Kulturë
Skica nga Blerina Bregu
E diele, 22.08.2010, 12:19 PM
Pergatiti: PILO ZYBA
Blerina Bregu ka lindur në qyteti e Korçës në vitin 1989. Shkollën tetveçare dhe atë të mesme i ka mbaruar po në këtë qytet.
Më pas largohet për në qytetitn e Elbasanit për të vazhduar studimet në universitetit " A.Xhuvani".
Këtë vit, Ajo, mbaron në këtë universitet degën për Gazetari...Arti, letërsia dhe gazetaria janë ëndërrat e saj...
Është bashkpuntore e disa gazetave dhe revistave, brënda dhe jashtë atdheut.
Shkruan që në bangot e shkollës. Shrimet e saj janë të shkurtër, kanë fjalë të zgjedhur dhe mendim të pasur e të pastër...
ENDËRR ME TY DHE PA TY
Mbylla syte,i dhash lamtumiren kesaj bote,e shtrire ashtu pa jete ne mesin e shtepise, arrij te degjoj te gjitha ato qe po thoni ju, arrij te degjoj te qarat e tua, te qarat qe po me mbysin dhe ketu ku jam.Ke nje te qare te dhimbshme, vrasese per ata qe ndjejne vertet dhimbjen tende por boll te lutem. Mbase qan ashtu se ti ke qene dhe mbete deri ne momentin e fundit personi qe me doje mua pa kushte, pa hile, me doje me gjithe gabimet e mia, me doje e di, me doje shume.Por ne keto moment mos kujto se nuk te degjoj, arrij te ndjej kur me prek ne trupin tim te ftohte, ajo prekje me deperton deri thelle, arrij te ndjej kur me ledhaton floket dhe i lag me lotet e tua. Lotet me te sinqerte te tute jane, por boll se dhe keshtu pa jete prap po me vrasin ato lote. Ti e di nuk i duroj dot lotet e tua.
Oh nuk jane duart e tua keto qe po me prekin tani, me fal se do te lendoj por po ndjehem me mire se ne krahet e tua. Me beso po ndjej nje qetesi, qe se kam ndjere prej shume vitesh. Marr fryme lirisht, ah me ngop ky ajer.Jam lart shume lart e arrita te realizoj endrren per te fluturuar.Eshte nje mrekulli ketu, nuk mungon asgje eshte nje bote mbushur me dashuri, paqe dhe mbi te gjitha ketu jane të gjithë te lumtur, e beson dot dhe ne kete bote nuk jam mire pa pare ate ‘zemren time’. Ja syte e mi ndeshen me syte e tu,u ndricua vendi mbase se te dy i kemi njesoj syte e mban mend si me thonin kur isha e vogel?Sa i ke ngjare nga syte, njesoj edhe kur qesh po po keshtu thonin……E mendon dot dhe ne kete bote ku nuk ka lot po me rrjedhin lot, lot nga malli per ty.. nuk me besohet qe tani jam perballe teje edhe pse i isha lutur aq shum eZotit, kjo ishte deshira qe shprehja une cdo ditlindje, cdo vit te ri, cdo feste kjo ishte deshira ime, Te isha prane teje…te isha dhe nje here ne krahet e tua,te me perkedhelje me aq dashuri sic mundeshe vetem ti,te me puthje lehte ballin dhe te me shtrengoje prane vetes. Tani pse nuk e ben valle, me ke harruar, apo mos ndoshta kam bere dicka gabim? Pse m’i ke ngulur syte ne ate menyre, ti e di me mire se kushdo, cdo gje e kam bere per ty per ty zemer, vetem per ty, mban mend, sa here qaja me te madhe dhe kerkoja force nga ty dhe vertet me dukeshe sikur ti me jepje force per te ecur perpara. Mban mend sa here kur kisha frike te lutesha ty qe te me ndihmoje, se ti ishe engjelli im dhe tani jemi dy. Une nuk te le vetem as ketu nuk jetoj dot pa zemren time, a mundet kush?-jo. Ti ishe zemra ime, ajri qe thithja, gezimi i syve dhe buzeve te mia, ishe qetesia e shpirtit tim dhe perseri do jesh. Ti nuk munde te qendroje me mua erdha une me ty. Po çpret te lutem afroju……………sa bukur dukesh keshtu i qeshur, se une te mbaja mend ndryshe, ah me perqafo fort te lutem, me perqafo, o zemer. Me perqafo dhe me thirr ashtu si me ke thirrur dikur “vogelushja ime”,……………E ti qe me te njejtin mall me perqafon dhe lot te pikojne si mua ne keto caste. Lot zemre, lotet me te dhimbshem,Me thua vetem keto fjale-UNE JAM ME TY, DHE GJITHMON KAM QENE, UNE NUK KAM VDEKUR.
Keto ishin fjalet e tua ne endrren qe pash para 3 vjetesh. Ate dite kur unë fillova shkollen ti vertet nuk ishe me mua per te me uruar. Por ato caste e bere ne endrren time, me the, jam me ty, dhe me vertet embajte fjalen nuk me braktise per asnje moment.Tek emri yt, tek kujtimi yt, tek fjalet qe me kishe thene, tek dashuria qe me kishe dhuruar gjithe keto vite, aty gjeta forcen per te ecur para, dhe sot jam kjo qe jam.Dikush qe ecen me koken lart dhe me nje zemer te vrare por qe kete askush nuk ka per ta ditur, jo une ne syte e tyre jam e forte, po e forte, ta mbaj mend mire dhe kete keshille: Qesh edhe kur ti kesh syte me lot,qesh edhe kur te jesh e vrare ne shpirt,trego qe ti je e forte dhe beju shembull force per te tjeret,sa me admirim do shihesh pas kesaj.Kjo bote nuk i duron dot te dobtit, i shtyp………….Dhe me doren tende me prek floket, i perkedhel lehte, afron buzet dhe lehte me lehtesine dhe embelsine e nje engjelli më puth ballin dhe më pëshpërit: – Te dua bija ime te dua shume……….LOT SHUME LOT, ishte vetem nje enderr, o Zot cfar dhimbje! Nuk kam prane vetes Zemren time, por me kane ngelur ne dorë dhe shpirt lotët, vetem lotët…………….Kjo eshte parajsa per mua te jem me ty……………
JETA SI NJË LIBËR
Jeta eshte nje liber i pashkruar, dhe ky liber pret qe cdo dite te shkruhet nga ne.Disa e shkruajne bukur disa e zhgaravisin e te tjeret e lene bosh, ashtu te bardhe.
Po une cfar bera me librin tim, e shkrojta, e zhgaravita apo e lashe bosh? Kam bere vetem dy gjera, kam zhgaravitur librin tim dhe me pas e kam lene boshn, shume faqe te lena bosh.E mendoni dot sa liber i shpifur………..i lene bosh, me pas disa zhgaravina, po kush ka interes ta lexoje kete liber? - Asnje, madje dhe une kur i kthehem per ta pare, nuk arrij dot ta hap.Nuk mundem ta shfletoj dhe jo me ta lexoj…Kam frike ti lexoj ndonjehere, me lendon nje liber i tille, nuk e lexoj dot. Imagjinoni sa guxim kam per tia treguar dikujt tjeter kete liber. Bosh……………si shpirti im……….Zhgaravina si jeta ime, si ndodhite e jetes sime………..Jo, genjeva ka dhe nje pjese te shkruar bukur por ato jane shume pak madje mund te them, qe eshte vetem kopertina e librit.
Eshte zhgaravitur ky liber, u la dhe bosh, u be si u be……po tani cfar ndodhi me te? - E kyca ne zemren time, e vendosa thelle ne brendesine e saj, e bera kete se nuk mundem tia jap dikujt tjeter per ta lexuar dhe per te me dhene mendimin e vet, nuk mundem ta bej nje gje te tille, kam frike se ai qe do e lexoj do largohet nga frika, se mos behet pjese e zhgaravinave dhe boshllekut
Ndonjehere me lendon madje me vret fakti, qe une nuk dita ta shkruaja bukur librin tim.Por kam nje frike brenda meje, ajo sme lejon ta bej kete, kam frike……….. kam frike se pas asaj fjalie te bukur do jene me te shumta zhgaravinat e pastaj une nuk do te mundem me……….
Me vjen cudi ndonjehere me veten, pse librin tim e kam lene bosh te zhgaravitur kurse lbrat e njerzve qe me rrethojne dua qe te jene te shkruar bukur.Dua qe ne ato faqe ku une jam pjese perberse te jene faqet me te bukura te librit.E cuditshme apo jo??Te jetosh per te bere te tjeret qe te kene librat e shkruar me bukur se ty, dhe akoma me e cuditshme kjo gje te jete gjeja qe ty te ben te ndjehesh mire……………
Që te me njohesh mua mjafton te lexosh shkrimet e mia, kur ndjehem mire apo keq me pelqen qe ndjesite e mia ti shpreh nepermjet te shkruarit.Pasioni me i bukur i jetes sime.........