Kulturë
Sevdail Hyseni: Dashuria njëditore
E shtune, 14.02.2026, 06:50 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Dashuria
njëditore
(Kushtuar
Shën Valentinit)
S’jemi më dashnorë Venediku,
me aventura romantike çdo ditë.
Dashuria lind në shikim të parë,
dhe prishet në shikim të dytë.
Më 14 shkurt, qyteti vishet kuq,
gjithandej dhurata e përqafime.
Shpërthejnë dashuriçkat me stil,
një ditë “zemra ime” - “jeta ime”!
Thonë: “Dita e të dashuruarve”,
pse u shpik pikërisht në këtë datë?
A pulson zemra sipas kalendarit,
apo ndjenjat shijohen me afat?
Nëse dashuria është e përditshme,
pa tullumbace, zhurmë e shfaqje,
ndoshta s’ka nevojë për 14 shkurt,
të dashurohemi vetëm për sy e faqe.
Dashuria s’është diçka që zhduket,
as dhuratë që harrohet nëpër sirtar,
por një festë më shumë në motmot
s’është për t’u dukur, as për t’u parë!
(Karikatura marrë nga
interneti)









