E shtune, 08.02.2025, 04:59 PM (GMT)

Kulturë

Muharrem Sfarqa & Kreshnike Mehmetaj: Intervistë me poetin disident kinez, Bei Ling

E hene, 09.08.2010, 08:58 PM


Bei Ling me autoret e Intervistes, Muharrem Sfarqa dhe Kreshnike Mehmetaj
Bei Ling me autoret e Intervistes, Muharrem Sfarqa dhe Kreshnike Mehmetaj

Intervistë me poetin disident kinez, Bei Ling

 

Mezi presë të takohem me shkrimtarët shqiptarë

 

Atje ku s'flet gjuha, vështirë  flasin edhe shkrimet

 

Nga Muharrem Sfarqa & Kreshnike Mehmetaj

 

Shkrimtari disident kinez Bei Ling, i cili është ndër të rrallët krijues që lufton për demokratizimin e njërës nga oazat e fundit të komunizmit, siç është Kina këto ditë përfundon qendrimin e tij katërmujor në shtëpinë e shkrimtarit nobelist gjerman, Heinrich Böll.

Ne ishim mysafir në një pritje të përzemërt të organizuar nga ai dhe shfrytëzuam rastin e zhvilluam një bisedë me te për lexuesin shqiptar.

 

Zoti Ling, shtypi letrar kudo në botë juve ju krahason me shkrimtarët me të mëdhenjë disident botërorë, ndërkaq ju nuk e pelqeni këtë epitet. Pse...

 

- Une e ndjejë veten se jam një shkrimtar që ushtrojë një kritikë të bazuar të cilën e kam filluar vetëm mbrenda sistemit letrar pa e prekur sistemin politik. Kjo menjëherë ka ndikuar që të tjerët të më japin epitetin disident.

Që në fillim më është dukur një vlerësim i rëndë nga shkaku se unë nuk e ndjeja veten se isha një disident si Valter Benjamin, Roland Barthes, Vole Soyenka, Heinrich Heine e Vaclav Havel. Në fakt konflikti me regjimin kishte zanafillen dy vjet para largimit tim nga Kina kur nxorra revisten letrare " Tendenca" ku u përfshinë krijime letrare, ese e kritika të shkrimtarëve Kinez që krijonin në ekzil, e të cilët në Kinë ishin të anatemuar. Aty unë botova një poezi me titullin "Memorial", që ia kushtova studentëve të rënë në sheshin Ti An Men në Pekin, që ishte e pa zakont për atë kohë. Pasi revista doli pa kërkuar paraprakisht lejen për regjistrim në organet e shtetit( të cilën edhe po ta kërkoja, nuk do të ma lejonin), u denova dhe pasuan ngjarje të cilat në një mënyrë me futën në rrugën e disidentizmit.

Kur e them këtë kam parasysh se mendimi filozofik në letërsi gjithmonë ka konotacione politike në ato vende ku sundon sistemit njëpartiak dhe ku cenzura është jashtëzakonisht brutale.Unë isha plotësisht i vetëdijshëm se ekzistencën time e kisha vënë në një lojë shumë të rrezikshme,disa ditë bëra jëtë legale por me ndjenjen e jetës ilegale.

Revista "Tendenca"vazhdon të botohet edhe sot në Tajvan,ndërkaq lexuesi i saj gjendet edhe në Hong Kong.

Gjatë kohës së burgosjes suaj,siç dihet u alarmua opinioni botëror dhe jo vetëm ai letrar.Cila ishte rruga e daljes suaj nga Kina.

 

Unë paraprakisht kisha vizituar ca shtete demokratike dhe pasi njihja gjuhën angleze,kisha arritur të vëja kontakte letrare me disa shkrimtarë botëror e të lexoja veprat e tyre,për ndonjëren prej të cilave edhe kisha botuar vlerësime eseistike të cilat kishin bërë jehonë nga trajtesa e veqantë,për të cilën unë atëhërë nuk isha i vetëdijshëm.Para së gjithash prirja humane që i dallon shkrimtarët ishte ajo që vuri në lëvizje edhe qeveritarët e fuçishëm botëror për nxjerrjen time nga Kina.Unë tani më kam shprehur sa e sa herë falënderimin tim për të gjithë ata që ndikuan që kjo të kalojë ashtu siç ka kaluar.Por shkrimtarët gjerman Gynter Gras e Suzan Sontag(e ndjerë) kanë qenë të angazhuar pa ndërprerë  tek qeveria gjermane për të ndërhyrë  për lirimin tim,Ndërkaq angazhimi i Presidentit Klinton dhe zonjes Klinton i japin fund qëndrimit tim prapa grilave dhe më transferojnë në Boston të Amerikës.Unë aty kam një vendqëndrim që më mundëson të krijoj i lirë.Por për të mbajtur një ekuilibër me gjuhen Kineze,pos shtetësisë Amerikane kam marrë edhe shtetësinë e Tajvanit dhe një pjesë të jetës e kaloj aty ku gjuha kineze është gjuhë amtare dhe krijimtaria e jonë e krijuar në ekzil dëpërton më lehtë në Kinë. 

 

Sa është e vështirë për një shkrimtar krijimtaria në ekzil.

 

Për shkrimtarin që jeton dhe krijon jashtë atdheut,qoftë ai disident ose një njeri kryengritës i letrave dhe i marrëdhënieve të  letërsisë në vendin e tij, ku cenzurës brutale të pushtetit domosdoshmërisht i shtohet edhe autocenzura si masë personale për ta zbutur mendimin e avancuar e për ta nivelizuar me mendimin kolektiv të masave ose për ta mbështjellur me simbole e metafora,me shpresë se do ta kuptojë vetëm një elitë e caktuar intelektuale,krijimtaria në ekzil  është sa e lirë po aq edhe e vështirë.Në njërën anë shkrimtari duhet bartur epitetin e tradhtarit në vendin e tij,që rëndon si pesha e kryqit e në anën tjetër ushqehet shpresa për liri,lirinë jo vetëm si nocion por si vlerë  universale,ku  njeriu bën shtetin çfarë e dëshiron dhe jo shteti të krijojë njeriun sipas masës së tij dhe lirisë së kufizuar,ku ligji interpretohet sipas nevojës. Unë jetoj për letërsin,jetoj për të shkruar në mënyrë që atje ku nuk flet gjuha të flasin shkrimet.Mua më brengosë tej mase qëndrimi i pakulturuar komunist ndaj njerëzve të kulturës.Për herë të parë këtë e bëmë të njohur në një simpozium shkencor në Melburn të Australisë së  bashku me shkrimtarin tjetër që krijon në ekzil Xu Pei.Në përmbledhjen time poetike me titull:"Lirika",kam shfaqur emocionet mbi gjërat e mira që më mungojn nga Kina si gjuha,kultura,shtëpia ime,prindërit e vëllai,miqët e shokët e shumtë.Kujtimet e paharruara të adoleshencës bashkë me dashurinë ndaj femres dhe bukurisë magjepse të saj,ndaj shkolles,ndaj mësuesve,ndaj qytetit,parqeve,rrugëve e tj,i kam botuar në një përmbledhje eseistike me titull:"Ditët e hershme".Jam në përfundim të realizimit të projektit me kujtime:"Qëndro në rrugën tënde".  

Vetëm kështu shkrimtari xhvesh nofken tradhtar dhe bëhët sinonim i lirisë dhe shpresës për popullin dhe vendin e tij.Krahas kësaj unë përkthej letërsinë Kineze në gjuhën Angleze,pasi ajo duhet njohur edhe nga të tjerët sepse ka ca vlera të veqanta që e bëjnë shumë interesante dhe atraktive për ta njohur edhe të tjerët.

Më e vështira është për mua ndjenja që pa dashur më shfaqet shpesh se kurrë më nuk do të më lejohet të kthehem në atdhe,sidomos tash kur u bën dhjetë vite që këmba ime nuk ka shkel atje ku linda.Madje vjet provova,fluturova deri ne Pekin nga Bostoni por nuk më lejuan të zbrisja fare nga aeroplani.Ata që janë jashtë atdheut e dinë se ditën ai,pra atdheu shfaqet në mendime,ndërsa natën në ëndrra.Kështu malli i atdheut bëhet ndjekësi më i pamëshirshëm,çë nuk të lë vend askund.Letërsia është pakti apo pajtimi më i mirë që bën shkrimtari me këtë ndjekës të tmerrshëm.

 

Duhet provuar sërish, demokratizimin e Kinës

 

Demokratizimi i Kinës ndoshta nuk do të ndodhë as pas dhjetë apo njëzet vitesh,por duhet të ndodhë një ditë.kurdo që të ndodhë duhet ndodhur ngadalë dhe me kujdes dhe jo me shpejtësinë e shteteve të Evropës,kjo për shkak të madhësisë së shtetit dhe dendësisë së popullsisë.Por,unë do të provoj çdo dy vite që të shkoj në atdhe dhe shpresoj që së paku për vdekjen e prindërve të më lejohet të marr pjesë në varrimin e tyre.Dy prindërit e mi janë Doc.Dok.të shkencave të natyrës dhe ishin ligjërues në universitet dhe më tepër shpresoj se do të respektohet dëshira e tyre.Ata kan bërë shumë për shkencën kineze.

 

Ju jeni poeti më i përkthyer kinez.Si reflektohet një fakt I tillë tek  ju.?

 

Poezia ime është përkthyer në:anglisht,gjermanisht,frengjisht,spanollisht,japonisht,rusisht etj,por mendoj që akoma nuk është e njohur sa duhet letërsia,arti,kultura,historia e tradita kineze,me tërë lashtësinë e saj.

Kjo më krijon edhe mua vështërsi gjatë ligjërimit tim në Universitetin e Harvardit,kur duhet tërhequr paralelet krahasimtare në letërsinë ndërkoninentale e botërore.Kryesisht letërsitë e bllokut komunist,kanë mbetur rezervat i hapësirës së kufijve ideologjik.  Këto  letërsi duhet studiuar me kujdes dhe duhet bërë të njohura vlerat e tyre,për të mirën tonë dhe të letërsisë.

 

Cilët shkrimtarë të lexuar i adhuroni më shumë ?

 

 Më ka imresionuar së tepërmi  Paul Celan i cili e ka përjetuar edhe Holokaustin,pastaj Suzan Sontag,Josif Brodski,Vaclav Havel,etj.

 

Cilat janë njohuritë tuaja për shqiptarët dhe letërsinë shqipe?

 

Mjerisht njohuritë e mia janë të mangëta,për të mos thënë shumë të mangëta.Si shumë i ri dëgjoja radion tek fliste propaganda komuniste se si po e ndihmojmë Shqipërinë.Se sa e si ishte ajo tani më unë nuk e di por mezi pres të i kushtoj një periudhë studimit të kulturës shqiptare e edhe asaj ballkanike.Njoh vetëm emrin e shkrimtarit Kadare,por jo edhe krijimtarinë e tij,por pjesë nga krijimtaria e tij që nuk më mjafton për të thënë se e njoh.Unë këto ditë pata takimin e parë më një shkrimtar nga bota shqiptare,me z.Sabit Rrustemi me të cilin e edhe me të tjerë shpresoj të takohem së shpejti në Mitingun e Poezisë në Strugë,ku jam i ftuar dhe ku e kam konfirmuar pjesëmarrjen time.

T’ju them shumë thjeshtë,mezi po pres të takohem me shkrimtarët shqiptarë.

 

 

Në fund në bisedë të lirë po i tregonim se një pjesë e shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë kanë studjuar në Kinë dhe se e flasin gjuhën Kineze në nivel të gjuhës amtare siç janë:Fatos Kongoli,Flamur Topi.....,ai merr lapsin dhe me pedantërinë dhe saktësinë e shkrimtarit shënon emrat e tyre,Nuk i dihet, thotë Bej Ling. Bota është e vogël,ndoshta e takoj ndonjërin në Strugë.Por edhe komunikimi në gjuhë tjera është i lehtë për shkrimtarët,përfundon ai.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora