Kulturë
Poezi greke - Dimitris P. Kraniotis
E shtune, 14.08.2010, 07:13 PM
Poezi greke
Dimitris P. Kraniotis
BIBLIOGRAFI
Poet, prozator, mjek, akademik. Dimitris P. Kraniotis u lind më 15 korrik 1966 në Stomio, Larisa, Greqia Qëndrore. Ka kryer Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin «Aristoteli» të Selanikut. Jeton dhe punon në qytetin Larisa, si mjek specialist në medicinën interne. Është njëherit profesor në Fakultetin e Infirmierëve me Shkollën e Lartë në Larisa (TEI).
Dimitris P. Kraniotis është anëtar i Akademisë së Romës, i Akademisë Internacionale të Miçenës (Itali), Doktor në letërsi pranë Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës (WAAC), president i zgjedhur i Kongresit të 22-të të Lidhjes Internacionale të Poetëve Laureatë (UPLI); fondator dhe president i Shoqatës Botërore të Poetëve (WPS), nënkryetar i Lidhjes së Poetëve në Larisa, nënkryetar i Shoqatës Mjeksore në Larisa, drejtor i revistës mjeksore Hippocrate dhe anëtar i revistave letrare Graphie dhe Larissa Spirituelle, anëtar i Shoqatës Nacionale të Shkrimtarëve Grekë, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, i PEN-Qendrës Greke, i Shoqatës së Shkrimtarëve Mjekë të Greqisë, i Shoqatës Internacionale të Shkrimtarëve Grekë, Ambasador në Greqi i Organizatës Internacionale Poetes du Monde, anëtar i Shoqatave Internacionale: UPLI, IWA, WAAC, UMEM, AEADO, SELAE etj.
Ka debutuar më 1980 me prozë dhe poezi në revistat letrare të Larisës. Seleksione nga lirika e tij janë botuar në revista të ndryshme letrare dhe antologji, në gjuhët angleze, françeze, rumune, bullgare, italiane, shqipe, turke, çeke, kineze, serbe, holandeze, spanjole, portugjeze, arabe, bengali etj. Ka marrë pjesë në kongrese dhe festivale internacionale të poezisë, ndërsa për veprën e tij poetike ka qenë nderuar me çmime prestigjioze dhe medalje të panumërta në Greqi, SHBA, Itali, Francë, Rumani, Spanjë, Angli, Managua, Bullgari, Maqedoni, Zvicër, Rusi etj. Bibliografi lirike: Gjurma, Larissa, 1985; Shëmbëlltyra në glinë, Larissa, 1992; Linja imagjinare (edicion trilingv: greqisht-anglisht-frëngjisht), Larissa, 2005; Duna/Duna (edicion bilingv: frëngjisht-rumanisht), Editura e Akademisë Internacionale Orient-Occident, Bukuresht, 2007; Endograma, Thessalonique, 2010; Edda, Editura e Akademisë Internacionale Orient-Occident, Bukuresht, 2010. Baki Ymeri
EDDA
Aganippe*
Me frymëzimet
«à la carte»,
Të epokave paqësore,
Hapa të marketingut
Të «8»-të të të dehurve
Të së djeshmes së suksesshme
Edda** poetike
E kohërave të huaja
Me «po»-të bipolare.
*Në mitologjinë greke, burimi Aganippe i kushtohej Muzave, si gurrë inspirimesh poetike.
**Edda është një ansambël poemash në norvegjishten e lashtë. Është burimi më i lashtë i njohjes së mitologjisë skandinave.
KTHINA TË MËKATSHME
«Shën Nikon, Pendohuni»
Në kalendarin
E një agimi të përbaltur
Me shira që shuajnë etjen,
Që shpërlajnë pa mëshirë
Erinitë e fajshmërisë,
Fitore dhe mundje
Të kthinave të mëkatshme
Të trotoareve e të odave,
Të të miturave
Dhe çasteve similare.
ENDOGRAMA
Endograma*
E shtëpive lektike,
Në letrat
E përbashkëta apo zbrazëta,
Me fjali që shqepojnë
Me britma të fshehura,
Diskontinuitet i hapsirës së përkohshme
Si rezultat i një shkarkimi
Me shkëputje të fajshme,
Të një aventure mashtrimtare,
Të pajtimeve intime
Me mundjen e të mundurve.
*Brendia e letrës
«EGOTË»
Hidra e Lernës
Lotë
Të guximit të të tjerëve
Që kanë varrosur
Fjalë të lehta
Pa vlerë
Kur buçitja derdhej si shi
Nga zeroja
Në plus
Njëmbëdhjetë plagët tona
Kur ti dëshiroje
Që ditët me të rreshura dëbore
Të bëhen vjeshtake
Me shirat e para
Duke vërshuar një mëngjez
Murmurimat e gjezdisjes
Duke e mbushur me re
Qiellin e harresës,
Duke vajtuar
Viktimat e shpirtit
Duke të marrë pas premtimeve,
Gjak që po derdhet
Duke u nisur rrugës së
Brejtjes së ndërgjegjes
Artistikisht duke lansuar
«Ego»-të e fshehura
Pas shpinës se faljes.
PËRNDRYSHE
Përndryshe
Ti më pret
Ndoshta nesër do të tërhiqesh,
Por sot ke guxim.
Përndryshe
Shpesh herë ke pyetur vetveten,
Por e ke humbur pakicën.
Përndryshe
Ndoshta se nesër
As që do të vish.
AUTOGRAF
Ti ke vajtur
Që kanë fiksuar
Me shikimin
E dyshimit
Autografi
Mission i zbrazët
I ndërgjegjes sate.