E enjte, 08.05.2025, 06:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Lis Bukuroca: Dashuria

E diele, 15.08.2010, 09:53 PM


Lis Bukuroca

 

Dashuria

 

 

As Ty

 

Desha vetëm të them:

Ti më pëlqen

Dhe, ndoshta të kam takuar në ëndërr

E nuk dija se ishe Ti

 

Desha vetëm të them:

Eja në ëndrrën time

Nxito

Të ëndërrojmë së bashku

Sepse jeta është ëndërr fundi fundit

 

Pas zgjimit

Pason vdekja

Më shumë jo

Dhe, do pendohemi

Pse nuk ëndërruam ëndrrën së bashku

 

Ti e din

Dëshirat nuk jetojnë më shumë se jeta

Prandaj desha të them:

Eja, Ti më pëlqen sot...

Nesër nuk mund ta dua as veten

As Ty...

 

 

Ai dhe ajo

 

Ai i shkroi

I shkroi edhe ajo

Ata i shkruan njëri tjetrit

 

Ai e shikoi

E shikoi edhe ajo

Dhe, shkëmbyem dëshirat plot drithërimë

 

Ai e puthi

E puthi edhe ajo

Ata i puthën puthjet e tyre

 

Dhe, u ndanë me lamtumirë:

Ikja ishte e rëndë dhe dhembjeplote

Por, e arsyetonte dhe shëronte takimi

Takimi i parë dhe i fundit: dashuri!

 

 

Pikëvështrim

 

Gjinj të bardhë, pushtues e lart ngritur

fustani nga era, mbi gjunjë përpëlitur

në lëndinë me vrap, flokët pas lëshuar

sa hyjnore, O Zot, e tëra, hir i praruar.

 

Ato mollaqe, ah, të bukura ëmbëlake

kofshë të bardha e dridhmë dredhake

ngashërim dhe dehje, me terr mbuluar

atje lart vetëm yjet, në qiellin e harbuar.

 

Ato puthje plot afsh, më vonë ai shi

buzëkuqe si flaka, freskuese si puhi

ngasje e pafund dhe ajo mjegullnajë

në lëndinë hare, fshehur nën floknajë.

 

Terr, natë e plotë dhe deri diku të tretur

dorë për dore tutje, nga hyjni të prekur

buzëqeshje, pastaj vështrimi i gjatë në sy,

grua, e ëmbël jeta, parajsë, jetuar me Ty!

 

Me brerore magjepsëse, me ecje krenare

shtojzovalle e bukur, me shpirt skofiare

si e velur me dashuri, e dallgëzuar si det

Ah, ky gllabërim, kjo dashuri e vërtetë!



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx