E shtune, 08.02.2025, 04:21 PM (GMT)

Kulturë

Valentina Dafa: “Mister në Virpazar”

E marte, 10.08.2010, 08:46 PM


“MISTER NË VIRPAZAR”  NGA  VLADIMIR MARKU

 

(mendime rreth romanit, refleksione )

 

Nga Valentina Dafa, Fier

 

Orioni, personazhi kryesor i romanit, shkon për pushime në Virpazar. Që në momentin e parë, kur shkon të sistemohet në dhomën 102 të hotelit, ndien diçka të çuditshme. Frymëmarjen a praninë e dikujt tjetër. Është një ndjesi që do ta shoqërojë Orionin në gjithë pushimet e tij në Virpazar, mbi të cilat do të ngrihen ngjarjet e romanit. Personazhet janë realë dhe autori-personazhi kryesor, i ka takuar gjatë pushimeve.

Shfaqja e fantazmave ka në vetvete besime që ushqehen në popull. Zana është ëndërra e dëshiruar, ndërsa Jona është pengu dhe brenga e traditës që gjithkush duhet të prehet në vendlindjen e vet. Linja transmetuese nga irealja në reale është Orioni, të cilit i besohet ky mision sublim.

 

Romani “Mister në Virpazar” ka një strukturë interesante, është një cikël elipsor me pikëtakime meridionale, ku lidhen e kulmohen ngjarjet që thithen nga boshti kontekstual mbi të cilin ngrihen karakteret dhe zbërthehet paralogjia e situatave dhe ndjesive.

L?nda dhe trasmetimi janë një binom i pandashëm, sepse asnjë nga ato s`mund tw merret si parësore. Pamundësia për t`i dhënë formë e imazhe ngjarjes, ngre monumentin e rrëfimit në shkallën e duhur, gjë që shfaq origjinalitetin dhe vlerat e autorit.

Në roman, në asnjë moment nuk ka një plan formal të hapësirës, kohës apo ngjarjes.

Personazhi Orion arrin të zbërthejë psikologjinë e kohës (vërtetësia e situatave ditën dhe natën), psikologjinë e hapësirës (Dhoma – natën me intimitetin, virtualitetin, spiritualitetin. Terreni i jashtëm – dita me gjithë problemet e përplasjet e një realiteti sa të vërtetë, po aq dhe të dyshimtë).

Vihet re se autori ka një disiplinë korrekte të kodit të komunikimit si në monolog, ashtu edhe në pjesët dialoguese. Kjo shpjegohet me tensionin veprues që përfshin shtrirjen lineare të romanit.

Inkoherenca, pasiguria, vizionet që frymojnë hapësirën janë një evolucion i pashmangshëm që mbërthen në ethe qënien njerëzore dhe gërsheton gjithçka me botën reale. 

Pse-ja paralogjike e parashtrimit të ngjarjes sjell marrëdhëniet e brezave, impulset e brezit të ri që kërkon informacion formimi përballë mësimdhënësit, udhërrëfyesit, që ka parasysh dy sistemet që bashkëveprojnë në trurin e njeriut, njëri për informacionin e zakonshëm dhe tjetri për atë emotiv.

Romani, pikërisht, fillon me një bashkëbisedim të Orionit - mësues dhe nxënësve të tij. Kjo të çon drejt idesë se autori kërkon një konceptim të ri për jetën.

Është ky fakti që autori - personazh kryesor i ngjarjes, kërkon një marrëveshje të heshtur me lexuesin, që duket haptaz, se në momente të caktuara misterioze, bëhet i pakapshëm nga një sërë elementesh: (kompleksiteti i ngjarjeve, konfuzioni, frika, ankthet (kafkiane ), etj.)

Fryma e vërtetë njerëzore ndihet në luftë me paragjykimet e mentalitetet kohore, raciale, gjinore, për të ndihmuar në plazmimin e një karakteri jetësor me frymë virtuale, ashtu siç del në çdo moment Orioni.

Nuk arrin të ndash në këtë roman, sa përqind njeriu ka jetë reale dhe sa virtuale. Parametrat janë relativë. Pozitiviteti kalon drejt virtuales, sepse aty personazhi Orion ndihet më i plotësuar, ka personalitetin njerëzor të jetës, dëshirës e ëndërrës së prekur, përcjelljes së mesazhit në çdo situatë.

Janë marrëdhëniet me personazhet, baticat dhe zbaticat në veprim e gjykim, që qartësojnë secilën palë sipas pozicionit (autor, personazh, lexues).

Të bën përshtypje se pothuaj të gjitha ngjarjet episodike fokusojnë një personazh femër (Zana, Jasemina, Jona, Ljuba) në lidhje me Orionin, ku brishtësia, dashuria, fisnikëria e të cilave është e prirur për një jetë sublime. Nuk mendoj se kjo është një zgjedhje rastësore e autorit………………………………………..

Rendi kohor rreth boshtit është i thjeshtë (ditë - natë), ndërsa kompleksiteti ngrihet mbi paraqitjen e trekëndëshave (koha, personazhi, ndjesia). Dita lidhet me personazhe realë që i krijojnë konfuzion personazhit kryesor. Nata lidhet me fantazmat, haluçinacionet që ngjallin frikë, por ndërkohë dhe shumë ndjesi të bukura shpirtërore. Koshienca dhe subkoshienca është loja impulsive me trurin e njeriut që përcakton renditjen e ngjarjeve si edhe të shfaqjes së personazheve.

Loja me fantazmat është element tepër interesant që ngre dinamikën e ngjarjeve dhe  plotëson karakteret në atë pjesë njerëzore të fshehur thellë shpirtit  e ruajtur me fanatizëm nga të papriturat e realitetit .

Veçori tjet?r. Në  pikëtakimet meridionale ka një fillim dite apo nate, ka një episod të ri, një personazh të ri. Të gjitha në funksion të boshtit, të linjës kryesore dhe personazhit kryesor.

?shtë roman surealist.Roman që të jep përshtypjen e një parashtrimi për ngjarje më të mëdha në vazhdim.

Gjeneza e romanit është një guxim për të rijetuar dramën e pabesueshme të realitetit, atë pjesë të jetuar me shumë frikë në Virpazar nga autori, ëndërr  që kërkon ta bëjë  më se  të besueshme tek vetja e tek të tjerët. 

Mënyra e trajtimit të jetës këndvështrohet jo vetëm vizualisht (sipas syrit), por mënyra auditive (sipas veshit) në roman është mbizotëruese. Të dy këndvështrimet mpleksen këndshëm,  sepse  reflekset gjallohen në çdo situatë.

Shprehja artistike është individuale. Aty ndeshim harmoni artistike, psikologjike, shpirtërore pa dallim moshe. Kemi të bëjmë me artin e lëvizjes (veprimet në kohë që shtyjnë njëri – tjetrin sipas një enumeracioni të shkallëzuar foljesh).

 Elasticiteti gjuhësor? është për t`u admiruar. Dallohet intertekst letrar dhe gjuh?sor?.

Vlerësim për autorin që arriti të shfaqet ndryshe, me vizione të qarta për të ardhmen  e krijimtarisë së vet dhe të admirohet nga lexuesit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora