Kulturë
Vargje nga Julia Gjika, Gusht 2010
E marte, 10.08.2010, 08:58 PM
ZHURMA E KRENARISE MASHKULLORE
Floket e mij i kreh era,
dielli ma pjek fytyren.
Meshkujt, ne jeten time,
si qenie mbinjerezore hyne.
Besonin se ne duart e tyre
ishte fati im.
Meshkujt, ne jeten time,
me zinxhiret e burgosjes erdhen.
Perse doni te me lidhni ? –
i pyeti ngasherimi im.
Per aromen – thane
Jemi te krisur per aromen.
Ti je jargavani zemerblerte.
Me genjeshtra te embla me gostiten.
T’i falenderoja s’priten.
Mbylla dritaret.
Zhurma e krenarise mashkullore,
Ngriti pluhurin e rruges
Ne ikje e siper.
THATESIRE
Ne shkretetiren e mendimeve te lodhura,
shpresa e vogel,
ne cepin e nje reje
shkelqeu nga vetetima.
Shiu i larget
eshte nisur te me sjelle prehje.
E pres sekonden perfekte
rrebeshin
mbi thatesiren e fjales
qe s’jepet.
ME ZGJON TI
ne gjume
therres emrin tend,
zgjohem nga zeri im.
ne enderr
therres emrin tend,
Me zgjon ti.
JETON ME MUA
Perdite dicka e jotja largohet nga une.
Brenda meje nje harte gjeografike
e qepur ne shpirtin tim.
E bukura , si nuse perhere ne kembe,
Shqiperia, memedheu im.
Perdite, ndonse dicka e jotja largohet nga une
Brenda meje mbetesh zog i zemres sime
Te ushqej me dashuri te shumefishte.
Cdo ore largohesh nga une,
Por mbetesh atje kryelarte.
Jetoj me ty Shqiperi
Harta gjeografike
Tatuazh i shtrenjte ne trurin tim .
SHTEPIA IME E MADHE
Cdo nate jam diku
Dhe e harroj catine ku jam.
Burgosur ne nje lloj burgu.
Pa zinxhire, pa gardiane.
Cdo nate jam diku
Dhe harroj catine ku jam.
Shtepia e madhe plot zhurme.
Zerat e saj peng me mbajne.
MEGJITHATE NUK ISHTE FUNDI I BOTES
Unë e humba vendlindjen
Ashtu krejt papritur
Si një fëmije që i shkëputet nënës nga duart
Pa u vënë re largohet, ikën.
Ikën, humb, deri sa gjen një strehë të re.
Unë humba vendlindjen
Por mora me vehte kështjellën e legjendave
Kalanë e ëndrrave,
Lumin që përkund fëmininë time.
Në pyllin e dendur, në druret e tij, lashë ritjen
dy iniciale të adoleshencës.
Unë e humba vendlindjen
Megjithatë nuk ishte fundi i botës.
Samaritani më gjeti
rrugën e shpresës më tregoi
E kaluara më ri në sy.
Do t’a braktis të tashmen pa dyshim.
E arthmja s’ka më rendesi,
Për deri sa humba vendlindjen
Do të jetë më lehtë, kudo
NENE
U zgjova
Per te degjuar zerin tend ne telefon,
Te flisja, por ti nuk me degjoje
Per here te pare dhe te fundit
Ti kishe prere lidhjet me boten
Edhe me mua.
E degjova heshtjen
Pastaj belbezimin e fundit, “
Ma ke falur mungesen?
SOBALKA
Nje dhome e vogel
E quajtur sobalke
Me nje dritare
Sa dy pellembe femije
Ne kend te saj
Fshehur nje ikone
kandilja me vaj
Ku digjej nje qiri.
Ne ate dhome te vogel
Te quajtur sobalke
Gjyshja gjunjezohej
Ne mengjes dhe darke
I lutej zotit Krisht
Per vehte, per te gjithe
Kjo dhome sekrete
E pa zbuluar nga komshinjte.
Kerkoj te bukuren,
E bukura me vidhet,
perpara me
nga termetet, vullkanet
nga luftrat qe ben njerezimi.
Perpiqem t’i vjedh botes te bukuren
Fijen e barit, si note Moxarti
Por me dalin perpara shperthime
Qe i shkrumbojne planetit, shtatin.
Perpiqem t’i vjedh botes te bukuren
Ate qe krijoi Zoti
Por me e keqja
kazmen po i ve themeleve te tokes.
LETER E PA DERGUAR ZOTIT
Kam kohe qe luftoj me vehten
Kenga ime mbeti ne sirtar
U tkurr, u tkurr nga drojtja
e trembur nga njeriu brutal.
E trishtuar, se asgje s’eshte per se mbari
As historia, as politika, ne vendin ku linda
Arti , c’fare mund te them, per artin
Fjale, fjale, asgje e re me shkelqim si drita.
fjale qe i mer era si gjethet e fishkura
e keqja duket ne deklarata me sharje - shpifje
tek politikanet s’ka dashuri, s’ka dhimbje
u tjetersua bota, cdo gjeje te mire, bjeritibiem .
Thone se mbrohen me ligj te drejtat e njeriut
Fqinji me fqinjin per nje ryp toke vritet
Vritet per nje fidan domate
Nuk e di, po te vije Zot e te shihje
Do te zhgenjeheshe nga bota qe krijove
Kur cdo njeri hiqet se i di te gjitha
Se planetin mbajne ne pellembe te dores.
JULIA GJIKA
GUSHT, 2010