E premte, 02.05.2025, 08:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Lirika dashurie të stërholluara

E merkure, 11.08.2010, 09:32 PM


Erotika në letërsinë shqipe: Asdreni

 

LIRIKA DASHURIE TË STËRHOLLUARA

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Asdreni ,shkurtesa e emrit të plot të Aleksandër Stavre Drenova,e pasuron letërsinë tonë edhe në lirikën e dashurisë dhe në lirikën e natyrës. Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme dhe dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia, nga një lirizëm i ngrohtë që shkrihet herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u përhapën në popull. Në përmbledhjëne poezive të tij me titull “Rreze dielli” Asdreni sjell një cikël poezish rë dashurisë, përkatësisht njëzetë e një poezi në të cilat  i këndohet dashurisë, duke e madhërua këtë ndjenjë të ndieshme dhe të pashmangshëm nga poetët tanë të të gjitha kohërave. Në këto poezi autori i veprës në fjalë do të shprehet edhe se dashuria gjithmonë ka qenë e fortë dhe vyer,sepse atë e ka lënë Perëndia.Me një fjalë dashuria është diç që e dhuron vetë Zoti i madhërishëm, si shenjë e përtrritjës së jetës njerëzore. Andaj është fare e natyrshme që ajo zgjon ndjenja të stërholluara ke të dashuruarit, pra ke djali dhe vasha.

Në vitin 1900 ai filloi të botojë vjershat e tij të para në shtypin e kohës më konkretisht në gazetat ”Albania”,”Drita”,”Shqypnia e re”, “Kosova” e ndonjë tjetër dhe bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, por poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti"Kjo dëshmon për rrugën dhe mënyrën e shkrimit të Asdreni, që po shkonte gjurmave të poetit të madh të Rilindjes  Kombëtare, çfare ishte Naim Frashëri.

 Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni shkruan lirika dashurie disi të stërholluara dhe abstrakte që dëshmojnë se rënia shpirtërore për shkak të amosferës mbytëse që e rrethon, i ka dëmtuar edhe frymëzimin. Poeti kërkon shumë në fushën e formës dhe thith edhe nga rrymat moderniste të kohës, po jo me shumë sukses. Asdreni u lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 1872.dhe vdiq në Bukuresht me 1947. Mësimet e para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë Fakultetin e Shkencave Politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900,siç u tha më lartë, filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, por poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Pos përmbledhje se poezive që u zu në gojë më lart ai shkroi edhe këto vepra, përkatësisht përmbledhe poezish “Ëndrra e lotë”1912dhe ”Psallmë murgu”1930 dhe “Kambana e Krujës “e cila u botue shumë vite pas vdekjes se autorit dhe , të cilën e kishte përgatit në vitet e fundit të jetës.Vlen të përmendet se pos poezive Asreni është edhe autori I “Hymnit Kombëtare”.

 

 

Asdreni poezi

 

NJË ORË LUMTËSIE

 

Hëna ndrinte porsi argjënt

Kur nde kopshte bashkë vinim

Dhe me dorën mbi krahun tent

Te ndihnja mbi bar te rrinim.

 

Ah,!Sa ëmbëlsire ndjeva

Kur dorën ma zgjate

At’her’ fare me s'e msheva

Mirëdashjen zemrës sate.

 

Lulet na çonin një ere

Shume t’  ëmbël e te pëlqyer

Edhe zefirët ngaherë

Na kujtonin pa kursyer.

 

Rrezet qe na përgëzonin

Kur ishim te përqafuar

Dashurinë na e shtonin

Me një mall te paharruar..

 

Sa fjalë ' t ‘ëmbla me thoshe

Kur përkëdheleshim te dy

Dhe me syçkat bukuroshe

Me bënje te mos ndahem nga ty!

 

Po dyshimi nuk më linte

te te besonj se ti më do

Si hëna qe rrezet mfshinte

Dhe i çonte ku desh ajo.

 

Veç ahere kupëtova

Se je zemër plot mëshirë,

Dhe veten time e ngrova!

Kur me puthe me dëshirë!

 

E përgatiti Ali D. Jasiqi



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx