Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Aq herë vritet, sa herë vjen kjo datë
E enjte, 25.12.2025, 04:58 PM
AQ HERË VRITET, SA HERË VJEN KJO DATË…
Dhe
ne hapim kartelat e kujtesës, sjellim poezinë, besojmë në rikthim -
Nga
Visar Zhiti
KËSHTU NDODHI:
E
solla këtu, larg vrasësve të tij
Sido
që s’i njoh vrasësit e vërtetë.
Le
të jetë larg vrasësve të rinj
Që
vrasin fjalën
të
mos ketë poetë...
Tani
e gjitha frikshmërisht dhe madhërishëm brenda një elegjie.
Bustin
e një poeti që e pushkatuan në vendin ku(r) sundonte diktatura më e egër në
Europën e Lindjes komuniste, por pasi historia deshi që të shëmbej Muri i
Berlinit dhe të binte ajo perandori, së voni miqtë e poetit, më saktë ata që do
ta donin më pas, edhe pa e njohur, e çojnë në vendlindje. Bustin. Ca bronz nga
ajo tragjedi.
Rikthehej
poeti tragjik Trifon Xhagjika, që prapë sikur i druhen (shteti) kanë frikë ta
kujtojnë. A ka ndonjë rrugë me emrin e tij në kryeqytet apo një gur me vargjet
e tij…?
Çdo
popull tjetër, i dalë nga një diktaturë, po ta kishte këtë poet, fjalët e tij
do t’i gdhendëte në gur apo do t’i shkruante mureve, - kështu kam thënë shpesh…
Gjithsesi,
është dhe një kujtesë tjetër, një ndërgjegje tjetër e përgjegjësi, madje dhe
një atdhe tjetër, që i ngjan atij të përjetëshmit.
Nën
këtë hijezim, gazetari i njohur, por edhe poet, Mero Baze, bashkëfshatar i
Trifon Xhagjikës, priu për të çuar bustin e poetit të pushkatuar në vendlindje,
në Peshtan, fshati i tyre, ku dhe shtëpitë i kanë pranë njëra tjetrës.
Dhe
Mero Baze ndjeu të shkruajë dhe elegjinë për të gjithë ne.
Çdo
23 dhjetor, nata e asaj date, - dhe me kuptimin që të kall datën, - ashtu siç
ka yje, mes tyre ka dhe përndjezje plumbash, një përzierje tronditëse
vezullimesh. Vranë një poet para më shumë se gjysmë shekullit në vitin 1964 dhe
ky imazh, yje dhe plumba, i kthyer në ndjesi, më kap që kur mësova atë emër dhe
atë ngjarje. Dhe tani q:e lexoj elegjinë e Mero Bazes…
Në
librin tim “Kartela të Realizmit të Dënuar”, një studim për letërsinë tjetër,
atë që dogji regjimi, të poetëve dhe shkrimtarëve që pushkatoi e burgosi e
internoi, madje dënoi dhe vetë librat dhe cilët përpiqeshin t’i lexonin
fshehurazi, është dhe kartela e dhembshur e Trifon Xhagjikës, ku përveç të
tjerash, janë përdorur dhe të dhënat që kishte sjellë Mero Baze nga Dosja në
arkiv…
KARTELA:
DHE TRIFON XHAGJIKA THA:
“MË JEPNI NJË TOP
T’I BIE KOMITETIT
QËNDROR”
Këto
ishin fjalët e fundit të tij, që po trondisnin trupin gjykues. I pandehuri nuk
po kërkonte mëshirë, siç dhe u pëlqente sundimtarëve, që të ndjeheshin të
gjithëfuqishëm, gjysmë perëndi, si emblema të dhunës me sopatë në dorë, që
drithëronin botën. Jo vetëm që s’kishte kërkuar mëshirë, po kishte kërkuar një
top... është artilier... ashtu?... po, po... dhe poet... E dëgjove, e do topin
që t’i bjerë Partisë, Komitetit Qëndror... ta shëmbë me gjithë ata brënda,
udhëhqjen e lavdishme.... Qënka i çmëndur... kam frikë... se mos duhet t’i
kërkojmë ne atij mëshirë...
Në
sallë arritën dhe dy vëllezërit e të pandehurit, sapo qe dhënë dënimi me
pushkatim. U panë sy më sy...
Kokën
lart, siç e do nderi i Xhagjikëve! - thirri një nga vëllezërit, më i madhi,
Ylli. Po ku është liria? – pëshpëritej gjithandej jashtë sallës së gjyqit, siç
kishte thirrur që sapo ishte dënuar me pushkatim. Policët po futnin për në
makinë, duke e mbajtur nga krahët fort, egërsisht dhe me një lloj adhurimimi të
frikshëm, Ç’qenkësh ky kështu?! Dimër i keq. Dhjetor, 1963. Data 23. E
pushkatojne natën... ku-ku?... Dhe pas dy ditësh do të mund të festohej
Krishlindja, aq sa lejohej? Dhe pas një jave Viti i Ri, nëse do të vinte...?
Poeti
Trifon Xhagjika (1932 – 1963) u lind në Peshtan të Tepelenës në vitin 1932.
Familja e tij u shpërngul në Tiranë, në kohë e pushtimit italian në po atë vit,
kur në një lagje diku themelohej në ilegalitet Partia Komuniste, ajo që do të
sundonte dhunshëm duke pushkatuar dhe poetë.
Pasi
përfundoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, në fillim të viteve 50 u
diplomua për oficer i artilerisë kundërajrore dhe për disa vite punoi si oficer
në një repart ushtarak në Rrapin e Treshit në Tiranë. Kreu një kurs për
Gazetari e Histori, këmbënguli, sepse donte të vazhdonte fakultetin për
Letërsi.
Boton
poezi nëpër gazeta dhe tërheq vëmëndjen e lexuesve e të poetëve të tjerë... E
kalojnë me punë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e
botimeve dhe rregulloreve e më vonë në gazetën “Luftëtari”.
Në
vitin 1959 i përmblodhi poezitë e tij në një libërth hollak dhe nën kujdesin e
kritikut avangardist Drago Siliqi i boton me titullin “Gjurmët”, ku ndihej
romantiku dhe rebeli, që seç kërkonte. Gjithsesi është gjurma e tij e parë.
Mjaft
nga ato poezi u bënë dhe këngë, madje dhe himnin e shkollës së tij ai e shkroi,
kompozim i K. Trakos, dhe do ta këndonin breza të tërë studentësh me uniformë,
edhe kur ai s’ishte më...
Sipas
rrëfimeve të motrës së tij, “Trifoni kishte ndryshuar kohëve të fundit”, para
arrestimit, kuptohet, ishte bërë më i vrenjtur, i shkonte, se vishej dhe bukur,
kur dilte civil, Linën, asaj që i kishte kushtuar qindra vargje, e donte siç
dinte të donte ai, por po rrinte gjithnjë e më shumë me ata, të pa kënaqurit me
sistemin, siç thuhej atëhere, me ata që flisnin kundër, me ata që donin... të
arratiseshin. “Njërit prej tyre i gjeti një kamerdare të madhe, që ngjallte
dyshime se përse e doje, ia mori një kushëriri dhe e përcolli vetë atë që do të
ikte andej nga Liqeni i Pogradecit. Vuante me ata që ishin ndarë me gratë e
tyre ruse mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe i ndihmonte që të
bashkoheshin me to... të arratiseshin...
Në
gjyq e akuzuan për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit dhe... për terror.
Terror po bënin ata vetë, gjyqi, shteti, partia. Gjithsesi shpëtim nuk do të
kishte... Shkak ishin dhe poezitë e tij të pa botuara, ato kundër... Dhe nuk u
pa më... Dhe do të përhapej lajmi gjithandej, në redaksitë e gazetave, në
kafenetë ku shkonin shkrimtarë, gazetarë, etj, se atë... kë?... atë që ngjante
me Lermontovin, poet ushtarak, që qeshte aq çíltër dhe i shkëlqenin sytë?... e
kishin pushkatuar... Ku?... Pse? Ishin grup...
…andej
nga liqeni i Pogradecit, në zona të dyshimta, u kapën në përpjekje për t’u
arratisur. I denoncuan shoferët e rrugës, i priste një major me çantë shpine,
sipas Shërbimeve Sekrete. Ja emrat e grupit, dy vëllezërit Thoma dhe Stavri
Rafaeli, dy gazetarët Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani, por dhe Robert
Vullkani, botues e përkthyes, si dhe një tjetër shok i tyre, Franko Sara e
bashkë me ta, poeti Trifon Xhagjika.
Të
parin dhe të fundit i pushkatuan, të dy ushtarakë, kur në të vërtetë, ky i dyti
nuk donte të arratisej, të paktën asaj herë me ata.
Këto
të dhëna janë sipas Dosjes që ka hapur gazetari Mero Baze. Trifoni ishte më
antikomunisti dhe pro perëndimori, dhe, nëse do te vendoste të ikte, do të
arratisej për në Itali, shkruan M. B.
Grupin,
siç e kemi parë, e përbënin intelektualë të njohur, të letrave dhe të muzikës,
ushtarakë, një pjesë e tyre kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik e në vende të
tjera socialiste, kishin dhe gratë të huaja, ruse, hungareze, të rrezikshme pas
prishjes së marrdhënieve me ato vende. Trifoni i kishte pajisur me mjetet që do
të duheshin për arratisje.
Trifoni
ndërkaq kishte botuar një libër. E lehtësonte apo e rëndonte ajo gjendjen e
tij? Në dosje do të ishin poezi të tij, disidente, armiqësore, të guximshme
deri në tmerr ashtu si traktet që kishin shpërndarë. Të tjerët e grupit, që i
lanë gjallë, do t’u jepnin dënime të rënda dhe do të çoheshin burgjeve për t’i
pushkatuar më vonë.
Kur
unë vajta në burgun e Spaçit, gjeta një gjendje të rëndë në kamp, të përzishme
që ndihej që në ajër, të gjithë të burgosurit më dukeshin si me një plagë
plumbi, që e zinin me dorë për të mos u rrjedhur i gjithë gjaku. Ishin
pushkatuar dy bashkëvuajtës, gazetarët Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, se
kishin dërguar një letër në Komitetin Qendror kundër Enverit. Bashkë me ta
ishte pushkatuar dhe i burgosuri tjetër Xhelal Koprenca, pro perëndimor.
Bashkëvuajtësi im, Astrit Xhaferri, me të cilin u bëmë miq në Spaç, më tregonte
se e kishte njohur Trifon Xhagjikën, i fliste për guximin e poesisë, edhe për
gjuhën e saj, fjala duhet gjetur në vuajtjen e popullit, u thoshte.
Punoja
në gazetën e parë opozitare. Kishte rënë Muri i Berlinit dhe pllakat e tij të
betonta sikur na kishin zënë nën vete dhe ne po dilnim me mundim.
Ishim
ballë për ballë dy të dalë nga burgjet, unë dhe Ylli, vëllai i Trifonit, ai që
kishte thirrur në sallën e gjyqit: “Kokën lart!” dhe gjykatesit urdhëruan t’i
hidheshin hekurat dhe atij. Poezitë mbi tryezë. fërgëllonin dritshëm. Po
përlotesha edhe unë pas Yllit...
E
pashë Atdheun lakuriq,
(vetëm
pa miq e shokë)
mundohej
të këpuste një degë
dafinë
nga
lavdia e shekujve.
Atdheun
e dija të uritur,
por
sa i vogël qenka!
Asnjë
degë nuk e këpuste dot.
E
mora për dore,
ta
rrit në zemrën time...
Vëllezër,
Po
e kërkuat Atdheun,
e
kam unë.
Ndihmomëni
të qesh.
Ndihmomëni
të gëzoj!
Atdheu
është lakuriq!
1963
Këto
poezi Trifoni recitoi dhe në gjyqin e tij, kur i dhanë dënimin me vdekje. Atë
vit e kishte shkruar gjithë dhimbje dhe forcë. Atdheun që e merr për dore për
ta rritur në zemër, ndërsa atdheu po e vriste. Që po ta kërkonin atdheun e
humbur, e kishte ai. Ku? Nën dhe? Vaj dhe thirrje dhe testament të tillë nuk
kishte patur poezia e re shqipe.
U
tronditën dhe ata që e dëgjuan jashtë, të recituar në një takim poetësh në
Itali, në një kështjellë në Bari, ua dhashë unë të përkthyer.
“Atdheu
është lakuriq”, me këtë titull vendosëm të botonim librin e tij me vjersha, të
parin pas rënies së diktaturës, do ta përgatitte poeti Xhevahir Spahiu, ndërsa
liriku Jorgo Bllaci dhe unë, ish-të burgosur, bëmë dhe redaktorin, se punonim
së bashku në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, aty ku kishte nisur dënimi im.
Donim t’i ishim pranë Trifonit, të ringjallnim sado pak diçka nga martirizimi i
tij heroik.
Po
ku është varri i tij? Bashkë me lulet t’i çonim dhe librin e ri Balta s’tregon
asgjë. Veç libri, ama, vërtet kishte vezullime të mermerit... Ndiheshim të
lumtur që e botuam. Po ç’lumturi zeza! Dhe do të gjendeshin poezi të tjera,
duhej botimi tjetër. Ylli më kërkonte në gazetat, ku bashkëpunoja në Tiranë. Se
kush i tha që s’jam. Donin që unë të mos isha. Po Trifoni Xhagjika tani u duhej
më shumë të tjerëve, jo vetëm neve, që vinim nga burgjet, që dhe ishim
pushkatuar me të, sado pak. Dhe doli “Poezia” e tij e plotë, në shekullin e ri
dhe mijëvjeçarin e ri.
Shqipëria
ka nevojë për guximin dhe ëndrrën e tij.
Miq!
Dëgjoni
trokëllimat e kalit
të
harbuar?
Jam
unë!
Poeti
spanjoll Garsia Lorka po vinte kështu? Po dhe atë “si një Krisht mes hajdutësh
në Granada e vranë – thotë Ernesto Sabata. – Krim i urryer, simbol i kësaj
bote, e cila pas çrrënosjes së poezisë, lartësoi në vend të saj vrazhdësinë dhe
frikën”
Jo,
po guxonte të vinte i pushkatuari tjetër, Xhagjika ynë. Nuk paskan të njëjtë
vetëm fundin tragjik por edhe kalin e poezisë. Trifon Xhagjika ecën dhe reciton
“Këngë e verbër”, që ia kishte kushtuar Republikës, ku thotë: Vramë po të
duash!/Në netët e tua të gjakosura/do të dëgjosh zërin tim:/“Të urrej
oRepublikë,/lavire e zotërve gjakprishur!” (Prill 1962)
Vramë
po të duash!!! O Zot, e dinte ç’bënte! Mbas një viti do ta pushkonin.
Në
vendlindje, në Peshtan, vendosën një bust të tij.miqtë e rinj të pasvdekjes.
Por ai duhet të jetë kudo, në kujtesë, në kryeqytetin e dhimbjes, në poezi...
ELEGJIA NË “SHI ME
BALTË”…
Elegjia
“Trifon Xhagjika” e Mero Bazes është në librin e tij, “Shi me baltë”, që i
gjithë i ngjan asaj elegjie, për kohën dhe njerëzit e saj, për veten dhe për të
shkuarën tonë, aq të pranishme dhe të ardhmes se mos do t’ë ngjajë të tashmes,
të lirë për gjithçka, të mirë a të keqe njëlloj, pra, jo vërtet të lirë.
Mero
Baze është mjeshtër i përsiatjeve kësisoj, të thukta dhe dëshpëruese, por në
emër të një të drejtësie dhe përmirësimi të realitetit, artikujt e tij janë
gati të përditshëm, me përditshmërinë turbulluese, që si duhet kthjelluar, duke
e turbulluar edhe më?
Me
të dalë poezia e Meros, tërhoqi vëmendjen e lexuesit dhe medias. Ishte një
befasi? Ky gazetar i guximshëm deri në ashpërsi, i skajshëm deri te e vërteta,
të paktën ajo e tij dhe e shqetësimeve që sjell ajo, kërkues i “Thembrës së
Akilit” për të ngulur shigjetën e tij pa mëshirë, paska dhe poezi, pambuk të
saj për plagët?
Po,
Mero Baze është poet. Edhe në gazetarinë e tij dhe prozën eseistike ka poezi të
fshehtë, por të tufantë si në një rrugë tjetër, ndërsa në poezinë e tij ka
çështë të forta sociale, kontradikta dhe përplasje, madje dhe fjalor të atillë,
por si pas xhamave. Por ai nuk kundron, futet në protestë dhe polemizon.
Në
këtë libër me poezi, se ata që e njohin Mero Bazen e dinë që ai ka dhe një
libër tjetër me poezi të hershme, shohim se ai përdor strofën e rregullt, pra,
se brendshmi ndjen nevojën e rregullit, me metrikë të caktuar dhe rima, pra do
harmoninë e sprovuar klasike dhe duke ngjasur në formë, të gjitha poezitë duket
se janë këngët e një poeme. Për atdheun tonë, sipas tij, për kohën e tij, sipas
nesh, për njerëzit sipas kohës, ku shpesh ata që s’janë, janë më shumë se ata
qe janë.
Ja,
si elegjia për Trifon Xhagjikan tonë. Plot tension dhe dhimbje therëse.
Solemnitet dhe një paqeje të nevojshme që i ngjan një armëpushimi, por jo
pushim të luftës, jo me plumba, por me fjalë dhe drejtësi për një të vërtetë më
të madhe se të gjithsecilit, të vërtetën që na duhet të gjithëve. Ka patur një
kohë çnjerëzore që bëri njerëz çnjerëzorë, të cilët prapë mund të bëjnë kohë.
Që të mbrohemi, duket thirrur Trifon Xhagjika. Që të fitojë njeriu, njerëzisht,
na duhet statuja e Trifon Xhagjikës. Por tani nga fshati i tij, të shkojë në
kryqytet, madje dhe në kryeqytetet e Europës, që vuajtën atë sundim, se Trifon
Xhagjika nuk është poet nga që e pushkatuan, por me atë pushkatuan një poet.
Dhe
koha kishte frikë dhe me atë të vrarë. Dhe bënte krimin tjetër, atë të mbulimit
të krimit jo vetëm me dhé, por pa varr, por dhe me heshtje dhe harresë dhe
Realizëm Socialist, shkrimtarët mediokër të së cilës, kritikët e mbetur
donkishoteskë të saj, s’bëjnë gjë tjetër, por hekurishtet e kalbura të asaj
fabrike na i tregojnë si sukses, që duhet montuar ende, pak si ndryshe, etj,
dhe gjejnë dhe sulmojnë sabotatorët e saj si dikur partia e tyre, por as vetë
s’e kuptojnë se po duan këtë, por mendësia dhe veprimet e tyre janë të tilla:
pse na i shkatërruat Realizmin Socialist?! – sikur thonë.
Por
vjen dhe poezia e Mero Bazes për Trifon Xhagjikan. Vargjet u ngjajnë atyre
shiritave të verdhë që rrethojnë një skenë krimi: Këtu është vrarë një poet, që
po duan ta rivrasin. Nuk ka rëndësi në janë po ata vrasës apo të tjerë. Krimi i
barazon. Dhe nëse tani nuk vrasin dot poetin, duan të vrasin fjalën e tij, kur
poeti në fund të fundit është fjala e tij.
Mero
Baze si poet na bashkohet në më të lartën tonë, që vuajtjet dhe martirizimin ta
kalojmë jo vetëm nga rrëfim në përvojë, po ta bëjmë dhe art, poezi. Që sjellin
drejtësi dhe paqe.
Mos
Mero Baze nuk duron dot dhe ka marrë topin që kërkoi në gjyq Trifon Xhagjika si
poet?
TRIFON XHAGJIKA
Nga
Mero Baze
E
prura mbi një gur në shtëpinë e tij,
Te
lëmi që i feksi në mend
para
plumbit.
Ky
gur s’e ka ditur që ai po vdiste,
Askush
s’e njoftoi për natën e fundit.
As
muret e shtëpisë
nuk
e kanë vajtuar
Se
vdekjen ua mbajtën fshehur
nga
frika.
Kishin
frikë nga klithmat e gurëve
Nga
kuja që do plaste
pa
zbardhur dita.
Ua
fshehën fëmijëve që nuk e njihnin,
Krojeve
që prisnin të kthehej nga larg.
Ua
fshehën pleqve
që
mblidheshin te lëmi
Dhe
prisnin habere çdo darkë.
Ua
mbajtën fshehur, si t’ua thoshin
Që
s’vdiq nga sëmundja,
as
nga malarja!
Këta
gurë të hirtë
janë
shumë të vjetër
Të
mos habiten si vdes njeriu
nga
fjala.
Tani
vështrojnë fytyrën e bronztë,
Duan
të kuptojnë pse Trifoni nuk flet.
Ai
u shua kur fjalën e vriste frika
Dhe
hesht tani kur fjala ulëret.
E
solla këtu, larg vrasësve të tij
Sido
që s’i njoh vrasësit e vërtetë.
Le
të jetë larg vrasësve të rinj
Që
vrasin fjalën të mos ketë poetë










