E marte, 07.05.2024, 08:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Simetri vargjesh ideo-edukative

E enjte, 12.08.2010, 09:19 PM


Vështrim  letrar

 

SIMETRI VARGJESH IDEO-EDUKATIVE

 

Aspektet përgjithësuese

 

Nga Arsim Halili

 

Bilall Maliqi vjen para opinionit lexues më përmbledhjen poetike për fëmijë ”Hëna flet me lule”.Titull metaforik, i cili i fle poezive të kësaj përmbledhje. Përderisa hëna simbolizon dritën,  lulet mund të simbolizojnë fëmijët, dashurinë po edhe vetë poezinë, sepse fundja poezitë janë lule të cilat duhet të dijë poeti cilën të mbledh. Duket se  Bilalli është kujdesur t’u ofroj lexuesve të vegjël poezi me aromën më të këndshme, jo vetëm për t’i lexuar por edhe për t’i përjetuar. Ky gërshetim  na jep të kuptojmë se autori nuk i hyn në rastësi kësaj çështje edhe delikate, por jo më pak me përgjegjësi. Pas sprovave në dy librat  e tij për fëmijë “Kodra e Luleve” poezi për fëmijë dhe “ Shtëpia afër pyllit” tregime për fëmijë dhe dhjetë botimeve të tjera për të rritur, ai ua rikujton lexuesve të vegjël se nuk i ka harruar, por ka dashur  ta shpalos ndjenjën, se ata  nuk pranojnë çdo dhuratë që u teket të rriturve.

Libri ka një volum  poetik dhe natyrisht  brenda tyre gjenden  laryshi temash  të cilat poeti i  sheh në dy rrafshe:

 

- Nga prizmi i asaj që poeti gjykon  botën e të vegjëlve dhe preokupimet  ditore të tyre.

-  Dialogun fëmijëve me botën që rrethon.

 

Në pjesën më të madhe të rasteve e vërejmë se poezia e Bilall Maliqit përshkohet  prej mendimeve për natyrën  si: “Nëpër fushë”,” Habitet Leta”,”Lisi i vjetër”etj, pastaj nuk harron  dot ata që u rritën, jetuan dhe vdiqën me botën e fëmijëve poetët meritor si: Migjeni poezia” Ishin njëzetë e shtatë”, për Rifat Kukaj, poezia “ Krejt më duket ëndërr” dhe Qamil Batallin me poezinë “ Fëmijët do të çmallen”. Bilalli  nuk përjashton  vargjet që ndonjëherë kanë edhe formën abstrahuese  për gjithësinë më së miri i shohim te  këto poezi: “ Flas me diellin”, “Ylberi”, Në dritë të Hënës”.

Ajo që dëshiron Bilalli tua rikujtoj fëmijëve është dashuria dhe krenaria për vendin e tyre.

Skalitja  e këtyre vargjeve për këtë moshë, ndryshe nga ajo që shkruhet për të rritur, për të njëjtë dëshmor, për vendlindjen ose atdheun etj, tregon qartë se autori di   të përdorë këtë simetri poetike dhe ai ka për qëllim t’i ofroj psikologjisë fëmijëve atë që e kap veshi i tij. Te poezia e Bilallit gjejmë  e përmbajtjen morale : Dashuria dhe kujdesi ndaj prindërve, gjyshërve dhe njerëzve të tjerë, vërejmë ndonjëherë fëmijët që janë çapkën ose ndonjë edhe i llastuar, autori sikur u bënë me dije të korrigjojnë sjelljet e tyre.

 

Aspekte ideo-edukative në librin “ Hëna flet me lule”

 

Veçanti e këtij libri është se dominohet nga  këto shtylla ku e bëjnë librin të qëndrueshëm dhe në interes për lexuesit e vegjël.

Fëmija duke i dashur prindërit  krijojnë një rreth të shëndosh të sjelljes, jo vetëm brenda oazës familjare, por tek ai krijohet vlera moralizuese për shoqërinë, ai koncepton shumë qartë se këshillat e nënës kanë  fuqi të rrezes së diellit dhe kjo këshillë e shpërndarë tek pasardhësit e saj është por si dritë dielli.

 

“Nënë, rreze dielli

 Lëshon ti për mua,

 Më vijnë si pasqyrë

 Këshillat e tua”

 

                

              Fq 26

 

Fëmija duke e dashur natyrën ai krijon shijen e të bukurës, sjelljen në natyrë, mbrojtjen e saj, veç  formimit për konceptin bukurën, ai krijon edhe shprehi   për punën, sepse ai do të kuptojë  gjithë ajo bukuri është rezultat i punës së njeriut  më së miri e shohim te  kjo poezi:

 

“Erona gëzohet

  Kur zogu ciceron,

  Dhe kur gjelbërimi

  Hapësirat  pushton

 

                      Fq 68

Bilalli përmes poezisë së tij kujton edhe dashurinë  për vendlindjen dhe për atdheun në përgjithësi dhe përmes vargjeve të tij ai u jep kurajë fëmijëve. Se ç’kuptim ka liria poeti më së miri e shpreh përmes  vargjeve hitpotezuse :

 

“Sa bukur do të ishte

  Të isha shqiponjë,

  Në qiell të Dardanisë,

  Krenar të  fluturoj”

 

                      Fq 50

 

Poeti ka një preokupim, ai nuk është i qetë derisa fëmijët përjetojnë varfërinë mbi supe të tyre, kjo gjë jo vetëm që e shqetëson poetin, por ai apelon që ky brez të mos nëpërkëmbët,qoftë duke kërkuar lëmoshë, apo duke punuar punë më të rënda se mosha e tyre, respektivisht duke lënë anash rrugën e dijes. Përmes vargjeve të tij shprehet  si vijon:

 

“Karrocier medet...

 Ti shkon  treg më treg

  Ty të lagën  rrobat,

  Djersa të bënë qull ballin

 Askush s’ta qan hallin”

 

                         Fq 16

 

Vlerat  dhe mesazhi interpretues i librit

 

Veçoria dalluese në të gjitha poezitë e Bilallit është veçoria edukative. Poezitë e këtij libri  i plotësojnë kriteret  psikologjike, sepse Bilalli, ulet në  nivel të kërkesave të fëmijëve, ai e di se çka kërkojnë ata, nuk e ngarkon poezinë me terminologji që për fëmijët të jenë abstrakte.  Përdorë figurat stilistike në vendin e duhur, ku  vërehen: metafora, epiteti, sarkazma, antiteza, krahasimi. Qëndrueshmëria dhe artikulimi përmes këtyre figurave u jep  dimension simetrik përballë anës artistike dhe edukative e them këtë se fëmija duke u kënaqur  me vargjet e poetit ka përball edhe mesazhin e qartë për të ruajtur dhe kultivuar në kujtesën e tij mirësjelljen  nga ajo që e rrethon.

Thjesht ai ka  sendërtuar vargun varësisht nga situata emocionale, prandaj edhe shihet ana e tij ndijore dhe figurative që e  bëjnë  poezinë e tij me plotë kolorit. Prandaj edhe si përfundim i këtij vështrimi do të konkludoja:

Vepra  “ Hëna flet me lule” ruan origjinalitetin e ndjenjës psikologjike në hapësirë dhe kohë.

Duke lexuar librin fëmijët do të përfitojnë aromën e poezisë që  vërtet ka nektar dhe ja  vlen te mblidhet.



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora