Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nehat Jahiu: Aty…

| E enjte, 12.08.2010, 08:34 PM |


NEHAT JAHIU

 

ATY…

 

Mali po digjet e dallgët po i çmend lumi

Pse ka kohë që nuk po takohen Zana e Guri,

ujin kroi e ka shterrur,  ka kohë nga burimi

eh Zanës e Gurit seç po u digjet,  shpirti

 

Hëna e yjtë lart në qiell po lotojnë, lotojnë

këngën e tyre zogjtë nuk po e këndojnë,

duhet këputur këta tela me gjemba në kufi

nuk duron gjemba telash kjo dashuri

 

Nuk durohen keta tela gjembash në kufi

dëbora.., akulli.., patjetët duhet shkri,

do të digjen male e fusha të gjithë flakë

nuk mund ti ndaj askush Gurin e këtë Zanë

 

Qielli e toka sonte duhet të bashkohen

Zana e Guri tek kroi duhet të takohen,

nuk ka shi…, breshër…,  fortune e stuhi…,

Zanës e Gurit që  të ia ndal këtë dashuri

 

Korbat, hutat, shtrigat do i vrasim te dardha

këtu në livadh përsëri do jenë Guri e Zana,

jo, jo ky vend nuk është i korbit, hutit e shtrigës

kroi ,livadhi…, e…, janë të Gurit e të Zanës

 

Veshur Zana me këmishë të bardhë e të hollë

hudhur pas shpine me të bukurat të gjatat flokë,

shpirtin flakë me dashuri seç na e ka mbush

aty te kroi ka ardhur e puthë Gurin në ballë e gushë