Kulturë
Përparim Hysi: Ramazani dhe Bajrami
E enjte, 19.02.2026, 06:45 PM
RAMAZANI dhe BAJRAMI
(tregim i jetuar)
Nga
Përparim Hysi
Ç'do
lexoni më poshtë.ka ndodhur kështu aty mesviteve '50-të të shekullit
tjetër. Duke e sjell për lexuesit, as më shkon qoftë dhe një hije dyshimi, për
të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë dhe për FESTËN E BAJRAMIT në
fund të muajit. Përkundrazi, i uroj gjithë besimtarët që t'u prijë
shëndeti gjatë gjithë muajit dhe më tej.
*
Ka
qenë DITA e BAJRAMIT dhe kjo ditë, veçanërisht,
dreka festohej me madhështi tek
familja e BAJRAM MAKËS, komshiu ynë në PETOVË, në rrethin e FIERIT.
Familja e BAJRAM MAKËS ishte nga BOSNJA
dhe qe familja më e madhe (me 6-burrra,
me gratë e fëmijët) gati-gati si një"minirepublikë" e vogël në një
fshat të madh. Ishin boshnjakë dhe agjëronin me burra e gra. Sot ( i referohem
asaj kohe) është DREKA e BAJRAMIT dhe
veç këtyre të"minirepublikës", janë ftuar: ne, komshinjtë, po se po,
por HOXHA i fshatit, EFENDI YZEIR SALLATA dhe një burrë nga FIERI
që, ndryshe, nga të ftuarit e tjerë, qe
veshur me kostum dhe kishte dhe kollare. Fëmijë qeshë në atë moshë dhe sytë na mbetën tek ky burri nga
FIERI.
Kur
erdhi dreka, Efendiu i ftoi burrat për
të bërë një nga ato"ritet" sipas Kuranit. Të gjithë burrat (qenë nja
10 burra, me sa mbaj mend), ndoqën EFENDIUN dhe i vetmi që nuk lëvizi nga
vendi, qe ky burri me kostum e kollare.
Mbaruan veprimet dhe erdhën nëpër vende.
EFENDIU,
YZEIR SALLATA qe nga MARGLLIÇI i
ÇAMËRISË dhe e kishte gjuhën brisk. Kur u ul, iu drejtua atij burrit:-Pse nuk
më ndoqe si gjithë të tjerët?
Ai:-
Unë jam komunist dhe nuk besoj në ato që thotë feja. Jo vetëm kaq, po unë e di
ndryshe historinë e Bajramit e të Ramazanit.
EFENDIU:-
Si e di ndrishe ti, pa ta dëgjojmë.
Të
gjithë u bënë sy e veshë:
RAMAZANI
dhe BAJRAMI, - filloi ai, - kanë qenë vëllezër dhe ishin të pasur. Në këtë
kohë, në EGJIPT, sundonte
një"Kalif" i ri që po vinte taksa të rënda. Vëllezërit e kundërshtuan
Kalifin dhe RAMAZANI i tha:- Unë jam i shenjtë dhe nuk paguaj.
Ashtu,
-tha Kalifi, - unë do të mbyll në burg për një muaj. Do të lë pa bukë dhe pa
ujë për një muaj. Në fund të 30-ditëve, po të gjeta gjallë, do të shpallë si të shenjtë. RAMAZANI pranoi dhe shkoi në burg.
*
Ngjarja
po bëhej shumë interesante.Burri vazhdoi. BAJRAMI mbeti jashtë dhe, si i pasur
që ishte, "bleu" rojen e
burgut që e merrte detyrën në orën
gjashtë të darkës dhe e linte pas mesnatës, në orën dy të natës. Kështu që për 30-ditë, RAMAZANI hante e pinte
në orën 6(gjashtë" të mbrëmjes, kur çelet"Ytari" dhe në orën
2(dy) pas mesantës, kur hahet "Syfyri"!!! Në fund të 30-ditëve, erdhi kalifi dhe kur e
gjeti gjallë RAMAZANIN, tha:-PO je i shenjtë! Kur doli RAMAZANI, BAJRAMI zbrazi topa dhe shtroi një drekë të
madhe si kjo sot. Të gjithë ia dhanë të qeshurit, por EFENDIUT që nuk ia hante
qeni shkopin, tha:- Eni, ju komunitsat dhe burrin e bëni me barrë!!! Të qeshurit
e mbuloi atë të mëparshem. Dreka më e bukur që mbaj mend.
*
Epilog
Kur
pyeta baban për atë, burrin nga FIERI,
mora vesh që ishte SABA HASA, atë
kohë Sekretari i parë i komitetit të partisë në FIER. Ka qenë shumë popullor
dhe mik i kësaj familjes nga BOSNJA.
Ishte krutan me origjinë dhe zor se i gjen të gjashmin në listën e atyre
sekretarëve të parë që erdhën në FIER për
50-vjet. Sidoqoftë, unë tregova
se çfarë ndodhi.
Tiranë, 19 shkurt 2026









