E shtune, 08.02.2025, 04:24 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E marte, 10.08.2010, 07:51 PM


Dibran Demaku

 

 

PLEPI

 

Është zgjatur shume

kurorën ka nxjerrë mbi re

duhet shkulur nga rrënjët

nuk matemi dot me te

 

 

DJEPI

 

Me dërrasa të thjeshta i bërë

ahu,qarri apo bungu

përkundur një jetë të tërë

fisit i qëndroi tek trungu

 

 

NËSE

 

Nëse tunden lisat

do na nxihen plisat

 

Nëse flenë trimat

minjtë dalin nga vrimat

 

Nëse ikën kujtesa

do na lërë dhe besa

 

Nëse kënga digjet

do ndizen dhe brigjet

 

Nëse vdes burrëria

do lëngojë liria

 

 

KU

 

Ku mbetën lisat

ata lisa të malit

që u shkëlqenin plisat

në buzëqeshje të djalit

 

Ku mbetën gurët

ata gurë shkëmborë

i murosën tek murët

-emblemë në kraharor

 

 

RRISK DRITE

 

Ne duhej të rrinim

        gjithmonë zgjuar

Në çdo fund dite

        në çdo agim

Sepse vetë jeta

        na kishte larguar

në një rrisk drite

        në një ëndërrim

 

Dhe zemër e lënduar

        i mat tash vitet

duke i shumëzuar me sekonda

        minuta e orë

në dy cepe planeti

        e plagosur përpëlitet

për pak ajër të vendlindjes

        frymuar në kraharor



(Vota: 17 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora