E marte, 14.01.2025, 10:55 AM (GMT)

Kulturë

Jorgo Telo: Troket princesha ballkanike

E merkure, 11.08.2010, 07:19 PM


TROKET PRINCESHA BALLKANIKE

 (Poemth)

 

Një… dy… disa trokitje rresht

Te porta  jote, OKB!

Dhe ti, hesht…

Kosova  duke trokitur,

Ti ende duke dremitur…

 

Zgjohu,

O Kryeselia  e  Botës!

Një mikeshë e re

po të troket.

Si po e lë ende jashtë portës?

Prite buzëqeshur!

Prite, siç pritet një mike

Di e prite

Princeshën Ballkanike!

 

Dhe mos i rri vetullngrysur

As buzëvarur mos i rri

Rrëfe, OKB, të bekuarën bujari!

Tregohu bujare

 për një mike fisnike

Tregohu, siç të duan popujt,

o Kryeqendër

 e ardhmërisë demokratike!

 

Dhe prêt e troket Kosova;

Prêt përjashta portës.

Shihe, sa e lodhur,

Shihe, sa  e stërmunduar;

Me goxha peshë mbi supe e në duar:

Me eshtra vorrezash masive

Me peshë mëkatesh historie

Me peshë trukesh diplomacie..

Me peshë ëndrrash lirie

Me peshë lotësh të paterur

Me peshë viktimash të patretur

Me peshë familjarësh të pagjetur…

Të pamatshmerëndesat e saj…

E ti, po e lë jashtë porte…

“Hë… tani…. – hë pastaj!”

Eh, paradoks i kësaj bote!

A lihen miqtë jashte porte?!

 

Pa dil e vështroje Kosovën

drejt në sy.

Në citofon, duke dëgjuar, mos rri…!

Të ka ardhë e stërlodhura

në kërkim të lirisë

Ka ardhë e troket

në portën e demokracisë.

 

Ka ardhë Kosova shqiptare

T’i ngazëllehet Pavarësisë,

s’e lënë stërkëmbthet e shkjave…

 

Ende vijon ngushëllimi

për të vrarët

Dhe Festimi,

duke kuruar plagët…

Dhe Ti…

Dhe Ti, OKB

Ende përjashta po e lë.

Lëre të hyjë në gjirin Tënd.

Hapja portën,

të zërë guri vend…!

 

Kur ende s’po ia njohin

 Pavarësinë

disa qeveri të pakta,

 të paqarta

Edhe ti Kryeqendër

 po e lë përjashta?

 

Tok – tok! Tok – tok!

Ja, e dëgjon?

Vazhdojnë trokitjet

 një pas një…

Hapi syt’ e veshët

Çile zemrën!

Hapi portat, OKB!

Luftoi Republika e re per diell

E ju sërish e mbani nën “Hije”…

Arriti Lirinë me gjak e sakrifica;

Të eci vetë e jo me “Paterica”…

 

Teksa mosnjohja 

prej skeptikësh

vijon në pafundësi

(Siç na e do shpirti

e na e thotë mendja gjithsesi)

Në vendnumëro

kjo princeshë e Ballkanit,

ky shteti i ri

s’mund të rrijë kurrsesi…

 

A mos, vallë, lojrat diplomatike

 Serbiane

nuk po të bindin që janë sharlatane?

 

Le t’u bjerë “Kambanave” të miratimit”

i nderuari Këshilli i Sigurimit!

E të shihni, si qeveritë  me mëdyshje,

do ta njohin Pavarësinë.

Do flasin me zë ndryshe…

 

Princesha ballkanike po troket.

Hapja portën, OKB,  ç’pret?!

 

Jorgo TELO, 9 gusht 2010



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora