Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Masakra dhe Ambasadori
E marte, 17.02.2026, 07:59 PM

MASAKRA DHE AMBASADORI
Nga
Visar Zhiti
1.
REÇAK, REÇAK…
Masakra
ndodhi në një dimër lufte, por jo vetëm në atë përroskë që dukej aq e qetë e as
vetëm në atë fshat të vogël... Po që nga aty u lajmërua bota.
45
jetë ishin, pleq dhe të rinj, të vrarë, të lidhur. Në fytyrat e pafajsisë së
tyre kishte ngrirë e përgjakur heshtja e tmerrshme: “Mos harroni!”.
Se
donin të tjerë që masakra të mbetej aty, e fshehtë dhe t’i përkiste dosjeve të
harrimit kriminal.
Një
burrë i huaj guxoi dhe shkoi aty, e pa, zuri kokën me duar, qau dhe dha
kushtrimin: masakër e pushtuesit serb mbi popullin e pafajshëm në Kosovë…
Ishte
ambasadori amerikan William Waker. Fjalët e tij u bënë klithmë e kujtesës. Në
Dardani po p?rgjakej populli, po e shkulnin nga trualli i vet, ndërkaq po
luftonte UÇK-ja e tij, por do t? duhej të vinte NATO me SHBA n? krye për t’i
dhënë fund asaj katastrofe njerëzore…
Mbas
25 vjetësh, ambasadori Walker nxori tani librin “Reçak”, dëshmi e fortë kunder
mizorisë dhe e përmbytjeve që bën harresa.
Në
atë vend tashmë është ngritur një hark i bardhë triumfi dhe emrat e të vrarëve
janë gdhendur në mermer si pllaka të kujtesës.
Të
kujtosh do të thotë dhe të shohesh më larg në të ardhmen.
Më
trondit roja e nderit aty, dinjiteti i shtetit më të ri në botë, i Republikës
së Kosovës sonë…
***
Dhe
ne e kemi takuar Ambasadorin Walker, na shikonte ashtu siç i sheh ai
shqiptarët, me një dhembshuri të thellë, mbase i dukeshim si ata që i kanë
shpëtuar një masakre.
“Dora
e tij, - kam shkruar, - më dukej si dora e Amerikës…”
2.
“REÇAKË TË PADUKSHËM”
Na
duhet ambasadorë ashtu që japin kushtrimin, se ka dhe masakra të tjera, që
mbase ia kanë dalë t’i fshehin, por që vazhdojnë me forma të tjera të
urrejtjes, më të rafinuara, kolektive dhe vetanake.
Reçak
ka dhe Shqipëria këtej. Nuk ishin vetëm plumbat, nuk ishin vetëm pushkatimet
pas mesnate, nuk ishin vetëm burgjet që gëlltisnin qytetarë të pafajshëm, edhe
pse dhe kundërshtarë…
Masakra
vazhdon dhe në heshtje kur e mohon masakrën, kujtimin e viktimave, me mungesë
empatie për jetët e ndërprera dhe ëndrrat. Për të vërtetat apo kur i tjetërson
ato. Mund të përdorin stil me goditjet ndryshe, kinse demokratije, moderne, me
AI, artikuj në vend të plumbave, fyerje e sharje bombastike në vend të bombave,
veçim, shmangie, etj, etj.
Se
dhe Realizmi socialist, sipas meje, ishte një makineri dhune që shkatërronte
shpirtrat, ngushtonte tronditshëm horizontin e mendimit. Shihet qartë të
mbetjet e tij tani që hedhin shtat krekosahëm prej erërave të lirisë.
Masakra
vazhdon edhe brenda mendjeve dhe shpirtit të shoqërisë, të personave që nuk
çlirohen nga djalli i kuq, njëlloj si djalli i zi.
Jetojmë
mes dy vdekjeve, më e rënda është ajo e shpirtit.
Heshtja
jonë i lejon ata të na vrasin të gjithëve sërish. Prandaj dhe e përsërisim, të
kujtosh është një akt revolte, të përballesh është një akt shpëtimi…
Kosova
jonë i mëson dhe ata që s’e duan…









