Kulturë
Shaqir Shaqiri: Monografi për nxënësit
E merkure, 11.08.2010, 05:35 PM
Libri “Monografia për klasën IV-3”, e autorit Shaqir Shaqiri, është botim i tretë i këtij autori, i cili është botuar në qershor të vitit 2010. Në këtë monografi ajanë radhitur edhe shumë fjalë të urta, punime të botuara të autorit nëpër revista e gazeta ditore, si dhe punime të nxënësve të paraleles së klasës IV-3, të Shkollës fillore “Pandeli Sotiri” në Kastriot. Pjesën më të madhe të këtij librie zënë përpjekjet letrare të kësaj paralele si vjershat-poezitë çfarë bëjnë edhe thelbin e kësaj monografie.
Krahas vjershave të tyre, libri është ilustruar edhe me vizatime naga vetë nxënësit e kësaj paralele.
Autori i librit, Shaqir Shaqiri, është mësimdhanës në këtë shkollë dhe thotë se e njeh shpirtin dhe frymëmarrjen e fëmijëve dhe për këtë ai ka amarrë mbi vete, jo vetëm rolin e mësuesit, por edhe të prindit për ta shpërblyer punën e mundin dhe d ashurinë e tyre nadaj tij.
“KOSOVA SOT”, e shtunë, 26 QERSHOR 2010, f. 15:
SHAQIR SHAQIRI: “Monogarafi e Klasës IV-2009 /2010”
Mësuesi Shaqir Shaqiri ditë më parë ka botuar një librë shuë interesant dhe shumë i rrallë për ambientet toana. Libri i tij më i ri, mbanë titullin “Monografia e Klasës...”, dhe evetvetiu kuptohet se për çfarë bëhet fjalë. Në këtë monografi mësuesi Shaqiri përveç se ka dhënë të gjithë nxënësit e kësaj klase të shkollës fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq, së bashku me fotot e nxënësve të tij, ka prezentuar edhe krijimet e tyre artistike. Duke vlerësuar këtë monografi studiuesi Jonuz Fetaahaj ka thënë se mësuesi Shaqiri, përmes këtij libri ka treguar se njeh mirë botën shpirtërore të fimëjëve.
Libri ka 177 faqe. E botoi autori. Kastriot, 2010. Përgatiti: I. V.