Kulturë
Përparim Hysi: Çudira që nuk më çudisin më
E merkure, 11.08.2010, 07:39 PM
Çudira që nuk më çudisin më
(mozaik me vargje )
Nga Përparim Hysi
1.Në se ...
Në se diplomën mezi e more
Kishe krahë të fortë në pushtet
Në profesionin tënd nuk punove
Se,për të drejtuar,qe "kompetent?!!!"
Drejtoje ti një dikaster
(se kot s'i pate krahët të ngrohtë)
Ne që të njihnim,gati për të vjellë
Mes nesh,thoshim:-Është njeri kot
Mirëpo,ky"njerikoti",zuri ngjiti shkallët
E shihnim dhe thoshim:qenka "alpinist?!"
Se "nënëdajua" të fërkonte krahët
U gdhive diku,në kupol të partisë.
Këto qenë çudira që hiç nuk më çudisnin
Se qenë bashkëudhëtare me kohën që i polli
Por prapë nuk hoqëm dorë ne prej miqësisë
Se prapë ka ca si ky,që diplomën vodhi.
2.Barazim vlerash
Unë jepja gjuhë e letërsi
Kolegu jepte"Njohuri bujqësore"
Rrogë si unë merrte ai
Se koha e tillë qe:"qorre"
Ky barazim vlerash më bën për të vjellë
Të marrë gjithkush siç derdh djersë
A do shpëtojmë nga këto risi ndonjëherë
Jo rri në hije dhe thuaj:dua pjesë.
3.Heshtja
Unë heshta...dhe ti ...dhe ai
Edhe ne heshtëm,por dhe ata
Mos thoni se nuk është hiç çudi
Kur ndodh,papritur,ndonjë hata.
Se,po heshtëm dhe zëmë bëjmë sehir,
Se kjo që ndodh,s'ka të bëj me mua
U ngjajmë veç viçave të palëpirë
Jo.Të hesht nuk dua.
Flas dhe zërin e bëj kambanë
Për të mirën zë bëj apel
Sado që përgjegjësi,me ligj,nuk mbaj
Kurrë nuk jam fshehur si lepuri në ferrë.
4.Ndodh dhe kështu
Amerikanët nuk i njohin diplomat tona
(se,sipas tyre,shkolla jonë është pa vlerë?!!!)
Por nxënësit shqiptarë,në Amerikë,ia bëjnë fora
Mendimin,a priori, e hedhin në erë.
Kam parë nxënës të shkollës së mesme
( i kam njohur ata,në shkolla,në Fier)
Shumica në shkolla marin "a" në teste
Ndaj them që mendimin"apriori" e hedhin në erë...
Por ja që amerikanët s'i njohin diplomat tona...
5. 4 stinë
Në 4 stinë të një viti,zënë më dalin dhe ca thinja
Se nga viti te ky viti,me "magji" të ikë fuqia
Katër stinë të një viti,mos më thoni se çfarë janë
Se ta zëmë,papritur mbrriti,një sëmundje ia bën "bam"
Nëpër stinë ka qenë fshehur dhe përgjon nga një qoshe
Edhe "helmin" e ka mbledhur dhe ta hedh si një kodoshe
Zë ta hedhë pikë-pikë a ta zbrazë menjëherë
Ti po zë bëhesh nevrik(bredh doktorë apo spicerë?!)
Se sëmundja nëpër stina pas të qepet porsi rrodhe
Në se je vërtet i ri, e dëbon se e përmore
Katër stinë të një viti,mos kujtoni se janë pak
Se sa janë e di veç shpirti,kur të bëhesh si unë, plak.
Katër stinë,bëjnë një vit(si ky vit që iku,shkoi)
Brënda vitit që sa iku,humba shokë dhe dalë kërkoj.
6.Ime shoqe
Sime shoqeje, Sikës
E,pra,çudi hiç nuk qenka
Që nga një"botë",vjen e bëhesh e shtrenjtë për mua
Si pjesë e patjetërsueshmja ime.
Jam i gëzuar...
Natyrshëm hyn gëzimi dhe dyfishohet.
I shqetësur,në jam.
Ti vjen dhe e ndajmë shqetësimin përgjysëm
Dhe e keqja,sa vjen,dhe largohet,
Se një pjesë të së keqes e ke marë ti.
E pra a nuk është çudi
Që një njeri i panjohur
Të bëhet krejt si ti?! ....
7.Njeriu me maskë
Të urrej unë ty,njeri me maskë
Aq sa urrej maskat që dalin në pritë
Jam gati të mbështyj dhe të bie shuplakë
Kur ti buzëqeshjen kurdis në dekikë.
Unë e di që pas buzëqeshjes tënde
Fshihet përbuzje a një mal me vrerë
Maskaxhi,të kam pjerdhur mu në mëndje
Dhe buzëqeshja jote të vejë në esfel.
8.Në kishë
Në kishë shkova të ndizja qiri
Qirinë nuk e ndeza sa pashë një njeri
Ky qe njeriu që kazmën i vu kishës
Tash,kthyer pllakln,kujdestar i kishës?!!!
I zëmëruar nuk e ndeza qirinë
Inatin dot s'e mbajta;e zbraza mbi njerinë
9.Xhixhile
Me dhjetra herë të dëgjoja në Shqipëri
Buzëqeshja,zbaviteshe dhe vetëm aq
Këtu,në kurbet,pse mëndjen ma bën veri
Dhe shpirtin e ftohtë,zë ma ngroh dhe më kënaq?
Le të jesh ndo e "fushës", ndo "xhixhile" e malit
Nuk e di po ndjej një kënaqësi që më josh
Ndonjë lot zë më bie prej malli
Duhet të jesh në kurbet,që vargjet e mia t'i kuptosh.
10.Një gjethe ra nga pema
Një gjethe që ra nga pema
Mu tek këmbët e mia dha frymë.
Unë nuk e di përse ndjeva
Për vete zë mendova një grimë.
Kështu një ditë unë do të bie
Si kjo gjethe që tani ra nga pema
Pema do lëshojë gjetthe të re
Unë do të zhdukem nga skena.
Çudi është që të tronditesh nga një moment
Dhe zë e përsiatësh për jetën
A nuk jemi mysafirë në këtë jetë?
A nuk them të vërtetën?!....
* poezitë janë shkruar në vitet 2000-2002
_____________
Të vështroj nga ku rri fshehur
(cikël me poezi )
Nga Përparim Hysi
1. Oqean kam dashurinë
Paske pritur që të ikja,që t'më thoshe:-Unë të dua!
Tash më rëndë peshon ikja,se meraku më bluan mua.
Aty qeshë dhe sa t'u luta(mënd ty të rashë ndër këmbë?!)
A s'më thoshe:-Ka plot çupa dhe më shpove si me gjëmb?!
Po tani ç' t'i them kësaj?Mos do të thotë:vdis,pa të dua
Se vërtet nuk është kollaj(mirë e marr vesh se ç'thua)
Jam i mbushur me maraz,pothuaj:det me pikëllimë
Se ta dish,o gurelmaz:oqean kam dashurinë.
2.Ma kënda
Ma kënda buzën tënde të freskët
Dhe gushën e gjirin tënd ma kënda
Po,ende,unë nuk jam i verbët
Që të mos "ha" mjaltin që ke brënda...
3.Telefoni
Telefoni yt ma shkurtoi distancën
Dhe t'hu më solli mallin
Sa gati jam të bëj pulëbardhën
Që të vij e të shuajmë mallin
Se malli mua keqas më grreu
Dhe s'mundem më të duroj
Telefoni si me thikë këtë plagë preu
Ah,sa më dhëmb,moj!
Dua të vij aty që të gjej shërim
Që plaga të më zërë korë
Se mbytur jam përgjërim
Se kot ti s'më je "doktor"
4.Bluzën
Bluzën ç'e ke qepur
Model allafrënga
Mbi gji se ç'ke"ndrequr"
Me bizë nja dy zëmra
Mirëpo ato "zëmrat"
Më bëjnë isharet
Sikur t'më jenë"shëmrat"
Kot nuk jam sherret.
Epo unë s'kam llafe
Por,dihet,kam "vepra"
Që thuaj,manushaqe,
"Ha" se ç'gjej fshehura.
Fshehur nën dy zëmra
Qenë dy kokrra mollë
Seç i munda "shëmrat"
Tani unë jam "fjollë"
5.Të vështroj nga ku rri fshehur
Pas fletëve të një dege,të vështroj nga ku rri fshehur
Herë më ngjan si kokërrshege,herë më ngjan lastarehedhur
Porse ti s'e di se ruaj,më shkon rrugës krejt e qetë
Veç unë,i "fshehuri",vuaj dhe zë dridhem nga tërmet
Trupi yt thyhet,epet(gati sikur do ta marrë era?!
Nga meraku më zënë"ethet",gati mua më zënë të "prera"
Dua të marrë,të shtrij në kum a të lozim nëpër rërë
Se tani më zë me shkumë e nuk pyes nga deti i gjërë.
Mu si mjelmë zë loz në ujë,mënd dhe valëve u rri hipur
Si nosit zë bëj rrëmujë,të zë ty,moj faqendritur
Si të zë,ne zëmë e lozim,sa në ujë dhe sa në kum
Tani unë bëj "balozin",se kot fshehur s'ndënja unë.
6.Kur putha
Kur putha unë buzën tënden buzë,
Kur duarët lak mbi qafë m'i vure ,
Në u dogja i tëri shpuzë,
Zjarrin ti qe që ma prure.
Kur "piva" unë gjirin tënd
Dhe duarët mbi qafë u bën kularë
Thashë tani të vdes në vënd
Dhe s'qeshë pishman,në shkoj në varr.
7."Mjelma"
Në faqen qelqe të liqenit
Një "mjelmë" po lahet mirë e mirë
Fshehurazi,unë s'mbahem shendit
Fshehurazi,se kot s'jam "qafir?!"
"Mjelma" po lahej për shtatë qejfe
Përqark,shikon që njeri s'ka
Po unë syve s'u vë dot "lente"
Dhe,fshehurazi",mjelmën me sy ha.
Ajoi e çan ujët pash më pash
E shoh që herë zhytet,herë "mbytet"
Po syri im,vigjilent e trazoovaç
Aspak nga"mjelma" nuk shqitet.
Ou... befas më pa mua,"qyqarin"
Padashje me të kryqëzuam sytë
Tash "mjelma" bëri "ikanarin"
Se për një çast ,në ujë u zhyt.
8. Në erdha...
Në erdha unë deri në fshat,
Erdha se kisha një qëllim
(Punë në fshat,s'kisha aspak) ,
Po plasa për ty,o shpirti im.
Në fekse ti vetëm një çast,
Kaq më doli e më teproi
Ia vlejti,them,kjo rrugë e gjatë
Se aq të dua,o shpirti im.
Sa bashkë u pamë dhe u largova
Pa ruga,në kthim,qe më e "shkurtër?!"
Se me syrint tënd një premtim mora
Kaq më mjaftoi,o moj e bukur.
9.Çast
Afrova dorën tek dora jote
Ti dorën time e mbërtheve fort
Pra prisje"sulm"dhe jo"mbrojtje"
Ndaj mësyva mbi tënden"portë"
10.Seç të nget një kollë
Seç të nget një kollë,mu si butër pelash
Të bënem doktor,të pushoj njëherash
Nuk duroj i varfëri,tërë natën ghë-ghë
Dridhem porsi gjarpëri,gjumi hiç s'më zë.
Mos je plevitosur,ndryshe s'ka se si
Të më zërë "plevita",edhe mua si ty.
Duket të ka rrahur si shumë Veriu
Kolla të nget ty,po unë ç'kam,i ziu ?!!!
*Poezitë janë shkruar në vitet 2000-2002
____________
Fshati "balash?!"
Tregim
Nga Përparim Hysi
Epo fshat "balash",or tunjatjeta,është qy fshati
ynë.Emri i Zotit dhe për këtë trokëdheu që do na hajë,balash e shkuar
balashit është.Ky që po flet kështu,është xha Myrteja që ka kohë që ka
ardhur dhe është vendosur këtu,në këtë fshatin"balash":është vendosur
dhe,si i moshuar që është,ia di mirë belahitë si fshatit,por dhe
vëndasve që kanë qenë të paktë.Se kishte ky fshat,tani"balash"sipas
xha Myrtes nja 50 hane aso kohe,po që kur u bë sektor ferme,erdhe t'u
rritë dhe u bë si kasaba.Po me që në këtë"kasbanë ere",u mblodhën me
kuç e me maç hane bir nga gjithë jugu,pothuaj,xha Myrteja e quan fshat
balash apo larush:si të duash merre.E ka huq ky plak i zgjuar që i bie
pragut të dëgjojë dera.Flet me dy kuptime.Kur thotë "balash",e ka
fjalën se ky fshati ynë që tanimë u bë goxha i madh,gati si
kasaba,është parë ca si hëna për përjashta nga partia e
pushteti.Se,siç thotë xha Myrtja ( dhe kështu është e vërteta ),sa do
që fshati i ka kaluar 2000 banorët,deri më sot asnjë kuadër për be se
është nga vëndi.Të gjithë të ardhur:që nga përgjegjësi,sekretari i
partisë,llogaritarët e ku të di unë.Oi,- vazhdon xha Myrtja muhabetin
me mua,more ti vet je me gramë dhe shyqyr që s'je nga qy fshat se do
ta kishe parë me dylbi atë skollën që ke bërë e ke dalë dhaskal..Pa
shiko deri në vitet '70 -të,edhe brigadierët po të ardhur.Dhe sektori
u krijuati në vitin 1959.Pa mbeti dhe pa skollë.Vetëm me skollë
fillore dhe ku ,kur qyteti është 4 km larg që këtu.E di pse ka ndodhur
kështu?-pyeti dhe po vet u përgjigj:ka namin e keq fshati.Po kot së
koti,ama.Se nuk paska patur nga fshati me atë
Nacional-Çlirimtaren,me demek.Ka patur,- tentova unë t'i vija në
ndihmë.Oi,- ma preu,- mos i trego arat Pepes tija,se e di mirë unë
ç'flas.E doli Maska,or të keqen,partizan,po ku përfundoi se.Sa u
çliruati vendi,dhe në hapsanë.Se paskësh thënë:-Ku janë ato teneqetë
me mjaltë,gjalpë e ku të di unë apo paskemi gavnjyer.Një të ardhur ata
të zapties,or çun,dhe Maskë Partizani përfundoi në burg.Po po i
kushërir,Haliti,pa djersitur musteqja i shkoi pas këtij;Maskës,po u
vrati që thuaj ti dhe kështu,laj-thaj,i gjithë fshati me 50 hane ka
vetëm një dëshmor.Ata që dolën nga fshati partizan,kur po mbaronte
"dasma" as që zihen në hesap dhe ky"qerrata" pushtet i populllit",e
mori zët fshatin tonë dhe mezalla,se i zinte besë.Erdhi dhe partia në
fuqi,që thuaj ti,dhe zunë të bëhen anëtarë nja dy a tre,se nuk isht
stani i Bobos,or të keqen xha Myrtja,tyja,U futën,u futën,por nuk
kishin basuret për kuadër.Atje këmba-doras me të tjerët.Kusur kishin
vetëm ato mbledhjet që i bënin deri në mes të natës,po gjë
tjetër,hiç.Karrierë që të hanin bukëzën rehat veç të ardhurit nga
larg.Tobestarfulla dhe qoft larg se nga vinte ky mallkim,hajde ma
gjej.
* * *
E ndezi njëherë nga kutia për shtatë qejfe dhe më tha:-Ore,je çun i
atij burri ti,pa zë e leh unë ashtu rrompa-përtoma,se kjo qeveri,or të
keqen,nuk kursen as ndonjë kusurmadh si puna ime.Ka ca gërshërë nga
ato të reshperëve që prisnin dhe shajak të fortë,të dërstilur që donte
sëpatën ta prisje.Apo s'i ka të kalitura.Mjerë,ata që i kanë provuar!
Dhe samari im nuk mban më sargji ,or tëkeqen xhixhai tyja!Qeshi paksa
dhe,si u mendua një copë herë,më tha:-Po bën historikun e fshatit
tija,pa më ke thirrur.Epo ç'nxjerrë nga goja unë,nuk janë për tefeterë
të zyrave;ato nasqirisi siç di ti dhe siç do të thonë ata të
partisë,po,.në se është me drejtësi,këtë fshat e kanë bërë"balash:më
kot.Nuk ka patur këtu as bej dhe as aga.Jo po kanë ngrënë bukë
ballisttët në konak të Sulë Veliut dhe gjithë. Velinjtë paskan
damkosur fshatin.Aha,s'e ha Pepja atë koqe ulliri!Bukëdhënës ka qenë
Suli,me vërte:trokisje atje dhe jo vetëm të thoshin;bujrum,po kërciste
dollia dhe kënga ndo ballist të ishe ,ndo dhe partizan,de.Derë e
hapur për mikun,or tunjtjeta.Se të shkruar në ballë nuk e kish ai që
trokiste në derë.Epo e mira harrohet.E liga mbahet mend.Qe Shaqir
Veliu partizan;u plevitos dhe vdiq para kohe.Mezalla,s'e zihet në
gojë.I vëllai,Pashua,me Ballin.Ballist qy dhe në hapsanë.Dhe jo vetëm
kaq.Sulua,Demua(nga Velinjtë këta),u shpallën kulakë.Kot së koti.Po
pasojat ranë dhe mbi fëmijtë.Se ti në ballë i ke sytë dhe i shikon.Dhe
ndërrohen këta drejtuesët se,gjoja,nuk po dalin në kut me prodhimet
dhe fajin e kanë ata;epo;Velinjtë,domosdo.Sabotojnë,-thonë.Ra qumshti
tek stallat.Prapë fajin ata.Pastaj e di vet ti.Për shkollë asnjë për
be.Deri në vitin 1965,kur u hapti skolla unke në Petovë,asnjë për be
nga fshati ynë se ishte me unike(7-vjeçare).Parë me synë e njerkës.Ama
dhe fshatin e gjeti si me atë punë e atij që tha:me inat më foli,me
inat iu përgjegjësh.Fieri,po të njacje dorën,ja tek ishte.As 4 km.Po
bëri këmbë njeri që të dërgonte evlatin atje?Mezalla.Se qe kot
mundimi.Se damkën e kishe me vete:je nga ai,fshati"balash".
* * *
Na u ndëruati dhe drejtori i ndërmarjes.Dhe erdhi dhe ndër ne.Që
të na shihte dhe ta shihnim.Jo se do at bënim krushk,por ashtu qe
udha.Nursësi i madh,me atë kapelen e komandantit në kokë dhe tha:kini
shirë gjer imë,por ,kur partia vendosi të më sjellë në këtë
ndrëmarrje,ka marr prej meje një premtim:do tejkalojmë jo vetëm planin
e drithrave,por dhe atë të qumështit.S'ka të shini më.Dhe mbahej apo
nuk mbahej.Thoshin që njihej personalisht me kryeminstrin e vëndit dhe
kish marr shumë nga huqet e tij:sokëllinte,brriste dhe nuk e kish për
gjë që edhe kuadrot nga përgjegjësi e poshtë t'i bënte në sy të
njerëzisë,leckë.Ata na pulëz.Or,sikur të jetë ezhdërha tjetri.Shkurt
qy drejtori sikur e kërkonte sherrin me lekë.Mirë,o mirë,o të keqen
pepja tyja,po këta lloj që grefosen kështu si maçoku në thekër,e ulin
hundën veç kur bie me ndonjë hundëlesh.Dhe ja se ç'i ndodhi ,,,,
Ti e di që vreshti ynë është me nam.Pjekur për merak ai i
shkretë"Hafuzali" dhe qy,"uturimmadhi",drejtori,de,merr me vete
përgjegjësin e sektorit dhe nja dy kuadro të tjera dhe për konttrol në
vresht.Kur ç'sheh?Dikush jo vetëm qe shtruar vënçe me të ngrënë,por po
mbushte dhe një trastë të vogël.Epo kush nuk merr në
lëmtë?-Ti,hajdut,sokëllin drejtori,pa hajde këtu!Gjynahqari,i
turpëruar,u afruati.Sa do shpërthente në ulërima qy,kur ia behu
roja.Roje po qe Xhemali.Xhemali,thoshin që nuk,mbushte,medemek qe
eksiq,po qe birinxhi nga mendja,ja për këtë trokëdheu që do na
hajë.Vjen me vrap Xhemali dhe i thotë:-Me këtë nuk kini punë juve,se
qy më mori leje mua.-Jo,more,- skërmiti dhëmbët ky kapelemadhi, të
paska marr leje ty,ë?Po ty,more edepsëz,kush ta la vreshtin yt atë apo
jotë ëmë?-Jotëmë,-bërriti Xhemali,- dhe iu lëshuati si ajo zhgaba kur
i prekin zogun.Se ku ta dinte ky drejtor kapërdisja që Xhemalit,kur i
hipnin të tijat nuk pyeste për të anë dhe jo për njeri tjetër.Ndërhyri
përgjegjësi,po do ma kish navasur mirë.E iku që ,thuaj zotrote,me
bisht në shalë dhe drejt e në sektor.Dha urdhër:mbledhje me gjithë
popullin,sot,në vënd.U hapën brigadierët dhe u bëti siç dhe tha
qy,drejtori.
Mbledhje po ç'mbledhje se.U ngriti përgjegjësi dhe tha para
njerëzve:-Qo mbledhje bëhet me propozim të drejtorit,shokut Kiu,se siç
janë vërejtur edhe nga ana jonë ,ka dëmtime.E tërrit-mërti.
E mori fjalën dhe drejtori dhe t'u ra me fjalë të ashpra që nga
përgjejgësi,agronomi dhe tërë kuadrot me radhë.Po ajo e shkretë
mbledhje ka dhe siranë e saj:medemek,bëhen pyetje dhe pastaj fillojnë
diskutimet.Pyetjet kanë dhe ato portën e tyre:për ku drejtohen.Epo
aty ta kam dhe meraknë una,tyja.Jo se do ta shënosh në atë tefter të
muzeut ti,se këtë s'e bën dot dhe të duash,po drejtori priste të
nxirte atë gozhdën e Xhemalit,po e bëri si ajo dhija shytë që kërkoi
të vinte brirë,po la dhe veshtë në të.Se ç'pret nga një
fshat"balash".Agronomi ynë nuk kish shok si i aftë.E ka bërë sektorin
dritë,ndo për drithëra,por,sidomos,për vreshtin.I ditur po,por dhe i
zë dora dhe ia pret kaploqja,or tunjatjeta.Mirëpo ai ,drejtori,nuk e
sheh dot me sy se qy,i varfëri,është grek.Grek puro nga Greqia që
erdhi aty pas 50-tës.Epo punë për të dhe për hyqymetin pse erdhi dhe
si erdhi.Epo tha qy agronomi:-Qisha një pyetje për dejtorin, sh.Qiu
unë!!! Sa tha kështu qyja(epo ne qemë mësuar me të që nuk thoshte dot
k qy!),por qëlloi ters me atë emrin e drejtorit dhe,ndërsa
qy,drejtori,u murrtyeti dhe t'u bë akshëm,gjindja ia dha të
qeshurit.-Dëgjo,-turfulloi drejtor Kiu,ti mëso të flasësh se do të
pres gjuhën.Sa u matti që të mbrohej qyja,agronomi,kur ndërhyri për ta
mbrojtur,brigadieri traktorist.Po qy,birgadieri,në vënd t'i vinte
vetulla,i nxorri fare sytë.-Shoku drejtor,ky nuk e ka me të keq,por
nuk e thotë dot atë k e shkoi e vajti,Ja,- vazhdoi ai,- erdhi dje në
brigadën tonë dhe na tha:-Ku i q(k)ini ndihmëset?!!!.Tani nuk kish
dreq që të mbante gjindjen që ra përmbys.Pa ta shihje,or çun gjithë ai
ezhdërha,erdh dhe turfulloi:-Përjashta,që të gjithë.Ndaj dhe kanë
katandisur punët kështu.Epo dolëm,or tunjatjeta,po as dretjorin nuk e
pamë më të vinte këtej nga ne.Shkaku:Xhemali dhe ca më pas ajo
"proçka" e agronomit.Pra,siç e sheh,mbetëm kështu fshat "balash".Parë
hëna përpërjashta.E,sa për muzeumtë,bëj siç të thonë ata të partisë,se
je i mënçëm vet,ti.Po unë të tregova kaq sa dija,
* * *
Ç'më tha xha Myrtaja,unë nuk i shkrova në historikun e fshatit,po nuk
kisha si mos tregoja për ju për atë damkën"balash",damkë nga e cila ka
hequr keq,pothuajëse,gjithë fshati.Më vjen keq,që nuk është gjallë
xha Myrtja se do të gëzohej kur të shihte se edhe fshatit tonë,tani si
kasaba e vërtetë,mbushur me vila moderne,iu hoq me ardhjen e
demokracisë kjo damkë.Ke qejf që ta shikosh dhe mrekullohesh kur sheh
atë platacionin me ullinj selitur nga duartë e atij agronomit grek,që
nuk thoshte dot k..E shkrova këtë histori të thjeshtë me përkushtim e
dashuri për gjithë bashkëfshatarët e mi në Mbrostar-Ura të Fierit,të
këtij fshati dikur"balash.."
9 gusht 2010