E enjte, 08.05.2025, 02:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Yrjet Berisha: Metafora berlineze

E diele, 15.08.2010, 12:54 PM


METAFORA BERLINEZE

 

(Agim Spahiu: "Njeriu mbi Pikëllimë", botoi "Gjon Buzuku", Prishtinë, 1993)

 

Nga Dr. Yrjet Berisha

 

Libri  me poezi "Njeriu mbi Pikëllimë", përfshin poezi të zgjedhura nga

krijmtaria e frytshme e Agim Spahiut, që është libiri i tij i parë i botuar në

Kosovë. Poezia e këtij poeti kuksjan i ekspozohet shqiptimit të thjeshtë e të

kuptueshme. Poeti në epiqendër të artit të tij vë fjalën e pastër si kristali

dhe kështu vargjet e tij janë si prelat e vargëzuara. Fjala dhe vargjet e këtij

poeti që janë kaq bukur të radhitura, janë tekste me meditim të mirëfilltë, dhe

kurrsesi nuk janë vargje të rastësishme, por thjesht janë produkt i një meditimi

të hollë e i një konceptimi  tejet serioz, që tërësisht i ekspozohet shqiptimit

të rrjedhshëm lirik që ka si synim, të mbajturit e drejtpeshimit dhe të hapave

të sigurt brenda orbitës së vargut me meditim të stërholluar. Vargjet e këtij

libri kanë një makrostrukturë poetike prore të prirur nga një spirale e

vazhdueshme e vërshimit të figuracionit e metaforave të qëlluara me kostelacion

ngjyrash të vargjeve.

 

Fjala dhe jehona e saj e ndrydhur në damarët e amebës medituese mëton të mbetet

pjesë dominuese e fushëveprimit të verbit lirik, prore të peshuar mirë dhe me

elemente estetike që fillojnë dhe anojnë nga një pozicion i qëndrueshëm i

vargjeve të këtij libri, që nxjerrin kokë që në faqet e para të vëllimit poetik

e deri atëherë, kur disi me një kohë të gjatë kumbon në mendjen e lexuesit.

Por, t'i kthehem edhe njëherë interpretimit të vargëzimit të librit "Njeriu mbi

Pikëllimë", të Agim Spahiut, që kështu nuk do të hezitoja të konstatoj se

vargëzimi i librit të këtij poeti kuksjan tashmë të ndjerë, sjellë freskinë e

motiveve të lloj-llojshme. Veçantia e lirikave të këtij libri është aroma e

Bjeshkës së Pikëllimës ( që gjeografia kosovare e njeh me toponimin Koritnik),

me të gjitha ngjyrat dhe aromën dehëse të pishave, barit, era e rrëshinës, era e

bimeve shëruese, shushurima e gjetheve të drunjve të ndryshëm që gjinden në

majat më të larta dhe luginat e Pikëllimës. Mbase nuk do ta teproja po pohova se

peizazhi i këtij i këtij motivi por edhe motivet tjera të këtij vëllimi

shqiptojnë observimet subjektive të unit poetik që vetëm mund të dëshirohen nga

poetët më të rinj, ( ndërsa arti i tillë rrjedh nga poezia jonë e traditës që

është me përplotë emra, por nuk duhet harruar këtu edhe Hamit Aliajn një poet i

alpeve shqiptare, që padyshim se ai si edhe A. Spahiu, ka vendin e posaçëm këto

Alpe) por që ky krijues bën hap të guximshëm në kapërcimin e kufirit të

dimnezionit frymëzues që prore del në skaj të një fenomeni, herë-herë bën

sakrifica edhe më të mëdha që i cytur nga provokimit estetik shkel edhe në

udhëkryq që është me shumë të papritura dhe të përcjellura me disa pikëpamje e

pikëquditëse që e skalitin fjalën lirike dhe artin në përgjithësi. Këto segmente

shtytin natyrshëm subjektin lirik drejt një thelbi artistik krijues në

formësimin e vargjeve dhe me origjaniletet lirik. Kështu, vetëm shqiptimi kaq i

natyrshëm dhe kaq i pezulluar nga peizazhi dhe e vërteta qenësore, kryen

mesazhin që në këtë mënyrë i del në fund të mjegullnajës së akullt, shkëmbinjve,

rojeve të trembura armike që ndjehen të pasigurt në trollin e okupuar që e

mbajnë vetëm me dhunë e kërcënim militar. Përballë këtij absurdi, ngadhënjyes i

të gjitha këtyre mynxyrave është subjekti lirik në tekstin lirik të poetit Agim

Spahiu, që ka dritë, ajër të pastër, kaltërsi, çlirim të frymëmarrjes që me të

drejtë subjekti lirik i gëzohet kaltërsisë dhe reflektimit të tejpërtejshëm nga

rrjeti i pakapërcyeshëm i kufirit që bart shkëlqimin e rrezeve nëpër vargje që

marrin pamjen e rrezeve të diellit ku me tërë imazhin e tyre dalin të vargëzuara

e të shqiptuara shlirshëm, por edhe të përmbushura me një forcë mbresëlënëse

gjatë ekspozimit a leximit të tyre.

Ky lloj shqiptimi ngritet mbështetur në rregullat dhe parimet estetike, që me të

drejtë merr kuptim polivalent dhe kap gjërat në mënyrë komplekse, gjithnjë duke

i shtruar në fushën e gjërë teorike, që thënë ndryshe, janë të njohura e të

imtësuara si mjete artistike që teoria i njeh si: metaforat, figurat, alegoria,

ironia, sarkazmi etj., të cilat kanë stërhollim rëndësi, kuptimsi, dhe peshën e

fjalës alkimike që marrin masën e duhur të njelmësisë a të kënaqësisë estetike

të tekstit, brenda vargjeve të këtij libri të Agim Spahiut. Përdorimi i

harmonishëm i këtyre ligjësive parimore estetike në artin poetik, merr imazhin e

një kolazhi të mrekullueshëm artistik, pasuruar me nuanca efikase të artit që

shpërthejnë si poelni dhe kështu librit në fjalë, i shtohet vlera në mënyrë të

vazhdueshme. Teksti i këtij kapaciteti estetik, është i pranishëm thuajse në

secilën poezi, në secilën tematikë të këtij libri, që mëton të mbjellë vargje me

gjak e shije të Alpeve dhe fushave shqiptare, ose thënë ndryshe, pasqyron

gjeopotikën tonë...

Vëllimi poetik "Njeriu mbi Pikëllimë", i A. Spahiut, ka një titull metaforik.

Parë konkretisht, mbi këtë bjeshkë shtrihet fatkeqësia, gjurmët e një tragjedie

të një populli të ndarë me dhunë, siç është i copëtuar populli ynë. Kështu libri

i sipërshënuar kapton shtigjet e kalueshme e të pakalueshme, nëpër rrënzet

shkëmbore dhe në  shtigjet e bjeshkës, që vetëm këmba e dhisë së egër mund të

shkel, që tok me këto tipare qëndron i pathyeshëm subjekti lirik që s'bëzënë,

është meditues, kryeneç, dhe shqiptohet fuqishëm ky subjekt që si gjithmonë kur

ka mundësi veprimi merr drejtpeshim vertikal, dhe kurrë s'merr pozitë

horizontale, pa patur arsye e qëllim dhe kështu vargjet e tilla u ngjajnë

kasideve, dhe herë-herë iu nënshtrohen ligjësive të tekstit të tërthortë të

lirikës bashkëkohore dhe kështu pësojnë lahtimin e vargjeve dhe pasurimin e tyre

me mjete artistike.

Libri ka një vërshimë të elementeve artistike e estetike të rëndësisë së parë

ashtu siç e pasqyron teoria e letërsisë por edhe metodologjia teorike letrare,

që kjo laryshi e vargjeve duket se nxitët nga koncepcioni lirik i nyjëzuar nga

tingëllima e vargjeve, thënë a shqiptuar fuqishëm dhe me bazament të fortë

meditues me metafora që jepen si xixa shpresëdhënëse, por edhe tejet të

rrëshqitshme në të shfaqurit të mendimit estetik ku edhe strehohen të gjitha

artet, në të cilën bën pjesë edhe poezia.

 

Veçori e rëndësishme e artit poetik të këtij libri të A. Spahiut, në radhë të

parë është përdorimi i fjalëve të kursyera që shpien drejt gjakimit të

tërësishëm të forcës së fjalës alkimiste sipas një disiplinimi e disponimi të

përhershëm të zërave të shqiptuara e të kordinuara mirë, që arrijnë të koponohen

mirë vargjet e lira që  shqiptohen me motive të frymëzuara dhe me lloj-lloj

ngjyra e me jehonën e bymuar, që gjithsesi mbetet në orbitën e në kështjellën e

artit abstrakt, që natyrisht se është larguar paksa, nga rryma e kuptueshme, dhe

që s'ka mangësi a monotoni në dinamikën e shtresave të artit që të disa krijues

e kanë thembër të Akilit këtë problem mjaft kompleksiv që është si një sprovë

estetike dhe vetë alkimia e fjalës poetike. Poeti përfill ligje e parime të

arteve të ndryshme, kur edhe vendos shqiptimin e fjalës mes ëndrrave dhe

rëndomtësisë, dhe kështu të krijuarit e artit të tillë sikur ik nga konkretësia

dhe merr nuanca të vargjeve që dinë të befasojnë e të provokojnë në mënyrë

efikase, kështu, mu për këtë arsye edhe mugullojnë frytet e pjekura të artit

poetik. Libri poetik, fillim e në fund ka vargje me tension e temperaturë e

fjalëve që shqiptohen nga dhimbjet e mëdha të njeriut tonë. Ose thënë sipas

figurave të poetit, njeriu ynë është i pikëlluar në maja bjeshkësh ku pret një

ditë të lirë. Ëndërron një ardhmëri të lumtur. Shpreson prore dhe i gëzohet

fluturimit të lirë të shqiponjës së maleve tona...

Fare në fund duhet shtuar se poezitë e këtij libri poetik të A. Spahiut, janë

shembul i veçantë i poezisë sonë të re, e cila në këtë libër shquhet me tekst

poetik që i është nënshtruar gdhendjes së vargjeve që falë kësaj përpjekjeje

alkimike, vjreshat shquhen për zë të zhdërvjelltë dhe që kanë thuajse shqiptim

origjinal, prizmë  alpike autokton, dhe kështu orientimi i këtillë prore mëton

dhe ia arrin qëllimit t'i hap horizontet edhe nëpër labrinthet e artit që

strehohen nëpër leqet e padukshëm të medimit dhe të shtresave shumëdimenzionale

estetike që i japin vulë karakteristike poezisë duke aplikuar mjetet artistike

dhe magjinë e shqiptimit të fjalës në mënyrat e lakimit të fjalëve dhe mendimeve

të srërholluara, me laryshi tematike, dhe me tekst lirik të ngjeshur.

 

Krejt në fund, të shtoj se libri poetik "Njeriu mbi Pikëllimë", i Agim Spahiut,

i ekspozohet kërkimit dhe aplikimit të sintaksës gjuhësore të rrallë. Gjuha e

poezive është e pastër si uji i Pikëlimës dhe kumbuese si ushtima e pishave të

Pikëllimës. Ambientit të tillë  do t'ia kishte lakmi çdo poet që me kënaqësi të

posaçme të fuste në vëllimin e vet poetik.

 

Në të mbyllur të këtij interpretimi mbi poezitë e këtij libri s'do të gaboja po

thashë se të gjitha poezitë e zgjedhur nga ky libër që bënë pjesë ndër librat më

të mirë poetik në poezinë tonë. Andaj pa dashur që të koketoj me shijen e hua në

të shqyrturit kritik e esteik, i dalë zot gjykimit fare të drejtë se me këtë

libër dhe me të tjerët që ka krijuar ky krijues tashmë i vdekur, duhet t'i bëhet

një vend i meritur në faqet e historisë së letërsisë kombëtare, sepse vlerat

estetike e artistik nuk i mungojnë poezisë tij. Por në këtë rast duhet të

funksionojë pesha e drejtë e recensuesve të ndryshëm të cilët kanë filluar t'i

josh narcizoizmi dhe t'i shkatërrojë skleroza dhe në programet e historisë së

letërsisë sonë detyrimisht imponojnë librat e tyre dhe të miqve të tyre!

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx