Kulturë
Nehat Jahiu: Aty…
E enjte, 12.08.2010, 08:34 PM
NEHAT JAHIU
ATY…
Mali po digjet e dallgët po i çmend lumi
Pse ka kohë që nuk po takohen Zana e Guri,
ujin kroi e ka shterrur, ka kohë nga burimi
eh Zanës e Gurit seç po u digjet, shpirti
Hëna e yjtë lart në qiell po lotojnë, lotojnë
këngën e tyre zogjtë nuk po e këndojnë,
duhet këputur këta tela me gjemba në kufi
nuk duron gjemba telash kjo dashuri
Nuk durohen keta tela gjembash në kufi
dëbora.., akulli.., patjetët duhet shkri,
do të digjen male e fusha të gjithë flakë
nuk mund ti ndaj askush Gurin e këtë Zanë
Qielli e toka sonte duhet të bashkohen
Zana e Guri tek kroi duhet të takohen,
nuk ka shi…, breshër…, fortune e stuhi…,
Zanës e Gurit që të ia ndal këtë dashuri
Korbat, hutat, shtrigat do i vrasim te dardha
këtu në livadh përsëri do jenë Guri e Zana,
jo, jo ky vend nuk është i korbit, hutit e shtrigës
kroi ,livadhi…, e…, janë të Gurit e të Zanës
Veshur Zana me këmishë të bardhë e të hollë
hudhur pas shpine me të bukurat të gjatat flokë,
shpirtin flakë me dashuri seç na e ka mbush
aty te kroi ka ardhur e puthë Gurin në ballë e gushë