Kulturë
Poezi azerbajxhanase - Elchin Iskenderzade
E diele, 15.08.2010, 11:52 AM
Poezi azerbajxhanase
Elchin Iskenderzade
PËLLUMBAT E ADIL MIRESID-IT
(Fragmente)
I.
Ja, kjo është mrekullia e Zotit:
Në dritaren e poetit –
Një liman pëllumbash.
Një djep prej druri
Si një shpresë e fundit.
Nga fluturimi i tij zbresin atje;
Në gjuhën e tir bëlbëzojnë,
Me dashsmiërsi, melodikisht,
Si do zemra të zjarrta.
Në dritaren e vetmuar, e trishtë,
Si në një qeli,
A cfilitur nga mundimet,
Digjet kandili i shpresës,
Të falënderoj, Zot, edhe për kaq!
Murmuron Adili përmes ditëve të zeza,
Duke shkëputur një qosh nga kafshata e bukës,
Duke zbutur në verën e kuqe të kanës,
Me sytë e lartësuar nga qielli.
Hei, ju pëllumbat, pëllumbesha
Me flatra të bardha si dëbora,
Si lule pëllumbi në jakë,
Me mahrama të hedhura pas shpine!
Këputet zemra
Nga fjalët që s’lidhin kuptim.
Bërthamat e zeza flatrojnë
Nëpër errësirë.
Ndoshta pëllumbat i kërkojnë vitet,
Ndoshta degdisen pa gjurmë në zbrazëti.
O, më kot ai po shqetsohet,
Më kot –
Duke shikuar drejt në sytë e pëllumbave,
Don të dërgojë mbi detra një lajm,
Tejmatanë qiellit të shtatë.
Duhet në detyrë të jem, por jam këtu.
Dheu nuk duhet të mbetet pa poetë,
Dheu i artë,
I përjeshmi, i shenjti
Atdhe...
II.
Ekziston nevoja së paku për një poet në detyrë këtu,
Nga zemra ime të ushqej pëllumbat,
Të vesëroj me gjakun tim
Edhe shpresën e Dashurisë së posafanitur.
Ndoshta Zoti do të na falë
Madje edhe për një çast
Në të cilin poeti,
I rënë përtoke,
Lartëson lutje drejt qiellit
Dhe në ditën e tij të zezë
Dhe në natën e skëterrës,
Për të kaluar tejmatanë tmerrit të shkretëtirës,
Kështu derisa shpirti të na mbushet
Me fanitjen e shenjtë në shëmbëlltyrë
Të Krijuesit.
III.
Deri në tëhuajësim të flatrojë,
Deri në Paris,
Çerdhe të bëjë në Montmartre
Strehave të shtëpisë.
Pëllumbat e Mirsedit.
Ata fluturojnë drejt Shushës,
Në drejtim të Gidir Diuzu-it,
Drejt brigjeve të vendlindjes,
Duke qarë
Nga dhembja e huaj,
Pëllumbat e Mirseid-it.
Ik, zhduku, mundim yni,
Degdisu!
Amin!
(Prill 1999)
LORKA DHE HËNA E ZEZË
-Në kujtim të mikut tim, Aydin Nizami-
Motto: Gëzimi më i trishtë është të jesh poet.
Asgjë tjetër më të rëndësishme nuk ekziston.
As vdekja së paku.
(Federico Garcia Lorka)
I.
... Ëndërroj –
Në mëngjez nga ora gjashtë
Apo, ndoshta, në qindi të mbrëmjes –
Ushtarët më çojnë të më pushkatojnë,
Sërish me murmurimë: jo, nuk duhet.
II.
Jeta nuk mundet
Të ndërpritet.
Kur jeta
Ushqehet me vargje,
Kur në shtëpi pozat e femrës së dashur
Rrinë në një pritje të pafund.
III.
Por, Lorka,
Shikon nga qielli,
Atje ku fytyra e hënës,
Si një limon,
Ne e përkujton ndarjen.
Kështu, duke ndenjur e varur,
Duke e e derdhur përgjërimin,
Dashuria
Noton horizontit mbi një re të bardhë.
Ngadalë, në rrymat e shpirtit,
Vallëzon në truallin e revoltuar,
Vallëzon dheu eretik.
IV.
Padyshim që do të qëllojnë
Dhe në dhe do të bie,
Nënë një pemë apo në fushë.
Poezia e fundit në
Xhepin e majtë do rrijë
Dhe në gjak do të notojë.
Ah, Lorka,
Zambaku të lulëzon në shpirt
Me një shenjë të ndarjes.
Ku mund të shëtisë Dali,
Ku gjendet vallë Salvadori?
V.
E kam patur në Gjenxhe mik
Nizami Ajdinin.
Nga goja e tij nuk mungonte emri yt.
Thuase ishte fjalë e shenjtë.
Shumë kohë ky fakt e flatërzonte,
Duke i dhënë dritë.
Shembull në jetë e kishte
Shembullin tënd prej njeriu e poeti.
Madje dhe në botën e huaj,
Për dashuri bisedonte me hënën.
Lulëzonte trandafili i shpresësë,
Por shpirti i tij degdisej mjegullave të natës.
Nga larg, kohë të vjetra, në mua jeton
Vaji i kitarës andaluziane
Që si një stuhi e çel
Plagën e trupit tim.
Shqipëroi: Baki Ymeri