Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Zemër
E shtune, 14.02.2026, 06:54 PM
Visar Zhiti
ZEMËR
Në rrugët e natës, në një nga grataçielet, shkëlqente një
zemër e madhe, me drita që digjeshin.
Po është Shën Valentini, prandaj…
Me Edën time po më dukej sikur udhëtonim nëpër ëndërr. Dhe
fasadat m’u bënë si fletë të mëdha libri dhe ndjeva dëshirën të hap vërtet
përmbledhjen time të fundit me poezi, “Dritë që ecën zbathur”. Ku është? Po ajo
poezia?
JAM
LIBÉR NË PREHËRIN TËND
Jam libër në prehrin tënd,
me ngrohen fjalët dhe ngjarjet,
fërgëllojnë si ndjenjat.
Gishtat e tu të hollë çastin tim ledhatojnë, që ti e ngjall
dhe ndjen rënkime të
tjera,
që s'janë
në libër.
Fletët bëhen duar,
të fërkoj kofshët. Jam unë që dua
të lexoj gjithë trupin tënd tani,
të të zhvesh lakuriq.
Dal nga libri, të rri përballë
i magjepsur.
Gishterinjtë e mi
si mbi tastat e kompjuterit
prekin majat e sisëve,
ijet,
barkun, dua té shkruaj mbi ty, është po ajo penë që i mbushi librat e
botës,
që në fillimet me dashuri,
dua të futet tek ty, të shtrij mbi libra, në thellësite
marramendese
të
fundbarkut tënd,
ndjen dhembje lumturisht
si kulmin
e Veprës, pikoj çaste tê nxehta jete,
ti ngjishesh pas meje, s'me leshon, pérqafime sipër
perqafimeve
si fletët sipër
fletéve,
puthjet sipër
puthjeve
dhe bëhemi bashkë nje libër tjetër i ri, qê dhe i paqene, tê
gjithe e lexojnë, pa e ditur dhe kjo është e bukura
e mistershme.
Shkodër, 7 maj 2005
Por poezia është e çastit kur e lexon, gjithmonë e tanishme
siç duhet të jetë dhe Shën Valentini dhe ajo zemër prej dritash s’e di në është
jotja a imja, e librit a e natës…
Visar Zhiti









