Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E hene, 09.08.2010, 07:43 PM
NË DETIN E GËNJESHTRAVE
Kanë provuar të nxitojnë
Edhe në stinë të gabuar
Mbi shpatullat tona
Kanë rrëshqitur
Dhe janë fundosur
Nuk shohin më në këtë botë
Sepse
I pret vdekja
Për t’i gëlltitur
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
KUR TRADHTON SHPIRTIN TËND
Atëherë
Ke bërë mëkat sakrilegj
Dhe rrezikon vetë jetën
Dhe qenësinë në histori
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
NË VETMINË E FJALËVE
Ju ka mbetur
Vetëm vetëngushëllimi
Korridoreve tuaja
Të izoluara
Edhe mund ta akuzoni
Njëri-tjetrin
...
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
NË DOBI TË JETËS
Në këtë botë të çoroditur
Ku gjithçka ndodhë
E asgjë nuk bëhet
Duhet bërë ndoj kompromis
Edhe me vdekjen
Interesant
Që të mund të jetojmë
!!!
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
EDHE NE SI JU
Jemi njerëz
Me të drejtë jete
Dhe të lidhur
Për truallin tonë
Që s’e lëshojmë kurrë
!!!
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
NJË PJESË E RRUGËS
Është krejt normale
Dhe brenda normave të historisë
Që të ketë vështirësi
Por vullneti i çeliktë
Dhe dashuria e pambarim
Shtyejnë përpara
Dhe të fortë
Arrijmë në amshim
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
RËNDËSI E DITËVE TONA
Këto ditët
E mbretërisë sonë
Dhe të regjimit të dashurisë
Janë shumë të rëndësishme
Për historinë e re
Për ardhmërinë
Dhe për amshimin
E njerëzisë
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
EDHE KËSAJ HERE
Kemi dalur në shesh
Me të gjitha të vërtetat
Të lumen jetë
E kemi vënë në lëvizje
Me motor dashurie
Sërish presim rezultate
Sipas garancisë së amshimit
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
DUKE KALUAR STINËT
Nuk harrojmë
Të ndalemi
Dhe të kalojmë çaste të këndshme
N’oaza dashurie
Siç na kërkon zemra
Dhe do shpirti ynë njerëzor
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
KRISTALE DASHURIE
Veç kënaqësisë
Që u japin zemrave tona
Në netët e dimrit të vuajtjeve tona
Na i ndrisin
Shtigjet e shpresave
Me amanetin e të parëve
Për shenjtërinë kombëtare
Në këtë botë
Dhe në amshim
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
PASOJA TË SË DJESHMES
Në mungesat e gabimit të djeshëm
Edhe sot
Sillem e pështillem
Binarin e dashurisë
Duke kërkuar
Në të gjitha relievet
...
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
DUKE U NGUTUR
Kanë humbur rrugën
Dhe kanë mbetur
N’udhëkryq
Të plagosur
Në shpirt
Dhe në zemër
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
I KAM PARË
Janë endur këndej
Njëmijenjë herë në stinë
Me shpatë në dorë
Koka njerëzish duke kërkuar
Ata që tani zhurmojnë
Siç thonë
Drejtësi duke kërkuar
...
Dje ishin argatë të vdekjes
Sot robër kanë mbetur
Hapsirave të hiçit
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
PRANI...
Në të gjitha kokrrat
E farës së dashurisë
N’arat e shenjtërueshme
Të njerëzisë
Me mbretëreshën time
Jemi të pranishëm
Me ëndërra të bukura
Me aspirata
Dhe me tërë shpirtin
Për mirësi
Dhe njerëzi
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
NË TË GJITHA PIKAT
Duam të jemi
Të parët
Aktivë
Dhe të domosdoshëm
Në procesin e shenjtë
Të dashurisë
Për t’i dhënë kësaj bote
Emër
Dhe zemër
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
PA PËRRALLA
Hyjmë në aktet e dashurisë
Me të vërteta
Dhe me perla historike
Të shkruara
Dhe të vulosura
Me vlera besnikërie
Dhe me veprime mirësie
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
E GJETËM DERËN
Duke ndjekur
Hap pas hapi
Mrekullitë e dashurisë
E gjetëm derën
Dhe hymë
-
Tani
Jemi këtu
Padronë të fronit
!!!
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
MBI SHPATULLAT E NJERËZISË
Shumë vese
Dhe interese
Varen
Dhe rëndojnë
Çdo ditë
Edhe në këtë stinë
Që duam t’ia falim
Dashurisë
Për pak interese të atyre
Që s’i njohim fare
Përsërisim gabimet
Dhe e lodhim shekullin
...
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
FJALË TË SIGURTA
Kur të them të dua
Dije që
Shumë serioz jam
Dhe i vendosur
Për të marshuar me Ty
Nëpër shekuj
Edhe tej amshimit
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
NJË RRUGË
Në sistemin tonë
Dhe në regjimin mbretëror
Drejt amshimit
Kemi vetëm rrugën e dashurisë
Me rend
Me solidaritet
Për njerëzinë
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
NË NJËZËSHMËRINË E DASHURISË
Të pandryshueshëm dhe të paepur jemi gjithmonë
Sipas amanetit të gjyshërve
Dhe sipas traditave të së shenjtërueshmës Dardani
Në të gjithë shekujt dhe në amshim
Të betuar dhe të vendosur në mirësi
-
Përpara!
Garlate (Lecco), 21 korrik 2010
AL MARE DELLE BUGIE
Hanno provato a nuotare
Nella stagione sbagliata
Sulle nostre spalle
Ci sono scivolati
E ci sono affondati
Non li vediamo mai più in questo mondo
Perché
Li aspetta la morte
Di inghiottirli
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
QUANDO TRADISCI L’ANIMA TUA
Allora
Hai fatto peccato
E rischi la vita stessa
E l’essere nella storia
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
NELLA SOLITUDINE DELLA PAROLA
Vi è rimasto
Solo l’auto consolazione
Nei vostri corridori
Isolati
Anche potete accusare
L’uno l’altro
…
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
AL FAVORE DELLA VITA
In questo snaturato mondo
Quando tutto quanto succede
E non si fa niente
Si deve fare alcun compromesso
Anche con la morte
Interessante
Di poter vivere
!!!
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
ANCHE NOI COME VOI
Siamo gente
Con diritto di vita
E legati
Per il nostro suolo
E non lo lasciamo mai
!!!
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
UNA PARTE DELLA STRADA
È tutto normale
E dentro le norme di storia
Di avere difficoltà
Ma la volontà d’acciaio
E l’amore infinito
Spingono avanti
E forti
Arriviamo nell’eternità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
IMPORTANZA DEI NOSTRI GIORNI
Questi giorni
Del nostro regno
E del regime dell’amore
Sono tanto importanti
Per la nuova storia
Per l’avvenire
E per l’eternità
Dell’umanità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
ANCHE QUESTA VOLTA
Siamo usciti in piazza
Con tutte le verità
La beata vita
L’abbiamo messo in movimento
Con motore d’amore
Di nuovo aspettiamo risultati
Secondo la garanzia dell’eternità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
ATTRAVERSANDO LE STAGIONI
Non dimentichiamo
Di fermarci
E di passare piacevoli momenti
Nelle oasi dell’amore
Come ci chiede il cuore
E come vuole il nostro spirito umano
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
CRISTALLI DELL’AMORE
Oltre il piacere
Che danno ai nostri cuori
Nella notte dell’inverno delle nostre sofferenze
Ci illuminano
I varchi delle speranze
Con i testamenti dei predecessori (padri)
Per la santità nazionale
In questo mondo
E nell’eternità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
CONSEGUENZE DI IERI
Con le mancanze dell’errore di ieri
Anche oggi
Mi giro e mi confondo
Cercando
Il binario dell’amore
In tutti i rilievi
…
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
AFFRETTANDO
Hanno perso la strada
E sono rimasti
Nell’incrocio
Feriti
Nell’anima
E nel cuore
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
LI HO VISTI
Ci sono vagati in queste parti
Milleun o volte alla stagione
Con spada in mano
Cercando teste della gente
Quelli che adesso rumoreggiano
Come dicono
Chiedendo giustizia
…
Ieri erano braccianti della morte
Oggi sono rimasti prigionieri
Degli spazi di nulla
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
PRESENZE …
In tutti i grani
Di seme dell’amore
Nelle campagne santissime
Dell’umanità
Con la mia regina
Siamo presenti
Con bellissimi sogni
Con aspirazioni
E con l’intera anima
Per carità
E umanità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
IN TUTTI I PUNTI
Vogliamo essere
Primi
Attivi
E indispensabili
In santissimo processo
Dell’amore
Per dare a questo mondo
Nome
E cuore
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
SENZA FAVOLE
Entriamo negli atti dell’amore
Con le verità
E con perle storiche
Scritte
E timbrate
Con valori della fedeltà
E con attività di carità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
L’ABBIAMO TROVATO LA PORTA
Seguendo
Passo dopo passo
I miracoli dell’amore
L’abbiamo trovato la porta
E siamo entrati
-
Adesso
Siamo qui
Padroni del trono
!!!
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
SOPRA LE SPALLE DELL’UMANITÀ
Tanti caprici
E interessi
Pendono
E pesano
Ogni giorno
Anche in questa stagione
Che vogliamo regalarla
All’amore
Per pochi interessi di coloro
Che non li conosciamo per niente
Ripetiamo gli errori
E lo stanchiamo il secolo
…
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
PAROLE SICURE
Quando dico - ti amo
Sai che
Sono molto serio
E decisivo
Di marciare con Te
Attraverso i secoli
Anche oltre l’eternità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
UNA STRADA
Nel nostro sistema
E nel regime reale
Verso l’eternità
Abbiamo soltanto la strada dell’amore
Con ordine
Con solidarietà
Per l’umanità
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010
NELL’UNANIMITÀ DELL’AMORE
Inalterabili e indomiti siamo sempre
Secondo il testamento dei nonni
E secondo le tradizioni della santissima Dardania
In tutti i secoli e nell’eternità
Giurati e decisivi nella carità
-
Avanti!
Garlate (Lecco), 21 luglio 2010