E shtune, 14.02.2026, 10:35 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Ah, kjo "Dita e dashurisë"!

E shtune, 14.02.2026, 05:57 PM


Ah, kjo "DITA e DASHURISË"!

Për SHËN VALENTIN

Nga Përparim Hysi

Ah, kjo "DITË e DASHURISË"! Të vë flatra, të vë krahë!

Zë përcille pleqërisë (si të rinjtë, të bësh sevda)

Kur shoh çiftet që po puthen, se festojnë SHËN VALENTININ

Unë, si plak, gati "sëmurem" (e zë "gripi" Përparimin?!!!)

Ç'është kështu, i madhi ZOT? Ku u gjend kjo çiltërsi?

Vallë, a duroj dot? Sos jam gur, po jam, njeri.

Ja, tek vjen, një symëshqerre, që kërkon të gjejë "çair"

Mendja ime kapëcyer, dua të "ha" qelepir.

Ka një sy të madh filxhan, një qepallë të gjatë me bisht

Zë e ndizet imixhan dhe dua të "digjem dashurisht"

Buza e saj, e tëra lëng dhe nxjerrë gjuhën e lëpin

Mua koka ma bën "tëng", se dhe mendja u bë "tym"

Kuluvar i rri gjiri, tjetra e ka nxjerrë çipllak

Mua për gjirin më del syri, edhe mbeta me gojëhaptë.

Po afrohet, po afrohet (më duket më kërkon në "mejdan"?!!!)

Sa po vjen e po "zmadhohet", gati të bëhem "kurban".

Shih si është? Është si një lulemali e të mbushë me aromë

Tash tek unë, u kthye "djalli" (ku di ç'bën një "demon")

Kështu ndodh me pak fjalë, lulemalin e mbërthej

Epo unë, tani jam "djall" (edhe "qejfin" ia dëftej)

e kam shkruar më 11 shkurt 2011

Tiranë, 12 shkurt 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx