Kulturë
Mexhid Yvejsi: Erdhi muaji i Ramazanit
E marte, 10.08.2010, 08:14 PM
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
ERDHI MUAJI I RAMAZANIT
Erdhi Ramazani – muaj’i agjërimit
Mirë se erdhe pranverë e njerëzimit.
Erdhi Ramazani - muaj'i shenjëtuar,
Mirë se erdhe - o muaj'i bekuar!
Erdhi Ramazani - muaj'i Dashurisë,
Mirë se erdhe - o muaj'i devotshmërisë!
Etdhi Ramazani - muaj'i mikpritës,
Mirë se erdhe - o muaj'i Dritës!
Erdhi Ramazani - muaj'i përmallimit,
Mirë se erdhe - o muaj'i mallëngjimit!
Erdhi Ramazani - muaj'i Zbulesës Hyjnore,
Mirë se erdhe - o muaj'i i shpresës njerëzore!
Erdhi Ramazani - muaj'i nënshtrimit trupor,
Mirë se erdhe - o muaj'i lartësimit shpirtëror!
Erdhi Ramazani - muaj'i Dashurisë,
Mirë se erdhe - o muaj'i devotshmërisë!
Erdhi Ramazani - muaj'i më frymzues,
Mirë se erdhe - o muaj'i më udhëzues!
Erdhi Ramazani - gjallëria e besimtarve,
Mirë se erdhe - n'Atdheun e shqiptarëve!
Erdhi Ramazani - Lavdia të qoftë o Zot,
Është vetëm shpirti - që të gjitha i thotë!