E premte, 02.05.2025, 04:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Ireshtansi: Një copë bisede

E shtune, 14.08.2010, 08:30 PM


Një copë bisede (monolog)

 

Shkruan:  Ireshtansi

 

Shiko, se ne i kemi ngatërruar shumë gjëra. Ne edhe komunizmin e kemi pasur të rremë, edhe demokracinë e kemi të rreme. Ne mbetëm shërbëtorë të partisë, assesi të bëhemi shërbëtorë të vendit.Neve, edhe sot partitë na përdorin për interesa të veta, në vend që ne t’i përdorim për interes tonin.Punë I thua ti kësaj, të rreshtohet njeriu si qorri në parti.

Sidoqoftë, lejomë të të tregoj se si dola në përëndim, dhe të të them që këtu fillova të interesohesha se përpara fati I vendit tim nuk më ka interesuar fare. Por atje është ndryshe, mbase ndikon largësia, ose edhe infektohesh nga vendësit.

Unë e sa të tjerë kemi kaluar nëpër territorin e vdekjes për të arritur në vendin që e mendonim më të mirë. Dhe më I mirë ishte vërtet, por ç’e do që nuk ishte I yni dhe as që mund të bëhej, se si I u është pëgjigjur zoti engjujve kur këta I thanë që Misirin e kishte bërë vend shumë të bukur e të begat, dhe të gjithë njerëzit do të dëshironin të jetonin këtu, duke lënë bosh vendet e tjera. Ai u tha, që aty ku do ta lind njeriun, aty do t’ia bëjë Misir. E pra, ky vend është Misiri im. Nuk ka më të bukur.Këtu çdo  gjë që sheh në njëfarë mënyre është e jotja.

 

Por siq po të thosha kaluam përskaj vdekjes për të arritur atje. I ramë detit mes për mes, hipur në një varkë të vogël me motorr.Dallgët e detit sikur argëtoheshin duke na përkundur, duke na hedhur përpjet. Tmerr fare. Bërtisnin gratë e fëmijët, po ku I interesonte detit. Ai vazhdonte lojën e tij të çmendur. Në fakt të çmendur ishim ne, secili më I çmendur se tjetri. Por ja që dolëm në breg. Dhe unë u sistemova atje. Megjithatë, siq nuk e kisha menduar fare,përditë e më shumë nisi të më mungoj vendi im. Fillova të merrja gazetat, e në njëfarë mënyre ta merrja në pyetje secilin që vinte prej këtej e që kisha fatin ta takoja.Se atje sikur I pikas njerëzit e tu, I dallon që nga larg. Dhe siq të thash doja të mësoja si ecin punët, por jorrallëherë mësoja si ngecin ato. Ne sikur I bëmë mitingjet kurse të përditshme demokratike ku ligjëruesit hipnin e zbrisnin duke lexuar të njëjtin fjalim plot me vitamina . Po na ushqenin me fjalë, tamam si dikur. Madje, mbase dikush na e lexonte fjalimin e bërë qysh në kohën e komunizmit, zëvendësonte fjalët kyqe dhe ne I duartrokisnim si të çmendur. Ata që nuk I duartrokisnin këtij, I bëmë komunist. Kështu ia vumë themelet mendjes sonë të re. Kishim ecur prapa, e ne kujtonim se ecnim para..Edhe me komunizmin u morëm më shumë se ç'duhet. më shumë se në kohën e komunizmit. Sajuam histori vuajtjesh e përplasjesh, saqë I lamë gojëhapur të përndjekurit, të cilët  kështu siq e kemi nisur, një ditë ata do t’I shpallim komunistë, e ne të gjithë do të bëhemi të përndjekur. Dhe politikani ynë nuk kishte si të mos merrte pjesë këtu. Ai drejtonte spektalin. E pikërisht tek ai ishte mbledhur mllefi I gjithë popullit. Ai kishte marrë thikën e ia kishte mësyrë tigrit të ngordhur. Jo po do ta bënte copa. Dhe ja që na çliroi, por tani problemi është si të çlirohemi nga ky.Se edhe ai tjetri para këtij na ka çliruar nga dikush tjetër, ky na çliroi nga ai tjetri, tani dikush tjetër duhet të na çliroj nga ky. Kështu e kemi ne. Sidoqoft dikush duhet të na çliroj nga ky, por të mos jetë çlirimtar ama.

Megjithatë, ku e patëm te komunizmi. Komunizmi jorrallëherë më ka bërë të mendoj. Jo komunizmi ynë, por në përgjithësi. Se çka bota një alergji të çuditshme ndaj komunizmit, Don ta lidh komunizmin në mënyrë të pazgjidhshme me krimin. Madje më shumë, sikur na thotë që krimineli është lul’ e dritë në krahasim me komunistin. Unë këtë nuk mund ta besoj. Seq fshihen disa hile këtu,disa hile me të cilat bota bashkëjeton që nga koha e profetëve. Sikur dikush ka telekomandën e kokës sonë, e cila megjithëse neve na rëndon mbi supe, tjetri e përdor. Se përse ta lidhim ne komunizmin me krimin,ç’interes kemi ne nga kjo. Pse kështu thotë ajo pakica që noton në kamje e që pronën private e bëri më të shenjtë se jetën e atij tjetrit, ne s’kemi pse I bëjmë iso. Aq më pak kur nuk na paguan njeri. Siq të thash e kam fjalën për komunizmin në përgjithësi.

Sidoqoft ne jemi të thirrur që së pari të merremi me problemet tona. Të merremi për t’I zgjidhur, e jo për t’ia lënë fëmijëve tanë. Se kemi vuajtur shumë. Ne jemi si ai fshatari I varfër e pa njeri, të cilin lëre në fshat por as në shtëpi të vet s’e lënë rehat. Dhe ky zë vend gjithmonë në planet e të tjerëve, siq zinim vend edhe ne. Ne ishim të varfër e të lënë, lëndë e parë për fenë, e cila bënë biznes me njerëz si ne, dhe jo vetëm ajo, por t’I lëmë këto se nuk I di unë këto gjëra. Unë di atë që shoh, madje edhe këtë nuk e di, por ca gjëra janë krejt në sipërfaqe dhe mjafton vetëm të duash t’I shohësh. Dhe ngado që shikon ke parregullsi, e dikush ka faj për këtë, apo do të themi, nuk I di Enveri këto gjëra. Dhe ai vërtet nuk të sheh nëse të ka në listën e të mirëve. Megjithatë ne I shohim këto. Unë sa here vijë këtu, së pari takohem me keq qeverisjen.Ndoshta e kam gabim, dhe do të doja ta kisha gabim, por nuk jam I sigurt për këtë.

 

Megjithatë kështu e kemi ne. Ne I kemi pjellë këta. Shikoji militantët partiak që të kuptosh si fuksionon politika jonë, skena dhe prapaskena. Këtu ka një mekanizëm që prodhon shërbëtor, nuk ka mekanizëm që prodhon njerëz të lirë. Shikoje ti arrogancën e atij që bëri hapat e parë në politikë. Sa kryelartë është kur shikohet nga kjo anë, e sa kokëulur duket kur shikohet nga ana tjetër. Në një anë ujk, në tjetën këlysh. Të mirë vetëm kur ta kërkojnë votën. Jo po habitesh edhe ti se nga ta mësuan emrin. Të thërrasin në emër e të bëhen aq të afërm, thua ti ke një jetë miqësi me ta. Këta na kanë ndarë në të mirë dhe të këqinjë. Jo po këtu të thonë, më thuaj në cilën parti je,të të them cili je.

 

Sidoqoftë, lëri këta se sikur kështu ia rrisim vlerën, megjithatë disa gjëra nuk mund të rri pa i thënë. Nuk mund të rri pa përmendur as debatet tona që i përngjajnë përleshjes së qenve,e prej të cilave përfitojnë ata e jo ne. Fjala fjalën s’e mund, e faktet nuk do t’i shoh askush.

 

Por.., prit pak, të të tregoj se si kalova në një dasëm andej kufirit, por në vendin tim. Se unë nuk kam kufijë në mendje. Vendin tim e kam ashtu siq e ka zoti në hartë. Dhe siq po të thosha isha ftuar në një dasëm. Shkoj atje e t’i shtrohemi pijes me meze e këngës, siq e kemi zakon ne. Deri këtu, mrekulli, kur s’kalon shumë kohë e të fillojnë të shtënat si në kohën..., si në kohën e dasmave. Hiqja more drejtorit armën, i them mikut tim. Vëllai i tij është drejtor i  një drejtorie komunale dhe duket shumë i aposionuar pas gjuajtjes me armë. Unë e vështroj atë se si ngrihet, ashtu gjysëm I dehur e duke u penguar shkon pak më tej. Tek e shikoj kështu e me armë në dorë, më përngjan në njeriun që ka marrë plagë vdekjeprurëse e tani po bënë sulmin e fundit. Dhe ai arrin suksesshëm tek vendi dhe gjuan dy-tri hërë. Por nuk ishte ai I vetëm, vetëm se binte më shumë në sy.

 

E kur jemi tek gjuajtjet, më kujtohet një histori që ma tregoi një ditë një mik. Patrullonin një ditë tre policë me veturë. Ai që ishte ulur mbrapa ishte qejfli këngësh. Edhe t’ia merr ai disa këngëve patriotike. Njëri prej tyre emocionohet shumë, qet dorën nga xhami I veturës , edhe t’ia bënë tri herë me revole, bam, bam, bam. Disa qytetarë që ndodhen në afërsi, shtrihen përtokë. Ky nxjerrë kokën nga dritarja dhe u bërtet, mos u shqetësoni, mos u shtetësoni, çdo gjë në rregull. Këta ngrihen të tmerruar e largohen si hije.

 

Dhe e di ç’më thoshte një mik një ditë. Ne burrat kemi rënë prej provimit, më thoshte ai, prandaj duhet t’ia lëmë timonin grave, se mbase ato na nxjerrin nga qorrsokaku.

 

Megjithatë unë nuk mendoj se ne jemi në qorrsokak,mbase në një të vogël po, por ne jemi popull me vazhdimësi të gjatë, e me shumë përvoj, kemi parë shumëçka ne, megjithëse edhe unë pajtohesha me atë shokun që t’I lëmë grave hapsirë më shumë. Tekefundit vendin e kemi bashkë.

 

Sidoqoft, unë jam optimist. Rruga do të na gjej neve, e ne do të ecim përpara, bashkë me gratë tona e fëmijët tanë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx