| E enjte, 19.08.2010, 05:29 PM |
 Në  shenjë përkujtimi të kompozitorit
Në  shenjë përkujtimi të kompozitorit
Nga Haxhi Dulla - Varshavë
200 vjetori i lindjes së gjeniut të pianos - Frederik Shopenit
Frederik Shopeni ( pol. Fryderyk Franciszek Chopin) - kompozitor dhe  pianist i njohur  polak, u  lind më  1 mars 1810  në   ?elazowa Wola afër qytetit  Sochaczew, në  pjesën qëndrore të vendit në regjionin  Mazowsze, që  në atë kohë i përkiste Principatës së Varshavës.
 I ati i kompozitorit,  Miko?aj (Nicolas) Chopin, një polak me shtetësi franceze ishte i punësuar  atje si mësues dhe edukator.
Disa muaj pas lindjes së Frederikut , familia u shpërngul në Varshavë, ku babai i tij  u emërua ligjërues i gjuhës  dhe letërsisë franceze  
Talenti i Frederikut  ndaj muzikës u vërejtë shumë herët, dhe në atë kohë krahasohej me atë të gjeniut të muzikës,Mocartit.  Në  moshën 7 vjeqare ishte autor i dy polonezeve (g-moll i B-dur). Shopeni  i ri ,filloi të paraqitej në oborret aristokrate të kryeqytetit polak. 
Si fëmijë paraqitej shpesh në koncertet bamirëse. Mësimet  e para profesjonale të pianos i mësoi nga mjeshtri i njohur qek  Wojciech ?ywny .  Pas 6 viteve mësim të pianos, mjeshtri  ?ywni,u tërhoq nga mësimi i mëtutjeshem  për nxënësin  e tij sepse Frederiku i vogël ia kalonte me mjeshtri mësuesit të tij. 
Në vitet  1823-26  Frederiku mësonte në    Liceun e Varshavës , ku ligjëronte babai i tij. 
Gjatëe tërë kohës sa vijonte mësimet në Liceun a athershme , Shopeni , punonte, kompononte pa ndërprer  muzikën e njohur të regjionit të tij dhe më  gjerë.  Gjatë  studimeve   shkroi veprat  tanimë  të zgjeruara: Sonata c-moll, Wariatee op. 2 me tematike të Don Juana të Mocartit, Rondo a la Krakowiak, Fantazja op. 13 me , violonqel? e  piano.  
Mësimet në Shkollën Qëndrore të Muzikës ,Shopeni i përfundoi në vitin 1829, kur mësuesi, ligjëruesi  ,Elsner në raportin e tij  pas tre viteve shkollimi të Shopenit shkruan :” Tre vite mësimi mjaftuan që Fredyryk Shopin me aftësitë e tij të shpallet – gjeni i muzikës” 
Pas  përfundimit të studimeve të muzikes ,gjatë një udhëtimi turistik në Vienë  të Austrisë  Shopeni, mori pjesë dy herë në Kärtnerthortheater, duke luajtur me  orkiestrën e atjeshme Wariacje op. 2 me tematikën e  Mocartit dhe  Rondo a la Krakowiak op. 14.  Pjesëmarrja e tij   ishte  një  sukces i madh, ku publiku pas përfundimit  e priti i me duartrokitje të pandërprera).  
Pas kthimit në vendlindje ( Poloni)  Shopeni duke  patur kohë të lirë ,me një pasion të  rallë u angazhua në kompozime, duke shkruar ndër të  tjera dy Koncerte të pianos me  orkestër në , : f-moll dhe  e-moll . Para se të  udhëtonte nëpër  shtetet e Europes, Shopeni dha  disa koncerte muzikore në Teatrin Kombëtar Polak.
Në fillim caku i udhëtimeve të kompozitorit ishte Berlini, porse  në momentin e  fundit Shopeni zgjodhi Vienën, për të konfirmuar sukcesin e mëparshem  dhe forcuar  pozitën e tij në arenën muzikore Europiane.  Më 1   nëntor 1830 , në Teatrin Kombëtar Polak u mbajt koncerti lamtumirës ,ku Shopeni luajti  Koncert e-moll, ndërkaq soliste ishte Konstancja G?adkowska. Të nesërmen   Frederiku së bashku me mikun e tij Tytus Woyciechowski u nis për Austri me  qëllim që  nga atje të shkonte në Itali.  
Pak ditë pas ardhjes së tij  në Vienë , në  Varshavë (Poloni ) shpërtheu kryengritja, e njohur Si Kryengritja e Nëntorit,  që kishte për qëllim mvetësinë e Mbretërisë Polake nga ajo e Rusisë. Dhe kundër  emërimit të carit rus në fronin polak. 
          Filloi lufta disamujashe polako – ruse.  Miku i kompozitorit  u detyrua  të kthehet në vendlindje për mbrojtje të  atdheut , ndërkaq Shopeni ,përkundër dëshirës së tij  të flakët për luftë kundër rusëve, mbeti në Vienë.  Ishin këto ditët më të  vështira në jetën e kompozitorit të ri.
         Në një gjendje të rëndë shpirtrore, duke menduar për  fatin e vendlindjes së tij,nuk kishte dëshirë për të zhvilluar më tutje karierën muzikore.  Koncertin parë organizoi në qershor të vitit  1831 në Kärtnerthortheater, me  ekzekutimin e  Koncert e-moll.
  Në Vienë  Shopeni kaloi 8  muaj ku me pasion dhe forcë të paparë  ia arriti të kompononte skicën Scherza h-moll, e para se gjithash një kthim  të madh në  Etiudy nga opusi  10.  
           Pasi që ndrroi mendimin nga udhëtimi  paraprak në  Itali për shkak se në atë kohe atje ishte luftë  ( Italia kundër  Austrisë ), Shopeni vendosi të nisej për Pariz, ku rrugës për atje dha një koncerte në Munih e pastaj edhe në Shtutgart  të Gjermanisë.  Pas koncertit të dytë Shopeni mori lajmin tragjike për humbjen e luftës  dhe marrjen e Varshavës në duar të  rusëve.
         Pas lajmit të hidhur kompozitori  u demoralizua pa mas  dhe ndërpreu punët në krijimet e reja muzikore.  Më  vonë ( në  vjeshtën e  vitit  1831) shkoi  në Pariz, ku takoi shumë bashkëatdhetar.  Pas humbjes së luftës me rusët, në Pariz  ishin grumbulluar shumë  refugjatë , pjesemarrës në kryengritje, politikan, e krijues letrar ( ndër poetët romantik polak Adam Mickiewicz, Juliusz S?owacki ,etj.,)  Në atë kohë Shopeni ndihmonte  refugjatët polak duke organizuar  për ta në Pariz   koncerte bamirëse .  Meqenëse kishte referenca të mira nga Viena , Shopeni shpejt u pranua në shoqërii të kompozitorëve të njohur  të  asaj kohe sikur  List, Berlioz, Hiller.  Më vonë  më 1835  u miqësua edhe me kompozitorin e njohur  Robert Schuman , i cili i vlerësonte lartë  veprat e tij.  Pianisti i madh  Friedrich Kalkbrenner, i quajtur  “mbret i pianos”, kur dëgjoi ekzekutimet  muzikore të  ardhacakut  pak të njohur  nga Varshava  ia organizoi atij një  koncert, më 26 shkurt 1832 në sallën  e  Pleyelit.  Koncerti ishte  shumë i sukseshëm . Me këtë kompozitori polak  u bë një  mjeshtër   i njohur i Parizit.       Suksesi i Shopenit u vërejtë shpejt edhe nga botuesit e njohur europian. Pas një kohe    nënsshkroi kontraten me firmën e njohur  botuese pariziene  Schlesinger.  Në ndërkohë  krijimet  e tij u paraqitën edhe ne  Lipsk  (Probst, pastaj  Breitkopf) dhe në  Londer  (Wessel).  
Përfitimet më të mëdha financiare , Shopeni kishte nga mësimet  e  pianos që mbante në  familjet aristokraste të Parizit . Ishte mësuesi më i kërkuar i pianos. Luante në sallonet më të mira  franceze.  U rendit ndër artistët më të mëdhej të epokës së pianos krahas  Kalkbrenner, List, Thalberg,  Herz. Etj.
Në Pariz Shopeni kishte statusin e refugjatit të cilën  me qëllim zgjodhi në shenjë urrejtje duke mos u pajtuar me regjimin rus të athershem i cili  sundonte në shtetin e tij polak. Shopeni përmallohej shumë për shtetin e tij polak, ,porse nuk kishte mundësi ta vizitonte,me qenëse pashaportin e tij polake duhej vazhduar pas skadimit të afatit  në ambasadën  ruse ,  ai këtë nuk e bëri duke mos njohur regjimin okupues  rus.
Me familje takohej vetëm jasht Polonisë . Gjatë vizitës që i bëri prindërve në  Dresden,ku ata qëndrorin për mjekim u njohtua me Maria Wodzi?ska, familjen e së cilës Frederiku e njihte nga  fëmijeria.   Aty edhe u bë fejesa jo formale  ,porse shëndeti dobët   që kishte kompozitori nuk lejoi që ata të bashkohen përgjithmonë, meqense familia e së fejuarës  tërhoqi fejesën nga friga se Shopeni nuk kujdesej për shëndetin e tij
Më vonë duke mos harruar dashurinë që kishte ndaj Maria Wodzinskës , u lidh me  shkrimtaren e e njohur franceze George Sand.  Edhepse ajo ishte  gjasht vite me e vjetër se kompozitori , e veje  me dy fëmijë , shkrimtarja i ofroi kompozitorit ngrohtësinë më të madhe  që kishte nga lëshimi i Varshavës.  Gjatë  pushimeve dimrore në vitet 1838 / 39 që të dashuruarit i kalonin në ujdhesën e Majorkës,nga shkaqet e motit  të  lig që mbretëronte  atje Shopeni u sëmurë keq,që si pasojë  ishin simptomet e tyberkulozit. Disa javë me radhë , gjendja shëndetesore e kompozitorit ishte e  rëndë, porse ai nuk pushonte  së punuari, duke komponuar disa vepra mjeshtrore , ciklin  24 Preludiów, Poloneza c-moll, Ballad? F-dur, Scherzo cis-moll.  Në pranverën e vitit 1839 pas kthimit nga Majorka dhe rehabilitimit në Marsej,  pjesën tjetër të jetës ( gjerë në vitin 1849) Shopeni e kaloi në një  vend turistik pronësi e George Sand në Nohant në pjesën qëndrore të  Francës. Ishin këto vitet më te lumtura te kompozitorit. Në të njejtën  kohë pas një  mosmarveshje me djalin e madh të Sand , qifti mori vendim për ndarje.  Kjo ndarje la gjurma të fella në jeten e kompozitorit.  
Ndarja nga e dashura,njëherit ishte  edhe përfundim të  krijimeve të reja . Ishte i demoralizuar. Këtë gjendje shpirtrore të kompozitorit e shfrytëzoi mikesha e tij  e  re   Jane Stirling e cila e ftoi artistin të vizitoj  Anglinë dhe Skocinë  ku i ogranizoi atij disa koncerte në oborret dhe pallatet aristokrate atje.  Jeta intenzive atje ia keqësoi edhe më tepër gjendjen shendëtsore kompozitorit. 
Më16 nëntor 1849  përkundër gjendjes së  vështirë shendetësore , kompozitori dha koncertin  e tij të  fundit bamirës për  refugjatët  polak në sallën  Guildhall në Londër. 
Pas disa ditëve kthehet në Pariz.  
Gjendja shëndetsore e kompozitorit  keqsohej shpejt . Nuk kishte  forcë te mbante ligjerata të   pianos. Ne pranverë  erdhi nga Varshava motra e madhe  e tij - Ludwika J?drzejewiczowa, për të u kujdesur për vëllaun e  sëmur.
Frederik Shopeni ndrroi jetë në Pariz në banesën e tij ne placën Vendome më 17 tetor të vitit 1849 si pasojë e tuberkulozit në mushkri. Varrimi i tij u bë në varrezën Pére-Lachaise në Pariz. Duke respektuar amanetin e fundit të kompozitorit, zemrën e tij pas vdekjes , motra ia solli ne Varshave, ku u ngujua në bazamantin e kishës së Kryqit te Shenjte në Varshavë.