Ukshin Zajmi: Ramiz Cernica - vuri gurin themeltar për bashkimin kombëtar
| E Hene, 19.11.2012, 06:19 PM |

Ramiz Cernica - vuri gurin themeltar për bashkimin kombëtar shqiptar

Ekskluzive nga Ukshin Zajmi

Salla e Teatrit profesionist të Gjilanit ishte e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në Akademinë kombëtare kushtuar Ramiz Cërnicës, i cili, zëshëm, në kohën kur ishte më së vështiri, por kur duhej, tha se populli i Kosovës nuk don të bashkohet me Serbinë por me Shqipërinë. Nga Këshilli për organizimin e kësaj akademie, Ismet Sylejmani, me këtë rast, pasi përshëndeti përfaqësuesit shoqëror e politik të Kosovës të te gjitha niveleve, të Shqipërisë, të Maqedonisë e të Kosovës Lindore, paraqit një histori të shkurtër të jetës së tribunit popullor Ramiz Cernica.

Ramiz Cernica, lindi me 25 maj të vitit 1903 nga baba Halimi që ishte hoxhë dhe nëna Hajrije, në fshatin Cernicë të Gjilanit. Babai i tij Halimi, kur Ramizi i kishte shtatë vjet u angazhua në njësitë e Idriz Seferit për çlirimin e Kosovës, si në Gryken e Kaçanikut e në Drenogllavë, por që më vonë u burgos nga perandoria otomane dhe mbajti 8 vite burg. Në këtë frymë u rrit dhe u edukua edhe Ramizi, i cili gjithmonë punoi për të mirën e popullit, e në veçanti për të mirën e popullit shqiptar. Ishte kryetar komune në Partesh, e shpëtoi Fadil Hoxhën me njësinë e vet në Livoq. Në vitin 1945, në mbledhjen e Prizrenit që u mbajt me 8,9 dhe 10 korrik, e përfaqësoi komunën e Gjilanit. Në këtë mbledhje, u përcaktua fati i Kosovës, dhe i vetmi kundërshtar i vendimit të këtij kuvendi ishte Ramiz Cernica, i cili haptas, pa kurfar droje, ndonëse e dinte se do të pësonte ai dhe familja e tij, e posaçërisht djali i tij Raifi që ishte në burg, por edhe i sëmurë në Pejë, tha se populli këtu me ka deleguar për të votuar për t’u bashkuar Kosova me Shqipërinë e jo me Serbinë. Me këtë zë, ndonëse të vetmuar në at kohë, por që pati jehonë në mbarë trojet shqiptare, Ramiz Cernica vuri gurin themeltar të bashkimit të shqiptarëve në Shqipërinë natyrale, por ajo pati pasoja, sepse u denua me 20 vjet burg. Është rast i rrallë, që në burgjet e atëhershme jugosllave, babë e bir të qëndrojnë në nji dhomë, por kjo ndodhi, sepse Ramiz Cernica quhej Ramiz Hoxha ndërsa djali i tij, Raifi kishte mbiemrin Halimi.

Në falimin e tij Jakup Krasniqi, Kryatar i Kuvendit të Kosovës, veq tjerash tha, se Ramiz Cernica është përson, që luftoi me dinjitet për të mirën e popullit, e që është hallkë e zingjirit të mirëfilltë kombëtar, e nuk punoi për interesat personale apo klanore

Për këtë nismetar e luftëtar për bashkimin e trojeve kombëtare foli edhe zëvendes kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së.

Me një fjalë rasti u paraqit dhe kolonel Ndue Dodaj nga Shqipëria, i cili në fillim foli për dy skulpturat e sjellura në këtë akademi, një për t’u vendosur në ndonjë shesh e tjetra dhuratë. E pastaj ai tha, se unë nuk mund të flas për Ramiz Cernicën, por unë duhet t’i raportoi Ramiz Cernicës, sepse ai është guri më i fortë themeltar i bashkimit të trojeve shqiptare, e kjo Akademi kushtuar këtij tribuni të bashkimit, që po mbahet në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dëshmon se populli asnjëherë nuk do ta harron Ramizin, i cili në kuvende nuk foli në emër të tij, por në emër të popullit, kurse, po për këtë popull, ai sakrifikoi vetën dhe familjen e fisin.

Këngë enkas për Ramiz Cërnicën këndoi rapsodi Gjon Froku nga Shqipëria, ndërsa organizatorët e Akademisë Klubin Politik “Afrim Zhitia”, referuesit dhe pjesëmarrësit e shumtë në te, në emër të familjës së Ramiz Cernicës, i përshëndeti djali i tij Milaim Hoxha, por me keq ardhje tha, se prej vitit 2007 e deri më sot një kërkesë e kësaj familje për emrimin e një sheshi në Gjilan me emrin e këtij tribuni nuk u realiizua, andaj familjarët në shenj revolte për këtë neglizhencë, por edhe në shenj të kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në sheshin ku kanë propozuar që të mbanë emrin e Ramiz Cernicës, vendosën 100 kurora.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: