Kulturë
Poezi nga Valentina Dafa
E merkure, 11.08.2010, 07:48 PM
Valentina Dafa
Në UDHË
M? shoq?ron n? k?t? udh?
“Eliza” e Bethovenit
Mendimi p?r ty
Humbas dhe s`di se ku!
Shpirti
Kal(?r)on n? ekstaz?
Dhe kilometrat sosen
n? buz?qeshjen t?nde.
MOS MË MOHO!
Për të mos mohuar,
rebuse pafund më dalin prej lëkurës.
Të mbytem tek ty!
Ndrydhjet janë rrugë harrimi…
Dhimbjen zgjodha si gjuhë,
në thellësitë e mia të fshehura,
aty, ku në të vërtetë isha unë…
Më zgjove ti!
Për të mos mohuar,
në cep të syrit, loti lau epokën e paemër,
u bë veç pragu yt…
Mos më moho i dashur!
Emri im s`është mëkat!
Nga thellësitë e tua të etura,
mbi buzën tënde dal,
horizont i përflakur i stinës së virgjër…
Për të mos mohuar vetveten,
firmosëm projekt-rebusin që zgjidhëm,
me përqafimin tonë,
ditën që kapërcyem ëndrrën.
…
…nëse një ditë s`do të jem
I dashur mos pandeh se kam ikur
Një hap i yti më zgjon
Si zë Krishti
….
....O ZOT DHE SA PAK!....
Ora e përmbytjes përthithi veç hijen tënde,
imazhi i copëtuar lëkundej në bebëzat e syve
Heshtja digjte kohën boshe, pa ngjyrë,
Frikërat zgërdhiheshin si gjuhë flake.
Nocione të humbura që nga hapi i parë,
Më duket njwmijw vjet zbrazëti e zbardhëllyer,
fati më nisi tek një prag,
që ende s`kam ç`të çoj,
…duhet…o zot dhe sa pak…
Troket ora fiks.
Me të katra ikën ora e lig pas piramidës-akrep,
(pishtarin ia mora perëndive)
Shpërthim i ëmbël manjolash me zërin tënd,
Më dehin në ethe
S`di ta kthej kokën pas
Lumturisht lutem, shoh…
të vetmen udhë…
(kur mbi eshtra të më peshojë një gur)
…duhet…o zot dhe sa pak…
…ME TY
Çdo sekondë e ndaj me ty,
më avitesh gjithkund,
Asnjëherë portreti yt s`më thyhet,
në përfytyrimin e mungesës.
Qesh me dashurinë e gruas
që dashuroi vetëm një here.
Eci në trotuaret e qytetit tim,
që këmbët vetë i njohin.
Braktisur e lë fizikun tim,
si manekin,
me ndërrimet e modës së fundit,
lakmuar nga të gjithë.
Unë eci me ty, në shëtitoren
e panjohur të qytetit tënd,
krah teje,
me kuptimin tim të gjallimit
për një jetë,
ku dashurohet vetëm një herë.
Po ti ç`bën?!
Vallë i ndan horizontet?!
PSE KJO HESHTJE?!
Pse kjo heshtje?!
Ecjet gjithmonë trokëllijnë
Tundin ajrin
Pse kjo heshtje?!
Edhe zemërimi trumbenton gjakun
Turfullon me sy egërsire…
Pse kjo heshtje?!
Paralelizma s`më duhen
Vetmbrojtje,
Shpatat thyhen dhe…
Si ushtarë kokëulur s`dimë të pushojmë,
luftën tonë të heshtur të mërisë…
Pse kjo heshtje?!
Pantomimë, gjuhë arti njeh dashuria.
Durim…atëherë…
Heshtja,
sikur të mos ishte…
do të kisha plasur si vullkan…
së pari do të vetëflijohesha me gjakun tim
pastaj…sërish do të mbytesha…
pastaj…sërish do të të puthja…
pastaj do të të thoja prapë: Të dua shumë!
…por që të të ndodhin të gjitha këto,
Heshtjen do ta puth në shpirt,
Është kaq e brishtë…