marrë  një nga një me shpejtësi  katër të tjerët  që janë në tokë, po me të njëjtën dorë. (FGJSSH f. 551). S. shih sin: luan guraçokthi  dikush (një fëmijë)

GËSTERR/Ë-A  shm. GËSTERRA-T

            BËHET GËSTERRË (një vend)  fr. fol., met.-erret, terrohet shumë, së tepërmi  (një vend). (FGJSSH f. 551).  S. shih sin : bëhet bunacë  (një vend)

GËSHTENJ/Ë-A shm.GËSHTENJA-T

              ËSHTË I TRASHË  SA GËSHTENJA NË RRËZË dikush  fr.fol.,iron.- është fare i marrë, budalla, trutrashë, trutharë, kokëbosh, torollak dikush,nuk kupton, nuk merr vesh gjë prej gjëje  dikush. (HSHA-FRRAM f. 73). S. shih sin : është buall dikush

              GËSHTENJË DETI fr.em., zool.- iriq deti. (FGJSSH f. 552).

              GËSHTENJË E EGËR fr.em.,bot., L. Aesculus hypocastanum.-dru i madh me lule të bardha të mbledhura tufë në trajtën e një koni, që mbillet anës rrugëve  ose nëpër parqe për zbukurim. (FGJSSH f. 552). S. gështenjë kali

              GËSHTENJË KALI fr.em.,bot., L. Aesculus hypocastanum.-dru i madh me lule të bardha të mbledhura tufë në trajtën e një koni, që mbillet anës rrugëve ose nëpër parqe për zbukurim. (FGJSSH f. 552). S. shih sin : gështenjë e egër

              I HA GËSHTENJAT  QË I NXJERR-IN TË TJERËT NGA ZJARRI  dikush  fr.fol., proverb.,iron.- përfiton dikush nga lufta që bëjnë mes tyre  dy të tjerë. (AJA-V f. 155).

               HIDHET SI GËSHTENJA NË VALË dikush fr.fol.,meton.- 1a.nuk ulet a nuk shtrohet në vend dikush, nuk rri dot i qetë në vend dikush, rri i shqetësuar dikush, rri gati për t’ u ngritur, nuk është ulur mirë dikush, nuk rri rehat, nuk i rrihet në vend dikujt. 1b. është shumë i shqetësuar dikush, ka një hall dikush, nuk qëndron  dot në një vend dikush se diçka e mundon,e shqetëson. ( BQ-DSH). S. shih sin: rri si bollë e vrarë dikush

              NUK NXIRREN GËSHTENJAT NGA ZJARRI ME DUART E BOTËS fr.proverb.- nuk bëhet puna  duke përdorur vegla të tjerët, nuk bëhet dot (nuk kryhet, nuk mbarohet) punë me ndihmën e të tjerëve. (SUAH-SHPPG f. 82). S. shih sin : nuk thyhen arrat me duart e botës

              I NXJERR GËSHTENJAT ME BAJONETAT e dikujt dikush  fr.fol.,meton.- bën, mbaron punë dikush jo vetë, po duke e shfrytëzuar punën, mundin e dikujt tjetër, i sendërton qëllimet e veta dikush  me ndihmën e dikujt tjetër, e shfrytëzon dikë dikush për qëllimet vetanake. (AJA-V f. 155). S. shih sin: e nxjerr bollën me dorë të huaj  dikush

              I NXJERR GËSHTENJAT  (NGA ZJARRI)  ME DUART E BOTËS (ME DUART E TË TJERËVE) dikush  fr.fol.,iron.- bën, mbaron punë dikush jo vetë, po duke e shfrytëzuar punën, mundin e dikujt tjetër, e përdor si vegël dikë dikush për të kryer, mbaruar punë, e bën një punë dikush duke përdorur si mashë a si vegël të tjerët dikush.  (AJA-V f. 155, FGJSSH f. 359, 552, 2245). S. shih sin: e nxjerr bollën me dorë të huaj  dikush

            SIKUR ËSHTË LARË ME UJË GËSHTENJASH dikush  fr.fol.,iron.- përgojohet, gojoset, prozhmohet  dikush, flasin e përflasin për dikë, e përgojojnë, e përflasin, e prozhmojnë dikë, e marrin nëpër gojë për të keq dikë,ia zmadhojnë dikujt veprimet e këqija që ka bërë. (BQ-DSH). S.shih sin : flasin bota për dikë

GËZIM-I

            *FLUTURON  NGA  GËZIMI dikush  fr.fol.,fj.- gëzohet shumë, pa masë dikush, është shumë i gëzuar dikush/. (FGJSSH f. 2224). .- Kur e dërguan  për të ngritur kooperativën e Këmbëzës, fluturoi nga gëzimi. (ZSA-VL-3 f. 254). S.shih sin: i  guf  (i gufon) barku dikujt  

            GËZIM PËR DERË fr.em.,iron.- diçka që më ndodh mua sot, mund të të ndodhë edhe ty nesër. (FGJSSH f. 315).

            GJEN GËZIM dikush fr.fol.,fj.- gëzohet dikush. (FGJSSH f. 605). S.  shih sin : bëhet behar dikush

            (E) NDIEN THELBIN E GËZIMIT dikush  fr.fol.,ftill..-gëzohet shumë, pa masë dikush .- Ndjeu thelbin e gëzimit,/ lëshoi kalin, mori dheun. (N-3 f. 77). S.shih sin: i  guf  (i gufon) barku dikujt  

GËZOF-I

            (E) KTHEN GËZOFIN  NGA FRYN (TË  FRYJË) ERA dikush  fr.fol.,proverb.,iron.- 1. anon nga është, nga qëndron interesi, leverdia (më shumë) dikush, priret nga ana që merr për mbarë dikush. S. shih sin : shkon nga anon balanca dikush. 2.    mban, përkrah atë anë (atë rrymë, atë rrjedhë etj. shoqërore-politike dikush , nga e cila përfiton më tepër, sillet, vepron, punon  dikush sipas leverdisë, interesit e përfitimit aktual  (të çastit) dikush. (FGJSSH f. 433, 506, 552, 900, 1903, HB-FPD f. 106, NABA-EY f. 228) . S. shih sin: e kthen  barkun  nga del dielli  dikush  

            IA PRET GËZOFIN dikujt dikush  fr.fol.,id.- e ndëshkon, e dënon si duhet dikë dikush, ia jep atë që e meriton dikujt dikush, e ndëshkon, e dënon,  rëndë, rreptë dikë dikush (për një faj,një dëm a një të keqe), ia jep dënimin e merituar dikujt dikush , e detyron dikë dikush të përgjigjet gjer në një për një veprim a për një sjellje të padrejtë.(FGJSSH f. 552, 1542). S. shih sin : ia ndreq  bërroren  dikujt dikush

GËZHUT

              MBETET GËZHUT diçka a dikush fr.fol.,id.- mbetet në heshtje, harrohet diçka a dikush. (JNU-FPM  f. 85).S. shih sin: lihet anash diçka a   dikush

                     GËZHYT/ËR-RA

              ËSHTË GËZHYTËR PA THELB    fr.fol.,iron.-1. (diçka)  është diçka pa vlerë. S. shih sin: është avull  lakrash  diçka. 2. (dikush) është i padobishëm, i pafryt  dikush,  është pa vlerë, i pavlefshëm,i pavlerë, shterp dikush (AVSU-SHPMGJ f. 91).  S. shih sin: është si bleta  në majë të lisit dikush

              NUK KA DALË PREJ  GËZHYTRE dikush (një i ri) fr.fol.,iron.- është ende i vogël a i papjekur dikush. (AVSU-SHPMGJ f. 91). S. shih sin: nuk i ka plasur arpallëku dikujt

              E NJEH QË NË GËZHYTËR dikë dikush  fr.fol.,ftill.- e njeh që në vegjëli, që të vogël dikë dikush, e njeh që kur ka lindur dikë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 99).

GIC-I

              BËHET GIC  dikush fr.fol.,met.-  maj-met, shëndoshet  dikush. (HXH-2/ 82 f. 167). S. bëhet si sheleg dikush; shih sin: bëhet si bucë dikush

GILI-VILI

              BËN GILI VILI dikush  fr.fol.,iron.- tregohet i paqëndrueshëm në bindjet  e veta a në sjelljet  ndaj dikujt  a diçkaje, e dredh   bisedën, flet  dikush si ia ka ënda, si ia do, ia kërkon  puna a  interesi, flet me fjalë të tilla dikush që fshehin qëllimin e vërtetë, nuk mban qëndrim serioz dikush, nuk e merr me gjithë mend diçka dikush. (FGJSSH f. 554). S. shih sin: i bën lak fjalës dikush

              I BËN  GILI-VILI dikujt dikush  fr.fol., iron.- e merr me të mirë e i lëvyret, i laritet dikujt dikush, e merr me të mirë e i bën lajka dikujt dikush. (FGJSSH f. 554). S. shih  sin :  e merr me dhele dikë (fëmijëm)  dikush

GISHT-I  shm.-GISHTA-T

            NUK I AFROHET AS TE GISHTI I KËMBËS dikujt dikush për diçka fr.fol.,iron.-nuk i afrohet fare, aspak dikujt dikush për diçka (për nga aftësia, zotësia, zgjuarsia etj.), nuk mund të kraha-sohet a të matet me dikë fare dikush për nga cilësitë e mira (për nga aftësia, zotësia, zgjuarsia etj.),  e lë shumë larg, shumë prapa, shumë poshtë dikë dikush (për nga aftësia, zotësia, zgjuarsia, trimëria etj. (FGJSSH f. 554, 811). S. shih sin : nuk ia bën (as) afër  dikujt dikush për diçka

            NUK I AFROHET TE GISHTI I VOGËL dikujt dikush për diçka fr.fol.,iron.- nuk i afrohet fare, aspak dikujt dikush për diçka (për nga aftësia ,zotësia etj.), nuk mund të krahasohet a të matet me dikë fare dikush për nga aftësia, zotësia  etj. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk ia bën afër dikujt dikush për diçka

            BËHET GISHT dikush  fr.fol.,meton.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, tretet e dobësohet shumë dikush, liget (nga ndonjë sëmundje ose nga pleqëria) dikush. (FGJSSH f. 129, 519, 554,  SUAH-SHPPG f. 85, MAH-FKPG f.  52). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush

            IA BËN ME GISHT dikujt dikush  fr.fol., fj.- ia bën me shenjë  dikujt dikush që të afrohet, që të largohet ose të heshtë. (FGJSSH f. 554).

            I BIE ME GISHT TË MADH   diçkaje (një pune etj.) dikush  fr.fol.,iron.- e bën, e kryen, e punon  shkel e shko, keq, pa kurrfarë kujdesi  diçka ( një punë etj.) dikush, e bën shpejt e shpejt sa për të kaluar radhën diçka (një punë etj.) dikush. (FGJSSH f. 554, 1045). S. shih sin : e bën (si) angari diçka (një punë etj.) dikush

            DALIN GISHT PAS GISHTI fr.fol., ftill.-  dalin me radhë njëra pas tjetrës, njëra çështje e nxjerr tjetrën. (FGJSSH f. 554).

            DEL ME GISHT(A) NË GOJË  dikush fr.fol.,ftill.- del i humbur, i falimentuar në diçka dikush, del pa gjë fare dikush, i shkon mundi kot dikujt, del pa gjë dikush, del duarbosh, duar-zbrazur, duarthatë dikush. (SMO-3/ 80 f. 176). S. shih sin: del në diell dikush

            E DËFTON ME GISHT dikçka a dikë dikush   fr.fol.,meton.- e dallon, e spikat, e shquan nga të tjerat a të tjerët (për të mirë a për të keq) diçka a dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih  sin : e tregon me dorë diçka a dikë dikush

            E DI NË MAJË TË GISHTAVE  dikush  fr.fol.,ftill.- 1. (diçka) e di shumë mirë, fare mirë  diçka dikush. (FGJSSH f. 554, 2071). S. shih sin : e di si abëcënë  diçka dikush . 2. (dikë)  e njeh fare mirë, shumë mirë e me hollësi dikë dikush, e njeh në hollësi a me rrënjë  dikë dikush, e njeh plotësisht, krejtësisht, tërësisht dikë dikush. (FGJSSH f. 2071). S. shih sin: e di (se) ç’ (çka) ka në bark dikë dikush

            E  DI NË (NËPËR) GISHTA diçka dikush fr.fol., ftill.- e di fare mirë diçka dikush ,e di përmendësh diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e di si abëcënë diçka dikush

            DREJTOHET GISHTI fr.fol.,met.- Fatkeqësisht e mjerisht pse drejtohet gishti në vend se  të shtrihet dora. (SYDE te: SHK., dhjetor  1990 f. 14).   

            *E DREJTON GISHTIN  nga diçka a nga dikush  fr.fol.,met.- Që të tre këto taborre drejtojnë (me të drejtë) gishtin nga institucionet kulturore, të cilat nuk bëjnë asgjë  që libri të subvencionohet. (BECU te: KD, 31 janar 2004 f. 27).

            ECËN NË MAJË TË GISHTAVE dikush  fr.fol.,ftill.-  ecën me kujdes të madh që të mos ndihet prej askujt dikush, ecën ngadalë e lehtë dikush, ecën pa u ndier dikush, ecën me shumë kujdes dikush. (AXH-VII f. 157, FGJSSH f. 554, 608, 2069). S.ecën me torua dikush; ecën si mbi ve dikush;  ecën  sikur shkel  mbi (në) gjemba (ve,  vezë)  dikush; ecën mbi thonj dikush; i numëron hapat si nusja në valle dikush

              ËSHTË I GISHTIT dikush fr.fol., till.- është luftëtar, është i shkathët, mjeshtër në përdorimin e armës dikush, e përdor mirë armën dikush.S. shih sin: është i armës (i armëve) dikush. 2.  është trim, sypatrembur dikush. (FGJSSH f. 554, 734). S.  shih sin : është burrë dikush 

              ËSHTË ME GJASHTË GISHTA dikush  fr.fol.,iron.- është vjedhës dikush. (FGJSSH f. 601, 734). S.shih sin: është gjithë caka dikush

              *ËSHTË ME GISHT NË GOJË dikush  fr.fol.,ftill.-  është shumë i varfër dikush,  është pa gjë fare (nga pasuria) dikush,  është  duarbosh, duarzbrazur, duarthatë dikush.- Ky fshati ynë  është i varfër  sa më s’ bëhet. Këtu  një takëm nga ne jemi me gisht në gojë. (ZSA-VL-3 f. 232).  S. shih sin: është dorëhollë dikush

            ËSHTË PËR TË LËPIRË GISHTAT  (një ushqim etj.) fr.fol.,meton.- është shumë i shijshëm, i lezetshëm (një ushqim etj.). (FGJSSH f. 984). S. shih sin : është për të lëpirë duart (një ushqim etj.)

            ËSHTË GISHT i dikujt dikush  fr.fol., ftill.- është vegël e dikujt dikush. (FGJSSH f. 554). S. shih sin : është femëz llastiqesh dikush

            FSHIHET PAS (PRAPA) HIJES SË GISHTIT dikush, FSHIHET PAS (PRAPA)  GISHTIT dikush  fr.fol.,iron.-  mundohet më kot të mbulojë një veprim të keq që ka bërë, të metat a diçka  tjetër  të keqe, mbrohet me mjete e me mënyra të dobëta dikush, kujton dikush se nuk ia shohin të metat. (FGJSSH f. 554, 680).

              E FUT  GISHTIN  diku a në diçka (në një punë, çështje etj.) dikush fr.fol.,iron.- përzihet, ndërhyn, merr pjesë diku a në diçka (në një punë, çështje etj.) dikush (që s’ i takon). (FGJSSH f. 554, JTH-FFGJSH f. 220). S. shih sin: bëhet biber diku a në diçka (në një punë, çështje  etj.) dikush  

            GISHT I ÇARKUT fr.em.,fj.- gisht me të cilin ia ngremë këmbëzën armës . (MAH-FSHRRK-I  f.  65). S.; gishti i këmbëzës (i pushkës, i shëllirës;  gisht  tregues; lëpis i sahanave

            GISHTI I KËMBËZËS fr.em.,fj.- gishti me të cilin ia ngremë këmbëzën armës. (FGJSSH f. 554).  S. shih sin: gisht i çarkut

            *GISHT I  MADH fr.em.,fj.-  pëlqyer-.- Mos keni qeder!Në pyll nuk hyjnë dot ata, sikur ja, kaq ta bëjnë dhëmbin!- dhe u tregonte gishtin e madh.(THK-PËR f.197). S. shtypës i morrave

            GISHTI I PUSHKËS fr.em.,fj.- gishti me të cilin ia ngremë këmbëzën armës. (FGJSSH f. 554).  S. shih sin: gisht i çarkut

             GISHT I  SHËLLIRËS fr.em.,fj.- gisht me të cilin ia ngremë këmbëzën armës. (FGJSSH f. 554).  S. shih sin: gisht i çarkut

            *GISHTIN PO TA SHTIE NË SY NUK E SHIHJE fr.fol.,per.- ishte errësirë e madhe, ishte terr i madh. - Unë trupova zabelit duke u përbiruar midis... lisave të zabelit nëpër terr burg. Gishtin po ta shtie në sy nuk e shihje. (BH-LB f. 54).

            GISHTI TREGUES fr.em.,fj.- gishti me të cilin ia ngremë këmbëzën armës. (FGJSSH f. 554).  S. shih sin: gisht i çarkut

            GISHTI I VESHIT fr.em.,fj.- gishti i vogël i dorës. (FGJSSH f. 554).

            HA NJË MAJË GISHTI dikush  fr. fol.,ftill.- ha shumë pak dikush, ha fare pak dikush. (FGJSSH f. 1049). S. shih sin: e zë fundin e barkut dikush

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx